Do te ishte shumë më interesante, sikur secili këtu te tregoj shenjat e vet dhe pakëz nga gjerate karakteristike te tije, qe te shihen ngjajshmerit apo dallimet ne mes njerzve te te njejtit shenjë.
Po filloj unë i pari:
Siç dihet ne Psikologjine Astrologjike çdo njeri i ka nga tre shenja. Shenja e pare dhe kryesorje dihet duke llogaritur poziten e Diellit kur ke lindur, e dyta dihet duke llogaritur poziten e Henes kur ke lindur, dhe shenja e tret është Ascendenti qe tregohet përmes orës dhe minutit kur ke lindur, e cila shenjë tregon edhe se si te shohin ty te tjerët, ose ndikimi yt tek të tjerët.
Tek unë shenja e pare është
Shigjetar, e dyta është
Gaforre, dhe Ascendenti është
Binjak.
Karektiristikat Psikologjike tek personaliteti im si Shigjetar jan :
1. Nuk mundem te gënjej, e them te vërtetën edhe atëherë kur nuk bene ta thuash te vërtetën.
2. Jam ne një far mënyrë gjithmonë duke i ndihmuar te tjerëve, dhe harroj vetveten.
3. Ne moment zënkash nuk di te trembem apo te frikohem, pra ne atë moment jam shumë kokefort dhe i vendosur për me te keqen, pra nuk di t'i largohem konfliktit.
4. Jam absolutikisht njeri i drejt dhe i barabart për te gjith.
5. Merakosem edhe për gjërat me te vogla.
6. Jam shumë kurioz dhe kam interes për të gjitha gjërat qe eksistojne.
7. Kam aftësi për parashikime intuitive (e ndjej qe do të ndodh diçka shumë e keqe apo diçka shumë e mirë).
8. Gjerat me te komplikuara jan gjërat më interesante për mua.
9. Nuk i besoj askujt pa i vërtetuar vet gjërat.
10. Jam shumë nervoz dhe nuk mundem ta mbaj nervozen ne vete.
11. Nuk i dua njerzit qe genjejne, qe lariten, qe ngjesin fjale te tjerëve, qe tradhtojne, qe vjedhin, qe jan arrogant, qe ja mbajnë vetit lart etj.
12. I ndaj njerzit ne te mirë dhe ne te keq, te përzier nuk ka, dhe njerzit e kuptojnë menjehere a jan simpatik apo antipatik për mua.
13. Për njerzit e mirë jam shum i mirë, ndërsa për njerzit e keq jam shumë i keq.
14. Me te huajt jam serioz, ndërsa me te afermit jam shakagji (hajgaregji).
15. I jap këshilla njeriut kur e shoh qe është ne rrugë te gabuar, edhe pse ndoshta ai nuk i deshiron keshillat e mia, dhe don ta vazhdoj atë rrugën e vet.
16. Nuk e ndjej veten mirë ne një vend qe ka shumë njerz.
17. Njerzit e tjerë i frikohen ndonjë "llafi inteligjente" ne prezencen time, kan njefar dyshimi apo mosbesimi ne diturine e vet.
18. Dua shumë pastërti, rregull dhe dekorim apo zbukurim ne shtepi.
19. Jam ne një far mënyrë perfekcionist, gjërat qe i punoj mundohem ti beje perfekt.
dhe e fundit (pasi qe tjerat nuk me bien nder mend)
20. E kam vrejtur qe pershtatem me të gjitha te tjerat Shenja, përveç me Dash dhe me Ujore jam disi gjithnjë ne konflikt mendimesh.

Ju përshëndes te gjithëve

[attachment deleted by admin]
[attachment deleted by admin]