Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarTë Ndryshme (Moderator: kengaime)20 racat më të mira të qenve


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 20 racat më të mira të qenve  (E lexuar 517 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 10-03-2008, 17:12:21 »
Citojeni

Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut. Këtë s’do kishte guxim ta diskutonte askush me adhuruesit e qenve, prandaj po e marrim si të vërtetë. Dashamirësit e qenve flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq kohë me ta, madje edhe flenë me ta. Preferencat se cilat janë racat më të mira dhe më të bukura e bëjnë adhuruesit e kafshëve, ndërsa roli i profesionistëve është të përcaktojnë se cilët qen janë më të sigurt me fëmijët dhe cilët janë më të rezistueshëm ndaj sëmundjeve. Përzgjedhja e kësaj liste është kryer nga një veteriner, duke qenë se përkujdeset me dhjetëra të tillë në ditë dhe qenin e parë e ka blerë në moshën 5-vjeçare. Ekspertët thonë se ekzistojnë 109 raca të ndryshme, pa përmendur me qindra racat hibride të tyre. Shumë pak raca ekzistojnë në Shqipëri dhe tregtia e tyre ende nuk ka përmasat që ka në botë, por gjithkush duhet të dijë karakteristikat dhe personalitetin e secilës prej tyre. Racat e pastra janë më të cënueshme ndaj sëmundjeve, ndërsa avantazhi i hibridëve është se kanë gjithnjë e më pak probleme me shëndetin. Por duhet theksuar fakti se kërkimet thonë se kafshët përgjithësisht vuajnë nga sëmundjet e të zotërve që i rrisin. Për shembull nëse dikush në familje vuan nga diabeti, edhe qeni ka gjasa të preket nga e njëjta sëmundje, duke qenë se njerëzit u japin kafshëve ato që hanë vetë dhe po aq shumë sa hanë vetë.


1. Qentë kufitar të gjahut

Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme. Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një trup të vogël e bën këtë qen numrin një.

2. Qentë hibridë

Këta qen janë ndërthurje e racave të ndryshme. Hibridët e llojeve të ndryshme të qenve kufitarë janë të shkathët, besnikë dhe miqësorë. Pjesa më e madhe e tyre janë të pastrehë, pasi s’janë qen race.

3. Qentë e artë të gjahut

Kjo racë e qenve të gjahut është interesante. Ata janë krenarë dhe besnikë. Quhen qentë e artë pasi kanë gëzof të verdhë të shndritshëm. Janë kafshët e preferuara për fëmijët e vegjël.

4. Qentë labrador të gjahut

Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.

5. Spanjelët kavalierë “King Charles”

Ndoshta raca më inteligjente e të gjithave, këto qen janë zgjedhja numër një për të gjithë ata familjarë që duan një qen për fëmijët e vegjël. Kanë probleme me shëndetin dhe rekomandohet sigurim.

6. Qentë me hundë të shtypur

Paraqitja e tyre me fytyrë të rrudhur, hundë si kopsë dhe trup të vogël i bën kafshët më të preferuara për të rinjtë dhe fëmijët. Ata ngjajnë me bulldogët francezë dhe natyra miqësore i bën të parezistueshëm.

7. Qentë ujqër irlandezë

Janë raca më e gjatë e të gjitha llojeve dhe më jetëshkurtra në krahasim me qentë e shkurtër. Këta qen-ujqër kanë elegancë fisnike dhe janë plot dhembshuri. Nëse doni të përqafoni një ari, këta janë të duhurit.

8. Gjahtarët skocezë të drerëve

Duken si versioni më i ri i qenve ujqër irlandezë. Këta qen me këmbë të gjata dhe gëzof të ashpër janë të butë dhe të ndjeshëm. Atyre i pëlqen të vrapojnë, prandaj ushtrimet fizike janë të nevojshme.

9. Spanjelët anglezë veshërënë

Qoftë të artë, të zinj apo të çfarëdo ngjyrë tjetër, ata kanë veshë të lëshuar që e vënë fytyrën brenda një kornize gëzofi. Janë qen të pashëm që zakonisht kanë natyrën e gatshme të njeriut.

10. Languat

languat janë të butë, të heshtur, qen besnikë që ngjajnë me zagarët gri. Pamja e tyre elegante, me kocka të imëta dhe lëkurë të hollë i bën të kenë një stil plot hirë.

11. Qentë skocezë të stanit

Duhet të kujtoni se këta qen janë dizenjuar të mbledhin delet përmes kodrave. Energjia dhe inteligjenca e tyre do të thotë se kanë nevojë për shumë sfida dhe stimuj. Nëse mundeni të merreni me ta, qentë e stanit janë më besnikët.

12. Dachshunds

Këta qen janë në proporcione dhe stile të ndryshme. Mund të zgjidhni ata me qime të gjatë, qentë qimeshkurtër ose me gëzof të ashpër, qentë në miniaturë apo ata me masë standarde. Sido që të jenë, personaliteti nuk u mungon.

13. Spanjelët anglezë kërcyes

Tipiku i kësaj race është një spanjel anglez plot me gjallëri, nga ata që kërcejnë nga bregu i lumit në ujë, me veshët dhe bishtin që i fluturon. I pëlqejnë aktivitetet fizike dhe janë qen miqësorë.

14. Zagarët

Edhe pse kjo racë është rritur për të qenë atletë, kafshë garash, ata kanë personalitete të buta dhe të ndjeshme. Shumë zagarë të dalë në pension shërbejnë si kafshë familjare.

15. Pastorët gjermanë

Të përdorur si kafshë roje për punët e policisë, ata shërbejnë edhe si kafshë të dashura e besnike. Që të mos rrezikoni, blini një nga një rritës profesionist dhe sigurohuni që këlyshi ta pëlqejë shoqërinë e njerëzve.

16. Qentë kufitarë me qime të butë ngjyrë gruri

Një racë irlandeze që e ka origjinën si qen fshati. Qentë me gëzof ngjyrë gruri janë më të butë se pjesa më e madhe e qenve kufitarë. Ata janë shoqërues besnikë dhe inteligjentë.

17. Njufaundlendët

Ashtu si shumë raca gjigande, njufaundlendët kanë natyrën më të butë e gjakftohtë që ekziston. E mira është se nuk jargaviten aq shumë sa San Bernardët. Lordi Bajron shkroi poezinë “Epitaf për një qen” për nder të qenit të tij.

18. Qentë hibridë të pastër

Pavarësisht nëse zgjidhni hibridët labradorë, hibride të racave të ndryshme të qenve me hundë të shtypur apo çfarëdo varianti tjetër, kjo kafshë ka parashikueshmërinë e një qeni race të kombinuar me shëndetin e një hibridi.

19. Bichon Frise

Më kaçurrela të vogla të bardha që rriten në gëzofin me stil afrikan, kjo lloj race ka nevojë për shumë shoqëri. Mund të kenë karakter të pacipë me personalitet të madh, që demaskon trupin e tyre të vogël.

20. Maltezët

Janë qenë për shëtitje, më të vegjël se macet me gëzof të bardhë mëndafshi që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Mund të jenë më të mrekullueshmit ndër qentë e shfaqjeve, si dhe të këndshëm dhe plot dhembshuri.
E identifikuar

charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-03-2008, 17:37:11 »
Citojeni

kam një pastor gjerman,është qen shumë inteligjent,për mua raza me e mirë,edhe pse desha te them,qe qen te keqij nuk ka,ka padron te keqij
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 17-03-2008, 19:03:50 »
Citojeni

Të kishim dhe ndonjë foto te qenve, nuk do ishte keq  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Capkenja
« Përgjigjja #3 më: 17-03-2008, 21:02:36 »
Citojeni

Të kishim dhe ndonjë foto te qenve, nuk do ishte keq  zgerdhihet
kam një unë ...te rraces pekinez


ahhhaaaa
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #4 më: 17-03-2008, 21:04:28 »
Citojeni

te vdes për ty


* Te vdes per ty!.jpg (504.92 KB, 1656x1242 - E shikuar 32 Herë.)
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 19-03-2008, 22:16:48 »
Citojeni

E paske te bkur moj  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 20-03-2008, 00:05:31 »
Citojeni

Përshëndetje për mua vetëm kjo racë e qenve është e përsosur e them me plot bindje.. janë edhe të mënçur shuuumë edhe shum të bukur.. LESI ja ky është qeni im  zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet



E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 20-03-2008, 09:11:57 »
Citojeni

O Konjak paske qenë te mirë, kam pasur dhe unë një si ai tipi atij qenit qe ke ne foto, po tani nuk është me, mua këto lloj qensh me pelqejn, se qen te vegjel qe mbajn gocat sme pelqejn, te flesh gjum me qenin vetëm gocat e bëjn zgerdhihet hahaha nuk e di për gocat shqipetare po këto te huajt vdesin për qent, te mbash një qen brenda ne shpi, se si me duket, ti vij shtepis era qen e pisllik i madh nga qeni qe mban ne shpi  pershtjellim
E identifikuar

Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 20-03-2008, 13:37:02 »
Citojeni

O Konjak paske qenë te mirë, kam pasur dhe unë një si ai tipi atij qenit qe ke ne foto, po tani nuk është me, mua këto lloj qensh me pelqejn, se qen te vegjel qe mbajn gocat sme pelqejn, te flesh gjum me qenin vetëm gocat e bëjn zgerdhihet hahaha nuk e di për gocat shqipetare po këto te huajt vdesin për qent, te mbash një qen brenda ne shpi, se si me duket, ti vij shtepis era qen e pisllik i madh nga qeni qe mban ne shpi  pershtjellim
Heheh Berni e vërtet po edhe un ashtu them, po si more kan nisur edhe shqiptarët të flejnë me qent biles i duan më shum se fëmijët e tyre i puthin në buzë zgerdhihet zgerdhihet. Të mbash një qen në shtëpi !! sedi s'ka ndonjë dobi njerzit e bëjnë thjesht nga dashuria për kafshët.
Faleminderit për fjalët e mira për qenin Lesin  luj syun
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 22-03-2008, 13:16:07 »
Citojeni

Shikoni pak këtë Qenin ne këtë video se sa bukur e kercen Napilonin hahaha e keni te minuta e 3 zgerdhihet

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |