Forumi InformatikPhone ZoneTelefonat Celulare (Moderator: fashisti)Vjen edhe një celular Samsung me dy SIM kartela
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vjen edhe një celular Samsung me dy SIM kartela  (E lexuar 202 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 10-04-2009, 14:47:31 »

Vjen edhe një celular Samsung me dy SIM kartela

Oferta e celularëve të cilët janë në gjendje të pranojnë dy SIM kartela aktive në të njëjtën kohë është më e pasur edhe me një pajisje nga punëtoria e kompanisë Samsung.

Samsung B5702 bie në kategorinë e pajisjeve quad-band, dhe si i tillë mund të punojë në të gjitha rrjetet mobile të mbarë botës. Kjo na gëzon edhe më shumë sepse një lloj i tillë i pajisjeve shumë lehtë do të mund të paraqitej edhe tek ne.

Kjo pajisje Dual SIM me llambën përkatëse LED tregon se në cilën kartelë është drejtuar thirrja telefonike, derisa përdoruesit mund t’ua përshtatin tërësisht pamjet secilës SIM kartelë.

Nga gjërat tjera theksojmë se Samsung B5702 përmban 50 MB hapësirë të dhënash e cila mund të zgjerohet edhe më me anë të kartelave të memories, ka ekran prej 2.4 inç (320 x 240 piksela), player multimedial, shfletues të dokumenteve, pranues të radiovalëve FM, fotoaparat prej tre megapikselash si dhe gjëra tjera të cilat janë tipike për këtë lloj të pajisjeve.

Samsung B5702 në treg do të mund të paraqitej gjatë muajit maj me çmim prej rreth 400 dollarësh.

www.samsungmobile.c om

http://www.telegrafi.com/?id=8&a=1188
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11543



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 12-05-2009, 10:17:30 »

Ky tani kushton £350..shume i mire...plus 8mega autofocus its cool..mund te besh gjithcka ne te..gati po ja kalon laptopit pershtjellim.

Po mbledh leket. zgerdhihet
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • drajverat per cd rom teac cd-224E?
  • Dot drajverat
  • 3 (33%)
  • -
  • Dot cd rom
  • 6 (66%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor