Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqip dhe Vetëm Shqip  (E lexuar 2979 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Vështrusja

Shiko profilin WWW
« më: 16-05-2006, 13:54:50 »
Citojeni

Të kjo teme uroj qe ti bëjmë Përshëndetje njëri-tjetrit me kenge shqiptare, por me kushtin qe te vendosim edhe tekstin e kengeve (jo për gjë, por sepse na ndihmon ti kuptojme me mirë buzeqeshje).

Po e filloj unë duke ju pershendetur te gjithëve me Grupin e Tepelenes zgerdhihet

Ali Pasha

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Se një varr i vetëm more,
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Zbardhur mjekrë gjatë more,
e si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Dhe që nga bedenat more,
e ulërin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

opaaaaaaaaaa  zgerdhihet
E identifikuar
SirenegiuS
KV R-D


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-05-2006, 15:46:46 »
Citojeni

Në forum me duket se është një teme për tekstet e kengeve ne shqip, por jo me Përshëndetje. Megjithëse nuk ju njoh, ju përshëndes te gjithëve me një kenge qe e degjonim ne femijeri dhe qe do e kuptojme tani zgerdhihet:

Lot me ty o djalë
(Kozma Dushi)

-Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç'ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?

Ësht' një vajzë
që e dua shumë;
-E ku ka më bukur..

Por largohet
sa afrohem unë;
-S'qenka vajz' por flutur..

Sot prapë nga dora ime
s'e mori zambakun;
-Lot me ty or djalo, se ta di merakun..

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
-Mos ju ndaj or djalo,
s'të le kjo dashuria..

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s'fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bën rininë
dhe më të bukur.

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

Po përshëndes dhe hapesen e temës duke e falenderuar për idenë e saj me:

Syte e tu
Frederik Ndoci

Syte e tu, sytë e tu,
Me gjithë dritat qe kam  pare,
Me gjithë yjet rreze ar
Me gjithë lume, liqene blu
Shembellejne  sytë e tu.
 
Qesh atje rinia ime
Shket një varke me gezime.
Fluturon  një pulebardhe
Unë e ti te pandare,
Ti deti unë lundertar.
 
Ja erdhem ne do ikim larg
Lumturi e gjatë dhe  fillestare.
Qe tani gjokset po t'i hapim
Rruget tona mbushur me  petale.
 
Syte e tu, sytë e tu,
Sa i shoh me sjellin behare
U them  se jam këtu
Dhe qeshin sytë e tuuuu.  buzeqeshje
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 17-05-2006, 15:57:59 »
Citojeni

Me këtë pjesez te Luan Zhegut qe mu kujtua tani si papritur ne kokë habitem fare përshëndes veten time ne radhe të parë me vjen turp... e pastaj, te gjithë ata qe kanë nostalgji për ditet e femijerise perqeshje

kur ishim te vegjel,
na merrnin për dorë,
na blinin cokollata,
na blinin akullore,
shpeshherë na qortonin,
me pas na buzeqeshnin,
kur benim ne gabime,
na shkulnin dhe veshin,

......... etj

(sorry, but this is how much I can recall now zgerdhihet)
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Vështrusja

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 19-05-2006, 15:06:06 »
Citojeni

Po përshëndes dhe hapesen e temës duke e falenderuar për idenë e saj me:

Syte e tu
Frederik Ndoci

SirenegiuS, flm për përshëndetjen (dhe këngën zgerdhihet), është një nder te preferuarat e mija! buzeqeshje

Unë po të përshëndes ty me një këngë qe jam kënaqur duke dëgjuar kohët e fundit:

silva gunbardhi - moj bardhule buzeqeshje (remix shumë i bukur)

ma ke ballin o me lule moj bardhule
ma ke ballin o me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, ballin o falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
lulet o jepi hua, ballin o falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

ma ke syrin me lule moj bardhule
ma ke syrin me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

ma ke gushen o me lule moj bardhule
ma ke gushen o me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, gushen o falma mua
lulet o jepja ylberit, gushen o mua te mjerit
lulet o jepi hua, gushen o falma mua
lulet o jepja ylberit, gushen o mua te mjerit

ma ke syrin o me lule moj bardhule
ma ke syrin o me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

etc...


E identifikuar
Vështrusja

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 15-07-2006, 18:23:44 »
Citojeni

Hey! Ju përshëndes me Altin Sulku - Potpuri Vlonjate zgerdhihet

Ne dege te selvise moj, bilbili kendonte
E ne streh te catise moj, thelleza degjonte
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili e pastaj do kendoje
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili e pastaj do kendoje

E rri ai menduar moj der sa doli ylli
me cifte ne duar moj bëra poshtëë nga pylli
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili, e pastaj do kendoje
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili, e pastaj do kendoje

 urraaa

Ma ke ballin o, me lule moj bardhule
Ma ke ballin o, me lule moj bardhule
Lulet o jepi hua, ballin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
Lulet o jepi hua, ballin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

Ma ke syrin o, me lule moj bardhule
Ma ke syrin o, me lule moj bardhule
Lulet o jepi hua, syrin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, syrin o mua te mjerit
Lulet o jepi hua, syrin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, syrin o mua te mjerit

Hajde vajzë e detit o, shoqet ti mos i degjo
Bëhu nuse bukur-o, hidhe vallen shtruar o
Hajde vajzë e detit o, shoqet ti mos i degjo
Bëhu nuse bukur-o, hidhe vallen shtruar o

 urraaa zgerdhihet  urraaa

etj ...

E identifikuar
SaricA
MetallC` e MetaL'izuar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 13-06-2007, 15:34:48 »
Citojeni

ëëë`..
s'dita ku me postu..??
a muni me gjet tekst`..diçka ROCK/METAL..
nesee munett ndokush..

HAIL\m/
E identifikuar

My heart makes as I SEE you
When I HEAR you
If I READ you...

Silently I whisper to myself
These tainted words as if in a prayer to pain…

Just grow up, DIE your death.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |