Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4 5 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: A e dini se..  (E lexuar 9186 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 09-11-2006, 20:46:18 »
Citojeni

Oferte speciale ne Itali: 20.000 euro, një banjo me qumësht!

Një "mendimtar" sicilian vendosi te rive ne "pune" një tradite te vjetër mijëra vjeçare, te "adhuruesve te kenaqesive" për te bërë një banjo me qumësht margarite (Lule Dele).
Pervec kësaj, Nino Lupo ka hapur edhe një fabrike te vogël, ne afersi te qytetit italian, "Agrigento", - ku futen ne voza qumeshtin e marrë nga disa ferma te rajonit. Italiani bën te ditur se qumështi i margaritave është shumë me ushqyes se sa ai i lopeve, dhe është me i shendetshem për bebet, si dhe personave qe janë alergjike te prodhimit "klasik".
Përsa i përket amatoreve te qumeshtit te margarites, ata duhet te nxjerrin nga xhepat e tyre jo më pak se 20.000 euro për "t`u ngrohur" dy ore ne lengun e bardhe.
"Megjithëse nuk është një çmim qe ja lejon te gjithëve t`a paguajne nga xhepat, kemi jashtezakonisht shumë porosi për këtë lloj dushi...".
Fatkeqesisht, nuk mundemi t`i sherbejme vetëm disa personave ne jave, - pasi sasia e qumeshtit te margarites është shumë e paket, qe ne tu`a plotesojme dëshirat çdo ditë", deklaroi Nino Lupo.

Televizori qe transmeton arome...

Një ekip shkencetaresh te kompanise Sony ne San Diego te Kalifornise, po punojnë ne krijimin e një televiziori qe i lejon teleshikuesve te ndjejne eren nëpërmjet imazheve qe ata transmetojne...
Mekanizmi do të jetë i thjeshtë: televizori do të këtë te inkorporuar (atashuar) një dispozitiv te vogël i cili do të emitoje ne trurin e njeriut sinjale ultrasunete, - te cilat do ti krijojne përshtypjen e një ere...
Me këtë rast, emisionet kulinare (te gatimit) do të jenë "te shoqeruara" edhe me aromat e ushqimeve qe do të transmetohen ne ekran. Puna kerkimore e këtyre te fundit ka filluar rreth pesë vjet me pare, ndërsa detajet e punës se tyre janë tepër sekrete !!!...

Një i moshuar vjedh gjysëm milioni dollare, pilula, Viagre! qesh me te madhe

Paul A. Lussier, nga East Longmeadow i Amerikes, u arrestua nga policia për tregeti te "subsancave ilicite". I punesuar ne një farmaci, amerikani ne moshen 70 vjeçare, perdorte receta te rreme për te marrë ilace, si Viagra dhe Vicodin. Mashkulli i moshuar nuk i shiste me tutje ato, por ia bënte dhurate një bashkefshatares se tij te moshes 30 vjeçare, ne shkembim te një marredhenjeje seksuale me te.
Femra me pas, tregetonte ne "tregun e zi" ilacet ne fjale. Policia e kapi amerikanin ne flagrance, ndërkohë qe ky i fundit po dilte nga farmacia me 15 kuti pilulash te fshehura nën xhakete.
Si pasoje e kontrollit te ushtruar nga policia edhe ne shtepine e Paul Lussier u gjeten medikamente (ilace) ne vleren e 500.000 dolari. Amerikani ishte konsideruar nga komshinjte dhe koleget e tij te punës si një burrë dhe një baba i lumtur !!!...


Gjysem i bardhe, gjysëm i zi...

Një mashkull afrikan i cili kishte marrë medikamente për veshkat u demshperblye kundrejt 30.000 dollareve, pikërisht si kompesim, pasi e gjithë pjesa e lekures, me perjashtim te fytyres, iu be e bardhe si qumështi. Tekeste Kahsay (foto) emigroi nga Afrika ne Suedi disa vite me pare dhe u punesua ne agrikulture. Ne nentorin e vitit 2004, u godit aksidentalisht nga një makine agrikole, dhe si pasoje e analizave qe iu kryen ne spital u zbulua se vuante nga një semundje e rëndë e veshkave.
Mjeket vendosin te kryejne një tratament mjekesor qe t`i lehtësonte aktivitetin e veshkave dhe t`i shpetonte njekohesisht jetën, mashkullit afrikan 59 vjeçar, bëri te ditur e perditshmja britanike "The Mirror". Askush nuk priste qe pastilat e marra të kishin efekte dytesore mbi lekuren e tij. Pas disa muajsh, nga zezak, Kahsay u be i bardhe, me perjashtim te një pjesë te vogël ne fytyre dhe ne vesh, -ndërsa duket tashmë sikur ka vënë maske.
"Është e tmerrshme çfarë më ka ndodhur. Ne brendesi jam krejtësisht i zi, ndërsa nga jashtë i bardhe... Kam humbur besimin ne vetvehte dhe jam bërë pre e sulmeve idiote kur dal ne mes te rrugës. Tashme, as nuk kthehem me ne shtepi", u shpreh Kahsay. Ai hyri ne gjendje shoku atëherë kur po shikonte se lekura e tij po fillonte te zbardhej dhe ky proces nuk mundi te shpjegohej as nga specialistet dermatologe.
"Ne shtetin tim pigmenti i bardhe i lekures është konsideruar si semundje. Fisi im tashmë me konsideron si një një i sëmurë me leprose", ka thënë afrikani. "E vetmja gjë e mirë nga e gjithë kjo histori, është, se kam mësuar çfarë do të thotë tolerance përballë njerëzve nga raca të ndryshme", shtoi ai.
Sakaq, gjykata suedeze i akordoi 30.000 dollare demshperblim pacientit ne fjale, ndërsa doktori qe administroi medikamentin ne fjale për veshka, humbi vendin e punës. Prej kohësh, rastet e vdekjeve dhe te efekteve dytesore te medikamenteve kanë shokuar industrine si dhe marrjen e masave te menjehershme.
Pershembull, autoritetet amerikane për Perkujdesjen Shendetesore FDA kanë vendosur qe ne të ardhmën, medikamentet anti-reumatizmale Celebrex te jenë te ambalazhuara me një kuti te zeze dhe te jenë te shoqeruara nga një paralajmerim. Pfizer pezulloi ne këtë mënyrë shitjen ne Amerikë dhe Evrope te medikamentit tepër te "kundershtueshem me efekte dytesore" i perdorur për artritin, i quajtur "Bextra"!!!...

Londinezet janë pasagjeret e taksive me te hutuar ne botë:
Një ankete e realizuar me 900 shofere taksish nga e gjithë bota ka nxjerre ne pah se pasagjeret janë kryesisht neglizhente, për aq sa i përket nxjerrjes se informacioneve personale, por edhe atyre te harrimit te gjerave personale ne taksi.
Anketa botërore tregon se Londra është kryeqyteti i pasagjereve me hutaqe ne botë. Taksimetristet britanike kanë numeruar disa objekte te harruara ne makine midis te cilave edhe nga ato me te cuditshmet, një harpa, një fëmijë, një hamster por edhe diamante ne vleften e 100.000 lira sterlinave.
Shoferet e Londres dhe te Mynihut kanë raportuar sistematikisht një fluks të madh te objekteve seksuale ashtu si dhe te prezervativeve te perdorur te cilat i kanë gjetur ne sediljet e pasme te taksive të tyre.
Ne Oslo, 98 shofere kanë deklaruar qe ne 6 muajt e fundit, klientet e tyre kanë harruar ne makine jo më pak se 400 ekipamente hands-free, 1.700 telefona celulare si dhe 110 leptope(kompjutera). Ndryshe nga këta, norvegjezet kanë harruar kuti te mbushura plot me birra, ekipamente sportive por edhe thyerrse akulli !!!...

Femija me i rëndë ne botë,është lindur ne vitin 1954, nga Italiania, Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg !!!...


E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 14-11-2006, 20:04:50 »
Citojeni

Derguesi me i shpjt i  SMS.

Ne Singapor një nxënës ka shënuar rekord të ri Boteror për dergim te shpejte te SMS.
16-vjecari ka arritur te shkruaj një fjal me 160 shkronja ne një kohe prej 41:52sek.
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 15-11-2006, 22:05:00 »
Citojeni

Ne Arabin Saudite një plak me 100 vjetorin e tij u martua me një vajzë 19 vjeçare. Arsyeja ishte se dëshironte te sillte shumë fëmijë ne botë. Emri i vajzes është ende i panjohur.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
CrYsTaL TeaRs
水晶撕
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #33 më: 16-11-2006, 07:29:32 »
Citojeni

-=3.14159 26535 89793 23846 26433 83279 50288 41971 69399 37510 58209 74944 59230 78164 06286 20899 86280 34825 34211 70679 82148 08651 32823 ...

-karkaleci i detit e ka zemren ne kokë

-Kafshet qe bëjn vezë nuk kan kerthize

-Japonia ka rreth 200 vullkane

-Pluto nuk konsiderohet me si planet

-Mushkonjat kan 47 dhëmbë

-Ne Angli ka rreth 8,500 restorante Indian

-Zjarri merr me shpejt perpjet se sa tejposhte

-Njeriu flen gjume rreth 25 vjet ne jetën e tij

-Një person qe di te pergatisi mirë kafe Turke quhet kahveci

-Elefantet mund te qajn

-Certifikata e lindjes se Paul McCartney është shitur për $84,146.00 ne Mars te 1997

-26 President te Amerikes kan qen avokate para se te bëheshin presidenta

-I vetmi qytet ne botë qe gjindet ne dy kontinente është Istanbuli

-Ne botë ka me shumë se 20,000 lloje te birrave

-13% te njerëzve shkrujn me doren e majte

-Njerezit nuk teshtijne duke fjetur

-Një vit ka 31,557,600 sekonda
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #34 më: 01-12-2006, 14:32:54 »
Citojeni

Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.
***
Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
***
Milingonat e ndiejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
***
Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen... çdo sekondë.
***
Peshkaqenët nuk sëmuren.
***
Kompjuterat modernë janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
***
Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehërave.
***
Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
***
Në 1870-n në Londër jetonin më shumë irlandezë sesa në Dublin.
***
Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
***
Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
***
Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njëri pas tjetrit, do të mund të përshkonin Ekuatorin 2 herë.
***
Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.
***
Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
***
Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
***
Shkencëtarët britanikë kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit, asgjësojnë 50 milionë minj dhe 20 milionë zogj të vegjël.
***
Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
***
Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg.
***
Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane, me gjithsejt 72 shkronja.
**
Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943, në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.
***
Për të prodhuar 1 kg mjaltë, bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milionë luleve, duke bërë rreth 300 000 kilometra fluturim.
***
Luftërat dhe statistikat: Nga 1618-a deri më 1905-n janë bërë 1044 luftëra tokësore, 122 beteja detare, 490 rrethime, 44 kapitullime. Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecias dhe Turqisë (55 vjet), në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtër është ajo midis Austrisë dhe Italisë, e cila zgjati vetëm 6 orë.
***
Çdo foshnje, pas lindjes ka saktë 350 eshtra, ndërsa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra, gjatë fazës së zhvillimit të njeriut, shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.
***
Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më rëndë se të tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.
****
Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.
***
Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 fije floku, zeshkanet 100 000, ndërsa biondet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 për qind e biondeve e mbajnë këtë shihër të flokëve.
***
Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë të kaltër. Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reaksion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk varet nga reaksioni i shpejtë, p.sh. golf.
***
Deri në moshën 80-vjeçare zemra e njeriut ka rrahur 2.5 miliardë herë. Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m². Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometra flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë eshtër e njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet, sepse eshtrat përtërihen rregullisht.
***
"Little boy" (djaloshi i vogël) quhet bomba e cila është hedhur në Hiroshimë. Bomba ishte e gjatë 3.04 metër dhe e rëndë 4080 kilogramë.
E identifikuar

Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 12-01-2007, 15:29:01 »
Citojeni

Po lexoja një ditë disa nga ato kapaket e Snapple........dhe thonin:

-Bretkosat nuk pine  (lengje / ujë ) kurrë

-Bletat janë te vetmet insekte qe krijojne një formë ushqimi për nejriun.

- Bashkite ne USA ne ditën e Shen Valentinit i bëjnë të gjitha martesat për falas
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Lefter
Free


Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 19-01-2007, 18:52:43 »
Citojeni

Ndërsa edhe unë lexova ne një vend qe as breshkat nuk pine ujë/lengje gjatë gjithë jetës.
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
agnesa
The More I Get The More I Want......!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #37 më: 19-01-2007, 19:03:25 »
Citojeni

se po ta futni rrushin ne mikroval eksplodon
E identifikuar

The More I Get The More I  Want......!!!
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 20-01-2007, 07:08:08 »
Citojeni

Me vjen keq qe me paska shpetuar kjo teme sepse paska ca kuriozitete dhe rekorde fenomenale. Unë s'i lexova të gjitha postimet por lexova qe nga Berni dhe lart dhe me pëlqeu shkrimi i tij. Ishin të gjitha kuriozitete dhe disa prej tyre unë i kisha dëgjuar me pare. Por mua me duken interesante sidomod kety dy me poshtëë, në lidhje me lindjet:

****
Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më rëndë se të tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.
****
Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

S'e kisha idenë qe te lindurit ne shenjen e Demit, pra foshnjat e sapo-lindura, lindin me te medhaja ne peshe, zakonisht. E di ndonjëri pse ndodh kjo?! Dhe për punën a foshnjave qe lindin me një dhemb ne goje, kam dëgjuar kështu nëpër gazeta apo si kuriozitet por s'kam dëgjuar t'i ndodhi ndonjë qe kam njohur. Interesante edhe kjo.



P.S. Vazhdoni te na sillni kuriozitete njerëz, se qenkan vërtetë te bukura, te mira & interesante!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
agnesa
The More I Get The More I Want......!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #39 më: 20-01-2007, 12:51:16 »
Citojeni

siç kam dëgjuar disa shkenctar kanë thënë se toka do shkatërrohet dhe do nis një bot e re kur njeriu do i këtë kembet e ngjitura (nuk e di sa ehste e vërtetë dhe vërtetë frigohem)pershtjellim
E identifikuar

The More I Get The More I  Want......!!!
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 22-01-2007, 17:06:30 »
Citojeni

siç kam dëgjuar disa shkenctar kanë thënë se toka do shkatërrohet dhe do nis një bot e re kur njeriu do i këtë kembet e ngjitura (nuk e di sa ehste e vërtetë dhe vërtetë frigohem)pershtjellim

Unë s'e kam dëgjuar këtë punën e kembeve te ngjitura Agnesa, por edhe nëse ndodh s'besoj te na ndodhi brezave tanë si të thuash. Ne e kemi kaluar atë dallge tashmë. Do kemi vdekur prej vjetësh nëse dhe kur ndodh kjo. qesh me te madhe

Ndërsa përsa i përket krijimit te botës se re, e kam dëgjuar këtë dhe është e mundur ndoshta, s'e di jo. qesh me te madhe
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #41 më: 22-01-2007, 20:35:21 »
Citojeni

MP3Player për Atë qe nuk degjojne është shpikur kohët e fundit nga shkencetaret amrikane.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
agnesa
The More I Get The More I Want......!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #42 më: 22-01-2007, 21:58:32 »
Citojeni

Unë s'e kam dëgjuar këtë punën e kembeve te ngjitura Agnesa, por edhe nëse ndodh s'besoj te na ndodhi brezave tanë si të thuash. Ne e kemi kaluar atë dallge tashmë. Do kemi vdekur prej vjetësh nëse dhe kur ndodh kjo. qesh me te madhe
e di qe neve nuk do të na ndodh mirpo brezave te ardhshëm

Ndërsa përsa i përket krijimit te botës se re, e kam dëgjuar këtë dhe është e mundur ndoshta, s'e di jo. qesh me te madhe
E identifikuar

The More I Get The More I  Want......!!!
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 22-01-2007, 22:50:31 »
Citojeni

un di vetëm qe po ju ngjiten kembet njerëzve sdo këtë me pjellori. zgerdhihet

mjer meshkujt pershtjellim pershtjellim
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 22-01-2007, 22:55:27 »
Citojeni

Lum femrat...
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |