Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
WebmasterWebmasterSoftware per CMS, Forume & BlogA perdorni Joomla dhe pse ?(Pse jo dhe pse po )


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: A perdorni Joomla dhe pse ?(Pse jo dhe pse po )  (E lexuar 474 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Jonian Dervishi

Shiko profilin
« më: 03-04-2008, 23:17:55 »
Citojeni

Jam kurioz te di kush perdor Joomla! dhe për ca arsye e perdor buzeqeshje , për vete do flas andej nga fundi perqeshje
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 03-04-2008, 23:42:05 »
Citojeni

Perdorimi i një CMS apo një tjetre varet nga disa faktore, nder te cilët do të rendisja së pari nevojen për atë qe kërkon te besh, eksperiencen si dhe thjeshtë rastesia. Unë vete e perdor ne dy faqe dhe arsyeja kryesore është sepse për Joomla mund te gjesh pamje tepër te bukura, duke bërë lehtesisht faqe profesionale dhe te pashme. Së dyti Joomla është e mirë sepse lejon administrimin e lehtë te një faqeje. Me te mund te vesh çfarë të duash e gati si ta duash. Kështu një webmaster pa njohuri te nevojshme ne gjuhët te programimit mund te punoje dhe te mirembaje një faqe pa probleme fale Joomles.

Por për faqe qe kërkojnë permbajte teksti çdo ditë Joomla nuk është; te paktën jo për ato faqe qe mirembahen nga një person i vetëm. Nëse kërkon te besh një faqe, te cilën e mbush me material çdo ditë atëherë zgjidhja ideale quhet Wordpress. Joomla vete është e komplikuar dhe i bie gjatë gjatë rrugës drejtë publikimit te artikujve.
Joomla kërkon gjithashtu goxha pune për ta bërë te pëlqyeshme dhe te kapshme lehtë për makinat e kerkimit, ndryshe nga Wordpress qe është jashtë masë SE-Friendly.
Këto pra do të ishin po-te dhe jo-te e mia.
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 04-04-2008, 15:58:47 »
Citojeni

Doja te shtoja se është CMS me e perdorur ne botë dhe krijon website me tematika të ndryshme shumë shpejt dhe shumë profesionale. Për çdo tematike ke module apo komponente te cilat i bëjnë të gjitha ato qe doni ju për një wesbite te caktuar.

Integrimi me scripte te tjerë zakonisht është i lehtë sepse kanë punuar persona te tjerë, ti vetëm ndiq udhezimet dhe je OK edhe pse nuk ke eksperiencë te madhe ne këtë fushe.

Edhe për SEO puna bëhet shumë e thjeshtë se ke komponente qe i bjene gjërat automatikisht. Të duhet te instalosh nja dy gjëra dhe je ok.

Wordpress është shumë i mirë për website te tipit BLOG, por nuk te ofron të gjitha opcionet e Joomla, edhe pse po dalin shumë plugin edhe për wordpress.

Nëse ke ndërmend te besh ndonjë website me një portal te mirëfilltë, te këshilloj te përdorësh Joomla-n se është me i thjeshtë dhe me i bukur se shumica e websiteve qe bëhen me PHPNUKE, MK Portal etj.
E identifikuar

Jonian Dervishi

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 04-04-2008, 18:06:24 »
Citojeni

Unë e pëlqej prej CORE qe ka...Është fantastik fare buzeqeshje , po s'më pëlqen se s'esht aspak praktik...Për te shtuar 1 faqe duhen 10 muaj kurs buzeqeshje perqeshje
E identifikuar
web2.0
www.unitedalbania.net
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 10-04-2008, 03:06:35 »
Citojeni


Për mendimin tim ne mënyrën me origjinale se te gjithë Joomlan e perdor MAX tek Galeria Shqiptare.net... Shumë inteligjent MAX  luj syun
E identifikuar

Tu jetzt nicht so, LAMMER!

www.unitedalbania.n et unverbindlich, einfach GEIL!
Steganos


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 10-04-2008, 16:35:34 »
Citojeni

Se perdor dhe sdua ta perdor. Pse? Se i bëj vet scriptet qe me nevojiten.

Me mirë po i bëj vet dhe i kontrolloj si tme doje qejfi se sa te rri te merrem me budalliqet e frankut. (apo është amerikan ky?)

Me vjen shumë inat kur shoh "webmastera" qe lindin përditë dhe installojne një joomla me një template te shpifur dhe bëjnë sikur kanë shpikur internetin.
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 10-04-2008, 16:39:48 »
Citojeni

Po ata qe nuk mundem t'i ndertojne vete skriptet si t'ia bëjnë pastaj?
E identifikuar

web2.0
www.unitedalbania.net
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 11-04-2008, 03:35:29 »
Citojeni

Ne fakt dhe unë jam i mendimit qe shumë persona harxhojne kohe kot me kot dhe nuk e meritojnë emrin webmaster! Çfarë webmasteri je?, nëse nuk din te perdorosh html te paktën? Se për PHP, JSP, ASP apo gjuhe te tjera  jam shumë i sigurtë qe shumë pak dijnë te shkruajnë, apo te paktën te modifikojne ato... Nëse nuk je i zanatit është e kotë ta quash webmaster, mund ta quash menaxhues Skriptesh? Apo me ndonjë emër tjetër por jo webmaster, një webmaster ( i prehistorise) siç e kam thënë mësipër te paktën duhet te zoteroje HTML... Sidoqoftë për menaxheret e faqeve shqiptare joomla është e lezetshme... Steganos e ka pak inatin ne shtimin e konkurencen dhe e shpreh ne mënyrën e tij  zgerdhihet, por s'ka konkurence ujku nga delet steganos... "Max, nur ein echter Profi kann den Netz ins schwung bringen, Lammer können nur mittmachen luj syun, e di qe me understand zgerdhihet"

Hej Steganos kot për kuriozitet na jep pak adresen ku perdor ndonjë skript te shkruar nga ty... te shprehim rrespekt tona  i/e mire
E identifikuar

Tu jetzt nicht so, LAMMER!

www.unitedalbania.n et unverbindlich, einfach GEIL!
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 11-04-2008, 09:46:51 »
Citojeni

Mos e ngaterroni punën e Webmasterit me atë te një programuesi. Madje një programues mund te punesohet shpesh nga një Webmaster dhe ndodh tepër rrallë e kundërta zgerdhihet Kështu urte dhe mos bëni shumë zhurme perqeshje

Citojeni

Si Steganos edhe ti Web-o perdorni gjithashtu skripte te gatshme (te blera apo falas s'ka rëndësi).
Unë kam shumë respekt për programuesit shqiptar, sidomos ata qe i bëjnë faqet vete nga fillimi sepse është diçka vërtetë për t'u admiruar.
Por nëse bën punën e webmasterit te besh edhe vete faqen nga fillimi është goxha e vështirë, sidomos për ata qe administrojne faqet te vetëm. Nëse administron i vetëm atëherë nuk te del dhe aq koha te programosh, te mirembash dhe të ecësh me hapin e kohës. Nëse je firmë dhe ke staf të madh atëherë është pune tjetër.
Unë e kam provuar vete vite me pare, kur Zeri YT si portal ka pasur një te krijuar vete (dikush qe e pagova) dhe për këtë isha shumë krenar, por me kohën e pashë se diçka e tillë nuk ishte rentabel e me leverdi.
Prandaj Joomla e etj si ajo janë shumë te mira për te mbajtur faqe, sepse ndërkohë për skriptin ka një komunitet gjigand qe kujdeset dhe neve thjeshtë na mbetet të merremi me punët e tjera qe i perkasin një webmasteri.
E identifikuar

Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 11-04-2008, 21:39:39 »
Citojeni

Me pëlqen Joomla për vet faktin se mund te besh projekte mjaft serioze dhe është licence e lirë. Sa për dizajnet apo pamjet mund ti krijosh edhe vet sipas deshires kështuqë nuk ta shpif siç tha dikush me lart. Joomla ka bërë një pune te shelqyeshme për dike qe nuk di te menaxhoj te manipuloj me scripte pa marr parasysh HTML PHP ASP ejt etj. Për mendimin tim është e shkelqyeshme dhe u rekomandoj te tjerëve ta përdorin.
Ja kalofshi mirë
E identifikuar

Jonian Dervishi

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 19-04-2008, 19:59:56 »
Citojeni

Se perdor dhe sdua ta perdor. Pse? Se i bëj vet scriptet qe me nevojiten.

Me mirë po i bëj vet dhe i kontrolloj si tme doje qejfi se sa te rri te merrem me budalliqet e frankut. (apo është amerikan ky?)

Me vjen shumë inat kur shoh "webmastera" qe lindin përditë dhe installojne një joomla me një template te shpifur dhe bëjnë sikur kanë shpikur internetin.
hajd njeher, na trego ndo1 script qe ke ber vet dhe mos më trego mua tingujt edhe listenalbania se budallalleqe jan buzeqeshje , megjithëse edhe un ne teori jam me ty... se i bëj vet scriptet qe perdor ne faqet e mia (me perjashtim te videoklipeve)... po s'esht e then qe duhet te urrej joomla... se ti nëse di te programosh , hidhi një sy core qe ka joomla dhe e merr vesh pse s'duhet folur ashtu buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |