Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kupa “Adem Jashari”  (E lexuar 1127 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 26-02-2008, 11:55:12 »
Citoje

Elbasani, pjesëmarrës në kupën “Adem Jashari”

Skuadra e Milanos, edhe zyrtarisht ka konfirmuar pjesëmarrje në turneun tradicional “Adem Jashari” që zhvillohet në Kosovë, organizuar nga KF Drenica dhe mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës. Këtë lajm e konfirmoi edhe drejtori i Milanos, Bajrush Veliu, i cili theksoi se nga skuadrat e Maqedonisë do të marrë pjesë vetëm Milano. “Nëpërmjet faksit të cilin ia dërguam FFK-së, konfirmuam pjesëmarrjen tonë në turneun “Adem Jashari”. Për ekipin tonë kjo është hera e dytë që do të marrim pjesë në këtë aktivitet, që njëherësh zhvillohet në kujtim të heroit legjendar, Adem Jashari” pohon Veliu, i cili shton se ende nuk e din se me çfarë formacioni do të paraqiten.“Nuk e di se a do të paraqitet komplet formacioni më i mirë ose jo, pasi për këtë vendos vetëm trajneri, Gjore Jovanovski. Mirëpo, një gjë është e sigurt, se ata që do të fitojnë rastin për të luajtur, do të japim maksimumin që ekipi i Milanos të prezantohet sa më mirë para publikut kosovar”, deklaroi Bajrush Veliu. Nga ana tjetër, sekretari i KF Drenica, Zejn Rushiti, siguroi se pas skuadrës së Milanos në turneun “Adem Jashari” pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmërua edhe KF Prishtina, KF Elbasani nga Shqipëria dhe ekipi suedez i Ligës së dytë, IKE Drage. “Deri më tani vetëm skuadra e Milanos ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa nëpërmjet një përfaqësuesi tonë që e kemi në Suedi mësuam se edhe ekipi suedez IKE Drage ka shprehur dëshirën të marrë pjesë në këtë garë. Ndërkohë, dua të them se KF Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës është e obliguar të marrë pjesë në këtë turne, ndërsa në kontakte të vazhdueshme jemi edhe me drejtuesit e skuadrës nga Shqipëria, Elbasanin”, deklaroi Rushiti. Turneu “Adem Jashari” do të zhvillohet më 3 dhe 4 mars në Drenicë.

G.Sot
E identifikuar

Charlie
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 26-02-2008, 16:02:22 »
Citoje

Ore kjo skuadra e Milanos kush eshte ee zgerdhihet
E identifikuar
Kushtrim1
« Përgjigju #2 më: 03-03-2008, 20:20:30 »
Citoje

Ore kjo skuadra e Milanos kush është ee zgerdhihet


Eshte skuader shqiptare ne maqedoni, nga Kumanova, momentalisht eshte ne vendin e dyte ne klasifikimin ne ligen maqedonase..
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Cila skuader do e fitoj Champions Ligen Arsenali apo Barcelona ?
  • Dot Arsenal
  • 12 (46%)
  • -
  • Dot Barcelona
  • 14 (53%)
  • -
  • Numri total i votave: 26
  • Shiko temen

* Sponsor