Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 26-02-2008, 11:53:10 » |
|
“Data 17 shkurt 2008 do të mbetet një ndër datat më të paharruara për popullin kosovar. Ka qenë dita e pavarësisë së tyre, kur kryeminisitri Hashim Thaci ka shpallur pavarësinë duke thënë: “Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe i lirë”. Por, në fakt, Kosova gjithnjë është ndjerë e pavarur, siç e dëshmon edhe sporti”. Ky është fillimi i një shkrimi të sitit sportiv italian, datasport.it, që trajton temën e pavarësisë së shtetit më të ri në botë në këndvështrimin sportiv. Që nga viti 1946, në fakt ekziston Federata e Futbollit të Kosovës e drejtuar aktualisht nga Sabri Hashani, që organizon që nga viti 2001 kampionatin maksimal (Superliga), në të cilin marrin pjesë 16 klube. Tre titujt e fundit, janë fituar nga klubi i futbollist Besa, skuadra e qytetit të Pejës, e drejtuar nga Genc Hoxha. Por, ndër të tjera ekzistojnë edhe kategori më të ulta si Liga e Parë në të cilën janë të regjistruara 14 skuadra, Liga e Dytë e ndarë prej dy ditësh në 12 ekipe, si dhe Liga e Tretë e ndarë në 10 grupe. Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur tashmë procedurat për tu njohur nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, në një kohë që kombëtarja e saj nuk është klasifikuar në asnjë renditje zyrtare të organizmit botëror të futbollit. Ekipi përfaqësues i drejtuar nga Edmond Rugova, mund të zhvillojë në fakt vetëm ndeshje miqësore. Midis rezultateve më mbresëlënëse dhe që sigurisht shënojnë fitore, është ajo e zhvilluar në 15 qershorin e vitit të kaluar kundër Arabisë Saudite. Kombëtarja kosovare fitoi në këtë sfidë me rezultatin minimal 1-0. Lojtarët që përbëjnë skuadrën e Rugovës, nuk janë aspak as miliarderë e as fenomenë, por thjesht futbollistë. Por, nëse kjo kombëtare do të mbledhë të gjithë futbollistët që kanë zgjedhur të luajnë për kombëtaren shqiptare, zvicerane apo finlandeze, atëherë ka shumë gjasa që të krijohet një skuadër shumë e mirë. Përmenden këtu, Lorik Cana, mesfushori i Marsejës, Arjan Beqaj, portieri i Anorthosis Famagusta në Qipro, Besart Berisha, sulmuesi i Burnleyt, të cilët kanë zgjedhur përfaqësuesen shqiptare për të luajtur. Gjithashtu, janë edhe Shefki Kuqi i Kristal Palace, Rijat Shala i Kaliarit, Samir Ujkani, portieri i Palermos dhe Valon Behrami i Lazios. Për këtë të fundit mund të thuhet se personaliteti i tij sportiv është më i njohur duke qenë se që fëmijë është zhvendosur në Zvicër dhe ka pranuar të luajë për këtë kombëtare. Ndërkaq, binomi Kosovë-sport nuk është vetëm në futboll. Në shtetin më të ri në Ballkan ekziston edhe Federata Kosovare e Futbollit që organizon kampionatin e Superligës. Megjithëse kjo federatë nuk njihet nga organizata ndërkombëtare, FIBA, kombëtarja e basketbollit ka zhvilluar disa ndeshje miqësore. Gjithashtu, në Kosovë ekziston edhe një Federatë Tenisi e krijuar më 1996 dhe një Federatë Volejbolli. Kjo e fundit njihet në nivel ndërkombëtar, megjithëse skuadra kombëtare nuk mund të marrë pjesë në takimet zyrtare. Menjëherë pas fjalëve të kryeministrit Thaçi më 17 shkurt, Komiteti Olimpik i Prishtinës është duke punuar seriozisht në prag të “Pekin 2008” që të arrijë të përfaqësohet. Megjithatë, nëse njohja nuk ndodh gjatë këtyre lojrave olimpike, ky shtet do të përfaqësohet në lojrat olimpike “Londra 2012”, kur Kosova të ketë atletët e vet, flamurin e vet, stemën e vet dhe ndoshta edhe medaljet e para.
G.Sot
|