Oh wow... 1000 Euro?????
Unë ne fakt jam shumë kurioze mbi hyrjen e iPhone ne Europe. Këtu është e lehtë te "lock" (kycesh) një telefon qe të mos përdoret me çdo kompani, përveç një, po unë s'e di si ia bëjnë ne Europe. Ne Europe, te paktën heren e fundit qe isha unë atje, telefonat nuk janë te mbyllur për kompani te veçanta, thjesht ndërro SIM cards dhe bën c'të duash... si po merren me mbylljen e iPhone?
Këtu, vetëm AT&T e ka iPhone për shitje, edhe pse ka mënyra për ta hapur e ta përdorësh me T-Mobile, se te tjerët (Verizon, Sprint, Nextel) nuk përdorin Sim cards e iPhone është vetëm GSM. Me At&t mund te blesh një kontrate 2 vjeçare, e te paguash $400 për një iPhone 8GB (nuk i bëjnë me 4GB), e siç ka thënë dhe Max, është një vepër arti. Unë kam një ne zyre, kështu qe ia di vleren. iPhone është cilësuar "Shpikja e Vitit 2007" nga Time magazine. Unë nuk jam një fan e madhe e Apple, por iPhone është i hatashem. Mezi po pres te shoh se ç'do na krijoje Microsoft.
