|
M A X
|
 |
« më: 22-07-2011, 19:30:29 » |
|
Ta ushqeni fëmijën me qumështin e gjirit pa u shëndoshur.
Nëse keni dëshirë ta ushqeni me qumësht fëmijën tuaj, për shumë kohë, pa marrë shumë kile, një gjë e tillë është e mundur po të ndiqni disa këshilla
Gratë që vendosin ta rrisin fëmijën me qumështin e gjirit, sidomos ato që e bëjnë për një kohë më të gjatë, e kanë më të lehtë që të humbasin kilet e tyre, sesa ato që zgjedhin biberonin. Si fillim, ato e humbasin më shpejt barkun, pasi gjatë momentit të dhënies së qumështit kontraksionet ndihmojnë uterusin (mitrën) që të gjejë përmasat normale pas lindjes. Më pas dhënia e gjirit sjell dhe një harxhim energjish më të madh, çdo ditë afër 200 kalori. Dhe së fundi, dhënia e qumështit e detyron organizmin që të harxhojë rezervat e dhjamit, sidomos ato që janë në pjesën e vitheve, të krahëve dhe kofshëve.
Pa marrë parasysh rekomandimet e mjekëve gjatë kësaj periudhe, që ka të bëjë me jetën e fëmijës dhe që favorizon humbjen e kileve te mamaja, nuk duhet të pihet asnjëherë alkool, duhet të pini shumë ujë dhe të hani në mënyrë të ekuilibruar dhe shumë gjëra njëkohësisht, në mënyrë që të zëvendësohen mungesat, si në kalcium për shembull. Prandaj kjo është një nga mënyrat më të mira për të harxhuar sa më shumë energji. Por, nëse do të keni një ushqim hipokalorik, te ju një gjë e tillë do të sjellë lodhje dhe gjendje ankthi. Pra, duhet të keni parasysh që për të kaluar një situatë të tillë është e udhës që pas barrës të mos hani pa fund. Në mënyrë paradoksale siguria se “pa bërë asgjë, dhënia e gjirit të dobëson”, mund të shfajësojë deri aty sa të vendosni të hani më shumë, pa bërë kujdes, thuajse njësoj si gjatë shtatzënisë.
Për jetën e re, zakone të reja ushqimore
Periudha e dhënies së gjirit koincidon me një mënyrë të re jetese, që pasohet dhe me shtimin e kileve. Shumë faktorë janë marrë parasysh: stresi se do të bëhesh përgjegjësi i një qenieje të vogël, lodhja e shkaktuar nga lindja dhe netët e pagjumë, qëndrimi më gjatë në shtëpi gjatë periudhës së shtatzënisë.
Si përfundim, mund të themi se mamatë e reja që i japin gji fëmijëve duhet të mësohen me mënyrën e re të jetesës. Tre vakte në ditë, të pasura me proteina, djathi nuk duhet të mungojë, të paktën 5 porcione fruta dhe perime në ditë. Të hahet dhe herë pas here ndonjë ushqim sipas dëshirës. Mamatë duhet të lëvizin gjatë kësaj periudhe. Rinisja e një aktiviteti sportiv është e lidhur me dhënien e qumështit, me kusht që të bëni një vrap të lehtë pas dhënies së qumështit dhe të mbani të brendshme të përshtatshme. Ka një program ushqyes, i studiuar nga mjekët lidhur me mënyrën sesi do të ushqehen gratë që kanë fëmijët në gji. Ky program lejon të gjesh ekuilibrin ushqimor dhe të sigurt, por, pse jo, të hiqni dhe kilet e marra gjatë shtatzënisë. /MAPO
|