Separi, pamja qe ke zgjedhur mua personalisht nuk me pëlqen fare. Do te sugjeroja ta ndërroje. Sidoqoftë kjo është diçka qe varet nga ju.
Ne këtë adrese
http://custom.simplemachines.org/themes/ mund te gjesh qindra ne mos mijëra pamje për SMF (dhe falas).
Tani për problemin qe ke me modifikimet qe kërkon te instalosh.
Zakonisht modifikimet për SMF funksionojnë vetëm pamjen default te SMF, ndërsa për te tjerat duhen bërë ndryshime manuale, prandaj dhe ti nuk i sheh instalimet e bëra.
Një vegel qe ndihmon shumë për te gjetur dhe realizuar ndryshimet e duhura gjendet ne këtë adrese:
http://modparser.dev.dansoftaustralia.net/Vepro ne këtë mënyrë; shkarko modifikimin e dëshiruar, instaloje në forum (besoj se e ke bërë tashmë) pastaj shko tek adresa qe te dhashe mësipër dhe ngarko te njëjtën dosje (ashtu siç është .zip) dhe tek fusha
"Show" zgjidh opsionin
"Only Theme edits (editing a theme to support a mod)", me pas kliko
"send file". Pasi ke bërë këtë programi i kësaj faqes do të tregoje se çfarë ndryshimet duhet te besh ne kartelat e pamjes qe je duke perdorur ne mënyrë qe modifikimi i instaluar te paraqitet dhe te jape efektet e tij edhe ne pamjen tënde.
Besoj se këto sqarime do të ndihmojne ne problemin tënd.