Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikTelevizione Satelitore & Kabllore (Moderator: Ωμέγα)"DigitAlb" zgjerohet me qindra kanale


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: "DigitAlb" zgjerohet me qindra kanale  (E lexuar 444 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 26-11-2007, 08:31:54 »
Citojeni

Shtimi i kanaleve nga 33 që janë aktualisht, nuk do të shoqërohet me shtim të pagesës

Platforma e vetme dixhitale tokësore "DigitAlb", tashmë u krijon mundësinë abonentëve të saj që të udhëtojnë në më shumë vende të botës virualisht. Përkthyer në gjuhë televizive, kjo platformë ka shtuar me qindra numrin e kanaleve, nga 33 që ishin deri dje. Dhe kjo pa asnjë pagesë, sepse është thjesht pjesë e evolucionit teknologjik të platformës si dhe e pasurimit të saj të vazhdueshëm, duke zgjedhur të konkurrojë me platforma të ngjashme me të, por jashtë kufijve shqiptarë, që gjithsesi janë të rralla në lloj. Edhe njëherë, shtimi i kanaleve nuk shoqërohet me asnjë rritje të çmimit, qoftë për abonentët aktualë e qoftë për ata të cilët do të abonohen këtej e tutje. Por cilat do të jenë kanalet e reja shtesë? Fjala është për kanalet prestigjioze si ARD ZDF, RAI, TV5, televizionet spanjolle, kanalet shtetërore greke, maqedonase, gjigantët e informacionit që nga BBC e deri tek "AL Jazzera", emetuesit e muzikës më të zgjedhur të kohës dhe shumë e shumë kanale të tjera pak të njohura, por mjaft tërheqëse për programet e tyre. Ato vijnë fare lehtësisht nëpërmjet renditjes automatike të fiksuar nga regjia e "DigitAlb" që mundëson gjithashtu për herë të parë marrjen e sinjalit njëkohësisht nga 2 satelitet kryesore më të ndjekur të Evropës dhe pa e lëvizur aspak antenën.

Platforma "DigitAlb" do të avancojë dhe në një drejtim tjetër, në standardet teknologjike të transmetimit. Për herë të parë do të instalohet teknologjia HD, e cilësuar si teknologjia absolute e momentit. HD ofron një cilësi 4 herë më të lartë se e tanishmja dhe që do të mundësohet nëpërmjet 3 kanaleve të reja origjinale të
"DigitAlb" satelit, HD1, HD2, HD3. Këto do të jenë të parat kanale televizive me cilësi maksimale të audios dhe videos, të aplikuara aktualisht në shumë pak vende evropiane.

G.Shqip
E identifikuar

Giapar
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 03-12-2007, 16:31:12 »
Citojeni

Berni, pa lek i ka. Thjesht i ka kaluar ne sinjalin e saj trasmetues dhe nuk duhet te marrë lek për to, pasi këto kanale janë te hapura dhe shkon ne penale ekonomike!

Pra lale nuk kan bo ndonjë gjë te madhe thjesht zhurme luj syun!
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 03-12-2007, 19:34:13 »
Citojeni



Po pse s'ka ber diçka ne digi koder apo digji box për evrop qe ne mos te trullohem me këto  satelita tuj i sjell  djatht majt.

Po ne skemi shtet more se simpatizus kemi sa te don për lek.

ne digibox evrop ket vit ka hyr edhe polonija urse asnjë kanal nag shqiptarët turp polaket për neve jan magjum sepse baba shkonte gjithmon ne polonij me ble tesha dhe thoshte po shkoj tek magjumpt se atje ma lir ka rraqe edhe naqe perqeshje

Me pëlqen komuniteti shqiptar en zvicer ku ka ber nej përparim fenomenal dhe ka futur ne kanalin shtetror RTK për ata qe paguajn dhe jav kagjujt  satelitat.
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |