Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjera te Cuditshme  (E lexuar 11374 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #135 më: 15-01-2008, 14:51:06 »
Citojeni

Vrimë në mur për të pirë duhan në bare e restorante

Një bar në Gjermani ka menduar një mënyrë origjinale që t’u lejojë klientëve të pinë duhan. Ata mund të fusin kohën në vrimat e çara në mur, në mënyrë që të nxjerrin duart dhe kokën. Michael Windisch, i zoti i barit “Maltermeiste Turm” dhe një restoranti në Goslar, preu tre vrima pranë tavolinave kur autoritetet ndaluan pirjen e duhanit në vende publike. Klientët që duan mund të nxjerrin kokën dhe duart në dritaret e mbuluara me plasmas.

Shkolla pezullon vajzën për karamelen me liker

Një shkollë në distriktin Rancho Cucamonga në Kaliforni ka pezulluar një vajzë 12-vjeçare nga shkolla, pasi kishte një karamele me liker. Nxënësja e klasës së shtatë u dërgua në shtëpi nga shkolla “Junior High School Alta Loma” tre ditë para pushimeve të dimrit, pasi një shoqe i dha një karamele të mbushur me vodka. Një tjetër nxënëse e pa vajzën të merrte karamelen. Mamaja e vajzës thotë se e bija e saj nuk e hëngri karamelen, e cila u gjet në çantë. Drejtori i shkollës nuk komentoi për këtë vendim por tha se çfarëdolloj sasie alkooli me çfarëdolloj paketimi është e ndaluar në shkollë.

60-vjeçari padit 8-vjeçarin se u përplas në dëborë

Një 60-vjeçar ka hedhur në gjyq një djalë 8 vjeç, me akuzën se djali u përplas me të ndërsa bënte ski dhe i shkaktoi dëmtime në shpatull. David J. Pfahler nga Allentown hodhi në gjyq në Denver, Sctot Swim, atëherë 7 vjeç, pasi po bënte ski me shpejtësi dhe pa kujdes kur u përplas me të. Në padi shkruhet se Pfahler pësoi tronditje në shpatull dhe kërkon kompensim për terapinë fizike, kohën e pushimeve, infermieren dhe shërbimet mjekësore të siguruara nga gruaja e Pfahler-it dhe shpenzime të tjera. Shpenzimet e llogaritura shkojnë në më shumë se 75 mijë dollarë. Babai i djalit, Robb Swim thotë se ishte dëshmitar i përplasjes dhe Scott ishte shumë ngadalë. Mamaja e djalit, Susan Swimm thotë se djali i saj peshon 30 kilogram dhe impakti s’mund të ketë qenë kaq i fuqishëm.

Binjake identike për 80 vjet

Dora dhe Doris janë dy motra binjaket nga Madison. Këto ditë kanë festuar ditëlindjen, plot 80 vjet si fotokopja e njëra-tjetrës. E vetmja gjë që kanë ndryshe janë unazat, pasi ua kanë dhuruar burra të ndryshëm. Binjaket vishen njësoj, hanë të njëjtat ushqime, janë martuar në të njëjtën ditë, kanë punuar në të njëjtin restorant, kanë nga një djalë dhe flasin njëzëri. Miqtë që i njohin thonë se vetëm një ditë kishin sandale të ndryshme. “Skandal”, thotë Dora e cila thotë se kjo është një mënyrë për të qëndruar gjithmonë bashkë.

E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #136 më: 30-01-2008, 05:29:47 »
Citojeni

Gjithçka është e mundur ..
Agjensia e Udhetimeve OssiUrlaub ne Gjermani ka bërë publik ofertat për fluturimet e radhes,ku ne një prej te cilave qëndron dhe " fluturimi lakuriq mbi re" Pra te gjithë pasagjeret mund te jenë totalisht te zhveshur. Sigurisht kjo nuk është e detyrueshme, kush deshiron te jetë "spektator" e ka te lejueshme te jetë i veshur  perqeshje
Udhetimi bëhet me 5 korrik.
Nisja nga Erfurti drejt  ishullit Usedom.



E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #137 më: 30-01-2008, 12:09:55 »
Citojeni

Do e prenotoj një bilete unë për këtë fluturim qesh me te madhe
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #138 më: 30-01-2008, 15:14:41 »
Citojeni

Shumë qejf duket perqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
shqiptarmistrec
PrOnAR tOkAsh BujQeSoRe
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #139 më: 30-01-2008, 15:17:05 »
Citojeni

ke te drejt ashtu esht vogelushe
E identifikuar

shqiptarmistrec@hotmail.com

SHIT DJALIN MESO KALIN perqeshje
sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #140 më: 30-01-2008, 20:56:51 »
Citojeni

Pse anglezet e pin cajin me qumësht?

Ne shekullin e 17 dhe 18 anglezet i importonin filxhanet e cajit nga kina, por meqense ato ishin aq delikat, anglezet qe të mos ju krisej filxhani e perzjenin cajin me qumësht qe te ftohej.
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #141 më: 30-01-2008, 23:00:30 »
Citojeni


Cituar nga: sorelina
Pse anglezet e pin cajin me qumësht?

sepse jan njerëz anormal...

kur thojnë eskimeët mirmëngjes...?
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #142 më: 31-01-2008, 14:10:14 »
Citojeni

Meksike, pula bën vezë jeshile

Është shnderruar ne një yll kombëtar një pule ne qytetin Cuautitlan te Meksikes, pasi vezet qe ajo bën janë ne ngjyrë jeshile. "Nuk janë vezë te arta, por gjithsesi është diçka e rrallë", - kështu e shpreh entuziazmin e popullsise lokale sekretari i bashkisë, Raul Ortiz. Pula e quajtur Rabanita është shnderruar tashmë ne një personazh VIP, pasi te gjithë duan te vijnë te shohin me sytë e tyre vezet e saj jeshile. Pasi u dha lajmi mbi pulen e fshatit te vogël Santa Maria Huecatitla, fjala mori dhënë, dhe tashmë vendi është shnderruar ne një pikë turistike. Fotografite e Rabanites u publikuan nëpër gazetat lokale dhe me pas, një TV kombëtar dergoi trupen televizive për te realizuar edhe një reportazh mbi te. Banoret shpresojne qe pula te terheqe kështu interesin dhe kuriozitetin e turisteve për te ardhur ne fshatin e vogël. Vezet e Rabanites, te cilat janë ne ngjyrë jeshile, por ne shije si gjitha vezet e tjera, kanë terhequr vemendjen edhe te studiuesve. Disa prej tyre besojnë se bëhet fjale për një pule "ekzotike", si Araucana, një specie prezente ne popullsite indigjene te Kilit dhe Argjentines, por shumë e rrallë ne Meksike.

 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #143 më: 07-02-2008, 16:33:44 »
Citojeni

Nuk keni celular? Harrojeni WC-në!

Tualetet publike në Finlandën përëndimore, prej tani e tutje do të hapen vetëm me dërgimin e një porosie SMS, në mënyrë që të parandalohet vandalizmi dhe pagesa për hyrje. Sistemi është shumë i thjeshtë: Nëse doni të futeni në WC, duhet që, në një numër të posaçëm, të dërgoni porosinë “hapu” (në gjuhën finlandeze).

Ideja bazohet në supozimin se dikush që dërgon porosi nga celulari i tij do të jetë më i pak i dhënë pas shkatërrimit dhe vizatimit nëpër WC publike, e gjithashtu evitohet nevoja për personin i cili paguan hyrjen.
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #144 më: 08-02-2008, 19:34:37 »
Citojeni

Disa juriste dhe avokate te një qyteti Hungarez (Györ), kishin  organizuar një Bankett zyrtar. Midis te tjerave mbi tavoline ndodheshin dhe pjata me gjoks pule për çdo person.  Njeri prej pjesmaresve( Laszlo Papp) papritur ngre zërin dhe i drejtohet koleges se tij Imola Kovac:
- Unë nuk e dua  gjoksin e pules time, por dua te kafshoj gjoksin tënd. Dhe ne te vërtetë hidhet dhe i kafshon gjoksin zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #145 më: 08-02-2008, 20:26:06 »
Citojeni

Nuk keni celular? Harrojeni WC-në!

Tualetet publike në Finlandën përëndimore, prej tani e tutje do të hapen vetëm me dërgimin e një porosie SMS, në mënyrë që të parandalohet vandalizmi dhe pagesa për hyrje. Sistemi është shumë i thjeshtë: Nëse doni të futeni në WC, duhet që, në një numër të posaçëm, të dërgoni porosinë “hapu” (në gjuhën finlandeze).

Ideja bazohet në supozimin se dikush që dërgon porosi nga celulari i tij do të jetë më i pak i dhënë pas shkatërrimit dhe vizatimit nëpër WC publike, e gjithashtu evitohet nevoja për personin i cili paguan hyrjen.

Sa te çoj sms unë me shpetoi rubineti qesh me te madhe
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #146 më: 26-02-2008, 18:33:56 »
Citojeni

Italianet janë aq shumë te apasionuar pas Ferrarit saqë një te tillë e kanë krijuar edhe me chokollate zgerdhihet



* ferrari.jpg (35.94 KB, 384x384 - E shikuar 21 Herë.)
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #147 më: 27-02-2008, 12:17:00 »
Citojeni

Nuk keni celular? Harrojeni WC-në!

Tualetet publike në Finlandën përëndimore, prej tani e tutje do të hapen vetëm me dërgimin e një porosie SMS, në mënyrë që të parandalohet vandalizmi dhe pagesa për hyrje. Sistemi është shumë i thjeshtë: Nëse doni të futeni në WC, duhet që, në një numër të posaçëm, të dërgoni porosinë “hapu” (në gjuhën finlandeze).

Ideja bazohet në supozimin se dikush që dërgon porosi nga celulari i tij do të jetë më i pak i dhënë pas shkatërrimit dhe vizatimit nëpër WC publike, e gjithashtu evitohet nevoja për personin i cili paguan hyrjen.


Po ca do bëjnë hallin turistat te cilët nuk dinë gjuhën? zgerdhihet
Pranohen SMS ne gjuhe te huaja? qesh me te madhe
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #148 më: 01-03-2008, 17:11:35 »
Citojeni

Rreth 20 police trafiku ( bëhet fjale për policet romune) ndjekin kurse baleti   për te drejtuar sa me mirë ecjen e trafikut  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #149 më: 24-04-2008, 15:54:29 »
Citojeni

SHBA, dhëndri arratiset nga muaji i mjaltit me vjehrrën

Alison Smith u martua me dashurinë e jetës së saj George Greenhowe. Por mesa duket dhëndri kuptoi se Alison nuk ishte gruaja ideale për të, por nëna e saj. 10 ditë më vonë ai u arratis me mamanë e saj 49-vjeçare. Lidhja e tyre dashurore dhe braktisja e nuses së re është thashethemi i qytetit, po jo vetëm. Lajmi është titulli kryesor i “Daily Record” dhe shumë mediave të tjera lokale. Muaji i mjaltit nuk kishte përfudnuar kur dhëndri George njoftoi se kishte rënë në dashuri me njerkën, Pat. Alison thotë se është e neveritur dhe kërkon divorc. Ajo u largua nga shtëpia ku banonte me George dhe lëvizi të jetojë me babanë e saj.

Bullgari, fermeri ndërron gruan me një dhi

Një fermer i pafat bullgar, i cili ishte martuar për herë të tretë, vendosi ta ndërrojë gruan me një dhi. Stoil Panayotov ndërroi gruan e tretë me Elenën, një dhi 8-vjeçare në një treg gjethi në mars, sepse ajo nuk i bëri asnjë fëmijë. Pazari i çuditshëm përfundoi para një turme kureshtarësh në tregun e qytetit Plovdiv, në Bullgarinë qendrore. "Një ditë më parë një miku im më tha se nuk kishte patur fat me gratë dhe se e pëlqente shumë gruan time", thotë 54-vjeçari. "Marrëveshja përfundoi dhe gruaja ime pranoi. Deri tani dhia ka lidhur tre cjep të vegjël, ndërsa gruaja ime asnjë", thotë ai.

Skoci, merr patat me pushime se dukeshin të mërzitura

Një familje skoceze i do kaq shumë patat e saj, sa i mori ato me pushime. Donella Fernyhough, e njohur si “Doktoresha Dolillte” për miqtë e saj, donte t’i argëtonte patat për shkak se i kishte ngordhur një “shoqe”. Ajo dhe burri saj, Bernard i morën gjatë udhëtimit me shtëpinë e tyre portabël, banjën dhe kashtën ku luanin. Bruce dheEilean e kaluan humbjen e patës së tretë duke luajtur në brigjet e Loch Laggan në Highlands. Donella, 45-vjeçare thotë: “E kuptuam se ato ishin të mërzitura. Dukeshin shumë të trishtuara dhe nervoze. Kur u kthyem nga pushimet ishin shumë më të lumtura”.

Italiani arrestohet se ia nguli sytë një gruaje në tren

Një italian u arrestua pasi pa intensivisht një grua që ishte ulur para tij në tren. Gjykatësi e dënoi burrin tek të 30-at, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, me 10 ditë burg dhe 40 euro gjobë, sepse gruaja 55-vjeçare e denoncoi në polici për ngacmim seksual. Avokati i tij thotë se klienti nuk e pranon dënimin. Të dy personat janë takuar në dy raste të ndryshme në një tren udhëtarësh që nisej nga Lecco, një qytet verior, pranë Milanos. Në rastin e parë burri u ul shumë pranë gruas. Ditën tjetër ai u ul para saj dhe sipas ankesës, e vështroi gjatë gjithë udhëtimit. Asnjëri prej tyre nuk tha asnjë fjalë, megjithatë 30-vjeçari u shpall fajtor nga gjykata.

Spanjë, s'është kurrë vonë për të mësuar, 82-vjeçari me 13 diploma universitare

Spanjolli Jose Luis Iborte Baque e ka kaluar gjithë jetën e tij duke studiuar dhe është diplomuar në 13 universitete të ndryshme. Përveç diplomave ka edhe tri doktoratura, të cilat i ka marrë mes moshës 19 dhe 82-vjeçare. I diplomuar në filozofi në moshën 19-vjeçare, Iborte, tani 82-vjeçare e mori diplomën më të fundit në shkenca humanitare një muaj më parë. Ka qenë banor i qytetit verior të Zaragozës dhe është diplomuar në drejtësi, gjeografi dhe histori, histori arti, mjekësi dhe kirurgji, si dhe në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, hebraisht dhe filologji klasike. "Epitafi im dua të jetë "Kam një libër në dorë", thotë ai. Diploma e ardhshme do të jetë në arabisht.

Angli, lopët bëjnë më shumë qumësht kur shohin kung-fu

Një fermer në Angli beson se sekreti i lopëve të lumtura është argëtimi. Kishim dëgjuar që fermerët në Angli u vënë lopëve muzikë klasike që të prodhojnë më shumë qumësht, por Rob Taverner ka zbuluar një metodë tjetër. 44-vjeçari u bën vizitë lopëve në orën 9 të mëngjesit çdo ditë dhe për 10 minuta ai bën stërvitjet e arteve marciale para 100 lopëve të tij. I veshur me rrobën tipike ai bën lëvizje të ngadalta dhe teknika frymëmarrjeje. Ai thotë: “Ky sport më ndihmon t’i harroj të gjitha problemet dhe të përmirësoj gjendjen time shpirtërore. Kështu ndihem më i lumtur dhe humori im u transmetohet kafshëve”. Të gjitha i kishim dëgjuar, po lajmet e rralla s’kanë të mbaruar.

SHBA, kafshon qenin që i kishte ngrënë qenin

Një grua amerikane kafshoi një qen gjahu në hundë për të shpëtuar konen e saj labrador. Amy Rice, 38-vjeçare nga Mineapolis, në fillim u mundua t'ia marrë nga nofullat pitbullit qenin e saj me emrin Ella. "Në fund m'u desh ka kafshoja pitbullin në hundë', thotë ajo për "Star Tribunë". "Nuk e kisha në plan, ja që ndodhi". Zgjati vetëm një sekondë dhe pashë që e kisha lënduar. E kuptova se çfarë ndodhi dhe se nuk ishte mirë", shton ajo. Manaxheri i shoqatës së kujdesit ndaj kafshëve, Dan Niziolek thotë se ishte rasti i parë që kishte hasur. "Megjithatë, njerëzit do të bënin gjithçka për të mbrojtur kafshët e tyre", thotë ai.

Ofron 7 paund ora që t'i bëjnë shoqëri babait në pab

Një anglez, i cili nuk do babai i tij të ndihet vetëm ndërsa pi birrën e mbrëmjes në pab, kërkon shoqërues për të pirë dhe i ofron 7 paund në orë. Është e sigurt se kjo punë do të ketë shumë aplikantë. Jack Hammond, 88-vjeçar nga Cadnam, Hampshire, do të njihet me të gjithë kandidatët e njoftimit që djali i tij vuri në gazetë. Michael Hammond thotë se është i habitur nga kërkesat. "Duhet të ketë me mijëra njerëz që kanë nevojë për shoqëri", thotë ai.

Kinë, breshka që pi 1 cigare në katër minuta

Një breshkë që pi duhan dhe është droguar pas nikotinës është zbuluar një provincën verilindore të Jilin, Kinë. "Kafsha mbahet në shtëpi nga një person me emër Yun, i cili vetë është duhanxhi", thotë agjencia "Xinhua", që citon një gazetë lokale. Një ditë Yun bëri shaka me breshkën duke i vënë një cigare në gojë dhe për habinë e tij ajo filloi ta thithë. Që nga ajo ditë ata ndajnë cigaret së bashku. "Duket sikur është droguar", thotë Yun. "Sa herë që unë pi duhan para saj, do të nxjerrë kokën dhe nervozohet derisa unë t'i vë një në gojë", thotë ai. Yun e vërtetoi këtë duke vendosur një cigare në gojën e breshkës para reporterit të gazetës dhe fqinjëve të tij. Për çudinë e të gjithëve, ajo e mbaroi cigaren në më pak se 4 minuta.

Grabit makinën në parkingun e burgut

21-vjeçari Frank Singleton sapo doli nga burgu, kur në parkingun e tij pa një makinë që i tërhoqi syrin. Ai kishte përfunduar kohën e dënimit dhe u dënua përsëri për grabitje me paramendim. Avokati i tij thotë se ishte i detyruar ta grabiste, pasi nuk kishte se me çfarë të kthehej në shtëpi. Automjeti “Nissan” që ndodhej në parkingun e vizitorëve të burgut kishte edhe çelësat brenda, por hajduti pa eksperiencën nuk shkoi shumë larg, pasi makina kishte kambio automatike dhe ai nuk ishte mësuar. Policia nuk u mundua shumë ta arrestonte. “Nuk doja të ecja”, thotë Singleton.
E identifikuar

Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |