Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mashtrimet e DigitAlb!  (E lexuar 1482 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 26-09-2005, 09:18:13 »
Citojeni

Unë vete nuk i kam provuar paketat e DigitAlb, por mesa me kanë thënë mashtrimi dhe arroganca janë bërë pjesë e jetike e kompanise DigitAlb, ashtu si dhe te Sat+.
Abonentet joshen me oferta, qe vetëm me pas shihen se nuk permbajne atë qe thuhet. Shumë programe dhe filma janë te vjedhur dhe me pas shiten te publiku shqiptar. Së fundi ka dalë qe kampionati boteror i futbollit do të ofrohet nga DigitAlb, por jo brenda paketave ekzistuese, përkundrazi duhet paguar një shumë tjetër.

Kush mund te na thotë diçka me shumë?
E identifikuar

albinfo

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 27-09-2005, 13:49:59 »
Citojeni

Rastesisht pashë ne digitalb një spot ku Gon Llakaj me Xhemin lajmeronin popullin se për të parë kampionatin boteror Gjermani 2006 nuk mjafton thjesht të jesh abonent i rregullt i Digitalb, por boterori do shitet si pakete me vete?!?!?!?!?!
Jam një nga abonentet e hershem te Digitalb dhe sinqerisht mu be qejfi kur një sherbim i tillë u ofrua ne Shqipëri, pasi vërtetë ishte nga te paktat gjëra moderne qe aplikoheshin këtu. Dhe fillimisht isha i kënaqur me sherbimet dhe programacionin mjaft te mirë te tij. Por, siç e ka thënë edhe shen Pjetri ne një barcalete: Ky ishte versioni Demo!!!
Shumë shpejt filloi te ndihej ne ajër një fare arrogance (qe rivali i Digitalbit e ka patur qysh ne fillim). Pasi me mbaroi kontrata 6 mujore qe kisha, zbulova se ne kundërshtim me atë çka kishin thënë, kanalet e huaja (MTV, Eurosport, RAI, Mesiaset.. etj) nuk mund te shikoheshin pa bërë riabonim. Unë kisha nder mend ta bëja riabonimin, por përsëri ky veprim është joetik, prandaj shkova tek dyqani tek Skytower për te pyetur. Aty, një adolishente mendjemadhe, mu pergjigj se ajo ishte oferta e fillimit???? D.m.th., po të mashtroj tani ne fillim qe ti ta blesh, pastaj ta fus kur dhe si te dua. I kërkova te me shpjegime te metejshme, por mu pergjigj thate qe nuk ishte e autorzuar. I kërkova te flisja me një njeri me kompetent, por më tha qe te shkoja tek Digitalbi tek Piramida pa me dhënë asnjë emër ose adrese. SHkurt muhabeti, ik pirdhu se nuk ta kam ngene. E bëra riabonimin për 3 muaj, duke e gelltitur këtë mashtrim. Qe atëherë kanë kaluar disa muaj dhe unë kam vënë re se cilësia e programeve ka rënë ne mënyrë drastike. Digi Premiere jep filma familjare japoneze, ose filma me kineze fluturues. Filma te rinj... as qe bëhet fjale. Nga ana tjetër bëjnë reklamat e filmave me Cak Norris e me Van Damme sikur janë filmat me te ndjekur te momentit. Për sportin të mos flasim gjatë se pavarësisht reklames, kampionatet qe ata japin, dihet se sa shumë ndiqen ne Shqipëri. Perjashtim bën Formula 1 dhe ControCampo tek Italia1...
Nuk e mbajta këtë fjalim për ti bërë antireklame Digitalb-it pasi sinqerisht nuk mendoj se ka ndonjë rival te hajrit qe ti shkojnë ne favor këto fjale. U detyrova të flas nga  ky vendimi për te shitur me Lekë kampionatin boteror, qe është sa absurd aq edhe fyes. Jam dakort qe është ekonomi tregu dhe unë kam te drejtën ta blej ose jo atë pakete, megjithatë një biznes duhet te këtë minimumin e moralit ndaj konsumatoreve te tij për me tepër duke patur parasysh cilesine ne renie te sherbimit. Sot është ekstra kjo pakete, nesër diçka tjetër... ngule sa të duash se durojne shqiptarët. Mos harrojmë se ne i kemi besuar një teknologjie te re, duke investuar ne një aparat qe nuk mund ta perdor për diçka tjetër. Për këtë, ne mos mirenjohje, kërkojmë minimumin e respektit.

P.S: Kjo teme ne fakt nuk i takon vetëm  Digitalb-it, po edhe shumë bizneseve te tjera këtu ne Shqipëri. Problemi është tek reagimi Zero i shoqerise dhe i konsumatoreve. Nëse do ekzistonte ky reagim, Biznensmenet do mendoheshin me mirë para se te bënin eksperimentet e tyre.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 30-09-2005, 08:22:13 »
Citojeni

Informacione me vlerë ke ofruar Albinfo buzeqeshje

Duket sikur disa gjëra po ndryshojnë këto javet e fundit dhe shpresojmë qe qeveria do marrë masa dhe ndaj këtyre pseudobiznesmeneve qe janë tipike te shek. XIX, kur kapitalizmi ishte pikërisht si ky i sotmi qe po perjetojme ne ne Shqipëri ne shek. e XXI, i ashper, i pashpirt dhe mashtrues.
E identifikuar

Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 09-12-2005, 05:18:18 »
Citojeni

Me te vërtetë janë mashtrues.


Fakti është qe ka qenë një oferte n.q.s. e mbani mend për 15 kanale falas.

Qe thotë ka edhe MEDIASET-in po pse nuk po na dalin ne????? merzitje
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 11-12-2006, 10:32:52 »
Citojeni

KETA JANE BERE TA PA PARE TANI!!!TANI JA DERGOVA NJE MAIL.

KANALET ITALIANE NUK PUNOJNE MIRE KAN SHUME SHKEPUTJE.
SE I BEHET?! JAM BA ME I KAP NE DORE .... Perqafim
JA CFARE TRANSMETIMI BEN DIGITALBI NE SHKODER:



**
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 11-12-2006, 10:41:47 »
Citojeni

KETA JANE BERE TA PA PARE TANI!!!TANI JA DERGOVA NJE MAIL.

Po deshe, na trego se çfarë përgjigje te kanë kthyer.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 11-12-2006, 10:43:59 »
Citojeni

Sigurisht n.q.s. me k'thejne përgjigje do e bëj "paste" këtu.
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 11-12-2006, 11:03:14 »
Citojeni

Normalisht problemi qe ju keni vjen si pasoje e antenes tuaj,pasi transmetimi i Digit-Alb tokesor kryhet ne 4 banda UHF dhe mesa duket ju keni problem me banden e fundit.
Gjithashtu nuk besoj se e ka gjithë Shkodra këtë problem pasi ne nuk ka kanë informuar distributoret tanë aty.


PERGJIGJIA E DIGITALB
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 15-12-2006, 20:03:11 »
Citojeni

Pas raportimit:


Kanalet italiane punojnë shumë mirë.


Shiko se ka gjithmonë arsye pse ndryshohen postimet (e tua apo te te tjerëve). Për shembull, te ky postim kishe shkruar me germa te mëdha dhe te trasha.
Për sqarime më shkruaj MP.
« Ndryshimi i fundit: 15-12-2006, 20:11:34 nga Syrgjyn » E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |