Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 6 7 8 9 10 [11]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjera te Cuditshme  (E lexuar 12402 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #150 më: 13-08-2008, 13:34:31 »
Citojeni

Lidh burrin në vend të qenit pse erdhi i dehur në shtëpi

Një grua polake ka lidhur me zinxhirë në koliben e qenit burrin e saj, pasi i kishte ardhur në majë të hundës fakti që ai kthehej çdo ditë në shtëpi i dehur. Helena e ka lidhur burrin e saj Zdzislawa Bukarowicza në kolibe dhe i ka dhënë për të ngrënë ushqim për qen dhe ujë, për shkak se ai i shpenzonte të gjitha paratë duke pirë. Ai ka jetuar për rreth tri javë i mbuluar me një batanije në koliben e qenit, pavarësisht temperaturave rreth minus 20 gradë. Ai ka mundur të lirohet nga burgosja, pasi miqtë e tij të cilët nuk e kanë parë atë në lokalin e zakonshëm kanë njoftuar policinë.

Lopa s’duron dot vapën, hidhet në pishinë

BRAZIL – Ndërkohë që gjithë Evropa është mbërthyer nga i ftohti siberian, një lopë braziliane është kacavjerrë në gardhin e kopshtit të fqinjit dhe është hedhur në pishinën po të fqinjit. Duke qenë se bëhej fjalë për një vapë të tmerrshme me temperaturën që po arrinte rreth 40 gradë, lopa është detyruar të kapërcejë gardhin dhe të hidhet direkt e në pishinë. Pronarja e shtëpisë u shpreh: “Dëgjova një zhurmë dhe kur dola të kontrolloj se ç’po ndodhte pashë gjënë më absurde në botë, një lopë që notonte në pishinë”. Një zëdhënës i zjarrfikësve u shpreh: “Kjo ishte puna e parë e këtij lloji në këto 20 vjet dhe ishte e çuditshme”.

Papagalli nxjerr në shesh tradhtinë e të dashurës

ANGLI – Chris Taylor nga Lids në Angli ka zbuluar se e dashura e tradhtonte, pasi papagalli ka përmendur emrin e personit me të cilin ajo e tradhtonte. Chris ka filluar të dyshojë, kur papagalli Ziggy thoshte Gary sa herë që telefoni celular i Suzy Collins tringëllinte. Papagalli tetëvjeçar, gjithashtu imitonte puthje sa herë që dëgjonte emrin Gary në televizor. Kris është përballur kështu me të dashurën e tij, me të cilën jetonte prej dy vjetësh dhe ajo i ka rrëfyer: “Unë kam dikë tjetër që quhet Gary”. Suzy i ka treguar se e tradhtonte prej katër muajsh. Chris e la atë dhe gjithashtu hoqi nga shtëpia edhe Ziggy-n, pasi e torturonte, duke përmendur vazhdimisht emrin Gary.

TiranaObserver
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #151 më: 30-08-2008, 16:22:57 »
Citojeni

Një japonez ka mbajtur ne banesen e tij te vogël 51 gjarüperinj helmues, kryesisht kobra dhe Mamba te Zeza afrikane ,njera prej te cila 1.90 metra e gjatë.
Japonezi nuk kishte ndërmend te tregonte te fshehten e tij, por një ditë u detyrua te therriste  mjekun,  pasi një prej kobrave e kishte pickuar teksa ky i hidhte ushqimin. Mjeku me pas lajmëroj policine për atë çka kishte pare. Policia nuk ka zbuluar se për cilën arsye japonezi 41 vjeçar i mbante ne shtepi gjarperinjte helmues.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: 1 ... 6 7 8 9 10 [11]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |