Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorTekste Këngësh Shqip (Moderator: Syrgjyn)Tekste Këngësh Folklorike


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Tekste Këngësh Folklorike  (E lexuar 7561 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-02-2007, 07:59:45 »
Citojeni

Këngë Folklorike me përmbajtje te nrdyshme, si Këngë Burrerie, Patriotike, Atdheu, Dashnie, Gurbeti, Të Urta, etj, etj

------------------------
Këngë Burrerie

Qysh na dule, more ky bidate
n'shumë konaqe, sundojne gratë

dikur moti, dikur ish burrnia
nuk guxojshin më fol fmia

me ba burri, grus pak me i brite
prej inatit oh vjen e lige

Bahet burri, me ja pre dashin
o ku t'rash te dy durt, mu thafshin

vishet gurja more bash si zoje
burri i vet nuk guxon me i fole

n'corap t'holla e n'kundra t'zeza
shkova o njeri po i thotë dej te tezja

i thotë burri me fjal te buta
mos vano oj gru e po t'lutna

mos fol shumë, oh more qyqane
se për sherre, diçka s'po dalë

për me nejt, po dal n'kojshie
(kqyr) e rujmi qata fmie

se mem ba e mem kajte fmia
mosem prit o njeri te shpia

qashtu gruja po ja mbledh bëtë
nuk ka care njeri pa t'keqe

ngoni shokë çka me u kalxue
janë shumë burra, OH S'BAN ME JU MARTUE

----
Adem Ramadani
-Bidati- Albanota 1998


e shtova fjalën "Tekste" tek titulli i temës
« Ndryshimi i fundit: 13-03-2007, 21:24:36 nga Dije, Dije » E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 06-02-2007, 08:15:18 »
Citojeni

Oh çka ka plaku qe ankohet
me djem t'ri nuk po pajtohet
e ka marrë sharkin e vjetër
se si mbet ma kurrgja tjetër

Ja ka nis hallet me i qa
thotë u prish kjo dynja
halle halle është kjo jetë
me një halle si gjan dy vete

O çka po shoh sot nket dynja
kurrë ma herët nuk ma pa
nuk kam pa mos pafshah kurrë
me u rrit djali mos më u ba burrë

Hajt bre babe ti dert mos ki
se sasht mat me pas burrni
oh ka kalue pune jote
si merr vesh punt e ksaj botë

Oh mjer për ty unë djal i jem
s'kokan mat sot me pas mend
paska hy me një dreq
mirë me t'fol pot duket keq

O mos fal babe se je ma zi
edhe vet je kan i ri
ti dikur vet ke pas thanë
vend pa shku nuk e kam lan

Oh kur jam i ri dikur
grave s'ju kam perngja kurrë
pa shku vend nuk e kam lan
burrë jam kan, e burrë kan thanë

Oh shumë i smut je more plak
muhabetin e ke t'gjat
shkurt e shqip, pse nuk pom flet
se ma more kohën krejt

Oh s'jam i smut por shnosh si moll
shqip s'po doni ju me u fol
kush si ju kurrë mos u baft
smundja juve mos i raft

O s'është njësoj marak i ziu
çka don plaku, z'don i ri
oh njani tjetrin ne po e njohim
krejt njësoj jetën se shohim

OH NJANI TJETRIN NE PO E NJOHIM
KREJT NJESOJ JETEN SE SHOHIM

----
Mahmut Ferati
-Plaku dhe i riu- Ardhmëria 2004.
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 06-02-2007, 08:23:38 »
Citojeni

Sot Kosova e ka një hak
don me pas bashkim kombëtare

me burim me dy luftim
ta lutojme padrjetsine

na kan nda, vllane me vllane
njani tjetrin mos më pae

kem një gjuhe e një kulturë
kem një nane e një flamure

cou KOSOVO jep kushtrimin
shumë te fortë pate durimin

po kjo turma ka kufie
pa u derdh gjaku s'ka lirie

ndal serbi se ja sheh timin
s'ke me e dvet ti ma berlinin

oh s'ke me e d'vet ti ma berlinin
me ta v'nue ku t'dush kufinin

shumë krajli kem pas me rrallë
ne Kosovo kan n'grejt shtatë

ne Kosovo kan n'gre shtatë
por shqiponjat si lan rahate

POR SHQIPONJAT SI LAN RAHATE
I LAN PLACKAT, OH MORE IKEN PRAPE


----
Kengetare te ndryshëm
-Sot Kosova e ka një hak-
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 06-02-2007, 08:30:25 »
Citojeni

O moj e mira, o kaplushkuqe
kalxo ditën kur t'bahesh nuse

kalxo ditën kur t'bajsh me shkue
o ni par meze, me mi rue

ni pare meze, me mi rue
oh kur t'bjen mend kush mi ka cue

kur t'bjen mend kush mi ka dhanë
vendi vend, jo nuk ka mem zane

mos te zafte ty djalë vendi vende
msyja i nate e hajde me neje

msyja i nate o si mysafir
n'der te oborrit nisja e thirre

ata e kanë nja zanat te mirë
oh cou mos nuse dikush po thirre

kuku nane o qysh me korite
o na ka ardh ma i miri mike

na ka ardh ma i miri mike
i kem zanat i marrin n'gryke

i kem zanat i marrim n'gryke
t'shtrengon dada me bylyzyke

T'SHTREGNON DATA ME BYLYZYKE
RRUZA E CINGLA, O TI QES MI GJYKSE


------------
Kengetare te ndryshëm
-Moj e mirë kaplushkuqe-
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 06-02-2007, 08:40:18 »
Citojeni

O t'fale u çoje
oh nga mergimi
oh ka gate shumë
m'zbardh agimi

tuj e kujtue
përherë at voter
ku e lash nanen
me gjithë motër

oh jam merzite
oh more vlla
oh zemra ime
për ju u tha

oh larg atheute
ne dhe te huj
oh më fol gjuhën
e tjetër kuj

Oh gjithë ne leter
du me jau shkru
o jam merzite
s'ju kam harru

oh fjat e babes
i kam ndemend
guri i rand
peshon n'vend t'vet

oh jam merzite
oh more vlla
oh zemra ime
për ju u tha

oh larg atheute
ne dhe te huj
oh më fol gjuhën
e tjetër kuj

oh toke e huje
oj toke mizore
buka e gurbetit
me shtatë ore

oh m'ka marrë malli
du me ju pa
oh zemre ime për ju
tuj ka

oh jam merzite
oh more vlla
oh zemra ime
për ju u tha

oh larg atheute
ne dhe te huj
oh më fol gjuhën
e tjetër kuj


----
Adem Ramadani
Këngë Gurbeti. Jehona 2002.
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 06-02-2007, 09:08:31 »
Citojeni

N'tel t'lahutes, n'alpe tona
ku e ka folen shqiponja
me zogje t'shqipes sot kendova
si shqiptar e si malsore

si shqiptar e si malsore
kendoj folklori burimore
për folklorin jan pastertia
defi, fyelli, e ciftelia

i prin folkflroit flamurtar
Ymer Riza Legjendar

E martoj dhe n'Shqipri t'vjetër
Dervish Shaqi kendoj me zemër

ne ansamblin Dardania
kendoj Fatimja nga Dragobija

N'Cifteli te bylbyli
mjeshter i madh qaj Ndue Shyti
trupi i Hasit Tom Nikolla
peshe na i çoj këto zemrat tona

prej Shkodrës larg erdhe zani
kendoj për ju qaj Sali Mani

Për Shqipërinë dhe nane Kosovën
nuk harrohet Qamili i Vogel

për folkflorin e tanë shqiptarve
amaneti prej baballarve

z'duhet kurrë me e batallise
por me e rujt qysh e kem tradite
siç e rujti i pari i mrami
Rizah Bllaca, Sef Mlleqani


Si Ferizi, Sali Bajrami
plot gazmend për zemrat tona
Tahir Drenica, Bajrush Doda


Vllaznit Qetaj, Ibish Broja
Idriz Luma, dhe Lan Dobra
i knoj zemra n'tel t'sharkise
baces shaq prej kodralise

me za t'bukur si bylbyli
Man Sokoli, Marash Krasniqi
kengatare me aftësi te rralla
Augustini, e Hashim Shala

Sa t'jet jetë tuj dhanë drite
PER FOLKLORIN ME SHUME TRADITE




-----
Besim Avdyli
-Këngë për folklorin- Cani 2005
http://muzika.dashurija.com/browse.php?mode=albums&id=45#
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
bajram
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 13-03-2007, 00:51:58 »
Citojeni

DULI - TRIMAT E LIRIS

O nga Tanusha në Poroj,
pushket e shqiptarit zoni i shkoje

Nga Lipkova e Liboteni,
o sa shpejt na erdh haberi

O sa shpejt na erdh haber,
për nji tjon HARAQIN do jemi

E ju t'SHARRIT rrini aty
do tbashkohem sikur njije

Kta jan trimat e liris,
qe lan pragun e shtëpis...

Qe e lan pragun e shpis,
sa me qejf ja msin malsis

Emnin e tyre ne fillim na se dije,
E për pak koh ne rrash e qite

Ooo jemi UÇK-ja le ta dij qjyth bota
Se kërkesat tona s'jan gjëra te dhona
Se kërkesat tona s'jan gjëra te dhona

Luftojm na për shkoll, për gjuh e flamur
Për symbolet tona qe i dojm na shum
Për symbolet tona qe i dojm na shum

Jemni UÇK-ja njaft ushtri e fort
Na bin komandanta qe si ka kjo bot
Na bin komandanta qe si ka kjo bot

Komandantat ton me rend i kujtojm
Njëri nga kollara, unë do ta veqoj
Njëri nga kollara, unë do ta veqoj

Ooooo o FAZLI VELIU emin ai e ka e njohti gjith bota at me emrin DAJË
E njohti gjyth bota at me emin DAJË

Trim mbi trima ishte aj ALI AHMETI,
Komandanti UÇK-es qe sna dhimbet veti
Ehej....komandanti UÇK-ës qe sna dhimbet veti




E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 01-11-2007, 20:41:59 »
Citojeni



 
KENGA E KAMBER LOSHIT

kamber losh o kamber sejdia
o qou bre djal t'ka rrethu serbia
po pisket o kamber sejdia
delni shok o tu qershija
o delni shok o tu qershija
bini djem se u vra fazlija
naqallniki o po çonë fjale
ti kamber o kokë budalle
o ai prefekti fjal o ka que
kamber loshit e me u dorzue
tri sereq o t'kem rathue
me pase kraht o me fluturue
e me pas kraht o me fluturue
prej *vrelices* smunesh me pshtue
kamber loshi o po çonë fjale
ty prefekt mos t'kofsha fale
nuk t'bi n'dorë edhe sa t'jom gjallë
për pa m'vra mu *zjarrin n'qafe*
po bo *mahxharri/xhanarri* o haj medet
kanë liftu tri ditë e tri nete
nja tri ditë edhe kanë liftue
kamber loshi është varrue
shokve t'vet e nau ka kallxue
qonu shoku ju n'mujshi me pshtue
fortë kamber o është vorrue
pune e madhe nuk muj vi me jue
jon bo gati o shoket jonë dalë
thrret kamberi o more murate
e merre vlla o ket sahate
merr sahatin merre kutin
o merr sahatin merre kutin
mo kamberi jo duhan nuk pine
merr vlla çka ti kome dhone
mo kamber jo ne gjyks s'po i none
jon bo gati o tonë jonë dalë
o don velika o me u kalle flakë
qyq e vetun ne kolib o nale
kur e bënë o zoti o sabahe
naqallniki a pet po çonë fjale
o kamber fortë kokë budalle
pse pe i merr edhe vllaznit n'qafe
mu tash topat q* m'kanë ardhë
po du ushtrin me ta kalle flakë
o kalle flakë more qitja timin

kalle flakë e qitja timin
o sa t'jome gjallë s'ta japi dorzimin




 


Kenga e Isa Boletinit

krajl nikolla po ma rrehka telin
kangjallarit po ja çonë haberin
e me ma nxon o isa begun
po krejt evropa ja kanë pa sherrin
kangjallozi o ka derdhun telin
krajl nikolles ja çonë haberin
ta kam nxon ore isa begun
ta kam nxon e ta kam mashtru
en podgorice isen ta kome que
en podgorice e isa o dalë
meshovici e po çonë me mare
gjeneralin ka que e me mare
hiqi armet iso, i kam dy fjale
gjeneral e mos t'kofsha fale
*për para mbreti maden jom dalë
unë sylahin nuk ja kam dhone
para krajli qetin jam dalë
unë sylahin nuk ja kam dhone*
nuk i hek armet edhe sa t'jom gjallë
kerset pushka ne pazare
ne pazar o ne qarshi
o rrebt po qet more isa allti
po ndihmojne more do djem o të ri
mule ngadalë e i ka thonë atij
kurr ksi shqiptare nuk kem pa me sy
ta njefsha t'ligen o austri
shumë uzdaj kome pase ne ty
se kome ditë se po done me m'hi
austria po bënë seri
zot çka është e ky nom o beteri
podgoricen e ma mloj o jezeri
po lufton ai o isa begu
o me tesh o isa vet i teti
vet i teti po e shpo o *momenti*
i ka vra shkijet o nizet e tet
krajl nikolla e po bënë o medet
m'ka fiko o zoti o .....





KENGA E BAJRAM CURRIT


kersiti pushka
kersiti pushka
burbullojke mali aman aman
s'dinte kush o vra
burbullojke mali aman aman
s'dinte kush o vra

bajram curri o i ri
bajram curri o i ri
pa kapak ne kry aman aman
mbaroj trupi o i ti
a kapak ne kry aman aman
mbaroj jeta e ti

bajram curri o n'bjeshke
bajram curri o n'bjeshke
kishte klinat desh aman aman
lidhe me i faculet
kishte klinat desh aman aman
lidhe me i faculet


bajram curri o plake
bajram curri o plake
mjekrra po i pikë gjak aman aman
maroj ai konak
mjekrra po i pikë gjak aman aman
maroj ai konak


bajram curri o i ri
bajram curri o i ri
uji po rrin pa pi aman aman
qante për shqipni
uji po rrin pa pi aman aman
qante për shqipni

bajram curri o n'bore
bajram curri o n'bore
buke po rrin pa ngron aman aman
qante për Kosovë
buke po rrin pa ngron aman aman


E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
neili

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 02-03-2008, 08:43:33 »
Citojeni

Përshëndetje dhe mund te na vizitoni ne:www.polifonialabe.c om
E identifikuar
agimi72

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 27-03-2008, 22:21:58 »
Citojeni

Përshëndetje,

Kenga: shtat shaljan kan ra ne shtoj

Texti dhe kushe e këndon ju lutem nëse e dini. dhe ku munde ta gjej mundesishte.
Ju falenderoj

AGIMI72


Përshëndetje dhe mund te na vizitoni ne:www.polifonialabe.c om
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 13-04-2008, 21:03:01 »
Citojeni



Azem Bejta po lufton
 
Dy asllane qe I ka Shqipnija
s’i ka mbreti as shtatë kralia
Azem Bejta e Mehmet Delia me ta n’sherr ka ra Serbia
Ai zhupani po bertet
komandaret po m’i thrret;
komandareve çka u paska thanë:
-Ju Azemin gjallë me ma lane
ju Azemin gjallë me ma lshue
kryet tuaj n’vend tij kanë me shkue! –
Njemij vete rrethojne Galicen
peseqind vete Nikushnicen
Nikushnice me Lobovec
Tri katunde I kanë rrethue
Azem Bejta I ka hetue
-Cohuni, shokë, jemi rrethue!
Sa për veti s’po kam dert
s’po me dhimbet jeta me deke
po me dhimben robe e femi
se I zane e s’i lane pa gri –
Çka ka kulla qe po m’dridhet?
Azem Bejta nuk po lidhet
Çka ka kulla qe po ushton?
Azem Bejta po lufton
Lumja kulla, çfarë m’ka Brenda
Azem Bejten me shtatë zemra!
Azem Bejta, si kreshnik
fort lufton ai gryk e n’gryke
Ai zhupani fort bertet
-O zot, falmi krahet e lehtë!
Krahet e lehtë me fluturue
n’Mitrovicë, n’mujsha me shkue
prej Azemit me shpetue
prej Azemit n’shpetofsha vete
për asqeret nuk po kam dert
se asqere merr krali opet
Të shtatë kralat me u cue n’kambe
s’mund Azemin me e zane!

 
 
 
 
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
folkloristi
« Përgjigjja #11 më: 30-06-2008, 07:05:49 »
Citojeni

Ju lutem nëqoftëse nuk i dini textet mirë mos i shkrueni se po behni gabim shum. Sot kosova ka nji hall don me bashkim kombëtar.e jo( hak) Përshëndetje
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |