Në familjet që janë më shumë se një fëmijë është shumë i rëndësishëm raporti i fëmijës me vëllezërit dhe motrat, pasi që ndikon në zhvillimin e ndjenjave të tij, vlerave personale, vetërespektit dhe vetëbesimit.
Xhelozia e fëmijëve paraqitet ashtu që vëllezërit dhe motrat i krahasojnë raportin që e kanë prindërit ndaj tyre veç e veç, por edhe për shkak se ndërmjet vete krahasohen dhe garojnë. Sa të janë më të vogla dallimet ndërmjet fëmijëve, atëherë xhelozia është problem më i madh.

Sidomos nëse fëmijët janë të gjinisë së njëjtë dhe kanë dallim të vogël ndërmjet vjetëve. Për fëmijën dashuria dhe vëmendja që ia dedikojnë prindërit janë gjërat që i vërejnë. Kur të fitojnë motër apo vëlla, ata shohin se prindërit i dedikojnë vëmendje më të madhe foshnjës dhe do të vijnë në përfundim se foshnjën e duan më shumë se atë.
Kur fëmija i vogël rritet mjaft dhe mund të krahasohet me më të vjetrit, ajo po ashtu mund të bëhet xheloz pasi që ajo nuk mund të bëjë atë që fëmija më i vjetër mund ta bëjë. Fëmija nuk e kupton konceptin e kohës, kështu që nuk e kupton se nuk duhet të krahasohet me vëllanë i cili është dy vjet më i vjetër, por me atë kohë kur ai ka qenë në moshën e njëjtë si ai.
Nëse nuk ndalet se krahasuari dhe garuari me vëllanë më të vjetër, fëmija do të jetë i prirë që gabimisht të vijë në përfundim se nuk është mjaftueshëm i mirë që ta meritojë dashurinë. Për tërë këtë prindërit nuk duhet nënçmuar potencialin destruktiv të xhelozisë së fëmijës.
Fëmijëve qartë dhe shpesh duhet t’ia shfaqni dashurinë, por kjo e shpeshta nuk është e mjaftueshme që të zhduket xhelozia. Xhelozinë është e nevojshme të dalloni në sjelljet e fëmijëve, dhe pastaj duhet t’i sqaroni fëmijës se është i dashur për prindërit dhe se nuk duhet të frikësohet për humbjen e dashurisë së tyre.