Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Skulptura!  (E lexuar 1117 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« më: 27-09-2005, 11:02:10 »

Skulptori shqiptar që gdhendi Musolinin

Zbulohen letrat që flasin për bustin e Duçes bërë nga Odhise Paskali

A rtisti i shquar Odise Paskali i njohur si skultori i Skënderbeut, Enver Hoxhës, Naim Frashërit, Stalinit, etj, dy muaj më pasi Shqipëria u pushtua nga Italia në prill vitin 1939, realizoi një vepër kushtuar Musolinit. Bëhej fjalë për një bust fillimisht në allçi e më vonë të derdhur në bronx në Romë. Sipas dy letrave, që mbajnë vulën e arkivit të shtetit busti është porositur nga Jakomoni, komandant i Përgjithshëm në Shqipëri. Kjo kohë e gjeti skulptorn në moshën 36 vjeç, në kulmin e krimtarisë së tij. Ai kishte relaizuar ndërkohë shumë monumente që ishin vendosur në të gjithë vendin. Skulpturat e tij I urituri, Skënderbeu(Kukës), Malësori, Flamurtari, Luftëtari Kombëtar tregonin për një talent të rrallë. Dhe nuk ishte e rastit Odise Paskali i lindur më 1903 në Përmet, kishte mbaruar gjimnazin në Torino të Italisë, e më pas ishte dplomuar në Fakultetin e Lëtërsisë dhe Filozofisë në vitet 1923-1927, po në Torino. Në librin me kujtime të shkruar prej tij botuar më 1986 nga ?SH.B. N.Frashëri? sigurisht nuk thuhet asnjë fjalë për bustin që ai i kishte bërë Duçes, edhe pse kjo gjë duhet të jetë ditur nga autoritetet e kohës.

Në vitin 1939 Odise Paskali ishte i vetmi skulptor shqiptar që mund ta bënte një vepër të tillë i formuar profesionalisht në Itali. Shumë artistë të kohës së tij në Itali por edhe në të gjithë botën kanë parë tek fashizmi një lëvizje të re, plot shpresa. Në fund të fundit mjshtri është mjeshtër, diktatorët kanë patur gjithnjë dobësi për artistët, ata ishin të vetmit që mund ta materializonin ?kokën? e tyre në art, si me thënë në përjetësi. Më pas këtij rasti Odise Paskali do të realizonte edhe buste të tjera diktatorësh atë të Enver Hoxhës dhe të Stalinit. Në rastin e skulptorit sidomos atij me talent takimi me diktatorin vjen një ditë e bëhet i pashmangshëm. Skulptori është i lidhur drejtperdrejt me figurën e tij, duhet ta bësh se nuk ka rrugë tjetër, çdo refuzim do të ishte, një kundërshtim i hapur i pushtetit dhe figurës së tij. Gjithsesi në rastin e Duçes, nuk dihet se a mundi skulptori t'ia dorëzonte personalisht punimin Musolinit, ku ky i fundit ishte ai që personifikonte vetë pushtuesin. Sigurisht ndjesitë e artistit duhet të kenë qenë shumë kontradiktore, pasi u ke bërë buste luftëtarëve çlirues të bësh bustin e një pushtuesi, jo pak të famshëm si Musolini. d he pikërisht, pra më 1939 skulptori Odhise Paskali realizon në bronx figurën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut e pak më vonë po atë vit, realizon bustin e Duçes. Megjithë këto fakte Odise Pskali mbetet sigurisht një nga sklptorët më të mirë të epokës së tij.

 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (50%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor