Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarTë Ndryshme (Moderator: kengaime)Dita e Verës, Elbasani dy net pa gjumë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dita e Verës, Elbasani dy net pa gjumë  (E lexuar 190 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 15-03-2008, 10:15:03 »
Citojeni

Elbasani dje ka numëruar trefishin e popullsisë së tij. Si rrallë ndonjëherë, në këtë qytet kanë mbërritur miq dashamirës e kureshtarë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga trojet shqiptare në Mal të Zi e Maqedoni, sikurse nga Republika e Kosovës. Nuk bëhej fjalë për të lëvizur me makina, por ka qenë krejt e pamundur të lëvizje edhe në këmbë, pasi lumi i njerëzve qe derdhur nëpër të gjitha rrugët e qytetit deri në mesditë, kur është braktisur "rrëmuja e rrëmeti" për të shkuar në pyll. Festa tradicionale e Ditës së Verës ka nisur me madhështi si çdo vit në qytetin e Elbasanit. Riti pagan i kësaj feste, për dy net dhe dy ditë me radhë, ka mbledhur në "sofrën" e madhe miqtë dhe të ftuarit. Mysafirët kanë mbërritur që paraditen e së enjtes dhe sipas zakonit, ata darkojnë nëpër familjet e të ftuarve, të gostitur me verë e raki, me mish të pjekur e ëmbëlsirën e pazëvendësueshme, ballokumen. Jo pak, por llogariten në rreth një milion copë ballokume që janë pjekur nëpër shtëpitë elbasanase dhe trefishi i tyre në furrat private për shitje të lirë, pa përfshirë dhjetëra fshatra të zonës që ruajnë të njëjtën traditë me qytetin. Ndërsa numri i gjelave të detit dhe qengjave të therur për këtë festë e kalon shifrën e 40 mijë krerëve. Edhe institucionet nuk kanë mbetur pas në përgatitjet për festën tradicionale. Në qendër të këtij "zijafeti" të madh, atributet shtetërore i merr kryeqytetari dhe kryemikpritësi, Qazim Sejdini. Nën kujdesin e tij dhe të institucionit të bashkisë, aktivitetet e shumta kanë nisur gjatë pasdites dhe natës së enjte. Ende nuk dihet se sa janë harxhet qeveritare për këtë festë popullore me rrënjë në Elbasan, por mësohet se bashkia e ka zgjidhur "qesen" me rreth 2,5 milionë lekë për të kënaqur të ftuarit nga Tirana e rrethe të tjera, por dhe për të nderuar miqtë nga jashtë vendit. Dy ditë më parë, vetë kryebashkiaku Sejdini ka prerë shiritin e përvitshëm të panairit "Ditët e verës" në Elbasan. Mbi 50 firma tregtare, pothuajse të gjitha shqiptare, kanë çelur pavijonet e tyre në Pallatin e Sportit, duke prezantuar prodhime nga më të ndryshmet. Ndërkohë mund të konsiderohen si surpriza të kësaj feste dy evenimente: sfilata e Ditës së Verës, me 14 vajza të veshura me fustane nusërie dhe një koncert me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga Selaniku i Greqisë dhe shumë vende të Ballkanit, madje edhe nga Kolumbia e largët. Dje, ndërsa festa ka marrë ngjyra të tjera, Elbasani ka pritur sipas zakonit Kryeministrin Berisha, që në fillim ka vizituar panairin e Ditës së Verës për të marrë pjesë më pas në një konferencë ndërkombëtare për turizmin. Kreu i qeverisë ka bërë edhe një vizitë në shtëpinë e pasardhësve të Aqif Pashë Elbasanit. Ndërsa është pritur si mysafir Presidenti i Republikës, në mungesë të tij, "qokën" e ka bërë një natë më parë ish-presidenti Moisiu, që ka qenë i pranishëm me familjarët e tij në një lokal në periferi të qytetit. Ndërkohë, edhe socialistët kanë nisur një ftesë ndaj kreut të partisë së tyre, por as ai dhe as ish-kreu i PS-së, Nano, nuk kanë marrë pjesë. Sidoqoftë, festa nuk është sfumuar nga mungesa e askujt, përderisa Elbasani për dy ditë e net me radhë është vizituar nga rreth 500 mijë njerëz, duke u bërë kryeqendra e Shqipërisë.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 15-03-2008, 11:02:33 »
Citojeni

Sa inat po më vjen  merzitje du dhe unë, du dhe unë!!!!!!!! zemer thyer lutje pres pres dhe vetem pres
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 17-03-2008, 19:01:10 »
Citojeni

Ehhhhhhhh iku dhe për këtë vit...
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Capkenja
« Përgjigjja #3 më: 20-03-2008, 15:31:36 »
Citojeni

iku..mot ishalla....jo ishalla po ses bën..ç'të bëj me zuri keq...isha ne tranjim se me këto mendet qe kam iki e vij vetëm për një ditë ne Shqipëri

hec se do e bëj tani 2 ditë feste ditën e veres buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |