Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Albwebmaster.ComAlbwebmaster.ComSoftware per CMS, Forume & BlogDua një mendim se çfarë forumi te perdor për sitin tim.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dua një mendim se çfarë forumi te perdor për sitin tim.  (E lexuar 144 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
calo

Shiko profilin
« më: 03-07-2008, 19:00:43 »
Citojeni

Përshëndetje stafit dhe te gjithë webmasterave dhe antarve.
Doja mendimin tuaj për diçka, shpresoj se do me ndihmoni.

Para disa ditesh një forum ku isha unë antar u prish dhe i zoti vendosi ta shiste. Duke kaluar disa çaste te këndshme ne atë forum vendosa qe ta blej dhe kështu bëra dje. Por nuk ja kam haberin fare nga bota e webmasterave dhe nga gjuhët qe te duhen për te mbajtur një forum.

Ai çuni qe e kishte me dha mendimin e tij dhe me drejtoi te pyesja këtu pasi sipas tij juve keni shumë njohuri rreth këtyre gjerave dhe keni ndihmuar shumë veta te tjerë si puna ime, fillestare.

Sajti ka qenë me një forum mybb, i cili më ka pëlqyer shumë. Por dikush tjetër me foli për Smf dhe Phpbb versionin 3 qe dhe ata janë te mirë. Dhe mund ta imagjinoni hezitimin tim. Ja tregova ish webmasterit tjetër qe bleva forumin për çfarë kisha dëgjuar dhe ai mi instaloi te 3 forumet dhe më tha qe ti shikoja vet se cili me pëlqen dhe cili jo.

Deri tani më ka pëlqyer shumë mybb dhe phpbb3. Kurse smf nuk mu duk ndonjë gjë kush e di se çfarë. Ishte shumë i thjeshtë dhe i mungonin disa gjëra qe për llojin e sitit qe do kem janë shumë te domosdoshme. Sigurisht mu spjegua qe ato gjërat mund te shtohen dhe si modifikime por duke pare mungesen e njohurise time për këto gjëra nuk me duket ide e mirë.

A ka mundësi ju lutem te me thoni te mirat dhe te keqiat e forumeve Mybb dhe phpbb3? Ju falenderoj paraprakisht për përgjigjet tuaja.

Me respekt
Calo
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-07-2008, 00:03:20 »
Citojeni

Çdo forum ka te mirat dhe te keqiat e tij. Kjo është gjeja e pare qe duhet të dish.
Unë jam fans i SMF, por ty do të sugjeroja te qëndrojë me MyBB sepse edhe ky është skript i mirë, por mbi të gjitha sepse tashmë je mësuar me te dhe forumi qe ke blere tashmë e ka një identitet te tijin, pjesë e te cilit është dhe programi qe perdorni.
Pra qëndro aty ku je sepse do jesh me i lumtur se sa të fillosh të mësosh eksperienca të reja; eksperienca qe jo gjithmonë janë te këndshme.
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-07-2008, 05:08:00 »
Citojeni

Këshilla e M A X është goxha e mençur dhe mendoj se s'është aspak keq ta ndjekesh. buzeqeshje

Një liste krahasuese te SMF, phpBB3 dhe MyBB mund ta gjesh këtu:
http://www.forummatrix.org/compare/SMF+MyBB+phpBB

SMF ka gjëra qe MyBB nuk i ka dhe anasjelltas. Jam kureshtar te di se çfarë te duket se i mungon SMF?

SMF është bërë qellimisht i thjeshtë ne pamje, perdorim dhe administrim, por ne fakt është shumë i fuqishem. Një nga gjërat me fantastike te SMF është Package Manager, qe te lejon te instalosh modifikime direkt nga paneli i administrimit, pa qenë nevoja te futesh duart ne kod (përveç rasteve kur ka konflikte me modet qe janë instaluar tashmë); kjo perfshin edhe freskimet për versionet e reja. Për shembull, kalimin nga SMF 1.1.4 ne 1.1.5 unë e bëra këtu te zeriyt.com brenda 10 sekondash (përfshirë këtu edhe kohën për te zbrazur filxhanin e kafes qe kisha përpara perqeshje).

Një veçanti dhe interesante e SMF është SSI, një mënyrë e perparuar për te paraqitur informacion nga forumi ne një faqe jashtë forumit, për shembull ne faqen kryesore.

Gjithashtu, siguria e SMF është shumë e mirë. Përsa i përket MyBB, kam dëgjuar se ekipi i MyBB nxjerr shumë shpejt version te freskuar nëse versioni aktual raportohet me probleme sigurie. Ndërsa ekipi i phpBB, mbas incidenteve te shumta qe kanë ndodhur me phpBB2, kanë paguar një kompani qe merret posacerisht me sigurine informatike qe te analizojne dhe rregullojnë kodin e phpBB3 për probleme sigurie.

Një nga gjërat qe, mendoj unë, duhet te marrësh parasysh është edhe mbështetja teknike: shpejtësia e ndihmes, gjuhët ne te cilat ofrohet ajo etj.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
calo

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 04-07-2008, 15:45:16 »
Citojeni

Ne radhe të parë ju falenderoj për përgjigjet dhe keshillat tuaja MAX dhe Syrgjyn.

Të njëjtën gjë më tha pak a shumë dhe ai çuni nga i cili bleva forumin por desha edhe një mendim te dytë si i thonë. Forumin unë do ta filloj nga e para prandaj pyeta se cili lloji është me i mirë. Tani e vendosa qe te rri me mybb pasi edhe u mesova pak me te. Sajtin do e hap kur mybb te nxjerri versionin me të ri 1.4 pas disa javeve pasi po të instaloj këtë versionin qe është tani nuk do mundem dot ti bëj upgrade te versioni i fundit kur te dali.

Unë siç e thashë dhe me para nuk para marr shumë vesh nga forumet por për Smf nuk mu duk gjë. As pamja e tij dhe as mënyra se si ishte si forum. Juve i keni bërë një pamje shumë te bukur por unë nuk i zotroj aftësitë qe te bëj diçka te tillë. Fatmirsisht ai qe me shiti forumin më ka dhënë fjalën qe do me bënte një pamje si ta doja unë. Kurse për package manager qe kishte smf ishte vërtetë shumë praktike por mua nuk me instalohej asnjë pakete se siç mu shpjegua për shkak te dickaja qe quhet safe mode qe hosti im e kishte on me duhej ti instaloja modifikimet ne mënyrë manuale. Kurse me mybb siç mu spjegua ishte vetëm çështje e te venit te modifikimit te plug in dhe pastaj e aktivizoja nga paneli i administrimit.

Edhe njëherë ju falenderoj shumë çuna për përgjigjet tuaja.
E identifikuar
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-07-2008, 17:08:30 »
Citojeni

Pamje për SMF, ashtu si për çdo forum, mund te gjenden te gatshme (me disa ndryshime, edhe kjo qe kemi ne e tillë është). Ka lloj-lloj pamjesh, deri te ato qe e bëjnë forumin te duket si wiki apo si blog.

E kuptoj atë punën e Safe Mode dhe vërtetë ashtu është: Package Manager ne SMF nuk punon mirë ose nuk punon fare kur PHP është ne Safe Mode.

Por mbi të gjitha, ty te pëlqen MyBB dhe je mësuar me te. Të uroj me gjithë zemër suksese! buzeqeshje

Gjithashtu, kur ta hapesh faqen je i mirepritur të postosh linkun te Prezantimi i Faqeve. luj syun
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
calo

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-07-2008, 23:37:06 »
Citojeni

Të mos ishte puna e asaj safe modit edhe mund te perdorja smf po nuk mundem te instaloj modifikimet ne mënyrë manuale. Edhe pse ai çuni qe po me ndihmon momentalisht me tregoi atë package parser qe ti tregon të gjitha kodet se çfarë duhet të ndryshosh, prapë nuk mundem ti bëj dot vet.

Edhe ato skinet qe janë te forumi i smf i kam pare të gjitha. Por për arsye te injorances time ne këto çështjet, do ishte me e lehtë për mua qe te modifikoja skinin default te mybb ne mënyrë qe kur te instaloj pluginet me vonë të mos kem probleme me modifikimet qe më duhet te bëj extra te templatet e skinit custom . Fatmirsisht ai çuni qe me shiti domainin do ma modifikoj lookun e skinit default. Por tani po presim qe te dali mybb 1.4. versioni stabil

Shumë te falemnderit për urimin tënd syrgjyn. Kur ta hap forumin do ta vendos linkun.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |