Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Te gjitha efektet kuruese te rrushit  (E lexuar 2182 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 17-01-2008, 14:46:39 »

Aq shume veti pozitive ka ai, saqe kohet e fundit dietologet e kane cilesuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te te gjitha ushqimeve derisa arrihet vetem ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne dite

Eshte fryti qe na “dhuron” veren, pijen me fisnike qe na shoqeron ne çdo feste, ngjarje te rendesishme apo thjesht ne ditet e zakonshme te jetes. Me origjine te panjohur, shkrimet dhe legjendat e vjetra tregojne se rrushi kultivohej kryesisht ne nje zone te madhe mes Europes, Afrikes se Veriut dhe Azise, rreth 8000 vjet me pare. Vendlindja e tij europiane eshte Franca, ku bimet e hardhise u sollen nga fenikasit ne vitin 600 para Krishtit, ndersa romaket e sollen ne Gjermani ne shekullin e fundit pas Krishtit. Ne kontinentin aziatik, sidomos ne Kine, rrushi dhe pijet e prodhuara prej tij mberriten fale tregtise nga Arabia ne shekullin e dyte p.e.s. Aktualisht, prodhimi boteror i rrushit qe perdoret si fryt tavoline i kalon 70 milione kuintale ne vit, ndersa Italia mban vendin e pare me me shume se 15 milione te tille. Sipas FAO-s, 75866 kilometra katrore e te gjithe botes i eshte dedikuar kultivimit te ketij fryti magjik. Po sipas te dhenave te kesaj organizate, rreth 71 per qind e prodhimit boteror te tij perdoret per berjen e veres, 27 per qind per perdorimin si fryt tavoline dhe 2 per qind per t‘u thare. Po ashtu, nje pjese e mire e tij shkon per prodhimin e lengut, i cili perdoret si embelsues per produktet qe permbajne etiketat “pa sheqer te shtuar” apo “100 per qind natyral”. Nga ana tjeter, eshte per t‘u theksuar fakti se zonat qe i dedikohen rrushit per prodhimin e veres po rriten me rreth 2 per qind ne vit.

Perdorimi

I cilesuar si mbreti i tavolines, varietetet e ndryshme te tij ngjajne shume pak me njeri-tjetrin. Rrushi ka veti te mira ushqimore e dietike. Kokrrat e tij permbajne sasi te konsiderueshme sheqeri, qe shkon deri ne 25 per qind, acide organike, kripera te kalciumit, te hekurit, vitamine B dhe C, lende tanike etj. Por rrushi ose lengu i tij perdoret gjeresisht edhe per qellime terapeutike.

Guret ne veshka

Ai keshillohet te perdoret nga ata qe vuajne nga guret ne veshka, nga nefritet, ata qe kane gure ne melçi, probleme me fshikezen e urines apo nga njerezit qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut. Rrushi ka efektshmeri te larte edhe te te semuret nga pleuriti, bronkiti kronik, ne rastet me astma bronkiale te formes se lehte e te mesme, si dhe ne semundjet e mushkerive. Nje bistak mesatar rrushi eshte i barasvlefshem me dy gota uji meqenese rreth 80 per qind e tij perbehet nga uji, nje menyre shume natyrore per te larguar helmet nga veshkat, per te mbajtur gjakun te paster dhe per te luftuar grumbullimin e likuideve, qe jane nje nga shkaktaret kryesore te celulitit.

Pastrimi zorreve

Keshillohet te hahet me gjithe lekure, pasi eshte shume e pasur me fibra dhe ndihmon ne pastrimin e zorreve. I vetmi perjashtim eshte se nuk rekomandohet te perdoret nga diabetiket, sepse permban shume sheqer. Aq shume veti pozitive ka ai, saqe kohet e fundit dietologet e kane cilesuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te te gjitha ushqimeve derisa arrihet vetem ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne dite. Nje keshille vertet e vlefshme per te gjithe ata qe duan te bien nga pesha. Ne te vertete, kjo eshte edhe nje nga dietat me te perdorshme nga yjet e famshem te Hollivudit.

Kuzhine

Por perveç vetive te shumta terapeutike, eshte shume i njohur perdorimi i tij edhe ne kuzhine ne pergatitjen tradicionale te marmelatave, lengjeve, reçelrave, kompostove e deri te perdorimet me origjinale dhe moderne, si shoqeruesi me i mire i mishit te bardhe apo peshkut. Shefat e rinj te kuzhines thone se ata qe nuk e kane provuar çokollaten e shkrire te perzier me leng dhe kokrra te thata rrushi, nuk e dine ç’do te thote te shijosh nje ushqim apo te falenderosh natyren per dhurata kaq te arta.

Pastrues

Nje bistak mesatar rrushi eshte i barasvlefshem me dy gota uji, meqenese rreth 80 per qind e tij eshte uje. Ne kete menyre ai largon helmet nga veshkat, mban gjakun te paster nese hahet me gjithe lekure, e cila eshte shume e pasur me fibra, ndihmon ne pastrimin e zorreve.

Energjik

E gjithe merita e rrushit qendron ne perqendrimin e sheqernave qe jane nje ndihmese e madhe per te bere te ndihen energjike te gjithe ata qe merren me aktivitete sportive.

Antistres

Meqenese permban metatonine, nje hormon i rendesishem per te rregulluar ciklet gjume-zgjim, konsumi i tij garanton nje fjetje te qete ne darke.

Forcues

Forcon kockat dhe muret e kapilareve, sistemin imunitar, aktivizon mekanizmat kunder radikaleve te lira. Gjithashtu, ai permban edhe antocianine e kurecine, qe kane veti antioksiduese dhe antibakteriale dhe ndikon ne rritjen e kolesterolit “te mire” ne gjak.

Dietik

Kohet e fundit dietologet e kane cilesuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te te gjitha ushqimeve derisa arrihet vetem ne ngrenien e tij deri ne dy kilograme ne dite.

Maska, per nje fytyre qe shkelqen

Qe ne kohet e lashta, ky fryt njihej per cilesite depurative, ndaj tashme industrite e medha te kozmetikes e kane zbuluar qe perberesit e tij aktive kane nje fuqi te madhe antioksiduese. Ai eshte jashtezakonisht i mire per te hidratuar, ushqyer dhe tonifikuar lekuren dhe ndihmon ne parandalimin e plakjes se saj. Keshtu per te pasur nje fytyre me te shndritshme dhe me te paster, keshilla eshte shume e thjeshte. Lengu i perftuar nga shtrydhja e nje bistaku rrushi lihet te fermentohet per disa ore, pastaj vendoset ne lekure, duke shmangur pjesen rreth syve. Pasi lihet te veproje per 20 minuta, shpelahet me uje te bollshem. Kjo maske ka nje efekt pastrues dhe rigjenerues sepse nje pergatitje e tille eshte edhe kunder rrudhave, duke e bere lekuren te duket me e paster dhe me e shendetshme se kurre.

G.Albania
E identifikuar

ronan
« Përgjigju #1 më: 07-02-2008, 20:58:48 »

Dime se per secilen semundje ekziston nje bime e cila e sheron.. A din dikush se cila bime sheron osteoporozen.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a doni ta provoni dhe ju
  • Dot E paarritshme
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot do ta provoj
  • 17 (68%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen