Forumi InformatikElektroteknikeTelevizione Satelitore & Kabllore (Moderator: Ωμέγα)Digitalb & Ipko lancojne programet dixhitale ne Kosove
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Digitalb & Ipko lancojne programet dixhitale ne Kosove  (E lexuar 1289 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 16-03-2009, 23:44:25 »



Digitalb ne bashkepunim me kompanine Ipko ne Kosove kane lancuar projektin me te ri te transmetimit te programeve kombetare dhe nderkombetare te televizioneve per rrjetin dixhital.

Oferta e Digitalb se bashku me kompanine Ipko tani me kane mbushur te gjitha dyqanet e kesaj kompanie, ku qytetare te shumte po presin ne radhe per t’u pajisur me ofertat e ketyre dy kompanive.

Drejtori i Ipkos-se Akan Ismajli, njoftoi se kjo platforme fillon nga 16 marsi per qytetaret e Prishtines, kurse nga fillimi i muajit prill ky projekt do te shtrihet ne tere Kosoven.

Sipas Ismajlit, me futjen e kesaj pakete ne treg, nga data 1 prill nuk do te kete me sherbime kabllore pa pajisje me oferten e re. Ai theksoi se dallimet me sherbimet e tjera te rrjeteve kabllore jane shume te medha.

Pakot ndahen ne 3 kategori: Pakoja familjare e cila kushton 9.95 euro ne muaj, pakoja sportive per 3 muaj do te kushtoje 29.95 euro dhe pakoja premium per 6 muaj qe kushton 54.95 euro.

Dy kompanite Digitalb dhe Ipko pritet te shtrijne rrjetin kabllor te transmetimit te programeve televizive ne te gjitha qendrat e Kosoves.

/TCH/
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 17-03-2009, 23:57:07 »

IPKO lanson televizionin digjital kabllor
Kompania telekomunikuese IPKO, që nga dita e hënë ka kaluar nga transmetimi televiziv analog në atë digjital. Në bashkëpunim me platformën DigitAlb, konsumatorët e IPKO Digital TV do të kenë mundësi të kënaqen me ofertën më të mirë në treg te programeve informuese, argëtuese, filmave, sportit, muzikës etj.

Në bashkëpunim me DigitAlb, IPKO ofron përmbajtjen më atraktive përmes më shumë se 60 kanaleve televizive, duke përfshirë të gjitha kanalet e mirënjohura të DigitAlb si dhe kanalet SuperSport, Big Brother 1 dhe 2.

Faza testuese zgjatë nga data 16 deri më 31 mars 2009, ku shërbimi i Televizionit Digjital IPKO është pa pagesë, ndërsa për marrësin digjital dhe kartën SMART konsumatorët duhet të paguajnë depozitën prej 10 eurove.

Televizioni Digjital IPKO, konsumatorëve iu mundëson të shikojnë kanale dhe programe të shumta në platformën digjitale, duke ofruar fotografi dhe zë të cilësisë së lartë, si dhe shërbime tjera televizive dhe interaktive.



“Oferta televizive digjitale e IPKO është e pakrahasueshme në përmbajtje dhe cilësi me cilëndo nga ofertat tjera në treg”, tha me këtë rast, drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Akan Ismaili.

Pakoja e Televizionit Digjital IPKO ofron 60 kanale ekskluzive të cilat mundësohen vetëm nga kompania IPKO në Kosovë, udhëzues elektronik të programeve, filmat më të fundit të kinemasë botërore, bashkë me ‘reality show’ Big Brother (përmes kanaleve BB1 dhe BB2).

Shërbimi i Televizionit Digjital IPKO fillimisht ofrohet vetëm në regjionin e Prishtinës i cili përfshinë qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovën, Ajvali dhe Graçanicë, ndërsa shumë shpejt ky shërbim do të ofrohet edhe në vendet tjera të Kosovës.

“Me këtë lansim ne nuk po përfundojmë asgjë. Kjo është vetëm një nismë e cila do të plotësohet vazhdimisht me programe te reja dhe në bazë të preferencës së konsumatorëve”, tha Ismaili.

IPKO ofron shërbime telekomunikimi të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të gjitha këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse. /Telegrafi/
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 05-04-2009, 18:33:35 »

IPKO tejkalon parashikimet me televizion digjital kabllor
Interesimi i qytetarëve për shërbimin e televizionit kabllor digjital të Kompanisë Telekomunikues IPKO në bashkëpunim me platformën shqiptare DigitAlb, ka tejkaluar të gjitha parashikimet e kompanisë për kërkesën e tregut, duke arritur shifrën prej 20 mije klientëve në territorin e Prishtinës.

Deri ne fund të ditës së sotme dhe për më pak së 3 javë prej se është lansuar kjo ofertë, IPKO do të arrijë të shesë rreth 20 mijë resivera digjital dhe karta SMART, përmes të cilave konsumatorët mund të shikojnë programet më të mira dhe sinjalin më kualitativ televiziv digjital që ofrohet në Kosovë.

IPKO lansoi shërbimin televiziv kabllor digjital për rajonin e Prishtinës, ku përfshihen edhe Fushë Kosova, Ajvalia dhe Graçanica, me 15 mars.

Interesimi i madh i konsumatorëve për shërbimin kabllor digjital të IPKO ka ndikuar që sasia e parë resiverave digjital të shpenzohet në tërësi deri në fund të ditës së premte, shumë më shpejtë se çfarëdo prognoze e deritashme e kërkesë së tregut.

IPKO tashmë ka bërë porosinë e re të resiverave dhe kartave SMART dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë për një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundshme.

Deri në arritjen e sasisë së re të resiverëve dhe kartelave SMART, IPKO ka vendosur që të rikthejë në platformën analoge në rajonin e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ajvalisë dhe Gracanicës një pjesë të kanaleve televizive.

Kanalet televizive që do të rikthehen në transmetim në platformën analoge deri në arritjen e porosisë së re të resiverave digjital janë: RTK, KTV, RTV21, Top Channel, Top News, Klan Kosova, Klan TV, Alsat.

Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve ndërkombëtare dhe lokale.

Oferta digjitale e IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg.

IPKO ka filluar me platformën digjitale kabllore me oferta promovuese fillimisht në rajonin e Prishtinë, por ajo do të zgjerohet hap pas hapi edhe ne qytetet tjera të Kosovës. /Telegrafi/
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
faton halimi
Vizitor
« Përgjigju #3 më: 07-10-2009, 22:53:43 »

qysh me mbush resiverin me sms
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Firefox vs. Opera

Anketa
  • Kush eshte storage me i perdorshem dhe me i mire.
  • Dot hard-disk i brendshem
  • 4 (16%)
  • -
  • Dot hard-disk i jashtem
  • 7 (28%)
  • -
  • Dot flash USB
  • 9 (36%)
  • -
  • Dot CD
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot DVD
  • 5 (20%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor