Oferte speciale ne Itali: 20.000 euro, një banjo me qumësht! Një "mendimtar" sicilian vendosi te rive ne "pune" një tradite te vjetër mijëra vjeçare, te "adhuruesve te kenaqesive" për te bërë një banjo me qumësht margarite (Lule Dele).
Pervec kësaj, Nino Lupo ka hapur edhe një fabrike te vogël, ne afersi te qytetit italian, "Agrigento", - ku futen ne voza qumeshtin e marrë nga disa ferma te rajonit. Italiani bën te ditur se qumështi i margaritave është shumë me ushqyes se sa ai i lopeve, dhe është me i shendetshem për bebet, si dhe personave qe janë alergjike te prodhimit "klasik".
Përsa i përket amatoreve te qumeshtit te margarites, ata duhet te nxjerrin nga xhepat e tyre jo më pak se 20.000 euro për "t`u ngrohur" dy ore ne lengun e bardhe.
"Megjithëse nuk është një çmim qe ja lejon te gjithëve t`a paguajne nga xhepat, kemi jashtezakonisht shumë porosi për këtë lloj dushi...".
Fatkeqesisht, nuk mundemi t`i sherbejme vetëm disa personave ne jave, - pasi sasia e qumeshtit te margarites është shumë e paket, qe ne tu`a plotesojme dëshirat çdo ditë", deklaroi Nino Lupo.
Televizori qe transmeton arome... Një ekip shkencetaresh te kompanise Sony ne San Diego te Kalifornise, po punojnë ne krijimin e një televiziori qe i lejon teleshikuesve te ndjejne eren nëpërmjet imazheve qe ata transmetojne...
Mekanizmi do të jetë i thjeshtë: televizori do të këtë te inkorporuar (atashuar) një dispozitiv te vogël i cili do të emitoje ne trurin e njeriut sinjale ultrasunete, - te cilat do ti krijojne përshtypjen e një ere...
Me këtë rast, emisionet kulinare (te gatimit) do të jenë "te shoqeruara" edhe me aromat e ushqimeve qe do të transmetohen ne ekran. Puna kerkimore e këtyre te fundit ka filluar rreth pesë vjet me pare, ndërsa detajet e punës se tyre janë tepër sekrete !!!...
Një i moshuar vjedh gjysëm milioni dollare, pilula, Viagre! 
Paul A. Lussier, nga East Longmeadow i Amerikes, u arrestua nga policia për tregeti te "subsancave ilicite". I punesuar ne një farmaci, amerikani ne moshen 70 vjeçare, perdorte receta te rreme për te marrë ilace, si Viagra dhe Vicodin. Mashkulli i moshuar nuk i shiste me tutje ato, por ia bënte dhurate një bashkefshatares se tij te moshes 30 vjeçare, ne shkembim te një marredhenjeje seksuale me te.
Femra me pas, tregetonte ne "tregun e zi" ilacet ne fjale. Policia e kapi amerikanin ne flagrance, ndërkohë qe ky i fundit po dilte nga farmacia me 15 kuti pilulash te fshehura nën xhakete.
Si pasoje e kontrollit te ushtruar nga policia edhe ne shtepine e Paul Lussier u gjeten medikamente (ilace) ne vleren e 500.000 dolari. Amerikani ishte konsideruar nga komshinjte dhe koleget e tij te punës si një burrë dhe një baba i lumtur !!!...
Gjysem i bardhe, gjysëm i zi... Një mashkull afrikan i cili kishte marrë medikamente për veshkat u demshperblye kundrejt 30.000 dollareve, pikërisht si kompesim, pasi e gjithë pjesa e lekures, me perjashtim te fytyres, iu be e bardhe si qumështi. Tekeste Kahsay (foto) emigroi nga Afrika ne Suedi disa vite me pare dhe u punesua ne agrikulture. Ne nentorin e vitit 2004, u godit aksidentalisht nga një makine agrikole, dhe si pasoje e analizave qe iu kryen ne spital u zbulua se vuante nga një semundje e rëndë e veshkave.
Mjeket vendosin te kryejne një tratament mjekesor qe t`i lehtësonte aktivitetin e veshkave dhe t`i shpetonte njekohesisht jetën, mashkullit afrikan 59 vjeçar, bëri te ditur e perditshmja britanike "The Mirror". Askush nuk priste qe pastilat e marra të kishin efekte dytesore mbi lekuren e tij. Pas disa muajsh, nga zezak, Kahsay u be i bardhe, me perjashtim te një pjesë te vogël ne fytyre dhe ne vesh, -ndërsa duket tashmë sikur ka vënë maske.
"Është e tmerrshme çfarë më ka ndodhur. Ne brendesi jam krejtësisht i zi, ndërsa nga jashtë i bardhe... Kam humbur besimin ne vetvehte dhe jam bërë pre e sulmeve idiote kur dal ne mes te rrugës. Tashme, as nuk kthehem me ne shtepi", u shpreh Kahsay. Ai hyri ne gjendje shoku atëherë kur po shikonte se lekura e tij po fillonte te zbardhej dhe ky proces nuk mundi te shpjegohej as nga specialistet dermatologe.
"Ne shtetin tim pigmenti i bardhe i lekures është konsideruar si semundje. Fisi im tashmë me konsideron si një një i sëmurë me leprose", ka thënë afrikani. "E vetmja gjë e mirë nga e gjithë kjo histori, është, se kam mësuar çfarë do të thotë tolerance përballë njerëzve nga raca të ndryshme", shtoi ai.
Sakaq, gjykata suedeze i akordoi 30.000 dollare demshperblim pacientit ne fjale, ndërsa doktori qe administroi medikamentin ne fjale për veshka, humbi vendin e punës. Prej kohësh, rastet e vdekjeve dhe te efekteve dytesore te medikamenteve kanë shokuar industrine si dhe marrjen e masave te menjehershme.
Pershembull, autoritetet amerikane për Perkujdesjen Shendetesore FDA kanë vendosur qe ne të ardhmën, medikamentet anti-reumatizmale Celebrex te jenë te ambalazhuara me një kuti te zeze dhe te jenë te shoqeruara nga një paralajmerim. Pfizer pezulloi ne këtë mënyrë shitjen ne Amerikë dhe Evrope te medikamentit tepër te "kundershtueshem me efekte dytesore" i perdorur për artritin, i quajtur "Bextra"!!!...
Londinezet janë pasagjeret e taksive me te hutuar ne botë: Një ankete e realizuar me 900 shofere taksish nga e gjithë bota ka nxjerre ne pah se pasagjeret janë kryesisht neglizhente, për aq sa i përket nxjerrjes se informacioneve personale, por edhe atyre te harrimit te gjerave personale ne taksi.
Anketa botërore tregon se Londra është kryeqyteti i pasagjereve me hutaqe ne botë. Taksimetristet britanike kanë numeruar disa objekte te harruara ne makine midis te cilave edhe nga ato me te cuditshmet, një harpa, një fëmijë, një hamster por edhe diamante ne vleften e 100.000 lira sterlinave.
Shoferet e Londres dhe te Mynihut kanë raportuar sistematikisht një fluks të madh te objekteve seksuale ashtu si dhe te prezervativeve te perdorur te cilat i kanë gjetur ne sediljet e pasme te taksive të tyre.
Ne Oslo, 98 shofere kanë deklaruar qe ne 6 muajt e fundit, klientet e tyre kanë harruar ne makine jo më pak se 400 ekipamente hands-free, 1.700 telefona celulare si dhe 110 leptope(kompjutera). Ndryshe nga këta, norvegjezet kanë harruar kuti te mbushura plot me birra, ekipamente sportive por edhe thyerrse akulli !!!...
Femija me i rëndë ne botë,është lindur ne vitin 1954, nga Italiania, Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg !!!...