Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Tekste ngjarje  (E lexuar 9533 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 03-04-2006, 11:16:58 »
Citojeni

Kenga e Selman Kadrise
I shkoj haberi kësaj Shqipnise,
Mej knue hatmet Selman Kadrise,
Pushke te madhe i dha Serbise.
Pushke te madhe na 'i ka dhanë,
Preu vojvoden qat kapetan.
Se Semani nau qokja n'kam.
Të Miliqi hi o kanë ,
Au qove zotni ja ban?
A u qove more zotni?
Po u qova o Selmani i ri.
Po u qova or Selman,
Kam qu gjinen me thirre mbrame,
Ku je kanë djalo qe s'je ardhë.
Qe Selmani tha s'mujta me dalë,
Kur ti thirrjet m'I ke qu
unë ne ship s'jam qillu.
Të tretën thirrje e kam marrë
Dhe qe zotni tek jam ardhë.
Q'ka po thotë Miliqi i pite,
Du me dalë unë me u shetite.
Jo ma anej se tej n'Muzhevine.
N'Muzhevine n'katundin Cerce,
Du me dalë me nxane naj peshk.
E Selmani çka i ka thanë ,
A të vijë me ty zotni ja bane.
A të vijë me ty more zotni ,
O çka t'bane lazem ty.
E Miliqi shka po bane
N'tesha e ngrada ish kanë veshe,
E murr pushken me gjithë rreth.
Edhe niskan me t'fillu,
Dhe gurajat i kanë trupu.
Ne Muzhevin kur janë dalë,
Qe Miliqi po e flete ni fjale.
Jam paqef tha o Selman.
O paqef tha jam qillu.
O s'po muj armet me'i qu.
Thotë Selmani ami mu.
Mi jep mu more zotni,
O se vijë rroktare me ty.
O çka te bane lazem ty.
O ja dha armet me gjithë rreth ,
Murre Selmani e po i vesh,
Pergjithmone i bajte me shnet.
Kane nise rrugën kanë t'fillu.
Thotë Selmani lume për mu
Shka Selmani ish tuj menu.
Kurrë m'a ne shtek s'më ka ardhë mu,
Këtë tradhtare unë me hjeksu.
Unë me hjek këtë tradhetare ,
Se shumë dam ka ba n'shqiptare,
Ka lane nanat pa djem të ri,
Nuset të reja ka kthy n'xhini,
Ka vra gjin tuj shku n'mulli
E qobane ka pre me dhi.
Neper djepa ka pre sabije,
Ah me singi ahi,
Si ne Kosovë edhe ne Boshjaki.
O Selmani çka po bane ,
Pese fysheke ne pushke po i lëshon.
Pese fyshek n'pushke o i ka leshu.
Dhe përpjetë niher ka gju.
Forte shkau iu ka ngrmu.
Pse me pushke Selman po lune,
Kqyre djalë se po me vret mu.
E Selmani ma ka mashtru,
Rruge e shtire ka qellu,
Me dalë kush me ba me na gju,
Unë për ty du me luftu ,
Kogja mirë m'a ka mashtru.
Tridhjete hapa nuk janë shku,
Dhe Selmani iu ka ngermu.
ju ngermu dhe i paska thanë,
kthehu knejna or tradhtare.
A e din ti sa ke vra shqiptare,
Shumë e nana ke lane pa djalë,
Shumë e gra ke lane pa fëmijë,
Shumë e nuse i ke kthy n'gjini,
ke vra gjin tuj shku ne mulli,
E qobane ke pre me dhi.
Ke pre edhe shumë sabije ,
Ne singi ahi, si ne Kosovë dhe ne Boshjaki ahi.
Ai Selmani çka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
O me te parën ne ballë ia ngjiti, tru e floke te tana n'zalle ia qiti.
E ka prite deri i ka dalë shpirti.
Për dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kanë i nxete.
Ia murr pushken me gjithë rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
Dil e vraje ti shqiptare apet.

O Selmani ç'ka po bane n'katun te vete o hi o kanë,
Sadri plakut o za po'i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
Të Sadri plaku koka hi;
O kum ni do djem ne mal oi ki ,
Me me ba me ta të shkojmë për Shqipni.
Sadri plaku çka ka thanë , hala nana s'ka ba djalë
Miliq Kersten q* del e vran.
Mos besofsh o mixhe i tha ti, shikoje vete pushken e tij
Krejt ne serm ta paqa fale ty.
Sadri plaku çka i ka thanë , hiqmu dere more ti djalë .
Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marrë.
Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
Atëherë Selmani çka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
Ngat kufinit kur o shku , o atje i kanë kallezu.
Me pase krahe me fluturu, gjallë n'atë anë nuk mun me pshtu.
O Selmani merzite o kanë dhe menu djali koka kanë.
Një daje ne Cerce unë e kam, o një daje tha m'ka qillu.
Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
Ne male te Cerces paska shku, do qobane është taku.
Ne do qobane zatet ish kanë , a u kullosin o djem ua bane.
Hane kapak more drumtare. T'kujna jeni u ka thanë?
Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kanë!
Lumi unë bre te pasna daje. Daja jem kokë qellu,
Ti te shpia n'ven me shku, unë dhente kam me ti ru.
Të daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t'ka qu.
Shumë selam Selmani pot e bane, o do buke ka thanë me ma dhanë.
E ai djali çka po bane , se te shpia fill po shkon,
Baba Rame aty ish kanë , ai ish kanë tuje e mblue ji talle.
Djalit te vete çka i ka thanë, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
Edhe djali çka i ka thanë shumë selam Selmani pot e bane,
Shumë selam ai ty tka qu, o do buke ka thanë me ma pru,
o ish lodhe kambet e kishin lshu.
Atëherë Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
Ka tri ditë qe n'Shqipni ka shku.
Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
Unë e ngjohe more nipin tonë.
Atëherë Rama çka po bane, ni boshqe ne dorë me buke e ka marrë,
dhe do djathe dhe po t'fillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
Eh ne Selmanin zatete është kanë edhe ngryke ata janë marrë,
Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thanë ,
Tej ne kufije unë jam kanë , ngate kufinit mue m'kanë kallezu.
Me i pase krahte me fluturu , gjallë n'atë anë nuk muje me pshtu.
Atëherë Rama çka i ka thanë , mos ki gajle nipash ia bane.
Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
I kanë lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne atë anë te shtine.
Tej ne shpi daja do të shkon me marrë kalin me samara,
Një temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
Pa nji there n'kambe daja te qone, e Selmani çka i ka thanë ,
Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
Me pa Rama çka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
Ne Vode n'Istoge shkue tek a kanë. Ranguliqit rajes n i ka thanë.
Sa don myzhde Rale me m'dhanë, për Selmanin q* ta kam nxane.
Atëherë Rala çka i ka thanë , e vërtetë kjo mos më kanë,
Kryet e tanë në vend te tije te shkone.
E vërtetë tha kjo ka me kanë se n'male te Cerces e kam lane.
Me pa Rala atëherë çka po bane i'a dha myzhde njimidinare.
Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku për mu.
Një xhanare këtu s'më ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
Sherr qai Rala ish kanë qillu, magazinat tha qelmi mu.
Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
Me pa Rama tash çka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
Të Selmani fill po shkon.
Dhe Selmani i paska thanë , je vonu pak daja Rame.
Mos n'Istoge tutna je kanë, mos ne Istoge tutna je shku ?
Dhe për mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thanë ,
jo atahen daja s'ta bane.
E Selmani i paska thanë pse sakicen daje e ke marrë,
Apo ngon or nipi ri , unë kur te kthehna prej Tutini,
du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani çka po bane
Vesh temlikun dhe shaminë e bardhe
E shkurte havalja ish kanë , i ra havalja deri ne kame.
Daja pushken ia ka marrë me nji lluge ia paska lane.
Hype ne kali dhe po t'fillojen.
Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m'ardhë
Me ba deka me m'ardhë mu, le qe vete unë kam me shku.
Po me deke i veshun si gru, tanë Shqipnise marrë kam mei leshu.
Atëherë Selmani çka ka thanë, nalma kalin daja Rame,
Du mu kthye pushken me marrë, daja kalin s'ia ndalon.
Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n'prraqe iu koqite,
Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t'fikte për Miliqin nipin pe mbyte.
Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet janë avite.
Edhe shkijet çka kanë thanë, qyshe Selmanin ti kështu me bame,
Kem pas qejf te gjallë me nxane, e me pa ata çka po bajne
Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
Me nji qebe po ma mblojne , gjithë njerezia po bane seri
Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thanë se zen asqeri.

Naqallniku me pa çka po bane , te Selmani fill po shkon,
Qizme n'krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kanë ,
Edhe buke Selman kush o t'ka dhanë, rënë me na kallezu,
Ne spital na kemi me te qu, kanë mjeket me te sheru.
Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s'mun ma ndal
S'mundesh me m'shti njerëzitë ne qafe me i marrë,
Se kam mendjen me t'kallzu, i ka thanë ,unë shpirtin du me dhanë.
Të mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
Me u ba mirë me hyqymet, ne katër anet e dhan radine.
O e preu daja more o Selman Kadrine.

Se ne atë kohe more a kanë Serbia, s'vonoje shumë more ka ardhë Shqipëria.
Si Shqipëri e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
Nana e Selmanit po kanë o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
Gjame po bajshin miqaia.
Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djalë,
Q* del e vret qat vllaun Rame.
A ka ba nana naj djalë si zana, oh pajton zemra nana.
Ia jap dhete o me gjithë dhi, ia jap hanin me mulli
Edhe tokën me tapi.
Kështu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhanë.
As ni pare nuk ta du , Liman Beka ne ship o shku.
Të vllait Bajramit iu ka ngermu.
Qou Bajra he tungjate jeta, mos ta lame soten për nesra
PerSelmanin mos t'na dhimbset jeta.
Të dy djemtë kokan que ne kambe, ditë e ejte ish kanë Pazar.
Shumë e hallku ne Pazar po shkojnë, në fund te Istogut prite paskan nxane.
Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
Shumë do hallk janë kanë mbas tij.
Tane qasi po tanë hafije , q* kanë pre shqiptare për shkije.
E aty te vojte janë kanë, Liman Beka përpara i ka dalë.
Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
O kanë gjithë Shqipnia për veti.
Liman Beka me pa q'po bane , nxuerr manxerren e n'krye po I mshon,
Pa pikë shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetrën anë.
Po e bajne për nishan.
Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, këta ne dhe kushe mos më shti,
Le ta shtine popi I zi, se popi I zi është oi tij.
Oh në vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki.
« Ndryshimi i fundit: 15-09-2008, 17:09:11 nga BabyDance » E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
bunny
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 05-04-2006, 16:24:17 »
Citojeni

 sa mirë se ke qit textin e ksaj kange flm...me t'mira luj syun
E identifikuar

? .Still the beats bang, still doing my thang
Since I left, ain't too much changed, still . ?
kadri

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 30-05-2006, 13:10:25 »
Citojeni

 zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet perqeshje qesh me te madhe ohohoho jargavitje urraaa qesh me te madhe fle gjume
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 30-05-2006, 19:59:02 »
Citojeni

Ty i/e nderuar te falenderoj shumë për tekstin e kësaj kenge e cila decenie ka mashtruar shqiptarët e Kosovës për patriotizmin e Selman Kadrise qe vrau Kersto Miliçin,një shkja UDB-ash ,oficedr  i pushtuesit serbosllav ne Kosovë.Për mua,qe këto pune politike i dij si ne pellembe te dores,Selman Kadrija ka bërë te njëjtën trimëri qe bëri Rrahman Morina kundër shkijeve para se ta vrisnin!
Do bëja thirrje ke te gjithë shqiptarët qe duan te degjojne për Selman Kadrine se atij edhe Rrahman Morina iu be vëlla dhe pasardhës!Sa e ëmbël aq e hidhur,sa e lumtur aq tragjike,sa trathtare aq kombëtare!

Lus te gjith ata qe dijnë t`me dergojne tekstin e kenges për KADRI BISTRICEN...se dikush e ka kërkuar këtu në forum dhe mua m`u be kjo një dëshirë ta dëgjoj...kush ishte Ai?
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 14-09-2006, 23:43:36 »
Citojeni


Këtu mund të lexoni disa balada dhe legjenda të zgjedhura.
Të gjitha këto janë të marra nga libri BALADA DHE LEGJENDA i botuar nga Instituti Albanalogjik i Prishtinës në 1974, libër i pregaditur nga i madhi Anton çetta. Për të gjithë ata që dëshirojnë ti marrin dhe ti publikojnë në faqe tjera, le të kenë repsektin !



Këngët Legjendare
Këngët legjendare, siç e thotë edhe vetë fjala, janë këngë që thurren rreth një legjende. Në legjenda kemi një fakt real apo historik që legjendarizohet, përrallizohet, kurse në përralla nuk kemi asnjë bazë reale, në to gjithçka është trillim. Megjithatë kufiri midis përrallës dhe legjendës është shumë i brishtë dhe, me kalimin e kohës, mjaft legjenda kanë ardhur duke u transformuar përherë e më tepër së paku për nga forma dhe mënyra e narracionit, në përralla.
Disa studiues i kanë quajtur këngët legjendare edhe ballada. Ne të vërtetë identifikimi i këngëve legjendare me balladat është shumë i dyshimtë dhe, sidoqoftë, jo i plotë. Ballada para se të jetë një zhanër letrar është një zhanër muzikor. Lindur në mesjetë, ajo ishte një këngë e vallëzuar, me një strukturë strofike të caktuar dhe me një refren që këndohej në kor nga populli. Ajo në zanafillë kishte në bazë një tregim epiko-lirik disi të mistershëm, plot qënie mitologjike dhe disi të zymtë, gjë që u pëlqeu shumë romantikëve, të cilët e morën këtë zhanër mesjetar dhe e bënë të tyre duke shkruar, në bazë të motiveve popullore, ballada të famshme, siç bënë kryesisht gjermanët Gëte, Shiler, Byrger etj.
Këngët tona legjendare, ashtu si të gjitha këngët e tjera të folklorit tonë, janë pjesë që këndohen, nuk recitohen. Por ato, me sa dimë, nuk vallëzohen dhe aq më pak nuk kanë ndërtime strofike fikse me refren të caktuar, por janë këngë fare të thjeshta që përcjellin një ngjarje dhe, për këtë, përqasja me balladat kufizohet deri diku vetëm me brendinë e subjekteve të tyre që shquhen për diçka të mistershme , te çuditshme dhe fantastike.
Është vendi këtu, ndërkaq, të shtrojmë një çështje më të përgjithshme që do të përfshinte legjendat, mitet dhe përrallat. Legjendat që na kanë arritur, kanë pësuar në kurriz të tyre transformime duke kaluar nëpër periudha të ndryshme, në mes transformimesh historike, shoqërore, filozofike e psikologjike. është vështire të besosh se ato na kanë arritur në formën e tyre të parë, mbasi në shumë prej tyre haset dukuria e kontaminimit (në to shkrihen hera herës subjekte të dy a më shumë legjendave apo edhe elemente nga subjekte legjendash të ndryshme). Përveç kësaj, shtrirja gjeografike e legjendave është e madhe, praktikisht në tërë Evropën dhe kështu në të hasen raporte të shumta që nëpërmjet analizës krahasuese studiuesit. Çabej, Haxhihyseni, Kadare, Arapi etj.) janë munduar të vënë në dukje. Me një fjalë, ne duhet të zbulojmë mentalitetin e lashtë, tepër të lashtë e tepër primitiv, të njerëzve që janë në zanafillë të këtyre miteve dhe legjendave. Të këtij mendimi janë studiues, si Sheling në librin e tij "Filozofia e mitologjisë", Kasirer në librin "Filozofia e formave simbolike" etj. Vimë kështu te interpretimi, simbolik që shkencëtarët e sotëm kanë zgjedhur përgjithësisht për mitet, përrallat dhe legjendat.
Sipas studiuesve, ne veprojmë sipas dy logjikave: sipas Logjikës Aristoteliane (Logjika Formale) dhe sipas Logjikës Dialektike (Logjika e Esencës). Ndërsa Logjika Formale kryen detyrën e klasifikimit, të sistemimit dhe të organizimit të përvojës, Logjika Dialektike është në krye të çdo proçesi krijues, në krye të çdo proçesi intelektual pak a shumë të thellë. Me një fjalë, Logjika Dialektike është shumë më e hershme e me të, njerëzimi krijon, ndërsa Logjika Formale është më e re dhe shërben për të organizuar, klasifikuar veprimin mendor. E dyta operon me fjalën, e para shprehet nëpërmjet simboleve, që përbëjnë, siç thotë Erik From ("Gjuha e harruar" Tiranë "Dituria" 1933) "gjuhën e vetme universale që ka krijuar ndonjëherë raca njerëzore". Pikërisht këtë gjuhë janë duke studiuar sot shkencëtarët (Shih për këtë edhe P.Zheji te "Hylli i Dritës" Nr.1-2 Tiranë, 1994 dhe P.Zheji "Shqipja dhe sanskritishtja" Pjesa I Tiranë, më 1997 duke u përpjekur të gjejnë kodin e saj. Për rëndësine e kësaj "gjuhe simbolike" flet qartë Fromm kur thotë: "Mësimi i metodave të të kuptuarit të gjuhës simbolike duhet të futet në shkollat tona të larta dhe në universitete, njësoj si gjuhët e tjera "të huaja". Dhe më poshtëëë: "Në gjuhën e simboleve, përvojat e brendshme, ndjenjat dhe mendimet, shprehen si të ishin përvoja shqisash, ngjarje të botës së jashtme. E drejtuar prej një logjike të ndryshme nga ajo e zakonshmja, që përdorim gjatë ditës, pra, një logjikë ku kategori sunduese nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosacioni, ajo është, ndoshta e vetmja gjuhë universale e krijuar prej njeriut, që ka mbetur e njëjtë për çdo qytetërim dhe gjatë gjithë historisë. Është një gjuhë që ka gramatikën e sintaksën e vet, e cila duhet mësuar, nëse dëshiron të kapësh domethënien e miteve, të
përrallave dhe të ëndërrave".
Nga këto, sa u tha gjer këtu, kuptohet se në mitet, legjendat dhe përrallat, (ashtu si në ëndërrat, do të thoshte Fromm), ne gjejmë lodrën e simboleve, gjuhën e tyre dhe nëse duam të kapim domethënien e vërtetë të miteve dhe të legjendave, duhet të dimë të "lexojmë" poshtëëë ngjarjeve, subjektit që paraqitet në to, duke e parë pikërisht këtë lëvizje ngjarjesh si lëvizje simbolesh. Dhe Fromm në librin e tij të përmendur më lart, na jep modele të këtij "leximi simbolik" duke analizuar mitin e Edipit, përrallën e Kësulkuqes etj. Gjer më sot te ne nuk është bërë asnjë përçapje për të parë në këtë prizëm thesarin e miteve, përrallave dhe legjendave tona, gjë që do të na bënte t'i shikonim këto krijime primordiale në një dritë e kuptim krejt të ri. Studimet tona në këtë lëmë gjer më sot nuk kanë shkruar më tej studimit të tyre të krahasuar.
Duke i hedhur një sy pasurisë së këngëve legjendare që kemi trashëguar dhe që kemi mundur të mbledhim deri më sot, vëmë re se ato hasen në tërë trojet ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, në Kosovë, në Çamëri dhe te arvanitët e Greqisë, në Mal të Zi, te arbëreshët e Italisë etj. Mosha e tyre është shumë e lashtë dhe, nuk ka dyshim se shumë prej tyre humbasin në mijëvjeçarë.
Edhe këtu, është e udhës t'i ndajmë për voli studimi në dy grupe të mëdha: 1) Këngë legjendare të metamorfozës dhe 2) Këngë legjendare me bazë realiste (historike).


 
 
 
 

 

URA E SHEJTË

(Sferkë dhe Llapçevë, Prekorupë)

Nja tre vllazën, tre t'hasjanë,
kankan çue e janë ra n'Gjakovë;
të tret mjeshtër ishin kanë.
Shum haletet po i tubojnë,
n'stom të Drinit ata po shkojnë,
Urën e Shejt kanë nisë p'e marojnë.
Nja tri vjet n'to po punojnë;
nja tri vjet n'to kanë punue,
hiç qemer s'po mujnë me i vnue ­
dishka natën jav kish rrxue.
Të tre vllaznit shka kanë punue
­nërmjet yeti janë kuvenue:
- Domë m'u nalë ni natë m'e rue,
me pa zidin kush â tuj na rrxue ­
që tri vjet jem tuj punue,
puna marë s'është tuj na shkue,
qemer ures s'po mujmë me i vnue,
trupi i jonë krejt ka marue.
Ishin nalë ni natë m'e rue.
Gjysa e natës kur a shkue
s'kanë pa gja zidin tu e rrxue
­(i) kanë pa gurt tuj furfullue,
si zoj t'malit tuj flutrue.
Sabah zoti e ka marue,
ja kanë nisë djemt me punue;
me punu djemt ja kanë nisë;
Jav ço zoti 'i plak dervish.
- Puna e marë,ju tre vllazni!
- Të marë paç, or plak dervish!
Puna mar-o s'nav ka nisë,
puna marë s'është tuj na shkue,
qe tri vjet jem tuj punue,
qemer ûrs s'po mujmë me i vnue,
trupi i jonë krejt ka marue!
Pramë gjithë natën e kem rue;
s'kem pa gja zidin tu e rrxue
veçse gurt tuj furfullue,
si zoj t'malit tuj flutrue.
A din naj sên, plak, m'na msue,
n'mujshim urën m'e marue?
Plaki djemt ka nisë me i msue:
- N'dashi urën m'e marue,
ju tre vllazën kanki qillue
e të tret kanki t'martuem;
nërmjet yeti m'u besatue,
grave t'juve mos m'u kallxue
­cilla t'vjen nesër bukën m'e prue,
kurban t'ûrs qato m'e marue,
se p'e lyp ura kurban ni gru .
Izë me m'dhanë, po du me shkue.
Ejvallah! ju tha e unis.
Pa lu vêni p'u hupka sysh.
Se gjithë ditën djemt kanë punue;
aksham zoti e ka marue,
e lanë punën n'shpi janë shkue.
Tuj shkue udhës janë besatue
grave t'vcta mos m'u kallxue.
Se të shpija kur po shkojnë,
është ardhë darka, darkë kanë ngranë.
nëpër soba t'veta shkojnë.
N'soba t'veta kur janë shkue,
vllavi i madhi, koftë marrue,
grues vet m'i ka kallxue;
- Mos gabo nesër bukën m'e prue,
se ni plak ne na ka msue ­n'dashum urën m'e marue,
e don ura kurban ni grue.
Edhe i dyti, koftë mallkue,
grues vet m'i ka kallxue.
Vllavi i vogël, koftë bekue,
grues vet s'i ka kallxue.
Sabah zoti e ka marue;'
të tre vllaznit herët janë çue,
fill të ura kâkan shkue,
e panë urën, s'ish kanë rrxue;
ja kanë nisë djemt me punue.
Vakti i sills ish kanë afrue.
Nana e djemve n'kamë â çue,
rejes madhe n'qiler i ka shkue,
po ma thrret: - O eme bijë,
çojav bukën djemve t'mij !
- Mori nanë, dishka me t'kallxue,
nuk muj n'urë unë sot me shkue,
dhimta e kresë më ka rrokë mue,
hiç s'po muj pej vêni me lue. '
Me idhnim hall a â dredhue,
rejes dytë n'qiler i ka shkue,
po ma thrret: - O eme bijë,
çojav bukën djemve t'mij!
Bukên djemve çou m'jav çue,
vakti i sillës ka kalue,
djemt tê ura m'u kanë untue.
- Valla,nanë, dishka me t'kallxue, nuk muj bukën sot m'e çue,
ethe t'shtira m'kanë rrokë mue,
hiç pcj vêni s'muj me lue!
Kqyre halla shka ka marùe,
rejes vogël n'qiler i ka shkue:
- Çou ,bre bijë, ti m'u shtërngue,
djemve bukën me jav çue!
Djemt të ura m'u kanë untue,
se kunatat smutë t'kanë qillue
e s'po mujnë bukën m'e çue.
Reja e vogël shka ka marue ­
jallah bani n'kamë na u çue '
e mirë haIlës m'i ka kallxue,
shikoje hallës shka i ka thanë:
- Amanet djalin po ta la!
Kqyrma, nanë, mos t'um bjen n'bunar!
Kqyre haIla shka i ka thanë:
- Budallicë, bijë, mos u ban
­shkon e vjen djalin fjetë e gjân.
- Jo, bre nanë, r ja i ka thanë,
ni anërr t'keqe q* e kum pa pramë ­
kurban t'urs mu kanë me m'ba,
s'kam me shkelë n'kët oborr me kamë!
E muer bukën, po tfillon.
N'derë t'oborrit kur po shkon
edhe ni herë kthye m'ish kanë,
o ma thirr: - Oj e emja nanë,
amanet ty djalin po ta la,
mas t'ma marrin kunatat për kamë!
E muer udhën e po tfillon.
Se n'gjysë t'udhës kur po shkon,
ni zërzele zoti e çon.
Kqyre nusja shka po ban­
nër ni dardhë ungjë kâka kanë,
vetë me yeti mên p'e ban:
- Qe pesë vjet n'kit vên q* jam ardhë,
hala bukë s'kum çue n'arë,
hala n'arë unë bukë s'kam çue.
Mas pak kohe zërzelja u prapue.
U çue nusja udhën ka tfillue,
se te ura kur â shkue,
bash te ura kur po shkon.
- Puna e marë, kunet! ju ka thanë.
- Të marë paç, kunata e jonë!
Qisaj pune marë s'i thojnë_­
vorrin tân po ta marojmë.
A t'vjen zor shpirtin m'e dhanë?
Kqyre nusja shka u ka thanë:
- 'Dekë ma t'marë mu zoti s'm'çon,
se n'kit vên jetën m'e dhanë
­kurban t'urës sot m'u ba.
Burri i saj shka po ban ­
ja ka nisë i shkreti po kan.
Nisi e shoqja p'i qorton,
nisi e shoqja m'e qortue:
- Fort i 1ig kâke qilIue!
Qysh kan burri për ni grue?
Burri nisi me i kallxue:
- Nuk po kaj, thot, për ni grue,
po qysh vIlaj vllajt mos më i besue,
qysh vllaj vllajt besë mos më i nxanë?
A din besë qysh kem 1idhë pramë?
Kqyre nusja shka po ban:
-Ngoni knej, kunet, ju ka thanë,
shum selam nanës t'm'i bani!
Shtatëmdhetë vjeç ni motër e kam -
burrit tem qato m'ja dhanë
se pej bese kâka kanë taman.
Edhe ni herë nusja paska folë:
- Ni rixhê te ju e kam ­
djalin vajs n'shpi e kum lanë.
me shkue djalin me ma marrë,
edhe i herë gji deshta me i dhanë!
Ni kunat çu kâka kanë,
â shku djalin ja ka marrë.
Djalin nusës kur ja ka pru,
se në prehën m'ja ka Ishu.
Kqyre nusja shka, po ban­
gjinin e djathtë n'gojë po m'ja lshon,
flokt e bardha po m'ja lmon
e ja nisi p'e vajton;
- Me nafakë, bir, t'paça lanë!
Ishalfa rritesh bahesh taman,
ishalla i get babës tan,
për krejt Kosovën ti pleqnon!
Me ditë t'sodit je metë pa nanë.
U kthy kunetve ju ka thanë:
- Amanet, kunet, po jav la,
gjinin e djathtë jashtë me ma lanë!
Fort t'vogë1 djalin e kam.
Kur t'ban djali me kajtë për mue,
ju të ura me ma prue,
me gji temin m'e pajtue!
Kqyr kunet shka kanë kallxue:
- Mos ki gajle, kem me t'ngue.
Me bismele nusja kâka çue,
me bismele çue kâka kanë,
, ni avdes t'paqë e kish pas marrë,
shahadetit s'po ja dan.
- Emër zoti kshtu e pas ka ba,
n'kit vên shpirtin sot m'e dhanë.
Drejt tu ura nusja po shkon,
n'temel t'urës n'krah t'djathtë m'ish ra.
Kqyr kunet se shka po bajnë
­me texhbirë kryet ja kanë marrë,
gurë e dhé sipri ja lshojnë.
Kanë nisë urën p'e marojnë,
gjinin e djathtë jashtë ja kanë lanë,
qemer urës po m'i vnojnë.
Qemer urës m'i kanë vnue,
me qat ditë kurr ma s'â rrxue.
Sod ai gji tamël â tuj kullue,
po shkojnë qorrat për sy m'u mjekue.
Urës 'Shejtë kënga ju knue,
qysh â kanë e kem kallxue.



MOTRA ME NANDË VLLAZËN

(Livadhet e Oroshit, Mirdilë)

Nja nandë vllazën q* kanë kanë
veçnji motër pa'në për mall;
nandë muej larg e paskan dhanë,
nandë muje larg-o dit e net.
Qyqja motra po bertet:
- Pse, bre vIlazën, doni me m'tretë?
-Hajt, moj motër, mos ki dert!
Kur t'i mbushish nandë muej dit e net,
vjen HaIili e t'merr vetë.
Atëherë motra n'kambë â çu,
bashkë me krushq te burri ka shku.
Kur nandë muej kishin kaIu,
po del rrugës tu vajtu:
- Pse s'vinë vllaznit me m'marrë mu?
Shefnji korb hava tu shku.
- Amanet, 0 more korb,
a s'po uIesh pak ma poshtëëë?
At'herë korbi është afru.
Ka nisë vajza me j kaIlxu:
- Nja nandë vIlazën, q* m'kanë pasë mu,
nandë muej larg më kanë martu.
Bés'ne zotit ma kanë dhanë:
Mbas nandë muejsh do t'vimë me't'marrë,"
Amanet ti, more korb, .
kur të shkojsh mbi viladin tem,
thuej Halilit: "Pse s'ke ardhë me m'marrë?
Bes'n e zotit ku e ke lanë?"
At'herë korbi ka fIuturu,
nandë copë bjeshkë i ka. kalu,
n'vorr t'Halilit është ndalu. "
- Çou, Halil,kuvend me mu!
Motra e jote më ka çu,
motra e jote më ka thanë:
"Ku e ke pesën q* .e ke dhanë?"
Izëm zotit i ka marrë.
Izëm zoti i ka dhanë
, e â çu HaliIi n'kambë.
N'kambë Halili kenka çu,
shalën kalit ja ka vndu.
- Ti, bre gjok, te motra me m'çu!
i ka hypë gjokut, te motra ka shku.
Gjezmen n'zjarm motra e ka vu.
- Hajd, moj motër, kafe s'du,
por shtërngohu me ardhë me mu!
- Amanet, vIla, me m'kaIlxu ­
a t'vesh petkat të lulzu,
ishalla n'darsem kem me shku,
a t'vesh pet kat m'u zezu
se na n'mort, dru, kem me shku?
- Shpejt ti, motër, m'u shterngu!
Janë nisë rrugs tuj kuvendu.
- Hajde, Halil, nji herë me kndu,
m'ka marrë malli me t'ndig-ju
- Hajd, moj motër, zoti t'vraftë
se mu zani më â çartë.
Shtati i jem kalbë e mbaru,
hija e eme â tu t'çu!
Lot' n'tokë motrës i kanë pshtu.
Afër shpisë kur janë afru.
- Ç'kanë këto kuIla çi janë vrugu?
- Me tym pushkësh janë tymu.
Njato kuIla s'janë për mu;
nisu, motër, n'shpi me shku,
kalin n'bahçe du' me çu.
Kur ka shku motra n'oborr,
qyqen nanë e pa në shkallë.
- Kuku, bi, me kâ ke ardhë?
- Mu m'ka pru njaj vIlau i mbramë.
- T'fortën besë, bi, t'paska dhanë
â çu prej vorrit me ardhë me t'marrë,
se nandë vIlazën, q* i ke lanë,
ditë për ditë janë shamatu
pse ty larg, bi, t'kanë martu;
njani qetrine kanë captu,
njani qetrin e kanë vra,
krejt oborrin me gjak e kanë la.
Vllaznit tu maruen te tanë,
se nandë nuse vejë m'i kanë lanë,
se nandë qe për mort janë ngranë!
Ngryka-ngrykas t'dyja janë marrë
e n'fund t'shkallvet dekun kanë ra.




ASHIKE IMERl E MEREME DEVOJKA

(Gërgoc, Gjakovë)

Paj m'ish kanun Ashike Imeri.
(I) ka qitë djali vjetat me kullotë
e â dalë në bahçe t'shiftelijav'.
E kish marrë, bre, sharkijën në dorë,
mirë po i bjen e ma mirë po m'i knon;
pej hava je bilbilat kanë zhdripë,
po i binë djalit n'telat e sharkis .
(E) ka nie kangën Mereme Devojka,
â nalë çika kangën p'e ndigon.
E ka vesh-o havalen e zezë,
bashçe n'bashçe, prallaz e n'prallaz,
duel në bahçe t'Ashike lmerit.
Po ma hjeki havalen e zezë,
po të guni djalit ju afme,
duert e bard ha në krah po ja vnon.
- Gojat'lumtë, o Ashike Imeri!
Larg, bre djalë, unê kangên ta kam nie,
vêni vên-o mue s'mu ka nxanë,
pa izë t'nanës qetu si jam ardhë.
Unë i kam dy fjalë për me i folë
­për nafakë kabull ti mue me m'ba,
me ma dhanun ni besën e zotit:
kur t'i mushim na ka pesmdhet vjet,
të dy bashk-o n'gjerdek për me hi.
Dogri djali besën ja kish dhanë:
- Jashta teje nafakë unë nuk marr.
Qat'herë izë Meremja i ka lypë;
po ma veshi havalen e zezë,
bashçe n'bashçe në shpi si po shkon.
Kah akshami, zoti kur e bani,
vjetat djali në shpi po m'i çon,
Nana e vet-o bukên ja ka çue,
shka po dojnë me ngranë dhe me pi.
E masdarke djali po i kallxon:
- Ti shëndosh, lum nana, i ka thanë,
pa izë tanë dishka kam punue,
kabahatin, bre nanë, me ma falë!
Besatue me ni çikë unë jam ­
e ka emnin Mereme Devojka,
j ka shpijat n'Mahal1ë Potureshë.
Besën çikës nanë unë ja kam dhanë:
kur t'i bajm-o t'dy ka pesmdhetë vjet,
të dy bashkë na n'gjerdek-o me hi.
Sa të madhe nana ju ngërmue:
- Tu thaftë goja, Ashike Imeri!
Nuk kam ditë për martesë si je ba,
, moti nusen nana ta kish nxanë.
Bir, nuk muj qat çik-o me ta lanë­
ajo është hallajkë, bre, e çarshisë!
Qiti djali nanës po i kallxon:
- Nanë, për mue nuse mos më m'nxanë,
as kysmet për mue q* mos koftë!
Me shtagë nana djalin po ma rreh.
Shka kish ba, bre, Mereme Devojka ­
bashkë me nanën ma, darke po rrinë,
shikoje çika nanës po i kallxon:
- Kabahatin, bre nanë; me ma falë!
Pa izë tan de dishka kam punue
­besatue me ni djalë si jam,
e ka emnin Ashike Imeri,
për hasret-o, po, nana e kish,
moti baba atina i ka dekë.
Qyre nana qat'herë shka po i thotë:
- Uh Mereme, bi, hajrin ja pash!
Qashtu bi-o Sherjati e jep;
me lezet dyjeja bi ju koftë!
(T) shalla zoti imrin jau zgat!
Qyr shka bani Mereme Devojka
fill për qafe nanës po ja ngjet.
- Unë, moj nan-e, ty hajrin ta pasha,
për evlad, ti, nanë, tha, ishe kanë!
Sabah zoti, medet, kur e bani,
herët natje plaka ish kanë çue,
merr thinesha pesqin-e dukat,
i ka marrun shami e unazë.
Po ni beg në sheher si ish kanë,
çikë të bukur begi e kish pasë.
Moti plaka synin ja kish vnue
­fill ja msyni, tu begi po shkon
e n'hareme tu begi ka hi. .
- Mirë se vjen, bre, hallë! i paska thanë.
Muhabet-o boll shum q* po i ban.
Qyre plaka â dredhë e po flet:
- A po m'vet, tha, unë pse t'kam ardhë?
- Kurr, lum haIla, adet nuk e kam.
- Beg, jam ardhë qat çikë ty me ta lypë.
Për hasret qat djalë unë q* e kam,
unë i kam, tha, dymdhet-o magaze,
beg, i kam-o kullë edhe iratë.
Moti burri në luftë e m'ka metë,
po qat djalë sall mue ma kà lanë.
Po të mtoj për mik-e mos ëm lsho!
Burrë i fortë ai begu ishte kanë ­
ja dha çikën, për hajr po ja ban.
la lan plaka pesqin-e dukat,
ja kish dhanën shami e unazë,
tri javë dit, bre, vaden po ja dan.
Aspak djalit plaka s'po i kalIxon.
Vakti erdh, po, nusen për m'e marrë.
 dalë halla krushqit po m'i thrret
­niqin krushqi n'pramje ju bashkuen,
dy tupana n'aborr q* po mshojnë,
e po mshojnë, bre, surle e çemengje.
N'pramje djali me vjeta po vjen.
Plot me krushq-o kulla ju ka mushë.
Fill te nana djali kanka shkue:
- Dh, moj nane, ka nisë po ma vetë,
çfarë kojshije darsëm q* ka ngrehë,
e n'kullë teme krushqit i ka pru?
- Ah, ngërmue nana ju kish pasë,
t'u thaftë goja! bre djalë, i ka thanë.
Nuk â, bir. kjo dasma e kojshisë,
dasmja e jote, lum nana si është.
ke din djalë: at natë si t'kam kallxue?
P'a t'kam thanë q'at nuse nuk ta la?
Nesër zoti sabah kur ta ban,
bi oxhake nusenta kam zanë.
Ka marrë vajin, po, djali po m'kanë.
E sabah, bre, zoti kur e bani,
janë shkue nusen krushqit e kanë marrë.
Shka kish ba ky Ashike Imeri ­
e muer djali sharkijen në dorë,
n'mjedis t'krushqve â shku e është hi,
e ka marrë sharkinë e po m'i mshon;
po ni kang-o djali kur e muer,
niqin krushqi me vaj i ka ba.
Tanë "Mashalla!" krushqit i kanë thanë.
fill në kam-e hoxha na u ka çue.
e për skej ai djalit ju avit:
A po çohesh, Ashike Imeri,
se po dona n'gjerdek për me t'shti?
Përshëndetjeç pej vênit djali nuk â çue.
Shum rixhê, bre, krushqit po m'i bajnë.
Ju ka qitë veç vaji e po kan;
kush nuk munet n'gjerdek për m'e çue,
veç me rên ai krushqit po m'i kqyr.
Po ni shoq i ngrat-o q* ish kanë,
qyr, për skejti shoqi ju avit.
Sa ngërmue shoqi ju kish pasë;
be po i ban, bre, n'zotin si e ka falë:
- A po çohesh n'gjerdek për me shkue?
No për zotin vetë unë si po shkoj
se na nuset pa burrë nuk i lamë.
Qat'herë djalit inat i ka ardhë.
Përshëndetjeç sharkinë pej dorë s'e ka lshue.
(Ni) duva t'zez-o hoxha ja ka ba,
e kanë marr-o, n'gjerdek e kanë shti.
Djali syt-o nuses po ja lshon
­gjys'n e stenës nusja e kish nxanë,
bukuri, po, zoti e kish falë,
krejt e ngrime n'ari edhe n'dukat.
Kqyr shka bani Ashike Imeri
­dogri djali n'skamli ish kanë ungjë
e pej nuses shpinën po ma kthen;
i ka marrë ai divit e kalem,
po ma shkrllen qat letrën të bardhë,
lot për faqe djalit po m'j shkojnë.
Qajo nuse kqyr shka ka punue
­n'maje t'gishtav' kadale po ec,
për mas shpine djalit ju afru.
Po e knueshme. he, nusja ish kanë!
Afrule. letrën përmrapa ja kqyr,
ta merr menja as frymë nuk po merr.
P'e she nusja n'letër shka po shkruen.
Dorën n'krah-o nusja po ja vnon.
- 0 ku je ti, Ashiko Imeri,
Unë p'e sho në letër shka po shkruen!
(A) fort pishman ti për mûe je ba,
(a) fort e keqe unë q* po t'dokna,
a thue jam unë ni bi e pasoj?
Qiti djali dogri e po i kallxon:
- Përshëndetjeç e keqe, bre nuse, nuk je;
pa izë teme ty nana t'ka nxanë.
Unë t'zanne nusen e kam pasë,
besatue me ni çikë jam kanë,
e ka emnin Mereme, me Devojka,
i ka shpijat n'Mahallë Potureshë.
Kqyre nusja at'herë po thot:
- Ngo, bre djalë, ti vehten mos e prish
edhe atâ lum djali ki m'e marrë.
Po ta japi ni besën e zotit:
hyzmeqare unë kam me t'ju bal,
Po shka foli Ashike lmeri:
- Ti qet letër nuse, ke m'e marrë!
Kurrkuj derën natje mos ja çel
tej t'vjen nana derën për m'e rrehë!
përskej dere letrën me 'ja dhanë:
"Hajt shko çoja imamit de ta knon!"
Nusja vajin dogri e kish marrë.
Kqyr shka bani Ashike lmeri ­
dorgi n'xhep ai dorën po ma shtjen,
ata zehër pej xhepi e ka nxerrë,
fill po shkon e ri'dyshek Ish kanë ra.
Dogri nusja përmi po m'i bjen,
po munohet dorën me ja kap
Po grabit-o djali si kish pasë,
ata zehër në gojë po ma lshon.
Sall ni herë dy kamt ju kanë dridhë,
po teslimin djali e kish dhanë.
Qajo nuse tu kryet po m'i rrin.
E sabah-e zoti kur p'e ban,
krushqit gazin në kullë e kanë marrë,
po ma keshin Ashike lmerin:
- Menxi pramë n'gjerdek e kena shti,
prej gjerdekit paj sot nuk po del.
Nanës 'vet xhyvapi po m'i shkon:
- Pej qilerit djali nuk po del.
Po ni shtagë thinesha e kish marrë,
â shkue derën me shtagë po ja rreh:
- Del, bre qen-o! djalit ju ngërmue.
Menxi pramë na n'gjerdek t'kena shti,
me at kudër n'qiler q* je metë!
për skej dere nusja u avit.
- Mos u ngut, bre nane, i ka thanë,
gjum i gatë, bre, djalin ta ka marrë!
për skej dere letrën ja ka shti.
- HÃŽ qet letër hoxhës me ja çue!
Muer thinesha brimën e kukamën,
tuj kukat-o paj n'kull-e po shkon,
letrën n'dorë, bre, hoxhës po ja lshon.
E muer hoxha letrën. Kur e knon,
lot në mjekërr hoxhës i kanë ra,
dogri krushqve hoxha u ka kallxue:
- Kanka dek-o Ashike Imeri
edh' me goj-o djali e paska lanë:
"E qysh jan-o dajre e tupanat,
qashtu n'dhé ju mue pér me m' çue,
qysh jané krushqit té tanÚ me bajrak !
Qat'herë hoxha fill né kamé u çue,
m'i ka shkue në deré té gjerdekut.
- Çelma derén, bre nuse! i ka thané.
Nusja derén qat'herë jau ka çelé.
E kanÚ marr-o Ashike Imerin,
n'teneshir, bre, hoxha po ma vnon,
po ma mlon me çarshafat e verdhé.
Po e fiJlojn-o tu vorri m'e çue
bajraktari ma i pari po u prin,
mas po i shkojn-o surIe edhe tupana.
Binë kah dera e Mereme Devojkës.
Çika ish kanë né gjergjef tuj qenisë
e tupanat çika po i nigon;
ish afrüe n'prezore tuj kqyrë
­larg po i sheh, bre, krushqit me bajrak
e xhenazen n'mjedis tuj e çue.
Dogri nanën çika po ma thrret:
- Paja, paja, lum nana, i ka thané,
kurr qeshtu, bre, vaki nuk u ba!
Me bajrak do krushqi, tha, tek janë
mas po mshojnë-o surla e tupana,
ni xhenaze n'mjedis tuk e kané!
PÚr pa sherr-e nana po i kallxon:
- Uh Mereme, lum nana, i ka thanë,
ish kané martue Ashike Imeri,
n'gjerdek djali zehrin e ka pi.
Vetë me gojë, bre, qashtu e kish lanë:
"Po qysh jan-o krushqit me bajrak,
qashtu n'dhé, lum nana, me e çue."
Lot pér ftyré Meremes po m'i shkojnë.
Dogri e çeli safijan sepetin,
(nana e vet-o kurrgja nuk po din)
ajo xehrin në xhep e ka shti.
- Ti shëndosh; lum nana! i ka thanë,
(A) bahet nanë, po, izÚn me ma dhanÚ?
Nanë, p'e veshihavalen e zezë
e po dal tu dera në sokak.
Edhe nana izën ja ka dhanë.
Çika duel tu dera n'sokak,
'bajraktarin çika e kish ndalÚ,
dogri hoxhën Meremja e ka lypë:
- Baba hoxhë, bre, çika i ka thané,
unë jam dalun rixhê për me t'ba
qit xhenaze në toké me ma lshue ­
qejf po kam, tha, për ftyre me i ra!
Nuk po munen qejfin me ja prishë,
at xhenaze në tokë ja kanë ungjë.
Kqyr Meremja për skejt ju afrue,
po ja çon-o çarshafin e verdhë
­ftyra e bardh-o djalit i kish dalë;,
E shka foli Mereme pevojka:
- Ku je ti, bre, Ashik Imeri,
për besë terne qeshtu kanke ba?
Tybe vetun sot nuk kam me t'lanë,
bashkë me ty edhe unë po vi!
Dorën n'xhep Meremja e ka shti.
Ata xeher çika kur e ka nxerrë,
po, hetue hoxha e kish pasë
­dojke dorën hoxha me ja nalë. .
Xehrin n'gojë-o p'riherë e ka lshue,
për skej shpirtin- qat y e kish dhanë.
Nanës vet-o xhevapin ja çojnë.
Paj tu dera nana km â dalë, ,
krah për krah, bre, të dy po m'i gjan.
Shum sojnike nana po jn'qillon,
fill po shkon për ftyre ju ka ra.
- Uh Mereme, lum nana, i ka thanë,
se me borxh, lum nana, e ke pasë
as ktâ vetun ti sot mos m'e lshut;"!
Qyre hoxha qat'herë shka kish ba
­tanë xhematin n'sakak po ma nal
hoxhanicën â shku e ka marrë.
Po ma lajn-o Mereme Devojkën,
me çarshafa çikën e kanë miue -­
, dy xhenaze tu vorret po i çojnë,
krah për krah-o në vorr i kanë shti.
Kah po dredhen xhemati me ardhë,
kanë kthye kryet e mrapa kanë kqyrë,
dogri lulat mi vorr u kanë dalë ­
mi vorr t'djalit lula karajfil, ,
mi vorr t'çikës lula e dranofiJit.
Kur ka nie, bre, haxhuzja plakë,
në shpi xehrin thinesha e ka pi
e me goj-o plaka e kish lanë:
- Nërmjet t'dyve, po, n'dhé për me m'shti!
Hallk budall-o n'at kohë si janë kanë,
amanetin s'kanë mujtë për m'e prishë
­nërmje t'dyve n'dhé e kishin shti.
Kah janë dredh-o xhemati me ardhë,
kanë kthye kryet përmrapa kanë kqyrë,
duel mi vorr..o kaça e mërziçt.
Haxhijt n'Qabe anej kah po shkojnë,
rrafsh me tok-o kaçën po ma bajnë.
Kah po dredhin pej shpije me ardhë,
shum ma t'madhe kaçën po e gjâjnë.
Q* nuk shkojnë at kaç-o për m'e pre
haxhillaku kabull nuk u bahet.
 




AGA HASAN AGA DHE ÇIKA POTURESHË

(Vllahi, Shala e Mitrovicës)


Kânki kanë, more, Aga Hasan Aga.
DjaIë i mirë, more, Hasani m'ish kanë.
Dymdhet vjeç, he, djali kur u ba,
n'çair vjetat Hasani po i çon
edhe vjetat aty q* po i ruejke.
E ma pake Çika Potureshë,
edhe çika vjetat-qj po i lshon,
bash tu djali dogri q* po shkon.
Fort shum mirë. bre, Hasani po knojke.
Mirë po e ngojke Çika Potureshë;
edhe, kangën djali kur p'e knon,
qyr çfarë i thankÚ Çika Poturesha:
- A ngo khâ, bre Aga Hasan Aga,
a po 'm'merr, bre djalë, edhe po t'marr?
- A ngo khâ, mûri Çika Potureshë,
fort i ri, mori çikë, unë jam qillue,
s'e kam vaktin hala me u martue.
- A ngo khâ, more Aga Hasan Agà,
sall ti besën mue' me ma dhanë
q* nuk merr, more djalë, ti tjetër kân.
Me ma dhanë ti besën n' din' e iman',
nizet vjet. bre djalë, unë ty të priti,
hiç, bre djalë, unë kurr-o nuk mërzitna.
At'herë djali besën ja ka dhanë,
i ka dhanë besë dinin e iman':
- Unë për t'gjall-o nuk marr tjetërkan!
Shoqi shojt, more, besën' ja kanë dhanë,
besatue nër yeti q* janë.
Shkon te shpija Aga Hasan Aga,
nanës vet, more, Hasani i kallxon.
Nana e vet Hasanin e qorton:
- S'e du, djalë more, Çikën Potureshë!
Ta nxâ nana nusen pej oxhaku,
ta nxâ mikun, loke, pej konàku.
S'ka ditë nanà për martesë q* je ba,
moti nana ty të kish martue.
- Hala, nanë, për martesë unë nuk jam,
veç mu m 'pret, nanë, Çika Potureshë
tjetër grue, lumnana, nuk due.
Përshëndetjeç s'e pvetke kjo haxhuska plakë
n'katër ant-o misit' m'i ka çue ­
mejherë m'sit' fjalën ja kanë prue.
Tjetër nuse haxhuska i ka nxanë
edhe vadën nuses ja ka da.
Dasëm t'madhe hal!a q* po ban
edhe krushqit nusen ja kanë prue
e n'sobë nusen dogri e kanë çue.
S'don Hasani tje për me shkue.
Me zor t: çon kjo haxhuska plakë.
N'sobë kur shkojke Aga Hasan Aga,
mbi sandek, bre, djali m'ish kanë ungjë.
N'kâmë po rrin, heu, bash nusja e veto.
Shum mazun, bre, Hasani po rrin ­
s'âsht kollaj-o shpirtin për m'e dhanë,
s'âsht kollaj, heu, besën për me lanë!
Mirë ma pvetke nusja pej oxhaku:
- Ç'ki, bre djalë, marak shum q* je bâ?
A po t'doket nusja fort e keqe,
a po t'doket çeiz q* s't'kam prue,
a po t'dhimet harxhi ty për darsëm?
Dogri due, djalë bre, me m'kallxue!
As e keqe, bre bijë, nuk po m'dokesh,
për çeiz hiç n'mendje nuk po m'bjen,
as për darsëm harxhi nuk po m'dhimet
­(ja) kam dhanë besën Çikës Potureshë
kurr, thot, ngjeti nafakë mos më pasë.
S'muj me i lanë besë dinin e iman'.
Unë ni letër, nuse, p'e maroj,
amanet, mori, ty ta paça lanë ­heu,
gjith natën vetëm ti me m'ruejtë.
Kur t'vjen natje nana me na thirrë,
hiç me gojë ti nanës mos më i folë,
veç qit letër n'prezore t'ja dhâjsh,
hoxhallarve letrën de t'jau çon.
Hoxhallart-o letrën kur t'e knojnë,
nans i kallxojnë për mue çka u marue.
Qyr çfarë i thânke nusja pej oxhaku:
- Pash ni zot, more, Aga Hasan Aga,
ti m'e marrë, djalë, Çikën Potureshë;
hyzmeçare gjithmonë kam m'u bal
- Përshëndetjeç nuk bâhet, nusja prej oxhakut!
Mej'herë djali hanxharin p'e nxerr,
veti n'zemër Hasani po i bjen
­mej'herë shpirti aty po m'i del.
Shum rahmet, bre, nusja q* po i knon,
me ni çevre ftyrën po m'ja mlon.
Eu, gjith natën vetëm q* p'e ruen.
Mirë sabahin zotynë kur p'e fal
e m'u çojke kjo haxhuska plakë
e tu dera e Hasanit po shkon.
- Çou, bre loke, gjysa e dits q* shkoi!
Promë nuk dojshe, lokjo, për me shkue,
sad s'po din, tha, bre Jake, m'u çue.
Nusja e vet-o m gojë hiç s'i flet;
për penxherje letën po m'ja zgat
hoxhallarve letrën me jau çue.
Marrke letrën haxhuska, u tfillue,
hoxhallarve letrën jau ka çue. .
Kanë marrë letrën hoxhallart e kanë knue.
- Ti sbnosh, hallë mari, djali t'paska dekë!
Ta ka lanë, mori hallë, ni amanet:
"Dasmën teme hiç, thot, mos m'e çartë,
me tupana n'vorre për me m'çue
e me ra n'për Mahallë të Poturve!
De ta ndien Çika Potureshë
q* â dek-o Aga Hasan Aga
eu, qat natë, more, djali q* â martue.
Menihere n'sob-o q* po shkojnë.
E kanë marré, more, Age Hasan Agën
e në vorr, more djalin q* p'e çojnê
ham me dasëm edhe me tupan.
Kur janê ra-o nëpër Mahallë t'Poturve,
mirë po i ndike Çika Potureshë.
Shkojke çika nans vet po i kallxon:
- Ori nane, kurr s'kam pa kshtu nâm
­hem se darsëm, nane, hem xhenaze,
hem se krushqi, nane, hem xhematë!
- Ob, moj loke, nana e vet po i thot,
â martue promë Aga Hasan Aga
edhe dekë ai mejhere q* është.
Amanet kshtu, loke, e ka lanë.
Qyr çfarë bâjke Çika Potureshë ­
n'mênd m'i rake, mejherë po t'fillon,
krushqve para çika q* po u del.
- Amanet, bre krushq edhe xhematë,
qit xhenaze qitu me ma ndalê,
po kam qejf, more, sali ni herë m'e pa!
Edhe varrt-o djalit po m'ja kqyr,
tri heré ftyrés çika po m'i bjen,
shum rahmet-o djalit q* po i knon.
- A po ngoni krushqi edhe xhematë
amanet-o ju jau paça lanë.
ne té dyve n'ni vorr me na qité!
Mej'heré çika hanxharin p'e nxerr,
135 n'loçké té zemrês vet q* po i bjen.
Mej'herë çika dekë edhe q* është.
- Amanet, bre hoxhallaré, po u thot,
ne té dyve n'ni vorr me na qité, .
hiç sot dasmen ju mos më e prishé!
Hoxhallart, more, qitapet po i kqyrin ­
s'ep qitapi dy vetë me ni vorr. ..
Ngat e ngat, heu, vorret jau marojnë,
ni penxhere ndermjet po m'jau lanë,
dorë për dorë të dy q* po i kapin
e me dhe, more, té dy po i mlojnë.
Të haxhuska krushqit q* po shkojnë.
Kânka kris-o kjo haxhuska plakë
edhe deké, bre, kjo haxhuska është.
Amanet-o haxhuska e ka lané
nërmjet tyne në dhe për m'e shti.
Po shkojnë n'vorre, kapakt po i largojnë,
n'dhé e shtin-o kët haxhuskën plakë
nërmjet tyne, me dhe po i mlojnë.
N'té dy vorre. - dy luI' trandafili,
ndërmjet tyne ni kaçë u ka bi.
Të dy lulat q* po shkojnë përpjetë.
U ka bi, more kjo kaça ndérmjet,
s'po i len lulat, medet, me u përpjekë!




ARSHIK EQREMI

(Bllacë, Suharekë)


Me ni vakt me ni zaman
ni Arshik Eqrem ish kanë
me 'i çikë t'popit arshik ish ba.
Po i merr dajret n'derë po i shkon,
ja kish nisë dajre po ban,
tana kajdet ja rrotullon.
Vajza e popit n'sobë ish kanë,
duel n'prezore e po ngon,
hem po ngon, tha, hem po kán,
Arshik Eqremin p'e shikon.
Pra, Arshikun kur e pa,
zuni zemra me ju tha,
lot' për faqe i kanë ra,
n'pereni-o bé po bân:
Ksi arshiku kurr s'kam pa,
ment e kresë po donë me m'lanë!
M'e ditë ky sa arshik jam,
me i herë besën ma kish dhanë.
(Me) ysharet vajza ja ban.
Fitil zemra ju ka kallë. .
Kur u panë, tha, çikë e djalë,
shum arshik shoi n'shojn u banë.
Arshi:k Eqremi n'shpi po shkon,
gjumi natën s'e ka marrë.
Sabah zoti kur p'e ban,
qyre vajza shka maron
­muer ni lletër p'e maron,
tanë me lot letrën p'e lan,
shum selam Arshikut i ban:
"Ni rixhe te ti e kam ­
sa sabah zoti q* e ban
me i marrë dajret n'derë me m'ardhë,
pra zjaret me ardhë me m'ba.
Bésn e zotit me ma dhanë,
mos më marrë, djalë, tjetërkan,
shumë arshik në ty jam ba.
Bukurinë kur ta kam pa,
ka zanë zemra me m'u tha,
pra prej bâbs s'guxoj me dalë.
Ty të lutna, more djalë,
për çdo ditë te û me ardhë !"
Arshik Eqremi letren p'e knon,
po i rrok dajret n'derë po i shkon,
kish nisë dajreve po u mshon.
Mejherë çika n 'prezore â dalë,
lot' për faqe zunë e i ranë,
nanës vet i paska thanë:
- Ni rixhê te ti e kam,
shum të lutna, mori nanë,
n'Arshik Eqremin arshik jam ba,
ment e kresë po donë me m'lanë,
ka nisë zemra me m'u tha.
Ti t'i bajsh babës rixhê
" për Arshikun mu me m'dhanë.
- Mori bijë, nana i ka thanë,
s'guxoj babës û me i thanë
se të dyjav' na shkurton.
Fjâh s'vanojnë,popi ka ardhë,
Arshik Eqreminn'derë egjan;
60 as s'po flet, gja s'i ka thanë.
Meniherë në shpi po shkon, g
rues 've! ai za po i ban:
- Rueje çikën! i ka thanë.
Shpesh po vjen knej qeky djalë;
po droj çikën ka m'e marrë.
Shoqja e popit shka ka thanë:
- Çare s'kam, drejt po t'kallxoj
arshik vajza n'tâ është ba,
m'ban rixha-o ty me t'thanë
për Arshikun me e dhanë,
ja se ment po donë m'e lanë.
Atëherë popi po menon,
shoqës s'vet ài i ka thanë:
- S'un e ap p'r at musliman.
Kur e bani zoti aksham,
çikë e grue popi i ka marrë,
ka marrë rrugën p'r Anadoll.
N'Anadoll-o kur po shkon,
me qira 'i shpi e ka zanë.
Sabahzoti kur p'e ban,
Arshik Eqremi dajret i ka marrë,
drejt te dera e popit shkon.
Deri n'drekë dajre po ban,
kërkun vajzën s'un p'e gjân.
Shum mazun Arshiku është ba,
lot' për fage i ranë ra
q* nuk mujti sot m'e pa.
Dy bylbyla n'krah i kanë ra.
- O Arshik, i paskan thanë,
hiç këtu vajza s'ka me kanë.
Kur u ba-o pramë aksham,
çikë e grue popi i ka marrë,
ka marrë rrugën p'r Anadoll.
Arshiku dajret ka marrë,
kanka nisë për Anadoll.
N'Anadoll-o kur ka hi,
s'p'e din popi ku rri me shpi.
Shkon Arshiku n'për çarshi
ish zatetë me ni djalë t'ri,
po na i thot ai djali i ri:
- Shka po lyp, he jabanxh!?
- Lypi 'i pop ku rri me shpi,
frik ka ardhë, â jabanxhi.
- E ka shpinë, a djalë i' ri,
ktij sokaku, nër xhami,
unë të çoj te dera e ti.
Mejherë djali i ka pri.
e ka çue te dera e ti.
N'derë të popit,kur po shkon,
ka marrë dajret po ju mshon.
Vajza e popit n'derë â dalë,
â nalë dajret e po i ngon.
- Aman zot, vajza po ban,
athue ment po donë me m'lanë,
a dajret e Eqremit janë?
Se n'prezore paska dalë,
Arshik Eqremin e ka pa,
lot' për fa,ge i kanë ra.
- O ArslÎik Eqrem, i ka thanë,
nimê bésn e paske pasë taman,
s'ka pej teje kush q* m'dan!
Babës 'vet-o zâ po i ban:
- Dil ni herë, more babë,
se s'po hiqet qeky djalë!
N'derë Arshiku na ka ardhë.
Meniherë popi kanka dalë.
Arshik Eqremin kur e pa.
- Ej Arshik, i paska thanë,
kërkun vend s'po don me m'lanë!
Shpi e mall unë i kam lanë
e kam ardhë në Anadoll,
apet, tha, tek unë m'ke ardhë,
s'paskna çare pa ta dhanë.
Hajde Arshik hin n'oborr!
Popi Arshikut i kathanë:
- Ni kaull të dy ta bajmë,
n'koft kaullin q* e fiton,
mejherë çikën kam m''ta dhanë.
Po shkon popi e çikën p'e nrron,
po ja veshka ni fistan,
po ja veshka ni kollan,
po ja mathka kunratn'kamë,
nja tre krahna n'flokë ja vnon,
e ja veshka ni dollamë,
nja dhetë pul1a'ja renon.
Arshik Eqremit ika thanë:
- Qitash dajret ti me i marrë
­n'koftë dhetë pullat q* i shkomson,
çikën ty ta paça dhanë
I mrrinë popi kanka kanë,
t'mramen pullë ai e mallkon.
Muer Arshiku dajreve po u mshon,
të nandë pullat ja shkomson,
të nandë pullat i ka shkomsue,
at t'mallkuemen s'ka mujtë m'e lue.
Bosh kaulli i ka shkue;
bosh kaulli po m'i shkon,
Arshikija djalin e ka zanë,
dajret n'dorë, bre, ju kanë kallë ­
shkrum e hi Arshiku â cba.
Lot' për faqe çikës i kanë ra.
- Aman, zot, pash emnin tân,
diqysh hallin me ma ba,
mas Arshikut gjallë s'du me kanë!
Flokt e veta çika i shkurton,
shkrum e hi Arshikut ja tubon,
perenisë dua po i ban:
- Mas Arshikut gjallë mu mos më m'lanë!
Mejherë flaka çikës i ka dalë.
Djali e vajza po nrrojnë jetë.
N'qafë i pastë sebepçari i keq
q* s'i la me u përpjekë!




KËNGA E SELMËN LITËS

(Forino, Gostivar)


Paska pas-o Lita katêr gjem-e.
Darsêm t'madhe Lita ka kurdis-e,
darsêm t'madhe Lita po mê bên-e,
ahaaj, se di gjem-o Lita po i marton-e,
Treçin miç-e Lita na i ka grish-e,
treçin miç-e Litês na i kanê ardh-e.
Mirê n'konaçe t'gjithê i ka vendou-e.
Bajraktarêt bajraçet po i roujn-e.
Ahaaj, ka di gjem-o Lita për t'mariou-e.
Si ke nata darsêm mirë kanê bo-e.
Zou sabahi me na u zbardhoue,
kanê dalë kroushqit-o, janê nisë me shkoue;
ahaaj Selmën Lita me kroushqit s'ka shkoue-oo.
Selmën Lita ishte hunxhë n'krevet-e,
llaf po bën-o ai me gjemt e vet-e,
ngati krijet e çëlloi n'at rek-e.
Kë me pa Se1mëni në at rek-e ­
treçin hasëm na i ranë ke dhent-e,
vranëçobënt e na i mbejtën dhent-e;
ahaaj, i cofën Litës-o të tona dhent-e, aoj.
Ç'po u thot Lita-o gjemve të vet-e: '
- Hajde, hajde, po thot, Selmën Lita,
sot për sodi-o m'i qonka dita,
qonka dita, qonka për me vdek-e ­
treçin- huç-o sot na ranë te dhent-e,
i vranë çobënt e na i mbejtën çent-e!
Ahaaj, na i kanë marrë gjemt-o si e kanë adet, hooj.
Ç'na i muer Lita-o, tha tu di gjemt-e,
(i) merr martinat-o me gjithë fishek-e,
e jonë dal-o përtej në at rek-e,
mejr pusejat-o, na i kanë zon-e.
Çeti lufta-o, tha po fillon-e,
Se1mën Lita gjemve po ju bërtet-e:
- Bini gjem-o, bini be dilbera,
mo i mbani ment-o te nuset me teli!
Ahaa, shihni dritë ku vriten këto derra, hooj!
Se1mën Lita, gjemve po u bërtet-e:
- Bini gjem-o, ju bëni gajret-e,
bini, be, gjem-o, bini, bre, trima,
mo i mbani ment-o te nuset e mira!
Ahaaj, shihni drit-o ka po u vret martina, haaj!
Se1mën Lita-o, gjemve u bërtet-e:
- Bini gjem-o, ju bëni gajret-e,
t'i shpëtoj baba çekëto dhent-e!
Sa shaum kanë qënë e sa pak kanë mbet-e
­pi shtatqinve, 'iqin e 'izet e tet-e.
Kur kanë mbet-e, mor; nizet e tet-e,
ahaahaj, di gjemt Ú Litës kanë ndrumun-e jet-e, hooj!
Se1mën Lita-o xhit-o q* po bën-e­
rrallë po çet-e Lita, shpesh po i vret-e,
(i) ka faru, mor, plot nizet e tet-e.
Se1mën Lita, xhit-o ka punuve ­
ngat e ngat ai gjemt i ka afruve,
mirë xhenazet ngat i ka venduve,
ka marrë oudhën, te shpeja ka shkuve.
- Grueja e vet-e para i ka dal-e.
- Mirë se m'erdhe njeri! - i kathën-e,
di dhëndorët unë ku i kam-e?
- Dritë mi grue, besa, me t'kallzue ­
di dhëndorët jetë na paskan ndrrue.
Ni pejkë loti tej me e lishue,
ahaaj, taj këm krejet-o me ta shkurtue, ahaaj!
Mizhdexhijt-o çat'herë kur kanë ardh-e;'
SeImën Lita para u ka dal-e.
Ene krushët-o tha, kur kanë ardh-e,
Selmën Lita para u ka dal-e,
krejt me rent-o për dorë i ka zën-e.
Ahaaj, kurnjënit-o më s'un i dëftoi, hooj
Mirë n'konaçe Lita i ka- vendou-e.
Kur m'i erth-o çaj sahati shtat-e,
çat'herë krushët-o kanë hëngër dark-e.
Kur m'i erth-o çaj sahati tet-e,
ahaaj, hala nuset dullakt s'i kanë hek-e.
(Po i) çojshin nuset llafet njëna qetra:
- Ti k'shim pas-o, ne burrat-o xhall-e,
njer çéshtaj burrat dë kishin ardh-e.
Si ke nata, nuset janë kujtue.
Zu sabahi me na u zbardhue.
Selmën Lita te nuset ka shkue.
- Binja ibtikun të marrë ni abdes-e!
Sa ta fali, baba, kët sabah-e,
ahhaj, t'va paguej, baba çat niqah-e, hooj.
Çat'herë nuset vesht-o e kanë marrë.
Selmën Litën ngrajk-o e kanë marrë.
- Hajt, mor babo, a po bën gajret-e?
Ti di' gjemt-o ttj të paskan vdek-e,
të pjfktë zoti, bab-o, në haret-el
A nauk kije, babo, tej qerë gjem-e?
- Nja di gjem-e, baba, unë i këm-e
shtatë tetë vjeç-o, tu di-o m'i jën-e.
- çato, babo, kanë kën-o kismet-e,
do t'i rritim, d'u bojm-e izmet-e,
ahaaj, mos m'e lën-o çizin-o na shkret-e, hooj!.




MARTESA E HYSEN AGÊS

(Llashka Drenoc, Klinë)

Lum për ty, o i lumi zot!
Shum zingjin ish kan-o Hysen Aga.
Ni ditë shÃŽkt tu ai po shkojnë,
ja kanë nisë e p'e qortojnë:
- Shum mail zoti q* t'ka dhanë.
qysh s'po kqyr ti ni nuse m'e zanë?
Shpirti ty me ba me t'lanë,
malli miraz ka me t'dalë.
Hysen Aga shokt po i ngon;
për kysmet p'r'iherë kish dalë,
ish kanë zatetë me ni hallë.
- A po ndin, hallë, i ka thanë,
ti ni nuse a s'po ma gjanë?
- Po, bre bir, halla i ka thanë,
unë ni çikë terne e kam,
çatâ n'dash ty me ta dhanë.
Hysen Aga shka i ka thanë:
- Prî përpara, ori hall !
Ata n'kullë, th a, fiIl po shkojnë.
për hajr çikën po ja ban
edhe vadën po ja dan ­
tri javë vadën e kanë janë.
Hysen Aga gzue ish kanë.
Se në shpi ai kur po shkon,
motrat para i kanë dalë.
- A mun erdhe, vlla? i kanë thanë.
- Erdha kadalë, po ja ban.
A po ndini, oj motra u ka thanë,
edh' tri javë hyzmet me m'ba
se ni nuse unë e kam zanë.
Sod tri javë kysmet e marr.
Kqyre motrat shka i kanë thanë.
- Hajli koftë, vlla! po ja bajnë.
Djali n'kuJlë, bre, kur po shkon,
dikur bukën po ja çojnë.
Hysen Agës shka i ka kanë.
buka hiç nuk ju ka ngranë;
m 'iherë bukën e ka lanë
e n'dyshek ai ra m'ish kanë
edhe gjjumi e paska zanë.
Smujë t'madhe zoti p'i çon
­nând varrë n'trup-o ju kanë ba.
Dikur gjumi i ka dalë,
hiç prej vendi s'un po luen.
Hysen Aga shka po ban:
- Haj medet për mue! kish thanë.
Qysh m'erdh kjo smujë kaq e randë?
Çare yeti qysh t'i gjâj?
Sa shpejt tri javë q* janë ba;
s'po mundet nusenm'e marrë.
Prej tri jave, nân vjet ishin ba,
hala djali n'dyshek ish kanë.
Mas nân vjete, çika shka po ban
­(ni) sepet petka e ka marrë,
ka shkue n'rekë tesha me la.
Tu shkue udhës kâka kanë;
(ni) lis i madh aty qillon,
plot me zoj-o mushë ish kanë.
Ja kanë nisë zojt e po knojnë:
- Haj medet për ne! po thojnë.
Si u ba dimni kaq i randë?
Ter' n'Shingjergj s'do t'mujmë me dalë.
Kqyre çika shka u ka thanë:
- Hajt. brezoj. po jau ban,
(O) madhi zot, q* na ka falë,
çaren ne ishalla na ban!
Ni erë t'madhe zoti e lshon,
ket mraz t'madh qafe na e hek ­
sa t'doni me pi e me ngranë.
Po'i dert t'madh unë q* e kam
qe nâll vjet ndër unazë jam;
Hysen Aga mue m'ka zanë,
as s'po m'merr e as s'po m'lshon.
Çika n'rek-o kur po shkon,
nimê dimn' i randë ish kanë
­krejt akëll zoti e kish ba.
Menxi akllin p'e copton,
ato petka p'i shpërlan.
E tu shpija kur po shkon,
nis ni letër e p'e shkruen,
Hysen Agës po m'ja çon:
- A po ndin, Hysen, i ka thanë,
ti n'kofsh turk me clin e iman
mue ni çare ti t'ma ban
se j sir moti m'ki lanë ­
as s'po m'merr e as s'po m'lshon.
Si mos t'mundesh ti me m'marrë
n'akraba mos kie nejkan?
Kur t'thuesh ti unë kam me ardhë.
Letra Ysenit n'derë po i shkon.
Hysenit n'derë zâ po i bajnë.
Motra e Ysenit dalë ish kanë.
- Kush â n'derë zâ q* po ban?
- Kam ni letër me ta dhanë.
Motra e Ysenit shka po ban:
e muer letrën e p'e knon.
(E) ngrata motër shka po ban,
ja ka nisë e shkreta e po kan.
Tri motrat aty qillojnë,
tu kajtë te vllau q* po shkojnë
e për s'gjalli p'e vajtojnë.
Motrat shum q* paskan kajtë,
lot' e tyne vllaut n'gjyks i kanë ra.
Kllapa djalit i kish dalë.
Kqyr Hyseni shka po ban,
nja dy fjalë i kish pas thanë:
- Mori kulla, fIaka u daltë
se krejt pikën mrenda po ma lshoni!
Kqyre motrat shka po bajnë,
vIlaut 'vet i paskan thanë:
- Harabat, vIla, kullat s't'u kanë
, pika e shiut s'është tuj ra
veç për tye na po vajtojmë.
Aga motrav' shka u ka thanë:
- Zoti u vraftë! u paska thanë.
A prej me je fort jeni mërzitë
a për martesë vakti ju ka ardhë?
Kanë nisë motrat be po bajnë:
- Na prej te je s'jem mërzitë,
për martesë vakti s'na ka ardhë
veç ni letër pramë t'ka ardhë,
për çatâ na po vajtojmë.
Hysen Aga shka po ban:
- Bimna letrën! u ka thanë.
për s'rati letrën p'e knon.
Të selami kur ka ardhë,
(i) ngrati ja ka nisë po kan.
- Qysh ma çoi bre, zoti kët smujë t'randë?
Motrav' t'veta u ka thanë:
- Ori motra, Alisë za t'mi bani!
Motra e vogël te Alija po shkon.
- Baca Ali, çika i kish thanë,
baci Hysen za po t'ban,
zar po don shpirti m'e lanë.
Kqyr Alija shka po ban,
fill te Hyseni q* po shkon,
- Shka ,kie, Hysen? i ka thanë.
- Përshëndetjeç mos vet për mue shka â ba
­unë ni nuse e kam pasë zanë,
për mue kysmet s'kâka" kanë.
Ti me shkue për yeti m'e marrë!
Alia fort i drejtë ish kanë,
fjalt e Ysenit i kishin ardhë randë.
- Shuej; Hysen, i pas ka thanë,
pobratim për qejfi t'kam
Nusen tande qysh m'e marrë?
- A p'e sheh se për nu se s'jam?
Nusja merr, tha, qetër kand,
ma idhnim, pra, ka me kanë.
N'shpi Alija kur po shkon,
nanës ,vet drejt po i kallxon
krejt Hyseni çka i ka thanë.
Nana Alinë p'e qorton:
- Qefin e Hysenit m'ja çartë s'ban.
Edhe darsma po fillon.
Gati nana btikn e ban.
Drejt tu halla Alija po shkon.
Ori hallë, Alija i paska thanë,
çikën gati ti t'ma ban,
mue Yseni ma ka dhanë.
- Hajli koftë, bir! i kish thanë.
Tri dit vaden e kanë lanë.
Kqyr Alija shka po ban ­
disa krushqi po i tub on,
kanë shkue nusen e kanë marrë.
Tuj u kthye në shpi me ardhë,
me ni kodër kur janë dalë,
motrat nusen e kanë pa,
ja kanë nisë t'ngratat po kajnë:
- Haj medet për ne, kin thanë,
nusja e jonë ksajde me ra
e tu na nuk don me ardhë!
(I) nditi nusja q* po kajnë,
bullave shka u ka thanë:
- Shka kan-o këto çika q* po kajnë?
A xhenaze këtu ka dalë?
Nuses drejt ato i kallxojnë:
- Kurrfarë xhenaze këtu s'ka dalë.
Hysen Aga t'ka pasë zanë,
qeto kulla t'tinat janë.
Qeto çika q* po kajnë,
motrat e tina ato janë,
për ty ato vaj po bajnë.
Shihe nusja e dre.itë ishkanë;
Alisë za ajo po i ban.
Alija shkue kur â kanë,
shikoje nusja shka i ka thanë:
- Pri përpara tu Hyseni çom!
Edhe Alija i mirë ish kanë.
- Ori nuse, Alija i ka thanë,
n'ma lypsh qejfin, qashtu e kam.
Përpjetë shkallve kâkan ngjitë,
ja kanë nisë shkâllt me kërsitë.
Mrenda n'kullë hi ishin kanë,
n'kllapi Hysen Aga ish kanë,
njan'n musteqe përfundi e kish zanë,
qetra n'gjyks musteqja i kish ra,
nuri ftyrës djalit i kish ra.
- O Ali, nusja i kish thanë,
qe nân vjet kët njeri e kam pritë
edhe nân tjera unë do t'i bâj,
prej ksaj dere ma nuk kam me dalë.
Shihe Alija shka i ka thanë:
- Edhe unë qashtu qejfin e kam.
Dikur aksham zoti kur p'e ban,
krushqit darkë kishln pasë ngranë,
erdh vakti dhandrrin m'e shti.
Nusja vetë â shkue e ka hi.
Kqyre nusja shka po ban:
- Oj kunata, u ka thanë,
ni kazan ujë me ma pru
edhe 'i koritë me ma prul
Motrat sa mirë q* p'e ngojnë,
kazan e koritën me uj ja çojnë.
Kqyre nusja shka po ban:
nisi djalin e p'e shparthakon,
si sabi Hysenin e ka marrë
e n'koritë ajo p'e lan,
petkat, t'vjetra q* janë kanë,
në ni qyshk po m'i palon,
tesha t'reja po m'i shtron.
Si sabi prap e ka marrë,
n'dyshek djalin po ma lshon,
p'e mlon mirë, bre, me jorgan,
â çue n'kamë, po i ban divan.
Ni gjarpën prej zidi dalë ish kanë,
te Hyseni â nisë e po shkon.
Sa mirë nusja p'e shikon,
te kutija ajo po shkon,
i gjet ajo 'i parë gërshanë.
Kqyre, nusja shka po ban:
ja zu kryet gjarpnit e ja shkurton, për penxhere ja flutron.
Apet te djali po shkon.
Gjysa e natës kur ish kanë,
gjumi ,y senil i kish dalë.
Kqyre agën shka po ban:
- Ori motra! u ka thanë.
Nusja ngat q* po qillon,
ajo Ysenit i kish thanë:
- Motra e jote unë nuk jam ­
qajo nusja q* m'ke zanë.
Shihe y seni shka i ka thanë:
- Me nafakë ishalla kâke kanë!
Qe nân vjet unë smuet q* jam,
kurrë ma mirë se sonte nuk jam kanë.
- Shyqyr zoti! nusja i ka thanë.
Yeti zor djali i ka dhanë,
pshtetë për zidi kâka kanë,
sabahi ashtu e paska zanë.
Sabah zoti kur p'e ban,
motrat n'der-o po m'i sh
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Kapedani 1

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 15-09-2006, 00:25:08 »
Citojeni

Ty i/e nderuar te falenderoj shumë për tekstin e kësaj këngë e cila decenie ka mashtruar shqiptarët e Kosovës për patriotizmin e Selman Kadrise qe vrau Kersto Miliçin,një shkja UDB-ash ,oficedr  i pushtuesit serbosllav ne Kosovë.Për mua,qe këto pune politike i dij si ne pellembe te dores,Selman Kadrija ka bërë te njëjtën trimëri qe bëri Rrahman Morina kundër shkijeve para se ta vrisnin!
Do bëja thirrje ke te gjithë shqiptarët qe duan te degjojne për Selman Kadrine se atij edhe Rrahman Morina iu be vëlla dhe pasardhës!Sa e ëmbël aq e hidhur,sa e lumtur aq tragjike,sa trathtare aq kombëtare!

Lus te gjith ata qe dijnë t`me dergojne tekstin e kenges për KADRI BISTRICEN...se dikush e ka kërkuar këtu në forum dhe mua m`u be kjo një dëshirë ta dëgjoj...kush ishte Ai?

albnobody,

më duhet te pranoj se jam mjaft i deshpruar pasi e lexova komentin tënd!Kjo s`do të thotë se unë dyshoj ne mendimin tënd;thjesht sepse nuk kam fakte te ta deshmoj te kundërtën e asaj qe the ti.
Unë jam pra nga ata te mashtruarit qe citove ti.Këtë kenge e kam degjua shumë me endje dhe
atë  te kenduar aq bukur nga Ibish Broja.Edhe tjerë këngëtare e kanë kendue , por askush aq bukur si Ibishi.
Sa i përket kengeve , mua deshprimi po me ndodhë për te dytën here.Heren e pare me pat ndodhë para nja 12-13 viteve dhe ishte fjala për këngën " Cana Begu", kenduar nga Salihi e Ferizi.Ne atë kohe ishte një fejton ne njërën nga gazetat shqiptare, nëse s`gabohem nga Haqif Mulliqi, ku pershkruhej historia e familjes Beg-Kryeziu (diku afër Gjakoves) qe ishte mjaft e pasur dhe kishte lidhje bashkepunimi me shkijet.Cana Begu ishte i asaj familje.Atë do ta ket vra një student shqiptar ne Prag(tani kryeqytet i Cekise), për hakmarrje për tradhtine qe Cana i kishte bërë çështjes shqiptare.
Siq thashë edhe atë kenge e degjoja me endje,por kur i lexova faktet nga fejtoni u preva fare.
CÂŽti besh, njeri mashtrohet ne jetë e se di, por e vërteta del ne shesh herdo- kurdo.

Ti do të beje mirë  te na tregosh(por mundesisht me fakte!) ato qe di për Selman Kadrine.
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 04-10-2006, 02:51:14 »
Citojeni



Me qifteli---u vjodh qika 8 vjeqare


Ehhhuu nuk po kam deshir me kendue
po mashum du me u kallzuu
me u kallzu nji histori
ne tiran u vjodh nji femi
ni vazzt te vogël 8 vjeqare
e kan morr horat për dorë
me shamija syt ja kan lidh
o zoti i vraft e kan grabit

ehhhu ka fillu fajza tuj qa
po don rrugën për me pa
aman xhaxhi ku pom qoni
te luj me shoqet pse nuk qoni
nuk din gjo nona hiq për mu
tash po del për mem kerku
e kerkum nuk kam mem gjet
oouuu kam mem lan mem vu me flett

ehhhuu por veturshja shum shpejtsin
nuk po kan dhimt hiq për fmin
e kalun te gjith kufin
e kan shit ket fajz ne greqi
kur lekt ndor kan numru
kriminelet fort jan gezu
kthyn makinen për shipni
o mytke fajza ne tok met shtiiiiiii

ehhhuu greku fort është munu
kit fajz te vogël me pajtu
moll dy thesta don me i dhan
gja s'po don vajza me ngran
krejt pa prit pa menu
vajza shkret spi dalashtru
shnosh e mir i kish bo nona
ouuu umush 8 vjet pa bo gjilponaaaa

ehhhuu aii doktor bre qoft mallku
qyta mujt me operu
meja pre likuren thika
raft më flet mos e zbardhd dritaa
mjeku vjeshken tuja hek
vajza shumte është perpjek
bari gjumit se ka zan
oooooooo mytet vajza kuku moj naneeeee

ehhhuu plot 7 muj kjo vajz ne greqi
7 muj nana me lot ne sy
7 muj djelli pa bo drit
7 muj jan kthy dit për dit
mas 7 mujsh ne der troket
hapet dera shpejt e shpejt
nana vet ku e ka pa
oo fillun bashk te dyjaaa tuja qaaaa

ehhuuu faqe faqe non e bi
lotet e tyre vash si shi
më fol nona nuk po munet
zemra saj nuk po i shkulet
afrou pak drita e synit
ta sho trupin rezze dillit
veshken tonë sit kan hek
o skan mem lan jooo kur me vdekkkkk

ehuuuuuuu kjo është kënga qyshth molla
lot e saj skam me i harru
o sa her këngën kam met mueeeeeeee


E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-11-2006, 23:33:28 »
Citojeni

albnobody,

më duhet te pranoj se jam mjaft i deshpruar pasi e lexova komentin tënd!Kjo s`do të thotë se unë dyshoj ne mendimin tënd;thjesht sepse nuk kam fakte te ta deshmoj te kundërtën e asaj qe the ti.
Unë jam pra nga ata te mashtruarit qe citove ti.

Ti do të beje mirë  te na tregosh(por mundesisht me fakte!) ato qe di për Selman Kadrine.
Kapedan i nderuar
Historia s`ka fakte por ka studime dhe zbulime.Secili kriminel dhe keqberes ,gjeja e pare qe bën kur ike nga vendi i krimit është ti zhduke shenjat,argumentet,faktet...
Ndegjoje me vëmendje këngën e Selmanit ashtu siç e ka kenduar Ibish Mulaku-Broja dhe pastaj fute ne "lavatriçen" tënde,dhe shih se ç`do të dalë!Pos kësaj,nëse s`pajtohesh me rezultatin tënd,shko dhe pyet ne fshatrat e Burimit,ku ka ende njerëz qe e dijnë këtë ngjarje,ne mos direkt,nga prindërit e tyre po se po...dhe bashkoji te dhenat qe merr para se te nxjerresh perfundimin qe ta thash unë!
Ky është i vetmi variant i mundshem se Selmani qe kryekëput një Rrahman Morine dhe për këtë e vrau vet daja i tij punëtor dhe shpianik... sepse ai  s`i donte edhe me pare lidhjet e tija me Miliçin.Kur të kuptosh se te te ftoje ty për shetitje si percjelles dhe truproje një Kryetar,një mbret i Komunes se Burimit(ish Istogut)dhe ky ishte I famshmi Kersto Miliçi qe vriste shqiptarët si zogjt e pules...vetvetiu do të thuash se ti ke fituar besimin e tij(hasmit te popullit tënd) me veprat tuaja te gjertanishme antishqiptare...
Ne kenge nuk ceket por aty,Miliçi deshi ta vrase edhe Selmanin ne ato LLuga,por fati qe ky ishte me i ri dhe me i zhdervjellet...dhe ia rrembeu pushken  me te cilën dhe e vret pastaj...Pra ishte lufta për te shpetuar vetvehten qe bëri Selmani e jo aspak ajo për te hjekur qafe një Shqiptarngrenes siç ishte Miliçi...Vrasjen ai e bëri,por nga instikti për jetë e pa fare vetedie dhe vendosshmerie patriotike për atedheun dhe kombin... Kushti i parë të jesh atedhetar dhe i vendosur të luftosh hasmin,pushtuesin e dheut tënd është t`mos perziejsh me te fare.Kështu populli yt te beson dhe s`ruhet nga ti siç bëhej për Selmanin.Për këtë,këta "trimat" e momenteve te fundit si Selmani,Rrahmani etj...i kalbe historia kombëtare...Po ti besoje njeriu një Patriotizmi te tillë te Selmanit,atëherë do duhej ti besoje edhe çobanit qe vetëm një ditë shkon në shkollë dhe bëhet akademik!Ne botë ka përditë raste qe kriminelet e kombesive dhe feve të ndryshme vrasin njëri-tjetrin duke qenë kolege te ngushtë përpara,por këtë s`e bëjnë ata fare për popujt e tyre por për interesat e tyre vehtjake: Papa-Hitleri, RRahmani-Miloshi, Bushi-Sadami...etj.etj.
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 09-11-2006, 17:48:50 »
Citojeni

Si ka mundësi qe kjo kong te bëhet "HIT", ndërsa realiteti na qenka krejt ndryshe??

Habitem.

Gjithsesi, pajtohem me mendimin tënd sa i përket Selmonit. luj syun
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com