Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Të gatuash me ujë deti  (E lexuar 873 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 03-06-2010, 11:13:52 »

Shishja mbushet në një nga ishujt e Ebridit në Skoci: tri litra për gjashtë euro
Uji filtrohet dhe lihet të kullojë. “Shija që kanë ushqimet e gatuara me të është e pakrahasueshme”, thotë ‘shpikësi’

Tendenca e fundit është të gatuash me ujin e detit. Sigurisht që nuk është provokimi i radhës i një kuzhinieri mendjemprehtë si Ferran Adria, por ideja e zotit Andy Inglis, një 49-vjeçar, ish-nëpunës i Kombeve të Bashkuara, sot punëtor me kohë të pjesshme në departamentin për zhvillimin ndërkombëtar, i cili i frymëzuar nga një studim shkencor i së bijës për shkollën, ka mbledhur, filtruar dhe pastaj hedhur në shishe, ujin e ishullit Berneraj, në Ebridi dhe tani e shet me 4.95 sterlina (pothuajse 6 euro) për një bidon 3 litra.

I filtruar

I prezantuar në kongresin e fundit “Taste of Edinburgh”, “Acquamara” (uji i detit) është rezultat i një procedure të thjeshtë dhe të saktë: në fakt uji merret nga deti, kalon përmes një filtri për të mënjanuar të gjitha gjurmët e rërës ose papastërtive që mund të ndodhen në të dhe më pas shkarkohet në një cisternë, ku analizohet që të përmbushë të gjitha standardet europiane të ujit të pijshëm. Pas këtij procesi lihet për t’u kulluar në fuçi si ato të verës. Natyrisht që ka edhe nga ata persona të cilët mendojnë se nuk ia vlen të harxhosh para për të përdorur një produkt që mund të gjendet falas kudo, megjithatë “Acquamara” nuk është “uji i parë i detit i filtruar”, por edhe një mënyrë për t’i dhënë një shtysë ekonomisë së ishujve Ebridi.

Puna

“E kuptoj që për ndonjë kjo mund të jetë një ide paksa e paturpshme, por nëse mund të shërbejë për të krijuar vende pune në ishujt Ebridi, atëherë nuk më shqetëson fakti që të tjerët mendojnë se jam i pacipë. Gjithsesi ata që duan ta përgatisin ushqimin në një mënyrë të veçantë, ose kuzhinierët të cilët ngrihen në orën pesë të mëngjesit për të blerë përbërësit më të mirë, ky produkt është padyshim i destinuar të bëhet shumë i domosdoshëm për të gjithë”, ka shpjeguar Inglis për “The Indipendent”. Me fjalë të tjera, sipas zbuluesit, një supë peshku, ose një salcë e përgatitur me “Acquamara”, mund të kishin një shije tjetër, natyrisht atë të detit. “U përpoqa të gatuaja disa gjëra, duke përdorur ujin e detit dhe nuk mund ta imagjinoni se sa ndryshim ka në shijen finale të pjatave. Madje edhe ata që nuk janë kuzhinierë mund ta dallojnë këtë gjë. Arsyeja që fillova të shihja përreth ishte fakti nëse mund ta transformoja këtë ide në një biznes të vërtetë dhe duke biseduar me njerëzit e sektorit, më thanë se ishte një projekt i mundshëm”.

Kuzhinier

Për hir të së vërtetës, disa kuzhinierë të famshëm e kanë përdorur ujin e detit në pjatat me bazë peshkun. Jo më kot në një restorant të famshëm të Kopenhagenit, që kohët e fundit është zgjedhur edhe si restoranti më i mirë në botë sipas klasifikimit të bërë nga “San Pellegrino”, shquhet për gatimet me ujin e detit, ndërkohë që Tom Kitchin, shef i një restoranti në Edinburg, thotë se është shumë i tërhequr nga ideja në fjalë (“Çfarë tjetër mund të garantojë më shumë freski se sa uji i detit?”) dhe sugjeron që të gjitha gatimet, në veçanti sallatat, të spërkaten me ujë deti, një alternativë kjo për të mënjanuar kripën. “Shija që kanë ushqimet e gatuara me ujë deti është e mrekullueshme, sepse të duket sikur ndien vërtet aromën e detit”, ka thënë Roy Brett, një shef kuzhine, i specializuar në gatimet me bazë peshkun.

Çudira

Uji i detit është vetëm njëri nga përbërësit e pazakontë që përdoret për të pasuruar edhe më shumë një recetë. Nëse 30 vjet më parë, kur e përdori për herë të parë në gatimet e tij Gualtiero Marchesi tërhoqi vëmendjen e të gjithë shefave të kuzhinës, sot ky përbërës është i pranishëm te mjaft receta gatimi. Një përbërës tjetër që nuk të shkon nëpër mend është “Coca Cola”, e cila i jep një shije të mrekullueshme çdo pjate, nuk ka rëndësi nëse është mish ose peshk, perime ose vezë; për të mos folur pastaj për ëmbëlsirat, që bëhen edhe më të shijshme.

Le të spostohemi te çokollata, përbërësi “fisnik” dhe më tradicional, i cili është i aftë të ndërthurë kombinime të pazakonta, ku mjeshtër është italiani Maurizio Santin, i njohur ndryshe si “kuzhinieri i zi”, për shkak të përparëses që vesh: duhet t’i shijoni për ta besuar atë që është i aftë të bëjë ai. Me rastin e evenimentit “Eurochocolate 2008” ai krijoi “paninen e autorit” (bukë e freskët franceze, majonezë me vanilje, sallatë jeshile, e gjitha e lyer me çokollatë të zezë). Në çudi e radhës është përzierja e shijeve të propozuara nga kuzhinieri anglez Heston Blumenthal, i cilësuar jo rastësisht “alkimisti i kuzhinës”, për punën e tij shkencore. Kuzhinieri anglez ka përzier së bashku havjarin dhe çokollatën e bardhë, bananen dhe majdanozin, salmonin dhe jamballin. “Në kuzhinë, fjala krijim do të thotë kombinim i përbërësve dhe shijeve, ose shpikja e gatimeve të reja. Kreativitet do të thotë një ndërthurje e ekuilibruar e përbërësve në pjatë jo vetëm në shije, por edhe nga ana estetike”, thotë një kuzhinier i talentuar italian.

G.Shqip
E identifikuar

Lirafredoom
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 03-06-2010, 12:39:08 »

ide e mrekullueshme,por i filtruar ama buzeqeshje
E identifikuar
JustA
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 03-06-2010, 12:41:24 »

ide e mrekullueshme,por i filtruar ama buzeqeshje


pajtohem plotsisht me ty  luj syun   eshte ide interesante dhe dicka ndryshe nga monotonia e gatimit  buzeqeshje
E identifikuar

'    ι'м нєℓℓ σƒ ѕ¢αη∂αℓ!!!мє؟ ι'м ѕ¢єηє, ι'м α ∂яαмα'ѕ qυєєη , ι'м тнє вєѕт ∂αмη тнιηg тнαт υя єуєѕ нανє єνєя ѕєєη!!!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • sa vjecar jan forumistat dhe me ca meren??
  • Dot 15-20vjec
  • 5 (25%)
  • -
  • Dot 20-25vjec
  • 6 (30%)
  • -
  • Dot 25-35vjec
  • 9 (45%)
  • -
  • Numri total i votave: 20
  • Shiko temen