Këshilla e M A X është goxha e mençur dhe mendoj se s'është aspak keq ta ndjekesh.

Një liste krahasuese te SMF, phpBB3 dhe MyBB mund ta gjesh këtu:
http://www.forummatrix.org/compare/SMF+MyBB+phpBBSMF ka gjëra qe MyBB nuk i ka dhe anasjelltas. Jam kureshtar te di se çfarë te duket se i mungon SMF?
SMF është bërë qellimisht i thjeshtë ne pamje, perdorim dhe administrim, por ne fakt është shumë i fuqishem. Një nga gjërat me fantastike te SMF është Package Manager, qe te lejon te instalosh modifikime direkt nga paneli i administrimit, pa qenë nevoja te futesh duart ne kod (përveç rasteve kur ka konflikte me modet qe janë instaluar tashmë); kjo perfshin edhe freskimet për versionet e reja. Për shembull, kalimin nga SMF 1.1.4 ne 1.1.5 unë e bëra këtu te zeriyt.com brenda 10 sekondash (përfshirë këtu edhe kohën për te zbrazur filxhanin e kafes qe kisha përpara

).
Një veçanti dhe interesante e SMF është SSI, një mënyrë e perparuar për te paraqitur informacion nga forumi ne një faqe jashtë forumit, për shembull ne faqen kryesore.
Gjithashtu, siguria e SMF është shumë e mirë. Përsa i përket MyBB, kam dëgjuar se ekipi i MyBB nxjerr shumë shpejt version te freskuar nëse versioni aktual raportohet me probleme sigurie. Ndërsa ekipi i phpBB, mbas incidenteve te shumta qe kanë ndodhur me phpBB2, kanë paguar një kompani qe merret posacerisht me sigurine informatike qe te analizojne dhe rregullojnë kodin e phpBB3 për probleme sigurie.
Një nga gjërat qe, mendoj unë, duhet te marrësh parasysh është edhe mbështetja teknike: shpejtësia e ndihmes, gjuhët ne te cilat ofrohet ajo etj.