Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 10   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjera te Cuditshme  (E lexuar 11452 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 24-03-2006, 12:08:01 »
Citojeni

Lepuri me 2 kokë e 6 këmbë
Një lepur me dy kokë e gjashtë këmbë është një nga kafshët e çuditshme në qytetin e Elbasanit. Një gjë e tillë është shënuar në familjen Gogunja, e cila ka mbetur e shtangur kur ka konstatuar lindjen e një lepuri mostër.

Një viç me dy koka
Një viç me dy kokë ka lindur në fshatin Gjocaj të Peqinit. Viçi kishte dy kokë të ngjitura në qafë dhe ushqehej me dy gojë, me buzët, nofullat dhe gjuhët e veçanta. Ai kishte katër sy, dy hundë dhe katër veshë.

Dash me katër brire
çudia e radhës është shënuar në një fshat të Cërrikut, kur kishte lindur një qengj me katër brirë. Por çudia nuk mbaron këtu, pasi kohë më pas në fshatin Gjonme erdhi në jetë një viç, i cili nuk kishte organe gjenitale.

Pula me katër këmbë
Kjo ka ndodhur në një fshat të Librazhdit. Këmbët e "tepërta" pula i kishte në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa një zog me dy koka është çudia tjetër në një familje që banonte në periferi të Librazhdit.

Një qengj me tri këmbë
Kjo është çudia që është shënuar në fshatin Sherisht të Vlorës. Qengji i sapoardhur në jetë ka vështirësi në të ecur, ndërsa nuk mund të vrapojë për t'u ushqyer si qengjat e tjerë drejt deles që e solli në jetë.

Mushka pjell dy here
Në zonën e Elbasanit është shënuar edhe një rast tjetër i veçantë, kur një mushkë ka pjellë dy herë. Një gjë e tillë natyrisht që shpjegohet nga ana e specialistëve si një prishje të ekuilibrave biologjikë.

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 01-05-2006, 09:09:10 »
Citojeni

Elbasan, vici lind me zemër ne qafe. Ngordh disa minuta me pas si pasoje e mosfrymemarrjes

ELBASAN (1 Maj)- Një vic lind me zemër ne qafe. Kjo është çudia e rradhes qe vjen nga zona e Elbasanit, qe shpesh here ka cuditur opinionin publik me ngjarje te pazakonta siç ishin lindja e një gjeli me katër këmbë apo ajo e një vici me dy kokë. Rasti i fundit ka ndodhur ne fshatin Gostime te Elbasanit. Një lopë ka lindur një vic femër në të gdhirë të ditës se dielë. Ka qenë frymemarrja jo normale e vicit te sapolindur si dhe një enjtje ne qafe qe ka terhequr vemendjen e mjekut veteriner. Vici ka mundur te jetoje vetëm për pak minuta, ndërsa çudia është zbuluar pasi i është bërë autopsia. Zemra ishte vendosur ne qafe dhe jo ne kraharor. Në vend te zemrës vici kishte një masë mishi të huaj, ndërsa zemra ishte e zhvendosur rreth 15 cm larg pozicionit të saj. Një mutacion i tillë gjenetik sipas mjekëve veterinerë ndeshet shumë rrallë ose asnjëherë. (NEWS24/Balkanweb)
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 18-06-2006, 06:30:11 »
Citojeni

Gjithë cudirat ne Elbasan ndodhin  zgerdhihet perqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 30-08-2006, 22:08:44 »
Citojeni

Qyqja  çfarë nuk ndodh ne këtë dynja.
 Unë kam për tu shperngulur nga Elbasani zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 31-08-2006, 08:35:34 »
Citojeni

Gjithë cudirat ne Elbasan ndodhin  zgerdhihet perqeshje

Nuk ka dalë kot ajo shprehja: "Pse shqiponja e flamurit ka dy koka? - Sepse ka lindur ne Elbasan."

Nuk kam qëllim të fyej njeri me këtë me sipër, e thashë thjesht për humor. Por është fakt qe qyteti i Elbasanit dhe zona rreth tij janë te ndotura kimikisht. Ne mos gaboj, pjesa me e madhe e ndotjeve vijnë nga Kombinati Metalurgjik.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 01-09-2006, 11:54:48 »
Citojeni

Nuk e ke hiç keq ti syrgjyno... Dhe thuaj shyqyr qe nuk punon  i gjithë ai metalurgjiku, se do ishte bërë nami.  
Realiteti është realitet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 22-09-2006, 15:39:34 »
Citojeni

Itali, në shitje cigarja pa tym që nuk digjet

ITALI – Quhet “Nic Stic” dhe është cigarja e parë që nuk nxjerr tym. Nuk ka erë, mund të përdoret në ambientet publike, madje dhe në avion. Në pamje të jashtme duket si një cigare normale, thithet si gjithë të tjerat, por nuk digjet. Nuk përmban duhan, nuk prodhon hi dhe brenda ka vetëm një sasi të vogël nikotine, pra 0,9 mg, aq sa parashikohet në ligj. Aparati ka masën e një kutie karamelesh dhe brenda saj futet një tub i bardhë, i cili ka në brendësi një spirale ngrohëse. Pastaj vihet filtri i ngjashëm me cigaret normale, që përmban nikotinë dhe aromë. Sapo të ngrohet cigarja është gati të thithet pa prodhuar tym. Është më e shëndetshme, pasi nuk ka katran dhe as monoksid karboni. Aparati ngrohës do të kushtojë 29 euro dhe mund të përdoret minimumi 2 vjet, ndërsa paketa me 20 filtra 4 euro.

Bujqit iu japin lopëve kanabis, pasi prodhojnë më shumë qumësht

RUMANI – Pesë fshatarë po hetohen në Rumani, pasi policia zbuloi se ata po i ushqenin lopët e tyre me kanabis sativa. Fshatarët nga Romanesti, në kontenë Botosani, u thanë zyrtarëve të policisë se bima narkotike bënte që kafshët të prodhonin më shumë qumësht se zakonisht. Mosha e bujqve ishte nga 57 deri në 82-vjeç. Justifikimi i tyre kur u përballën me ligjin për këtë krim ishte se nuk e dinin se po bënin diçka ilegale, duke e rritur këtë bimë në fushën e tyre. Fshatari me emrin Ion Astarastoaie thotë: “Ne e rrisim, pasi lopët e pëlqejnë shumë, dhe lopët e lumtura prodhojnë më shumë qumësht”.

Londër, në një shkollë fliten 71 gjuhë të ndryshme

BRITANI E MADHE – Në korridoret e një shkolle të mesme në Londër dëgjohen 71 gjuhë të ndryshme. Kjo, pasi nxënësit e kësaj shkolle vijnë nga vende dhe komunitete të ndryshme të botës. “Southfields Community College” në Wandsworth është shkolla në Angli kur nxënësit nuk flasin fare anglisht. Në fillim atyre u është mësuar anglisht në një kurs fillestarësh, dhe më vonë janë ndarë në klasa të ndara sipas gjuhës që flasin. Mes gjuhëve të folura janë arabishtja, gjuha kurde, farse (nga Afganistani), kazake (Kazakistani), gjuha kroate, zulu, suahili (Kenia) dhe krio (Sierra Leone). Drejtoresha thotë: “Kemi patur një rritje të numrit të nxënësve, por deri tani asnjë problem racizmi. Këta fëmijë kanë shumë dëshirë të mësojnë”.

E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 24-09-2006, 18:02:04 »
Citojeni

Unë lexova qe disa delfina meshkuj i perdhunojne femrat qe nuk i kanë fëmijët me ata me qëllim qe femra te këtë femijen e tyre  zgerdhihet dhe i vrasin delfinat e vegjel qe nuk janë fëmijët e tyre. Ne disa raste 2-3 delfina meshkuj e rrethojne femren dhe e perdhunojne njeri pas tjetrit   pikepyetje

S'me kishte shkuar kurrë ne mendje ta bënin këtë gjë delfinat qe njihen për kafshe shumë te buta  pershtjellim
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 25-09-2006, 09:43:49 »
Citojeni

Çfarë nuk ndodh ne këtë dynja.
Qe te perdhumonin dhe delfinat, çudi.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 17-11-2006, 12:53:11 »
Citojeni

E rrallë, një peshk 8 metër i gjatë në rrjetën e peshkatarëve

Kapet në Ksamil dhe peshon 120 kile


Duket si “tabu” për Ksamilin, qytezën buzë detit Mesdhe që të afrohen peshq me përmasat e një balene.
Por ja që ditën e djeshme, kjo tabu u thye nga dy peshkatarë të thjeshtë, të cilëve u ra në rrjeta një peshk 8 metra i gjatë e me peshë 120 kg. Peshku është i llojit “pastanak”, i cili në raste të tjera ka pasur peshën maksimale deri në 50 kg. Peshkatarët që e zunë peshkun gjigant, Murteza Sino dhe Përparim Maska tregojnë se kanë vuajtur shumë për ta hedhur atë në varkë, ndërsa rrjetat janë dëmtuar prej peshës së madhe.

A konsumohet si ushqim ky lloj peshku?
Këtu në Shqipëri këtë lloj peshku njerëzit nuk dinë ta hanë, por jashtë vendit, po. Ne pasi e zumë, e premë dhe një pjesë na e morën peshkatarët e tjerë, pasi ata dinë sesi gatuhet. Ai duhet të lyhet me uthull e më pas të skuqet, pasi thonë se në fillim ka pak erë amoniaku. Me sa kam dëgjuar prej tyre, ky peshk, ka shijen e bërxollës. Por do ta provojmë e ta shijojmë.


E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 22-11-2006, 00:55:59 »
Citojeni

Po të mos ndodhnin këto gjëra bota nuk do ishte kaq interesante sa është  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 22-11-2006, 05:08:13 »
Citojeni

Ja me e cudishm'ja e ime.............pikepyetje   Ju qe ju ze gjaku mbyllni sytë  zgerdhihet pikepyetje


* clancy2small.jpg (59.28 KB, 597x363 - E shikuar 123 Herë.)
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 22-11-2006, 13:35:57 »
Citojeni

Ja me e cudishm'ja e ime.............pikepyetje   Ju qe ju ze gjaku mbyllni sytë  zgerdhihet pikepyetje

Nuk po e marr vesh nga po del ajo dora... pikepyetje
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 22-11-2006, 15:49:34 »
Citojeni

Ta them ne anglisht unë ty se e kupton zotrote.......

Dora ka dalë nga Uterus......
Është një Fetal surgery qe bëhet me shumë ne bebet me Spina Bifida , a condition in which the spine does not close properly gjatë zhvillimit.......
Me këtë foto kanë lindur shumë kontradita .......fotografi qe e ka marrë këtë foto pohon se femija me doren e tij ka care uterus dhe ka nxjerre doren ndërkohë kur mjeku e ka prekur ja ka shtrenguar lehtë......Ndërsa mjeku pohon se e ka nxjerre ai me qëllim doren e foshnjes për te pozuar për fotografin dhe se nëna dhe femija kan qenë me anestezi nuk kanë ndjer asgjë..... gjë qe është disi e cudishme nga mënyra se si është care uterus (një mjek nuk do zgjidhte atë teknike)
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 22-11-2006, 16:37:03 »
Citojeni

Ja me e cudishm'ja e ime.............pikepyetje   Ju qe ju ze gjaku mbyllni sytë  zgerdhihet pikepyetje

turp turp për temën qe keni hap

ca është ai kalamoni qe po leviz ner avrete aty *-)
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 10   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |