|
Berni
|
 |
« më: 08-01-2007, 08:18:55 » |
|
Herën e ardhshme, kur t’ju bjerë zilja e telefonit, shikoni orën dhe kuptoni, nëse ia vlen t’i përgjigjesh apo jo. Kjo sigurisht që nuk ka të bëjë me njohjen e orës së saktë, por me projektin e ri, që gjen si bashkëpunëtor Sony Ericsson dhe kompaninë e orëve Fossil. Ky bashkëpunim do të nxjerrë së shpejti në qarkullim orët e para që lidhen me aparatin celular, me anë të një sistemi wireless Bluetooth. Kështu, të gjitha të dhënat që dalin në ekranin e telefonit do të shfaqen edhe te fusha e orës së dorës.
|