Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: A e dini se..  (E lexuar 9235 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
SteriOtipi B
TiP i PandreqsheM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #60 më: 12-06-2007, 15:02:10 »
Citojeni

Jo jo nuk ka mundësi pasi do ti kesh vetdjegur me vetveten. qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

"Është e vështirë të jesh vetvetja, ne një botë e cila deshiron te te beje si vetvetja".
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #61 më: 22-08-2007, 00:19:12 »
Citojeni

A e dini se:
Elefanti nuk harron kurrë!
Cfaredo të ndodhë, nëse elefanti është i lenduar do ta mbaj mend dhe pastaj do të hakmirret!
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 23-08-2007, 17:57:54 »
Citojeni

Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.

• Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhën vendase do të thotekryeqytet.

• Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç janë ne burg ose nën hetim.

• Një mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

• Kur thyhet një xham disa copeza shpërndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.

• Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne ujë te ftohte.

• Planeti Uran mund te shihet me sy te lirë.

• Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qenë me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur një siperfaqe me te madhe se Belgjika.

• Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qenë ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

• Ne një nate te kthjellët mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lirë.

• Vetëm mushkonjat femra pickojne.

• Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

• 96% e sallatorit, është ujë.

• Ne 1 kg limon ka me tepër sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

• Shteti më me tepër rrugë te asfaltuara është Franca.

• Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

• Një shqiponje mund ta shohe prene e saj qe 3000 metra larg.

• Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne këmbë.

• Nuk mund te teshtish pa i mbyllur sytë.

• Fluturat shijojne me anë te kembeve.

• Delfinet flene me një sy hapur.

• Një njeri qesh mesatarisht 13 here ne ditë.

• Minjte mund te durojne pa ujë me tepër se devete.

• Ne trupin e njeriut muskuli me i fortë është gjuha.

• Pavaresiht nga madhësia dhe trashesia një flete nuk mund te paloset me tepër se 9 here.

• Femrat i perpelitin sytë 2 here me shumë se meshkujt.

• Një ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa një kale.

• Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

• Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

• DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

• Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

• Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

• Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

• Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

• 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

• Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.

• Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.

• Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.

• Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të mbajtur në Stamboll.

• Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.

• Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.

• Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola.

• Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.

• Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.

• Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.

• Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.

• Luftërat dhe statistikat:Nga 1618 më 1905 janë bërë 1044 luftëra tokësore,122 betejadetare,490 rrethime,44 kapitullime.Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecas dhe Turqisë (55 vjet) në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtë është ajo midis Austrisë dhe Italisë e cila zgjati vetëm 6 orë.

• Zogu nuk ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.

• Qukapiku në ditë han mesatarisht 3000 insekte.

• Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.

• Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
• Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë.

• Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

• Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000.

• Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesanë Dublin.

• Çdo 1 person nga10 persona në botë jetojnë në ishull.

• Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

• Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionëtelefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

• Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

• Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në1850 një miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe njëtjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar d.m.th.. 6 miliardë.

• Në Romën Antike veza gjendej vetëm në tavolinat më të rëndësishme dhe ruhej vetëm për miqtë më të rëndësishëm.

• Në Egjypt veza konsiderohej një privilegj dhe monopol i faraonëve, sacërdotëve dhe shtresave të larta të shoqërisë.

• Qytetërimet antike, egjiptianët, persianët, grekët e romakët, e kanë kuptuar mjaft mirë se veza e pulës është burim energjie dhe vlerash të papërsëritshme ushqimore.

• Në botë veza konsiderohet si ushqimi që ka furnizuar për shekuj me radhë proteinën më të mirë me origjinë shtazore dhe si ushqimin që ka shpëtuar popuj të tërë nga rreziku i të mosushqyerit ose të ushqyerit të keq.

• Persianët kishin një ritual të përhershëm që konsiston në këmbimin e vezëve si shenjë e fillimit të pranverës. Arsyeja e këtij rituali qëndron në besimin se veza është embrioni i jetës. (rikthimi i botës në jetë pas ndërprerjes letargjike gjatë dimrit)

E njëjta gjë sot përdoret gjatë pashkëve kristiane të cilat jo rastësisht janë në pranverë pasi japin kuptimin thellë të rikthimit në jetë. (përplasja e vezëve të lyera)

• Eskymo, një komb që jeton në veri të Europës në mes të borës e të akullit, përvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezë me të cilat plotësojnë shumë mirë nevojat ushqimore të trupit.

• Clemenceau, burri më i fortë i Francës dhe Tigri i luftës së Përgjithshme, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje.

• Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve qe martohen ka rënë nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.

• Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.

• Në Përëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

• Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

• Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.

• Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

• Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte një fabrikator dinamiti.

• Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

• Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.

• Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

• Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

• Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

• Peshkaqenët nuk sëmuren.

• Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

• Njeriu më i gjatë është 2.75 cm.

• Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #63 më: 29-12-2007, 19:12:58 »
Citojeni

Ne te gjithen botën, gratë me te nenshtruara prej burrave të tyre jetojne ne fshatrat e Guinea e Re Papua.
« Ndryshimi i fundit: 30-12-2007, 00:20:46 nga M A X » E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #64 më: 01-01-2008, 16:55:43 »
Citojeni

!Kung San është një fis ne shkretetiren e Kalaharit ne Afrike, ku ka shumë barazi mes gjinive. Ndarjet e roleve midis burrit ekzistojne, por barazia mes tyre është edhe me e madhe se ne kulturën perendimore apo gjetke ne botë.


* San_tribesman.jpg (40.47 KB, 334x500 - E shikuar 58 Herë.)
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #65 më: 24-01-2008, 21:16:28 »
Citojeni

Studiuesit amerikan kanë bërë kohët e fundit një studim mbi maredheniet midis partnereve.
Perfundim:

Kush zihet, jeton me gjatë zgerdhihet

 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #66 më: 23-04-2008, 13:10:10 »
Citojeni

Njerezit te cilët heqin dorë nga duhani përpara moshes 35 vjeçe,jetojne si ata qe nuk kanë perdorur fare duhan,bene te ditur një studim i ri. Nëse duhani lihet nga mosha 35 vjeçe atëherë shmangen thuajse të gjitha demet qe duhani ka shkaktuar ne jetegjatesine dhe cilesine e jetës, tha autori i studimit dr.Donald H.

Po ti ku paske qenë mor djalë, se na dhe kurajo me këtë shkrim.
Jam 100 % e bindur qe duhanin do ta lej para kësaj moshe. luj syun
E identifikuar

Të gabosh është njerëzore, Të falesh është hyjnore
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #67 më: 06-05-2008, 10:56:35 »
Citojeni

• Durrësi në shek. XIV kishte 25000
banorë dhe ishte një ndër qytetet
më të mëdha të Evropës.

• Në botë, raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e
verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

• Çdo ditë në botë kontrollohen rreth 3
milionë pasaporta udhëtarësh, që po
të vendosen njëra mbi tjetrën, do të
arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

• Titaniku është anija që konsiderohet si
anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti
ka qenë 46000 ton, me gjatësi 268 m
dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin
1343 udhëtarë, ndërsa tani, si anija më
gjigante është anija "Freedom" e cila
peshon 2,7 milionë ton, gjatësi prej
1296 m dhe lartësi 105 m, ku mund të
udhëtojnë 65 000 veta, në 20 000
apartamente, pra një qytet i tërë
lundrues.

• Brenda ditës bëhen rreth 45000
fluturime ajrore, duke transportuar mbi
3,5 milionë udhëtarë.

• Sot në të gjithë botën qarkullojnë rreth
630 milionë automobila dhe çdo ditë në
botë prodhohen rreth 137.000 automjete

• Tuneli më i madh nën det është ai i
Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

• Aeroporti më i madh i botës është
CHEK LAP KOK në Hong Kong me
sipërfaqe 1248 ha.

• Sipas shkencëtarëve amerikanë,
Hëna çdo 1 mijë vjet largohet nga
Toka për 20 metra për shkak të
dobësimit të fuqisë tërheqëse të
Tokës - rëndesës).

• Fjala e parë e përçuar nëpërmjet
telefonit është "Uatson eja këtu - më
duhesh" dhe është thënë nga shpikësi
i telefonit, Aleksander Graham Bell që
thërriste ndihmësin e tij Uatson. Ai e
mori patentën e telefonit me Numër
174465, në vitin 1876.

• Temperatura më e lartë e regjistruar në
botë, është 57,5 gradë, në Elaziz të
Libisë (Afrikë), kurse më e ulëta u
regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë
me -89,6 gradë.

• Biblioteka me e madhe në botë,
gjendet ne Kryeqytetin amerikan,
Washington. Kjo bibliotekë u ndërtua
me 24 Prill 1800. Në të gjenden 107
milionë shkrime të të gjitha llojeve.
• Ndërtesa më e lartë prej 558 metrave
është duke u ndërtuar në Xhakarta të
Indonezisë.

• Palos quhet limani spanjoll (port) prej
ku u nis Kristofor Kolombi (në pranverën
e vitit 1492) për në Indi; në të
vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë.
Dhe kështu ai sot konsiderohet si
zbulues i Amerikës.

• Në fund të jetës së tij, trupi ka prodhuar
950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë
mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe
në moshë të vjetër, asnjë eshtër e
njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet
- sepse eshtrat përtërihen rregullisht.

• Në Zelandën e Re, ka 4 milionë njerëz
dhe 70 milionë dele.

• James Gill, i biri i Brenda dhe James
Gill, lindi 128 ditë para kohës së
lindjes, duke qenë bebja më e vogël e
lindur që arriti të jetojë. Në lindjen e tij,
më 20 Maj 1987, në Ottawa, Ontario
(Kanada) peshonte vetëm 624 gr.

• Nëna më e vjetër është Rosanna Dalla
Corta nga Viterbo (Itali). Sipas statistikave,
në korrik të vitit 1994, në
moshën 63-vjeçare, ajo lindi një djalë.

• Operacioni më i gjatë, është një operacion
i cili u zhvillua në vitin 1951 në
Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit
pacientes Gertrude Levandowski iu
mënjanua një cist nga njëra vezore e
saj. Operacioni zgjati prej 4 deri në 8
Shkurt, d.m.th., 96 orë. Gjatë operacionit,
pesha e pacientes zbriti nga 280 në
140 kg.

• Qukapiku mund ta godasë drurin deri
në 25 herë brenda një sekonde.

• Substanca më e ëmbël nuk është
sheqeri por një proteinë që quhet
Thaumatin. Ajo fitohet nga mbështjellësi
i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus
Danielli dhe është 61.500 herë
më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm.
Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës
Përëndimore.

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më
parë dhe dalin menjëherë nga foletë

• Firma "Lucent Technologies" në Murray
Hill, Neë Jersey (USA), urdhëroi më 15
Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori
me një gjatësi prej vetëm 50 nanometrash,
d.m.th., 1/2000 pjesë e trashësisë
së flokut të njeriut. Kjo pjesë
quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi të
gjitha pjesët e saj, janë të radhitura në
një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në
drejtim vertikal.

• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh,
vetëm pas 10 min.

• DNA (nga analiza e së cilës marrim
vesh atësinë e fëmijës) ka një madhësi
prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet
prej rreth 200 miliardë atomesh dhe
përmban 1 milionë faqe njohuri.

• Sot, të gjitha bletët e botës, brenda një
ditë prodhojnë rreth 3.000 tonë mjaltë.

• Sipas "Shoqërive të Bashkuara Biblike", Bibla (ose pjesë të saj) është përkthyer në më shumë se 2 200 gjuhë! Megjithatë, kjo është vetëm një e treta e 6 500 gjuhëve të botës që njihen sot.

• Të shikuarit e shumë të televizionit e dëmton shumë kujtesën, kështu që, si kundërveprim mund të zgjidhni fjalëkryqe dhe po ashtu edhe të hani shumë peshk. Këtë hulumtim e ka bërë shkencëtari australian, Nensi Paçanom, në një anketë online, të publikuar nga "Reuters".

• Në vitin 1795, një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.

• Skandinavët dikur kanë prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drurëve, sidomos të pishës.

• Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrinin gjatësinë 60 kilometra.

• Pika më e lartë në botë, është Mont Everest. Lartësia e saj arrin në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953.

• Thellësia më e madhe detare në botë, është në ishujt Mariana. Kjo thellësi arrin në 11.033 metra.

• Ishulli më i madh në botë është Grenlanda, me sipërfaqe 2.175.600 km katror. Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km/katrorë. Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000 km/katrorë kurse
oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut, që ka 14.090.000 km/ katrorë.

• Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.

• Telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, më 1875.

• Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903, të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.


• Ora më e saktë e botës, gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

• Afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje "të bëjnë punën" e sizmologëve.

• 217 milionë njerëz luajnë përditë lojëra online.

• Kirk Daglas, ky aktor i famshëm ka xhiruar 82 filma. K.Daglas ka origjinë çifute dhe emri i vërtetë i tij është Issur Danielovich. Këtë emër e ndërroi pasi mbaroi gjimnazin, për shkak të diskriminimeve që iu bënë sepse ishte çifut.

• Streptomicina, është antibiotik që është zbuluar më 1944 nga shkencëtari Sallman Vacllav.

• Forcat bërthamore janë me intensitet më të madh se të gjitha forcat e tjera të njohura në natyrë.

• Anglia konsiderohet si djepi i partive politike.

• Shqipëria zë vendin e shtatë në botë për përdoruesit e duhanit në raport me numrin e popullsisë. 800 mijë paketa shiten në ditë, ose secili pi nga 19 cigare.

• Elefanti afrikan, me gjithë peshën e tij të rëndë, mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

• Budizmi, emri i këtij besimi rrjedh nga themeluesi i tij, Gaudam Budi (580-460 p.e.s.). Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

• Vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretëtira të nxehta) nga Madagas dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3 m i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokrra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tre janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njëri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.

• Nëse nga Londra do të fluturonit me "Konkord" (avion që nuk përdoret më për shkak të një tragjedie) për në Nju-Jork, atje do të arrinit për dy orë.


• Mamaja e kërcimit modern, Isadora Duncan,
vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të
firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “Neë
York Times” shkruan në 15 shtator 1927
“Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me
mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e
makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një
shkëmb”.

• Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i
vetëm që është vrarë në një fushë bejsbolli. Në
atë kohë lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top
para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e
shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër
“Neë York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top
të tillë Chapman, që i ra në kokë dhe i mori
jetën.

• Ethet e tifos janë një sëmundje e njohur në
lashtësi gjer në vitet 1200 me emra të ndryshëm
si ; ethet e spitalit, ethet e burgut , ethet
e anijes etj. që nga ajo kohë nuk njihen më
epidemi të kësaj sëmundjeje, por kur flitet për të
, të gjithë popujt e botës i kujtojnë me tmerr.
Janë diktuar raste shumë të rralla në kontinentin
afrikan.

• Burrat mendojnë zakonisht me një hemisferë të
trurit (gjysmën), ndërsa gratë kanë tendencën
ti përdorin të dyja njëkohësisht.

• Që të mbajmë mend një ëndërr, duhet të
zgjohemi në mes të ëndrës. Kur ëndërojmë,
memorja afatgjatë është perkhesisht jashtë
përdorimit.

• Burrat janë më të zotë kur përdorin llogjikën,
ose ftohen të zgjidhin një problem të caktuar,
ndërsa gratë kanë më shumë aftësi gjuhësore
dhe kanë tendencën të kryejnë shumë punë
njëkohësisht.

• Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një
nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë
kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që
ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka
shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra
nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze,
ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e
hënës në lumë.

• Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se
kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4
metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm
për shkak se vdiq prej saj. Një ditë në
vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga
nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa
dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

• Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i
dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për
këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për
vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-
vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri
një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar,
sardele të tymosura, shampanjë dhe 14
ëmbëlsira.

• Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm
për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton”
dhe për krijimin e teknikave investigative, si
vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së
punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një
infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se
e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

• Udha e Qumështit përbëhet pak a
shumë nga 200 miliardë yje.

• Rekordin e pagjumësisë e ka
arritur një anglez, i cili qëndroi për
11 ditë e net zgjuar.

• Në mes të viteve 1725 dhe 1765,
gruaja e një bujku rus, Feodor
Vassilyev, ka lindur 69 fëmijë,
shumica binjakë e trinjakë. Vetëm
dy, i vdiqën gjatë lindjes!

• Guy Negre, inxhinier projektist i
motorave të Formula 1, që ka
punuar për disa vjet edhe për
Williams, në vitin 2001 prezantoi
në Motorshou- n e Bolonjës një
makinë revulocionare: “EOLO” (ky
është emri origjinal që i është
dhënë modelit), është një veturë
me motor me ajër të kompresuar,
e ndërtuar plotësisht në alumin
tubolar, fibër kanapet e rezina,
peshon pak dhe është ultrarezistente.
Arrin të bëjë 100 Km me 0,77
euro, arrin një shpejtësi 110 Km/h
e mund të funksionojë për 10 orë
të gjata për përdorim urban.
Në skapament del vetëm ajër, në
një temperaturë rreth -20°, që
përdoret gjatë verës për impiant
ftohjeje.

• Katedralja e Milanos është e
ndërtuar më 1579 dhe në të janë
40.000 ulëse.

• Më 1912, në një papirus egjiptian,
u zbulua një dramë e shkrimtarit
antik grek Sofokli, e titulluar
“Trashëgimtarët”. Kjo vepër është
shkruar para 1355 viteve.

• Mbreti i vjetër i Asirisë, Kiri dhe
Aleksandri i Maqedonisë i kanë
ditur me emër të gjithë ushtarët e
tyre. Mbreti Mitridat i cili ka
sunduar 22 popuj ka folur me
shtetasit e tij pa përkthyes.

• Vendi me më shumë lejlekë në
botë është Polonia. Aty jetojnë
40.000 lejlekë. Apo 1/4 e të gjithë
lejlekëve në mbarë botën.
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #68 më: 06-05-2008, 15:54:49 »
Citojeni

Wow shumë interesante këto informacionet buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #69 më: 10-06-2008, 18:32:14 »
Citojeni

A e dini se ky vit u takon njerëzve te shenjes se miut(sipas kalendarit kinez)dhe se këta njerëz duhet te mbajnë gjëra te kuqe shumë ne këtë vit.


.P.S ma tha një kinezke kur mori vesh qe  i takoja shenjes se miut...dhe qe atë ditë vetëm gjëra te kuqe vesh buzeqeshje
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #70 më: 10-06-2008, 21:41:40 »
Citojeni

A e dini se ky vit u takon njerëzve te shenjes se miut(sipas kalendarit kinez)dhe se këta njerëz duhet te mbajnë gjëra te kuqe shumë ne këtë vit.


.P.S ma tha një kinezke kur mori vesh qe  i takoja shenjes se miut...dhe qe atë ditë vetëm gjëra te kuqe vesh buzeqeshje

Të marrsha te ligat unë ty moj Capi!! Tani sapo nxorra patellxhanet e mbushur nga furra dhe pak para se te binte zilja e sobes po lexoja shpejt e shpejt postimin tënd.

lexova "mutit" në vend te - miut-,  qesh me te madhe

unë kam një kineze ne pune qe vesh gjihtmone rroba jeshile, çdo ditë!!
me duket se ka ngelur pak mbrapa me kohën  zgerdhihet
E identifikuar
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #71 më: 12-06-2008, 21:51:12 »
Citojeni

Të marrsha te ligat unë ty moj Capi!! Tani sapo nxorra patellxhanet e mbushur nga furra dhe pak para se te binte zilja e sobes po lexoja shpejt e shpejt postimin tënd.

lexova "mutit" në vend te - miut-,  qesh me te madhe

unë kam një kineze ne pune qe vesh gjihtmone rroba jeshile, çdo ditë!!
me duket se ka ngelur pak mbrapa me kohën  zgerdhihet

shiko mos djeg patellxhanet ti,pa shkrimin tim e kam qare unë nuk shkruaj gjëra te tilla buzeqeshje
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #72 më: 12-06-2008, 21:53:48 »
Citojeni

Dakort, i pashë. U bene te mrekullueshem, përveç cipes se patellxhaneve qe ishte bërë si gome  qesh me te madhe se ishin shumë te medhenj...e vret robin po t´ja fusesh me patellxhan kokës këtu... luj syun
E identifikuar
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #73 më: 12-06-2008, 21:56:05 »
Citojeni

Dakort, i pashë. U bene te mrekullueshem, përveç cipes se patellxhaneve qe ishte bërë si gome  qesh me te madhe se ishin shumë te medhenj...e vret robin po t´ja fusesh me patellxhan kokës këtu... luj syun
këtu trashen shumë te shkretet se me ca i rrisin një zot e di:D

sa për ere janë ne gjelle se për te ngrënë nuk hahen zgerdhihet
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #74 më: 26-06-2008, 21:34:48 »
Citojeni

...kombi me i shëndoshë ne botë janë australianet.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |