Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Të Ndryshme
Të Ndryshme
(Moderatore:
kengaime
,
SocialNetwork
)Si të flasësh me vajzat
Faqe: [
1
]
2
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Si të flasësh me vajzat (E lexuar 9813 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
më:
15-01-2007, 18:16:03 »
:)Si të flasësh me vajzat
1. Kur do të sigurosh simpatinë e një vajze, lëvdo bukurinë e saj: sidomos kur ajo nuk është e bukur. I thuaj se nuk ke parë kurrë dy duar më elegante se të sajat, o një gojë të formuar kaq bukur, o një ballë kaq të përkryer, o flokë kaq të dendur e të shkëlqyer. Mos u kufizo kurrë në lëvdata të përgjithshme, në vlerësime të zbehta e emfatike. T’i thuash një vajze: «Jeni shumë e bukur» o «Jeni e mrekullueshme» o «Nuk kam takuar kurrë një krijesë kaq të hijshme», nuk vlen absolutisht për asgjë. Nëse ajo është vërtet e bukur, nuk do t’u jetë mirënjohëse për një kompliment që vlen njësoj si çdo konstatim i thjeshtë që kushdo mund ta bëjë e që çdo kalimtar e shpreh, me fjalë o me shikim, pak a shumë me të njëjtat terma. Nëse përkundrazi nuk është tepër e bukur o nuk është fare, nuk do të mund të bëjë gjë tjetër, veç do të çuditej me komplimentin tënd duke menduar se po talleni me të o keni qëllim vetëm lajkatues. Nuk mund të thuash: «Ç’bukuri!» për një vajzë të mahnitshme, sepse është një konstatim banal, si të thuash: «Ç’vapë» në kulmin e verës. Nuk mund të thuhet: «Ç’mrekulli» për një vajzë të llahtarshme, sepse do të ishte një idiotësi o një shaka me shije të keqe, si të thuash: «Ç’kënaqësi!» kur të shkelin këmbën.
Por nëse ti di të lëvdosh bukurinë e një vajze të përkryer në një formë më të saktë, që të ndriçojë një aspekt o një anë të veçantë të hijeshisë së saj fizike (për shembull, përthyerjet e buzëve o ndonjë gropëz në faqe kur qesh, linjën e hollë e të gjatë të vetullave, shkëlqimin e bebes së syrit); nëse tek vajza e shëmtuar zbulon një veçanti realisht të pëlqyeshme e të lakmueshme (për shembull, finesën e hundës, vogëlsinë e veshit, përsosjen e qafës, o edhe thjesht mënyrën si e mban cigaren ndërmjet gishtave), si e para edhe e dyta do të të jenë mirënjohëse që ke zbuluar diçka që të tjerët nuk e kanë vënë re: një aspekti të veçantë të bukurisë së tyre, o një diçka e përkryer në aspektin e mjerueshëm të tyre fizik. Kjo diçka do të ketë një peshë të madhe në marrëdhëniet e tyre me ty. Ato do të jenë krenare e do të të jenë mirënjohëse si për një dhuratë.
2. Kur do t’i bësh një vajze një bisedë interesante, ndiq pra metodën e vjetër duke i folur për veshjen, për stolitë, për elegancën femërore në përgjithësi: por tregohu kompetent dhe i pajisur me shije të hollë. Vajzat vlerësojnë shumë djemtë që marrin vesh nga veshjet. E kanë frikë nga gjykimi i tyre e bëjnë gjithçka për t’u bërë të mbara o të urta. Sidomos kur janë të vetëdijshme se nuk janë tepër elegante e origjinale; o megjithëse duke pasur shije të mira, nuk munden, për arsye praktike, t’ia lejojnë vetes luksin për t’u veshur mirë.
Kur je i shoqëruar me një vajzë, kritiko në mënyrë të pamëshirshme tualtetet e të gjithë të tjerave. Kur ajo të shfaqet para syve me një veshje të re, trego interes si për një gjë të rëndësishme. Duke analizuar të gjitha anët bëj ndonjë vërejtje të lehtë e të shpejtë për ndonjë mungesë të vogël, lëvdo vlerat dhe efektet, me admirim gjakftohtë të një kompetenti. Do të shikosh si do të dridhet nga ankthi e nga pasiguria për fjalët e para, të zbehet a të sikletoset për çdo vëzhgim të vogël të pafavorshëm, të shkëlqejë nga gëzimi e nga mirënjohja për çdo fjalë që përmban lavdërim. Por është e nevojshme që gjykimi yt të mos tradhëtojë kurrë entuziazmin e dëshirën për kënaqësi: prandaj duhet të jetë i ftohtë, i paanshëm, i çinteresuar. Për këtë, nuk është e domosdoshme që t’i të humbësh kohë së lexuari revistat e modës o të konsultohesh me rrobaqepës e modeliste të qytetit me qëllim që të formosh një kompetencë serioze e të sigurtë: kompetenca stimulohet o improvizohet sipas mundësisë, me pak shije të mirë e pak paturpësi.
3. Fol lirshëm për të kaluarën tënde. Mos u bëj merak për këtë. Vajzat vlerësojnë të dashurit e tyre në bazë të numrit të vajzave që kanë dashur më parë. Mos u trego krenar për fitoret e tua të kaluara, por mos i fshih. Mos fol për iniciativën tënde, por kur bie fjala mos u bëj kryeneç, o i druajtur, o modest, o falso. Fol për to: por me finesë; me atë aftësi që konsiston në lënien së kaluarës të disa këndeve të errëta të aventurave të tua: me lirshmëri: me një ton indiferent e me një farë ndjenje «romantike» e «pasionale».
4. Diskuto me çiltërsi për gjithçka që mund të të ngrejë vlerat e mund të rrisë konsideratën që një vajzë ka për ty. Fol për udhëtimet e tua, nëse ke bërë shumë, e që meritojnë me të vërtetë të dëgjohen:
Nëse jeta jote është e zbrazët e pashije, trillo.
Asnjë vajzë s’do të qortojë kurrë se e ke gënjyer që t’i pëlqeje më shumë. Në fund të fundit më mirë një gënjeshtër e bukur se një realitet i shëmtuar e i palëvizshëm.
Tu desh me pas qef me fol me vajza djemt sigurisht edhe vajzat me ni kamrrin
E identifikuar
albnobody
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #1 më:
25-01-2007, 12:25:47 »
Keto keshilla qenkan te mira deri diku por si t`ia bej hallin qe Ajo s`rri me mua asnjehere me gjate se dy minuta dhe per kete kohe...vetem arrij ti them : Ku je Shpirt e asnje fjale tjeter dhe ende pa e shiquar mire me sy se si duket Ajo iken!
E identifikuar
Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Kisss
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #2 më:
26-01-2007, 02:44:23 »
Kjo eshte nje teme me shume rendesi, per mendimin tim.
Flmd
arbias
. Këto ishin këshilla goxha te mira.
Është e vështirë qe ta njohësh mirë trurin e shumë vajzave. Siç tha
Albnobody
, ajo rrin me mua vetëm 2 minuta, dhe pastaj largohet.
Një djalë s'mund te tregoj shumë ne 2 minuta.
Për këtë pune, do kishte qenë mirë sikur ta kishim pasur medjen e një politikani. Ata dijnë ta dredhin. Kur je shumë realist, dhe shumë i kendshem, këtë shumë goca nuk e pelqejn.
Duhet te sillemi, ne një form te mesme. Mos u shpreh shumë, por mos qëndro as i heshtur. Mos fol shumë për vendin tënd, por mund të thuash 1, ose 2 kuriozitete, etj etj.
Pastaj dilema është, se shumë çuna nuk janë orator te mirë. Kjo është e vërtetë për gjinine mashkullore, ne sikur nuk dimë ta shprehim me hijeshi, atë qe kemi ne zemër. Kurse shumë vajza dinë.
Ju uroj fat gjithë çunave.
E identifikuar
"Jeta ime eshte mesazhi im"
---Gandhi
www.RadioVallezimi.
com
arbias
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #3 më:
27-01-2007, 23:06:39 »
Cituar nga: albnobody në 25-01-2007, 12:25:47
Këto këshilla qenkan te mira deri diku por si t`ia bëj hallin qe Ajo s`rri me mua asnjëherë me gjatë se dy minuta dhe për këtë kohe...vetëm arrij ti them : Ku je Shpirt e asnjë fjale tjetër dhe ende pa e shiquar mirë me sy se si duket Ajo iken!
Po ku rrin vajzat me ty e me mu more, me yll ne ball me kan na se ne fillim ndoshta i afrojm disi por si ti ja shpalosesh zemren kur eke plot mllef?
Ja nis me spjegu realitetitn tand , duke spjegu mendon se po tregon diqka mir nga sinqeriteti hyn ne politik,e kur te hysh me vajza ne politik duhesh te dominosh dikund? edhe nese sdi te manipulosh do te deshtosh prap! dhe keshtu deshton pa dashje ajo qe per ty esht me shum se vetja.
Djemt serioz sot jan me pak te kerkuar per vajzat m qe kerkojn dhe mendojn me shum per karrier se sa per burr dashni plane femij .
Ne nuk i kemi faj kohes,edhe pse ajo sna pret por fati i jon esht ta kerkosh ta rrespektosh dhe ta shiqosh gjdo femer , te marresh msim ,pelqim jo vetem argetim apo pastaj ngushllim.
Thojn se gjdo gje qe e kerkon do ta gjesh por gjdo gje sesht e jotja apo ste perket;ne kriter karakter apo esht destinu ne adres tjeter...?
Te msohesh te rrespektosh femrat,sesht qudi se ato jan per mashkuj, e keshtu mendoj se do ta gjejm edhe rrespektin anasjelltas,dhe sdo te rrim gjat pa to.
E identifikuar
s`karendesi
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #4 më:
28-01-2007, 02:33:14 »
Cituar nga: arbias në 27-01-2007, 23:06:39
Po ku rrin vajzat me ty e me mu more, me yll ne ball me kan na se ne fillim ndoshta i afrojm disi por si ti ja shpalosesh zemren kur eke plot mllef?
Ja nis me spjegu realitetitn tand , duke spjegu mendon se po tregon diçka mir nga sinqeriteti hyn ne politik,e kur te hysh me vajza ne politik duhesh te dominosh dikund? edhe nëse s'e di te manipulosh do të deshtosh prap! dhe kështu deshton pa dashje ajo qe për ty esht me shum se vetja.
Arbias,e kisha fjalen per femren Shqiptare se per keso te huajash,ajo me pret nje jave qe ti flas jo vetem dy minuta...por ç`ti bej hallit kur s`kam ç`ju them.Une s`mund ti them ende nje femre joshqiptare "I love you"asnjehere se me mbetet ne dore!
Vertete femrat tona sot politiken s`e duan por...ç`tu bejme?Kush s`shkele mbi politiken do shkelet nga ajo!O merresh ti me te o do merret ajo me ty!
Citim
Djemt serioz sot jan më pak te kërkuar për vajzat m qe kerkojn dhe mendojn me shum për karrier se sa për burr dashni plane femij .
Jo kete e dij mire.Se do te gjejme ne femer shqiptare sot qe do na beje buken dhe ipastron rrobat ... kete mos e kerko ,harroje qe tani!Per femije...hahaha...v
etem nese e zen puna me zor ndonjeren...!
Hajt se edhe ne shqiptaret dalngadale po i pershtatemi te tjereve...do bashkejetojme me dike...homo apo hetero...kush e di!
E identifikuar
Elegance
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #5 më:
28-01-2007, 05:56:45 »
Si femër qe jam vete, këto janë disa këshilla qe mund t'u jap çunave sesi te flasin me vajzat ne përgjithësi, apo me vajzat qe nuk janë lidhur por me te cilat duan te lidhen apo me vajzat tek të cilat duan te lënë përshtypje te mira:
1) Shikoje ne sy (te paktën ne 80% te kohës) kur i flet.
2) Kushtoji rëndësi fjalëve qe ajo thotë, muhabetit qe bën me ty, por gjithashtu mimikes se fytyres se saj, nëse perdor duart, etj. Ne këtë mënyrë do kuptosh pak me shumë edhe natyren e saj, karakterin e saj, etj.
3) Respektoje fjalën e saj dhe dije qe ta respektosh edhe nëse nuk bie dakort me te. Kur dhe nëse nuk bini dakort për diçka, bëja te ditur duke ruajtur gjakftohtesine, klasin dhe respektin për te.
4) Trajtoje femren me butesi dhe brishtesi por pa e lejuar qe t'ju hipe ne shpine. Pra mos u tregoni aspak agresive por mos jeni as shumë pasive. Tregohuni aktive aq sa duhet.
5) Beni biseda te këndshme rreth gjerave qe ju pëlqejnë juve te dy te diskutonit, rreth hobive apo gjerave te përbashkëta, etj.
6) Mos bëni vetëm biseda rreth gjerave qe ju interesojne juve.
7) Fol lirshem për gjërat qe ti pëlqen, për gjërat qe ty te japin krenari, për ato qe ke arritur, etj. Ndërkohë mos ngjaj sikur po mburresh ne kulm.
8) Mos bëni shumë biseda rreth seksit. Bota juaj mund te vertitet rreth seksit, por ne shumicen e gocave nuk është kështu. Plus qe tregoni veten tuaj si pervert dhe manjak seksi. Kjo normale qe nuk është një përshtypje e mirë.
9) Ki sens humori por di si edhe kur të bëhesh serioz gjithashtu.
10) Mos i thuaj gjëra qe ajo do të degjoje por qe s'janë ne karakterin tuaj apo qe s'janë te vërteta.
11)
Mos dil nga vetvetja kur flet me te
(shumë e rëndësishme kjo, te me besoni.) Shanset janë qe ajo do e kuptoje nëse e bën këtë gjë. Lere vajzen t'ju pëlqejë apo t'ju mospelqeje për atë qe je ne te vërtetë, jo për atë qe doni te dukesh apo për atë qe do të jesh.
12)
Tregohu i sjellshem gjithmonë,
pavarësisht nga çfarëdo gjeje. Kjo është me shumë rëndësi edhe pse e lashe ta thoja për në fund.
Ja edhe disa këshilla sesi çunat te flasin me vajzat e tyre ose me te dashurat:
1) Respektoje atë dhe mendimin e saj. Ajo duhet te jetë e veçantë përderisa është me ty, ka zemren tënde apo është e dashura jote.
2) Shikoje ne sy (te paktën ne 80% te kohës) kur i flet. Madje, mundesisht, shikoje ne sy gjithmonë kur i flet dhe kur te flet.
3) Komplimentoje herë pas herë sidomos kur jeni bërë ndonjë bisede serioze. Ne këtë mënyrë humbet ne një çast lirie dhe nuk harron ta kujtosh atë edhe veten se fjalët e mira dhe komplimentat kanë vleren e tyre gjithmonë, sidomos ne ato momente kur biseda merr një ton serioz. Fundja jeta duhet vleresuar shumë, sidomos anet pozitive te saj.
4) Respektoje fjalën e saj dhe dije qe ta respektosh edhe nëse nuk bie dakort me te. Kur dhe nëse nuk bini dakort për diçka, bëja te ditur duke ruajtur gjakftohtesine, klasin dhe respektin për te. Duke bërë kështu, po i tregon asaj qe e do shumë, gjithashtu.
5) Tregoji ndonjë gënjeshtër te bardhe aty-këtu, sigurisht nëse nuk e demton atë.
6) Ndonjehere, një bisede tavoline vertite drejt saj kryesisht, pra le të jetë një bisede ku ajo mund të flasë dhe te shfryhet përse te doje, apo te thotë këndvështrimet dhe mendimet e saja për se te doje.
7)
Mos e gjyko
te dashuren tënde (shumë e rëndësishme kjo), keshilloje dhe
para se gjithash
degjoje.
Dhe nga ana tjetër jepi "the benefit of the doubt" asaj, d.m.th. besoje kur ajo te thotë diçka edhe pse instinkti i parë tendi mund te te thotë ndryshe. Mos dysho menjehere nëse nuk ka ne te vërtetë asgjë për te dyshuar.
8) Perqafoje herë pas herë (edhe kjo shumë e rëndësishme). Kjo është e nevojshme shumë edhe pas ndonjë bisede te rëndësishme.
9) Fol lirshem për gjërat qe ti pëlqen, për gjërat qe ty te japin krenari, për ato qe ke arritur, etj. Ndërkohë mos ngjaj sikur po mburresh ne kulm. Fol ama edhe për gjërat qe ajo ka arritur, për gjërat qe ti vlerëson tek ajo dhe për gjërat me te cilat ajo te ka bërë te ndihesh krenar për te.
10) Thjesht DUAJE te Dashuren apo vajzen tënde dhe tregoja herë pas herë këtë me fjale por edhe me vepra, me puthje, perqafime, akte romantike, surpriza te këndshme, etj.
11) Trajtoje te dashuren tënde si te barabarte me veten. Kjo është jashtë masë shumë e rëndësishme. Mos u ndiej superior para apo ndaj saj por as inferior. Nëse ajo është me e shkolluar sesa ti apo nëse ti merr rroge me te lartë sesa ajo, pak rëndësi ka. Rendësi ka qe e doni dhe e respektoni njëri-tjetrin. Pavaresisht nga ndryshimet ne statuset apo financat tuaja, ju ka sjelle dashuria juaj se bashku apo jo?!
12) Ji i hapur me te për çdo gjë, sidomos në lidhje me gjërat intime. Pra bëja te ditur çfarë do ne shtrat, çfarë te pëlqen dhe çfarë nuk te pëlqen. Kjo është shumë e rëndësishme për intimitetin tuaj dhe harmoninë tuaj seksuale.
13)
Mos u perpiq ta ndryshosh te dashuren tende.
Fundja nëse ajo duhet te ndryshoje, duhet ta beje këtë gjë për veten e saj dhe jo për ty. Megjithatë ndihmoje apo keshilloje qe ajo te kaloje një ves te keq apo qe të mos beje te njëjtat gabime, përsëri.
Këto 25 këshilla janë VETEM TE MIAT (i kam me Copyright biles, unë
Eleganca
, mos m'i vidhni
); d.m.th. dua te them qe ato qe mendoj unë si femër, mund të mos i mendoje një femër tjetër, etj. Plus qe ne te gjithë kemi eksperienca te tjera, të ndryshme nga jeta. Duke u bazuar tek faktet, njohurite dhe eksperiencat e mia, shkruajta këto me sipër.
Bota është e larmishme, përndryshe ku do ishte lezeti?!
E identifikuar
"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
arbias
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #6 më:
28-01-2007, 19:05:27 »
Faleminderit. Ele-gancA
Po ku ishe ti moj deri tash paskem shku posht, sa nuset i kemi njoftu e skemi dit si me u sjell edhe pse jemi mundu na kan lan pa arsyje (un personalisht po mendoj te hujat)(me shqiptare kurr skam lu as sdo te luj edhe nese sdo ta martohem )(te hujat jan kejt diqka tjeter, Disa mendoj vetem per sod e disa vetem per sod edhe per shpar te parev ,e disa vetem per karier e sen skan keshtu qe sja vlen me u mirr me to me humb koh..
Sekretet e femres vetem femrat i din? Mashkujt duhet me i msu se pa keto qe tha Eleganca e nderuara ska femer ,as shoqe as kush s t bahet gru.
E identifikuar
agnesa
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #7 më:
28-01-2007, 21:04:30 »
Cituar nga: Elegance në 28-01-2007, 05:56:45
Si femër qe jam vete, këto janë disa këshilla qe mund t'u jap çunave sesi te flasin me vajzat ne përgjithësi, apo me vajzat qe nuk janë lidhur por me te cilat duan te lidhen apo me vajzat tek të cilat duan te lënë përshtypje te mira:
1) Shikoje ne sy (te paktën ne 80% te kohës) kur i flet.
2) Kushtoji rëndësi fjalëve qe ajo thotë, muhabetit qe bën me ty, por gjithashtu mimikes se fytyres se saj, nëse perdor duart, etj. Ne këtë mënyrë do kuptosh pak me shumë edhe natyren e saj, karakterin e saj, etj.
3) Respektoje fjalën e saj dhe dije qe ta respektosh edhe nëse nuk bie dakort me te. Kur dhe nëse nuk bini dakort për diçka, bëja te ditur duke ruajtur gjakftohtesine, klasin dhe respektin për te.
4) Trajtoje femren me butesi dhe brishtesi por pa e lejuar qe t'ju hipe ne shpine. Pra mos u tregoni aspak agresive por mos jeni as shumë pasive. Tregohuni aktive aq sa duhet.
5) Beni biseda te këndshme rreth gjerave qe ju pëlqejnë juve te dy te diskutonit, rreth hobive apo gjerave te përbashkëta, etj.
6) Mos bëni vetëm biseda rreth gjerave qe ju interesojne juve.
7) Fol lirshem për gjërat qe ti pëlqen, për gjërat qe ty te japin krenari, për ato qe ke arritur, etj. Ndërkohë mos ngjaj sikur po mburresh ne kulm.
8) Mos bëni shumë biseda rreth seksit. Bota juaj mund te vertitet rreth seksit, por ne shumicen e gocave nuk është kështu. Plus qe tregoni veten tuaj si pervert dhe manjak seksi. Kjo normale qe nuk është një përshtypje e mirë.
9) Ki sens humori por di si edhe kur të bëhesh serioz gjithashtu.
10) Mos i thuaj gjëra qe ajo do të degjoje por qe s'janë ne karakterin tuaj apo qe s'janë te vërteta.
11)
Mos dil nga vetvetja kur flet me te
(shumë e rëndësishme kjo, te me besoni.) Shanset janë qe ajo do e kuptoje nëse e bën këtë gjë. Lere vajzen t'ju pëlqejë apo t'ju mospelqeje për atë qe je ne te vërtetë, jo për atë qe doni te dukesh apo për atë qe do të jesh.
12)
Tregohu i sjellshem gjithmonë,
pavarësisht nga çfarëdo gjeje. Kjo është me shumë rëndësi edhe pse e lashe ta thoja për në fund.
Ja edhe disa këshilla sesi çunat te flasin me vajzat e tyre ose me te dashurat:
1) Respektoje atë dhe mendimin e saj. Ajo duhet te jetë e veçantë përderisa është me ty, ka zemren tënde apo është e dashura jote.
2) Shikoje ne sy (te paktën ne 80% te kohës) kur i flet. Madje, mundesisht, shikoje ne sy gjithmonë kur i flet dhe kur te flet.
3) Komplimentoje herë pas herë sidomos kur jeni bërë ndonjë bisede serioze. Ne këtë mënyrë humbet ne një çast lirie dhe nuk harron ta kujtosh atë edhe veten se fjalët e mira dhe komplimentat kanë vleren e tyre gjithmonë, sidomos ne ato momente kur biseda merr një ton serioz. Fundja jeta duhet vleresuar shumë, sidomos anet pozitive te saj.
4) Respektoje fjalën e saj dhe dije qe ta respektosh edhe nëse nuk bie dakort me te. Kur dhe nëse nuk bini dakort për diçka, bëja te ditur duke ruajtur gjakftohtesine, klasin dhe respektin për te. Duke bërë kështu, po i tregon asaj qe e do shumë, gjithashtu.
5) Tregoji ndonjë gënjeshtër te bardhe aty-këtu, sigurisht nëse nuk e demton atë.
6) Ndonjehere, një bisede tavoline vertite drejt saj kryesisht, pra le të jetë një bisede ku ajo mund të flasë dhe te shfryhet përse te doje, apo te thotë këndvështrimet dhe mendimet e saja për se te doje.
7)
Mos e gjyko
te dashuren tënde (shumë e rëndësishme kjo), keshilloje dhe
para se gjithash
degjoje.
Dhe nga ana tjetër jepi "the benefit of the doubt" asaj, d.m.th. besoje kur ajo te thotë diçka edhe pse instinkti i parë tendi mund te te thotë ndryshe. Mos dysho menjehere nëse nuk ka ne te vërtetë asgjë për te dyshuar.
8) Perqafoje herë pas herë (edhe kjo shumë e rëndësishme). Kjo është e nevojshme shumë edhe pas ndonjë bisede te rëndësishme.
9) Fol lirshem për gjërat qe ti pëlqen, për gjërat qe ty te japin krenari, për ato qe ke arritur, etj. Ndërkohë mos ngjaj sikur po mburresh ne kulm. Fol ama edhe për gjërat qe ajo ka arritur, për gjërat qe ti vlerëson tek ajo dhe për gjërat me te cilat ajo te ka bërë te ndihesh krenar për te.
10) Thjesht DUAJE te Dashuren apo vajzen tënde dhe tregoja herë pas herë këtë me fjale por edhe me vepra, me puthje, perqafime, akte romantike, surpriza te këndshme, etj.
11) Trajtoje te dashuren tënde si te barabarte me veten. Kjo është jashtë masë shumë e rëndësishme. Mos u ndiej superior para apo ndaj saj por as inferior. Nëse ajo është me e shkolluar sesa ti apo nëse ti merr rroge me te lartë sesa ajo, pak rëndësi ka. Rendësi ka qe e doni dhe e respektoni njëri-tjetrin. Pavaresisht nga ndryshimet ne statuset apo financat tuaja, ju ka sjelle dashuria juaj se bashku apo jo?!
12) Ji i hapur me te për çdo gjë, sidomos në lidhje me gjërat intime. Pra bëja te ditur çfarë do ne shtrat, çfarë te pëlqen dhe çfarë nuk te pëlqen. Kjo është shumë e rëndësishme për intimitetin tuaj dhe harmoninë tuaj seksuale.
13)
Mos u perpiq ta ndryshosh te dashuren tënde.
Fundja nëse ajo duhet te ndryshoje, duhet ta beje këtë gjë për veten e saj dhe jo për ty. Megjithatë ndihmoje apo keshilloje qe ajo te kaloje një ves te keq apo qe të mos beje te njëjtat gabime, përsëri.
Këto 25 këshilla janë VETEM TE MIAT (i kam me Copyright biles, unë
Eleganca
, mos m'i vidhni
); d.m.th. dua te them qe ato qe mendoj unë si femër, mund të mos i mendoje një femër tjetër, etj. Plus qe ne te gjithë kemi eksperienca te tjera, të ndryshme nga jeta. Duke u bazuar tek faktet, njohurite dhe eksperiencat e mia, shkruajta këto me sipër.
Bota është e larmishme, përndryshe ku do ishte lezeti?!
këto kehsilla shummm te mira sikur te bënin këto gjëra te gjith djemt do ishte hata fare
E identifikuar
The More I Get The More I Want......!!!
Elegance
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #8 më:
29-01-2007, 05:31:35 »
Cituar nga: agnesa në 28-01-2007, 21:04:30
këto kehsilla shummm te mira sikur te bënin këto gjëra te gjith djemt do ishte hata fare
Faleminderit
Agnesa.
Dhe Po: vertet HATA do te ishte.
E identifikuar
"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Kisss
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #9 më:
29-01-2007, 05:41:19 »
Mua s'ma merr mendja, qe difekti kryesor qendron ne menyren se si shprehen meshkujt.
S'ka dyshim qe eshte me rendesi, mire po ne lidhjen e nje mashkulli me nje femer duhet konsideruar edhe faktor te tjere positiv qe nja djale ka.
Ka shume meshkuj qe nuk dijne te shprehen mire, ose te flasin sakte, jo vetem me gocat por edhe ne rrethana tjera.
Pra keta cuna, nuk ben qe te eliminohen menjehere.
E pastaj kjo ceshtja varet, edhe nga interesi qe femra shpreh ndaj nje mashkulli.
Ti nje hap, e une nje hap. Shume njerezve ju vjen marre, ose keq, qe ta bejn levizjen e pare.
E identifikuar
"Jeta ime eshte mesazhi im"
---Gandhi
www.RadioVallezimi.
com
agnesa
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #10 më:
01-02-2007, 13:51:15 »
Cituar nga: Elegance në 29-01-2007, 05:31:35
Faleminderit
Agnesa.
Dhe Po: vërtetë HATA do të ishte.
neve na duket hata kurse qunav hajgare
E identifikuar
The More I Get The More I Want......!!!
erlehta
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #11 më:
02-02-2007, 17:51:52 »
Respekti te jete baza.
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Lefter
Re: Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #12 më:
25-06-2007, 20:48:51 »
Po mura me plan qe t flas vajzave mjeri une.
...Une flas tap rap,cka te bjen momenti edhe mendja njekohesisht.Se keshtu me ka mesuar Xha Miloja.
Dhe normalisht respektin dhe dashurine qe kam per ta,se jane te bukura si vet krijesa qe jane.
E identifikuar
Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
U.J.K.U
Re: Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #13 më:
19-07-2007, 16:41:53 »
Une per vete i shaj me bejte
E identifikuar
Berni
Gjinia:
Si të flasësh me vajzat
«
Përgjigju #14 më:
22-07-2008, 11:48:26 »
Keshilla te mira, po dhe me te mire sduen marrur, se te vejn perpara pastaj
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Faqe: [
1
]
2
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
Jeni pro apo kunder racizmit?
Pro
28
(23%)
Kunder
89
(76%)
Numri total i votave: 113
Shiko temen