|
Berni
|
 |
« më: 26-01-2007, 15:27:05 » |
|
Në panairin që u çel në pallatin e sportit përpara tre vjetësh, pati një bum shitjesh, veçanërisht punime në vegjë, velence, qilima, çanta, çentro, rrugica etj etj. Kishte edhe blerës të huaj sidomos italinë, gjermanë. Madje pata ofertë dhe prorosi të shumta dhe një ftesë për të bashkëpunuar me një shoqatë italiane, por ishte koha e shkurtër dhe nuk munda t ju përgjigjem 46 vjeçari Koçi Mujollari, voskopojari që jeton në Vlorë, është kandidat për në librin Gines. Babai i dy fëmijve, është burri i vetëm në Shqipëri, por ndoshta edhe në Ballkan dhe më gjërë, që për gjatë 40 vjetëve ka qëndisur me duart e tij 20 mijë punë dore me grep, shtiza, vegjë, me gjilpërë, duke ia kaluar edhe gruas më duarartë. Punën e parë e ka nxjerrë nga duart kur ishte 6 vjeç dhe në moshën 46 vjeçare, ai pretendon se nuk mund të konkurohet nga askush dhe është i gatëshëm të përballet në çdo panair brenda e jashtë vendit. Ai thotë se veçohet për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e punëve, por ndjehet krenar, pasi përcjell në shtete të botës, jo vetëm talentin, fantazinë e tij, këmbënguljen,por edhe vlerat e Kombit. Shqiponjën, Skënderbeun, motivet popullore, gjithçka nga vendi i tij Shqipëria.
Shqiponja e punuar me rruaza kuq e zi - fluturon në shumë shtete të botës dhe kjo më lumturon pa masë, - thotë ai i mbushur me emocion. Koçi flet për aktivitetin e tij 40 vjeçar në këtë fushë të artit që në shekuj është pronë e grave, duke u shndëruar në mit. Ai kërkon ndihmë kryetarit të bashkisë së Vlorës dhe Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj, që ta ndihmojnë për të ekspozuar vlerat kulturore që nxjerr nga duartë e tij. Ai shprehet se do të ndahet nga punët e dorës, që janë pasioni dhe pjesë e shpirtit të tij,vetëm kur ta lënë sytë. Voskopojari që jeton prej 20 vitesh në Vlorë, flet eskluzivisht për gazetën "Ballkan"
Kur keni filluar të qëndisni me duart tuaja dhe si jeni futur në këtë rrugë të pazakontë për një burrë? Kam qënë 6 vjeç kur qendisa për herë të parë mëngët e veshjeve kombëtare të krahinës. Në këtë rrugë që më ka sjellë kënaqësi, por edhe telashe më ka futur gjyshja ime e dashur, Nafija. Ajo kishte një vajzë të vetme, pra nënën time që lindi 8 fëmijë, 5 djem dhe tre vajza dhe që na rriti gjyshja. Unë,isha më i vogli, më donte shumë dhe gjithë kohën e kaloja pranë saj. E ndiqja me vëmëndje kur punonte në vegjë, thurte çorape, qëndiste me gjlpërë dhe më lindi dëshira, paioni, që t i ngjaja gjyshes sime të shtrenjtë që njihej në të gjithë Korçën e rrethinat e saj për mjeshtërinë në punën e dorës. Kur më vuri në provë, pra në moshën 6 vjeç, mbaj mënd që më tha: Të qoftë udha e mbarë, nxjerrësh nga duart flori që t ia kalosh edhe gruas më të zonjë. Dhe me të vërtetë, 40 vjet pas vdekjes së gjyshes dhe po kaq vjet punë e krijimatri prej meje, them se u bë realitet urimi dhe amaneti i gjyshes. Nuk besoj të ketë grua të ma kalojë në Shqipëri. Jam gati të konkuroj me cilëndo që pretendon se është mjeshtre. Cila është rruga jote, ku keni mundur të përballoni opinionin, pasi ishte e jashtëzakonshme që një burrë, të qëndisë, bëjë çorape..., punë që i takojnë vetëm gruas? Kur të lind pasioni, nuk ka gjë në botë që të pengojë për të vënë në jetë dëshirën tënde, qoftë edhe opinioni. Kësisoj në Voskopojë punoja i qetë, madje, punët i merrja me vehte kur shkoja në punë. Bënim pushim, unë nuk e shkoja kohën kot, vazhdoja çorapen, apo çentron që e kisha lënë përgjysëm. Sigurisht, e veçanta bën përshtypje, por kjo ishte një periudhë e shkurtër, deri sa të afërmit, bashkëfshatarët u njohën me punët e mia, që kur i shihni pesnin duke shqyer sytë: Me të vërtetë i ke punuar ti, Koçi? Kur u bindën, atyre nuk ju bënte më përshtypje fakti që një burrë kryente punë të imta të grave, por më jepnin kurajo, për ta vazhduar punën dhe një shumicë njerëzish porosisnin pajën e nuseve tek unë. Punët e mija më ngrinin vlerat dhe nuk më penguan aspak që të bëhesha familjar dhe sot pas katër dekadash unë jam baba i dy djemëve dhe gruaja ime më inkurajon dhe ndjehet mirë kur sheh se çfarë punësh nxjerr nga duartë e mia. Ndërsa ka ndryshuar puna kur erdhëm në Vlorë. Keni braktisur pasionin tuaj? Aspak, por jam i detyruar të punoj vetëm brenda shtëpisë. Kam një dhomë timen ku kam orenditë, punët e mia të të gjitha llojeve, që kush e ka parë është çuditur. Është një muze i vërtetë ku janë ekspozuar qindra punë të dala nga duartë e mia me grep, shtiza, gjëlpërë, tezgjah, qëndisje me rruaza, temina etj. Gjithësesi, ne kemi 20 vjet në Vlorë dhe jo vetëm lagjja, por i gjithë komuniteti vlonjat e më gjërë janë njohur me punët e mia. Keni dalë në publik? Po. Për herë të parë në një panair që u organizua para 8 vjetësh në pallatin e kulturës "Labëria". Merrnin pjesë rreth 40 gra me punimet e tyre dhe kur më panë mua, u çuditën, çudi që një burrë ishte i pranishëm mes grave, por edhe për punët me cilësi e shumëllojshmëri që kisha paraqitur. Pata dyndje njerëzish që blinin, por edhe porosisnin, ku pjesa më e madhe ishin gra. Ishte prova e parë që e kalova për mrekulli, me gjithë xhelozinë e grave pjesmarrëse. Në këtë rast është shprehur xhelozia e grave? Nuk dëhironin që unë të merrja pjesë në panair, dëgjoja zëra si larg që thonin: Po ky burrë çfarë do këtu, nuk i vjen turp? Ndërsa unë heshtja, pasi nuk ishte turp të konkuroje me vlera, punë artisitike që i shërbejnë jo vetëm personit, por komunitetit, ca më tepër tani që jemi në ekonominë e tregut. Pastaj ma shprehën hapur kur kërkova të merrja pjesë në një kurs për të qendisur me makinë. -Ne jemi të gjitha gra dhe nuk ka arësye që të kemi edhe një burrë, prandaj nuk ta pranojmë kërkesën, - më thanë. U largova i dëshpëruar për momentin, por më pas i sfidova. Ju dërgova disa punë të qendisur me dorë, si perse, mbulesa, jastëkë etj etj, duke ju thënë se dora ime ia kalon edhe gjëlpërës së makinës. Në fakt më shumë unë doja të mësoja për të prerë, se sa për të qendisur. Mjeshtëria është tek dora dhe mëndja dhe jo tek makina, që përdoret nga mijëra gra. Keni shitur punime tuajat jashtë shtetit? Në panairin që u çel në pallatin e sportit përpara tre vjetësh, pati një bum shitjesh, veçanërisht punime në vegjë, velence, qilima, çanta, çentro, rrugica etj etj. Kishte edhe blerës të huaj sidomos italinë, gjermanë. Madje pata ofertë dhe prorosi të shumta dhe një ftesë për të bashkëpunuar me një shoqatë italiane, por ishte koha e shkurtër dhe nuk munda t ju përgjigjem. Çfarë kujtimi ruani nga gjyshja? Më i bukuri kujtim është mjeshtëria e saj, që e përcolli tek unë qysh fëmijë, duke arritur që tradita të përcillëj nga një brez në tjetrin, ndërsa punë të saj, kam shumë, ndërsa motrat ende kanë pjesë nga paja e pregatitur nga duartë e saj. Gjë të shtrenjtë nga gjyshja ruaj një kollan mezi, thënë ndryshe rrip, i punuar në vitin 1938, që unë munda ta realizoj në vitin 1978, pas 40 vjetësh, ndërsa e ruaj ende edhe pse po mbushen 70 vjet që është punuar. Cila është e veçanta e këtij punimi, që e ruani si relikë e përsosmëri të mjeshtërisë së gjyshes? Kollani është punuar me rruaza, ku mund të jenë kaluar në gjëlpërë mbi 5 mijë rruaza shumëngjyrëshe. Në gjatësinë e tij janë qëndisur figura si sorkadhe, hëna, qielli, shqiponja, çifte, gjuetari, bohçe lulesh etj. Kurse unë munda ta realizoja me qëndije në stof dhe nuk dalloi shumë nga origjinali. E paraqita në panairin e dytë dhe e kërkuan shumë njerëz, madje një shtetas gjerman kërkoi ta blinte 100 dollarë, por nuk e dhashë. E kisha bërë për qejfin tim, duke ngrysur ditë e gdhirë netë mbi të, duke derdhur mund e shpalos fantazi për të provuar vehten nëse do të mund të nxirrja nga duart një punë kaq të vështirë, që kërkonte mjeshtëri të lartë dhe vullnet të madh, pra në një farë mënyrë desha të ekspozoj mjeshtërinë time, pasionin për punët e dorës. Shumë punë, unë i bëj edhe për qejfin tim, duke i vendosur në dhomën-muze si dhe për t ju dhuruar të afërmëve dhe miqëve në raste festash. Keni këkesa nga emigrantët në shtetet e Europës? Shumë, shumë fare, veçanëish nga Korça, por edhe nga Vlora dhe lajmi ka shkuar vesh më vesh tek dhjetra djem e vajza që punojnë në Itali, Greqi, Gjermani dhe deri në Amerikë. Për mua është e rëndësishme se punët që porosissin ata dhe shumë të tjera që dërgoj unë, përcjellin dy mesazhe. Në radhë të parë vlerat kulturore të vendit tim dhe simbolet e Kombit dhe është e dyta mjeshtëria e duarve të mija. Kam punuar shqiponjën në shumë pozicione, veçanërisht në fluturim në çanta, portofole, banda muri, në flamuj, pagure, çorape, rrugica e dhjetra e dhjetra punë me grep, qëndisje me gjilpërë, me tezgjah, shtiza dhe veçanërisht në punimet me rruaza kuq e zi. Kostumet popullore, veçanërisht të anës sime nga Korça, monumente kulturore, si ai i Pavarësisë, heronj si Skënderbeu, janë simbolet që enden në punët e mia që shkojnë me dimensione deri në 4 metra katrorë. Nga ana tjetër nuk mungojnë panoramat nga qytetet, bregdeti, ku vend të veçantë zë Korça ime. Sa kohë ju duhet për të përfunduar një punë të tillë? Varet nga lloi i punimit dhe me çfarë punohet. Kështu një Shqiponjë e punuar me rruaza në flamur është e barabartë në kohë me një qilim të punuar në vegjë për një dhomë pritjeje. Punët me rruaza janë të pavdekëshme, por të mundojnë nga sytë, është punë e hollë, mendo të kalosh mijëra e mijëra rruaza nëpër gjilpërë. Kam një panoramë që do ta vendos në faqen e murit të dhomës së punës, mbi të cilën kam punuar 90 ditë pa ndërprerë dhe ende nuk e kam përfunduar. Punoj zakonisht natën mbi të, kur ka qetësi dhe përqëndrohem i tëri mbi të. Nuk është e lehtë, për të nxjerrë punime të tilla, veçanërisht me gjilpërë e rruaza, apo edhe me temina, duhet fantazi, vullnet dhe saktësi perfekte, pasi për një rruazë të vendosur më tepër, apo mangët, prishet simetria e objektit, për më tepër janë punë që nuk korigjohen më. Unë punoj me një fill e copë që vijnë nga Spanja, që nuk kanë vdekje, ashtu mbetet jo për vite, por edhe shekuj. Duket keni talent edhe si piktor? Gjykoj se është punë më e vështirë se piktori, kjo pse përveç talentit e fantazisë, kërkohet durim, përqëndrim total i shqisave mbi punën për shkakun se ëhtë punë e imët dhe nuk mund të korigjohet më nëse ke gabuar, ndërsa në pikturë, korigjon, ndryshon me penel sa herë e gjykon se duhet përmirësuar piktura. Si ndjehet gruaja juaj, kur bëjnë porosi apo blejnë punët tuaja gratë? E kuptoj ku do të dilni me pyetjen tuaj, ndaj po përsëris që në familjen time, në fisi, në Korcën time, tani edhe në Vlorë, nuk ka mentalitet, nuk na prek fakti që burri i familjes, nxjerr nga duart e tij punët që nuk i bën edhe një grua. Kjo e pazakontë shihet me syrin e duhur, që ky njeri ka një prirje të veçantë, një talent e pasion, që nxjerr nga duart vlera kultuore, pse në rradhë të parë kjo është art dhe që në fund të fundit me këtë punë mbijeton. Asnjëherë ime shoqe, apo edhe dy djemtë nuk më kanë thënë: Lëre këtë punë, se ëhtë turp, përkundrazi vijnë në dhomën e punës dhe pyesin: -Cfarë punë ke ndërmend të fillosh? Tashmë kjo është pjesë e jetës sime dhe të familjes dhe nuk bën përshtypje të keqe, përkundrazi atyre ju vjem mirë që mburrin punët e mia dhe përgjigjen se babai është artist. Dini nëse ka burra të tjerë në Shqipëri që bëjnë punë-dore? Jam interesuar tërë jetën dhe nuk kam gjetur qoftë edhe një të vetëm. Do të më pëlqente të kisha edhe një shok të vetëm, aspak për mentalitet, por për të shkëmbyer përvojën, pasi me gratë është e pamundur. Ato më shohin shtrembër, janë xheloze dhe ndoshta nuk ndjehen mirë që i konkuron një burrë në sferën e punës së tyre. Gjithësesi ky qëndrim i tyre mua më bën mirë, nxit konkurencën dhe më nxjerr në krye falë punës time. Keni dhuruar ndonjë punim tuajin ndonjë politikani? Jo, nuk kam pasur rast dhe të them të drejtën nuk merrem me politikë. Kujtohem për to vetëm kur më duhet të shkoj të votoj. Kjo punë që bëj unë, të mban lidhur, nuk ke kohë të shkosh një vizitë tek të afërmit, ndonjëherë të lë edhe pa ngrënë, lëre pa gjumë, që është një gjë e zakonshme. Në të vërtetë kërkoj të takoj z. Bujar Leskaj, si deputet i Vlorës, por edhe si Ministër i Kulturës dhe do të dëshiroja që ai të bënte një vizitë në shtëpinë time, në dhomën muze ku janë ekspozuar punimet artistike të punuara nga një burrë dhe të më jepte ndihmën e tij për t u lidhur me ndonjë shoqëri dhe për më tepër të mundësojë pjesmarrjen time në panaire që bëhen jashtë shtetit. Kjo është edhe në të mirë të vendit, jo pse ka të veçantën, që zor se e gjen edhe në shtete të tjera të botës, por edhe për faktin se përcillen me mjeshtëri vlerat kulturore të Kombit. Nëse ai më vjen në shtëpi, patjetër do t i bëj një dhuratë të punuar nga duartë e mia, fjala vjen Monumentin e Pavarësisë të punuar me gjilpërë dhe një shqiponjë punuar me rruaza. Janë në dijeni institucionet kulturore në Vlorë për mjeshtërinë tuaj dhe çfarë ndihmë kanë dhënë? Po, kanë ardhur për vizitë 4 vjet më parë, punonjësi i bashkisë që përgjigjet për kulturën bashkë me drejtorin e Muzeut, pasi kishin parë punimet e mia në një panair. U befasuan, shqyen sytë kur panë punët dhe më premtuan se këto vlera artistike duhen vlerësuar dhe ekspozuar. Kërkova që të më ndihmonin për më dhënë një ambjent në vend të dukshëm për të ekspozuar dhe shitur punimet e mia. Por nuk më janë përgjigjur, më thanë se janë larguar nga detyra, u bënë kaq vjet. Kam menduar ti trokas kryetarit të ri të Bashkisë me shpresë se do të më japë mundësinë të kem një kioskë për gjatë shetitores kryesore ku të shes punët e mija. Duke bërë shetitje një ditë, kam numuruar rreth 100 kioska në të dy anët e rrugës, që shesin gazeta, cigare, deri edhe bëjnë çelësa dhe një ambjent për të ekspozuar këtë lloj arti, besoj do t i bënte mirë qytetit. Shpresoj pas zgjedhjeve. Kur do ta lini gjilpërën, grepin e shtizat? Kur të më lënë sytë. Kjo punë më ka dhënë kënaqësi gjatë jetës, por më ka dëmtuar sytë. Tani unë punoj me syze dhe numuri vjen duke u rritur edhe pse është kjo pasojë, unë nuk mund të ndahem nga puna e dorës. Kur lodhem me gjilpërën, marr shtizat, kur më lodhin shtizat, futem në vegjë, kësisoj gjatë ditës, e veçanërisht natën, punoj në tre-katër punë të filluara. Çfarë keni dorë për momentin? Një panoramë muri ku punohet me gjilpërë, aty është deti, pulbardha, shkëmbi, natyra,pra një pamje nga bregdeti i Vlorës. Kam tre muaj që punoj natë ditë, pasi është me dimensione të mëdha dhe e kam ndarë mëndjen. Do t ia bëj dhuratë kryetarit të bashkisë, për ta bindur se ky burrë, që bën punët e gruas, është mjeshtër i gjilpërës, grepit, shtizës, vegjës dhe se ka nevojës për dorën e shtetit. Cila do të ishte një dëshirë e juaja? Që të marr pjesë me shumëllojshmërinë e punëve të mia në një panair kombëtar dhe pse jo edhe rajonal, ku të konkuroj me qindra gra pjesmarrëse. Jam i bindur se do të vlerësohem me çmim të parë, unë burri shqiptar, që sfidoj çdo grua që merret me artin e qendisjes dhe të punës së dorës në tërësi dhe për këtë ndjehem krenar.
Ky lajm është publikuar: 26/01/2007 GazetaBallkan Autori i Lajmit: Zenepe Luka
|