Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Nje tregim i shkurter  (E lexuar 13340 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 12-02-2007, 12:17:03 »




NJE TREGIM I SHKURTER

Nje vajze po e priste aeroplanin ne nje aeroport te madh. Meqenese i
duhej te priste gjate, vendosi qe te blinte nje liber qe ta kalonte
kohen. Bleu librin dhe nje kuti me biskota. U ul ne vendin ku rrine
zakonisht persona te rendesishem ne menyre qe askush te mos e pengonte.
Afer saj ishte karrigeja me biskota dhe nje karrige me tej nje person
tjeter i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi te merrte biskota, edhe
zoteriu nga karrigeja tjeter mori nje. Ajo u habit pa mase, por nuk tha
asgje vetem vazhdoi te lexonte librin. Me vete po mendonte - Sikur te
kisha pak guxim, deri me tani do ta grushtoja. Secilen here qe ajo
merrte nga nje biskote, kete e bente edhe zoteriu pa u merzitur fare.
Vazhduan keshtu deri sa ne kuti nuk mbeti vetem nje biskote e vetme dhe
vajza mendoi: Me intereson te di se cfare do te beje ai tani!!! Zoteriu
e mori biskoten e fundit dhe e ndau ne dy pjese.
"Kjo me te vertete eshte e tepert, filloi te mendoj me nervoze vajza,
mori sendet e veta, librin, canten dhe shkoi drejt daljes se vendit ku
priste. Kur u ndje me mire, pasi qe tejkaloi nervozen, u ul ne nje vend
ku nuk ishte askush qe te mos kishte me asnje ndodhi te tille te
papritur. E mbylli librin dhe e hapi canten qe ta fuse brenda, dhe ne
momentin kur shikoi brenda pa nje kuti me biskota te pahapur fare. U
turperua sikur te ishte nje hajneshe dhe atehere e kuptoi se kutia me
biskota kishte qene e zoteriut qe kishte qene ulur ne karriken prane te
sajes, por i cili pa asnje shqetesim, nervoze apo brenge e ndau edhe
biskoten e fundit me te, krejtesisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e
lenduar ne krenarine personale dhe ndjenjat e veta.
*******
Sa here ne jeten tone ne kemi ngrene dhe do te hame biskoten e huaj,dhe kete nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dime kurre?
Para se te vijme ne ndonje perfundim te shpejte dhe para se te fillojme te mendojme keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here situatat nuk jane te atilla
sic na duken neve ne shikimin e pare!!!
Ne jete ekzistojne gjera te cilat nuk mund te kthehen:
Guri qe eshte hedhur
Fjala qe eshte thene
Rasti apo mundesia pasi qe te jete humbur
Koha qe ka kaluar
******
Njehere dikush ka thene:
Puno sikur nuk do te kesh kurre nevoje per para
Dashuro, sikur te mos kesh vuajtur kurre nga dashuria
Vallezo, sikur mos te jete askush afer te te veshtroje
Kendo, sikur te mos jete askush andejpari te te degjoje
Jeto, sikur te jete parajsa ne tok


Komentet dhe mendimet e juaja jan te mirseardhura.
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 12-02-2007, 20:51:26 »

Shume i bukur dhe mbi te gjitha shume domethenes.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 12-02-2007, 22:07:48 »

Me te vertete nje tregim i bukur.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 13-02-2007, 19:19:32 »

Fantastik fare dhe ne fakt me kujton diçka qe më ka ndodhur mua. Kam qenë duke vizituar një vend dhe aty ka pasur teleskope për të parë lart,ose objekte qe ishin shumë larg. Dhe unë po prisja ne rradhë pas një cifti, dhe po me ngriheshin nervat sepse nuk po iknin nga teleskopi,por mua sme durohej qesh me te madhe perqeshje Prita rreth 2 min qe mua mu duken shumë  zgerdhihet dhe me në fund i thashë se doja dhe unë te shikoja nga teleskopi  zgerdhihet Ata u treguan shumë te sjellshem dhe u larguan duke pritur përsëri ne rradhë pas meje. Pasi pashë nga teleskopi e fjeta mendjen edhe ika zgerdhihet dhe duke ecur me tej pashë një teleskop tjetër ku nuk kishte asnjë njeri dhe unë mendova te shikoj prapë e qete zgerdhihet Kur vura sytë aty nuk më tregonte asgjë zgerdhihet gjithshka ishte e zeze. Ula koken poshtë dhe pashë një table qe tregonte shumen e lekeve qe duheshin futur për të parë nga teleskopi dhe gjithshka ishte me minuta,me një fjale te jepte një kohe te kufizuar,jo me shumë se 5 min me duket.U ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha ditur qe ishte me lek dhe i hoqa nga teleskopi ata te shkretet  me vjen turp nuk e kisha pare tabelen fare  me vjen turp dhe u ndjeva fajtore qe isha inatosur me ata qe skishin asnjë faj  zgerdhihet zgerdhihet me vjen turp
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
arbias
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 26-02-2007, 23:38:06 »

... mir qe ju paska pelqyer do te mundohem ta sjelli edhe nje pjes te ngjajshme vertet interesante...
Nje her brengosesh pastaj skupton e dikur ik dhe qesh me vete? keto jan qudira te jetes ...
E identifikuar
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 05-06-2007, 18:37:55 »

Ja dhe nje tregim qe sapo lexova:

Nje profesor, perballe klases se filozofise, pa thene asnje fjale, merr nje vazo te madhe bosh majonese, dhe vazhdon duke e mbushur me topa golfi. Me pas, pyet studentet nese vazoja ishte plot. Studentet jane dakort dhe thone se po.
Atehere, profesori merr nje kuti me toptha qelqi dhe i hedh brenda vazos se majonezes. Topthat e qelqit, mbushin hapesirat boshe të krijuara nga topat e golfit.
Me pas, profesori i pyet serish studentet nese vazo ishte plot dhe ata pergjigjen se po.
Profesori merr nje kuti me rere dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim, rera mbush hapesirat boshe dhe profesori pyet nese vazo eshte plot. Kete here studentet pergjigjen njezeri: PO !
Profesori, me shpejtesi, i hedh nje filxhan kafe vazos dhe padyshim qe mbushen hapesirat e lena bosh nga rera. Studentet nisin te qeshin nga ky rast.
Kur e qeshura mbaron, profesori thote: "Dua te kuptoni, se kjo vazo perfaqeson jeten.
Topat e golfit jane gjerat e rendesishme, si familja, femijet, shendeti, miqte,dashuria; gjerat qe na pelqejne. Jane gjera qe, edhe sikur te humbisnim gjithçka dhe te na mbesnin vetem ato, jetet tona do te ishin ende plot. Topthat e qelqit, jane gjerat e tjera qe na interesojne, si puna, shtepia, makina, etj. Rera eshte gjithçka tjeter; gjerat e vogla. Nese, para se gjithash do te vendosnim rere ne vazo, nuk do te kishte vend as per topat e golfit e as te qelqit. E njejta gje ndodh me jeten: Nese harxhojme gjithe kohen dhe energjite tona per gjerat e vogla, nuk do te kemi me hapesire per gjerat vertete te rendesishme.
Bej kujdes me gjerat qe jane thebesore per jeten tende: luaj me femijet e tu, gjej kohe per te shkuar tek mjeku, dil per darke me partnerin tend, praktiko sportin tend te preferuar... Do te kete gjithmone kohe per te pastruar shtepine, per te prere barin, per te rregulluar gjerat e vogla... Merru me pare me topat e golfit, me gjerat qe vertet kane rendesi. Vendos prioritetet e tua: diferenca eshte vetem rere...
Nje nga studentet ngre doren dhe pyet se çfare perfaqeson kafeja. Profesori buzeqesh dhe thote: "Jam i lumtur qe me ben kete pyetje. Eshte vetem per te treguar se nuk ka rendesi se sa e zene eshte jeta juaj, ka gjithmone vend per nje kafe me miqte e tu!".
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Belinaa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 08-06-2007, 23:04:06 »

Me pelqyen te gjitha tregimet sic ka thene edhe Erlehta janë shume tregime domethenese.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
CrYsTaL TeaRs
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 09-06-2007, 02:53:08 »

Shume edukative dhe me moral... po patet me, ju lutem na i postoni  luj syun
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 09-06-2007, 19:20:21 »

Me kalimin e kohës… do të kuptosh qe te rrish me dike vetëm sepse te ofron një te ardhme te mirë, do të beje qe herët a vonë, të duash te kthehesh ne te kaluaren tënde.

Me kalimin e kohës… do të kuptosh qe te martohesh vetëm sepse “po ngelesh vetëm” është një paralajmerim i qartë qe martesa do të jetë një dështim total.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe vetëm ai qe është i aftë te te doje me gjithë te metat e tua, pa pretenduar te te ndryshoj, mund te te jap te gjithë lumturine qe deshiron.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe n.q.s. do rrish ne krah te personit te dashur vetëm për te shoqëruar vetmine tënde, do perfundosh duke mos dashur ta shohësh me.

Me kalimin e kohës … do kuptosh qe miqte e vërtetë vlejne me shumë se çdo sasi parash.

Me kalimin e kohës … do kuptosh qe miqte e vërtetë numerohen me gishta, dhe qe ai qe nuk lufton për te ruajtur miqesine e tyre herët a vonë do perfundoj i rrethuar me miqesi te rreme.

Me kalimin e kohës … do kuptosh qe fjalët e thena ne një moment ne ikje e sipër mund te lendojne personin tjetër pergjate gjithë jetës.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe n.q.s. ke lenduar rëndë një mik/e, ka shumë mundësi qe shoqëria të mos jetë kurrë me e njëjtë.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe çdo experience e jetuar me çdo person është e paperseritshme.

Me kalimin e kohës …do të mësosh të ndërtosh gjithçka mbi te sotmen, pasi e nesermja është shumë e pasigurt për te bërë plane…

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe t’i sforcosh gjërat qe te ndodhin, do të beje qe në fund të mos jenë siç i prisje.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe ne te vërtetë me e mira nuk ishte e ardhmja, por momenti qe po jetoje ne ato çaste.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe të tentosh te falesh apo të kërkosh falje, të thuash se dashuron, të thuash qe te ka marr malli, të thuash qe ke nevojë, të thuash qe do të bëhesh mik/e… përpara një varri, nuk vlen me!

Dhe kujto këto fjale:

“Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.”

… Tamam atëherë kur: “Nuk ka me kohe.”

E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 11-06-2007, 05:54:08 »

Me kalimin e kohes... po me pelqejne jashte mase shume ato qe ka shkruar Smiley  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Lizi
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 27-06-2007, 14:11:52 »

tregime shume te bukura <pergezimet e mia    !ndonjehere n'a duhet te jemi me tolerant dhe me pak impulsiv ne gjykimin e nje situate (si tek ai tregimi me biskotat).personailsht me pelqyen edhe tregimet e postuara me siper dhe shpresoj te shkruani perseri te tilla histori .
E identifikuar
·÷±±÷·‡±: Adrenalina :±‡
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 01-10-2010, 16:34:39 »

Zemra e nenes.

E identifikuar

La ricerca scientifica è vedere ciò che tutti hanno visto, ma pensando ciò che nessun altro ha pensato.
Arlinda
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 23-07-2011, 21:25:28 »

nje tregim vertet fantastik  buzeqeshje luj syun
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Nuk duhet të përpiqesh të jetosh gjatë,por të jetosh vërtetë.
  • Dot JO
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 11 (26%)
  • -
  • Dot Vetem ne mendjet e njerezve
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ku i dihet
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Thenie Filozofike
  • 22 (53%)
  • -
  • Numri total i votave: 40
  • Shiko temen