Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Gruas dhe Familjes (Moderator: Hersianna)Si t’ia dalim mbanë me fëmijët hiperaktiv?
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Si t’ia dalim mbanë me fëmijët hiperaktiv?  (E lexuar 1321 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 27-01-2012, 13:12:27 »

Fëmija juaj është gjithmonë në lëvizje, përqëndrohet me vështirësi, bërtet, kërcen dhe kurrë nuk lodhet. Dikur për këta fëmijë thuhej se janë të gjallë, ndërsa sot thuhet se janë hiperaktiv. Natyrisht nuk vuajnë të gjithë fëmijët nga hiperaktiviteti, prandaj edhe duhet mësuar se si të dallojmë këtë çrregullim dhe si të sillemi ndaj fëmijës.

Njihni fëmijën hiperaktiv

- Ata njihen qysh në muajt e parë të jetës, edhe pse ushqehen rregullisht dhe përkujdesjen e marrin maksimalisht, ata nuk janë të qetë.

- Reagojnë me shumë emocione nëse në atë moment nuk plotësohet ndonjë dëshirë e tyre.

- Në moshën parashkollore dhe shkollore vështirë përqëndrohen në një aktivitet të vetëm dhe janë të shumanshëm.

- Një stimulim gati pa asnjë rëndësi mund ta shpërqëndroj lehtë.

- Ende pa e përfunduar një aktivitet, kalon në tjetrin.

huni të durueshëm

- Prindërit gjatë edukimit të fëmijëve hiperaktiv duhet të jenë të durueshëm dhe në mënyrë të qartë të shprehin kërkesat e tyre.

- Dënimi është rreptësisht i ndaluar, sepse kështu do ta shtoni agresivitetin e fëmijës.

- Ndihmojini fëmijët që energjinë e tepërt ta drejtojnë në ndonjë aktivitet sportiv apo në ndonjë aktivitet tjetër fizik.

- Fëmijës jepini vetëm një lodër, sepse aktivitetet paralele rrisin hiperaktivitetin e tij.

- Shikimi i televizorit më shumë bën dëm sesa e ndihmon. Prandaj, në mënyrë drastike zvogëloni kohën të cilën fëmija kalon pranë ekranit të televizorit.

- Lexojini tregime të shkurtra para gjumit. Kjo do ta qetësoj dhe do ta inkurajoj imagjinatën e tij dhe mbi të gjitha përqëndrimin.

- Kur vëreni se fëmija është nervoz, përqafojeni, mbajeni të përqafuar dhe tentoni që ta qetësoni.

- Ledhatojeni fëmijën sa herë që ju ofrohet mundësia
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 30-01-2012, 10:30:21 »

Sot pothuaj te gjithe femijet duken keshtu, duan t'u plotesohen te gjitha tekat, duan gjithcka, duan te jene e te ndihen gjithmone ne qender te vemendjes.
E identifikuar
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 30-01-2012, 11:01:22 »

si identifikohet nese nje femije eshte i tille. Nga ajo qe shkruan Baby vetem ne pjesen e pare mund te shoh ngjashmeri me time bije.....sepse ende s'eshte per shkolle..
por eshte femije shume energjik , shume nevrike , dhe nese nuk i ecen e vetja te fut nje te ulerire qe zor se e merr veten....nuk behet fjale ti flasesh apo ngresh zerin sepse vertet eshte me keq....
eshte shume ndryshe nga im bir . dhe menyrat e qetesimit jane vetem ato qe pershkruhen ne artikull.

por dua te di simund ta identifikojme nje femije te tille?
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 30-01-2012, 12:07:23 »

si identifikohet nese nje femije eshte i tille. Nga ajo qe shkruan Baby vetem ne pjesen e pare mund te shoh ngjashmeri me time bije.....sepse ende s'eshte per shkolle..
por eshte femije shume energjik , shume nevrike , dhe nese nuk i ecen e vetja te fut nje te ulerire qe zor se e merr veten....nuk behet fjale ti flasesh apo ngresh zerin sepse vertet eshte me keq....
eshte shume ndryshe nga im bir . dhe menyrat e qetesimit jane vetem ato qe pershkruhen ne artikull.

por dua te di simund ta identifikojme nje femije te tille?

Sikur qeka binjake me gocen time

Si ta identifikosh? Nga vete fjala "hiperaktiv". Vetem kur flen gjume jane ne qetesi se gjithe kohen tjeter vetem ne levizje, ulerima dhe aktivitete shkaterruese qesh me te madhe
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 30-01-2012, 14:22:08 »

Sikur qeka binjake me gocen time

Si ta identifikosh? Nga vete fjala "hiperaktiv". Vetem kur flen gjume jane ne qetesi se gjithe kohen tjeter vetem ne levizje, ulerima dhe aktivitete shkaterruese qesh me te madhe

problemi sime bije eshte se edhe ne gjume qan e uleret or ti shoq...zihet edhe ne gjume
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 16-02-2012, 11:43:11 »

Ti je rehat moj se e ke cuar ne kopesht qe 8-9 muajshe, ne ketej mezi po presim shtatorin  buzeqeshje
Cupkat te rriten e do kuptojne dhe deri atehere ne te shtrengojme fort durimin thuaj
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 02-03-2012, 10:35:54 »

po mi shoqe po...
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
flutur
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 21-02-2013, 10:42:35 »

le te jene hiperaktiv te behen te zot e vetes sepse s'do na kene gjithmone nga mbrapa per t'i ruajtur.
E identifikuar
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 21-02-2013, 11:35:28 »

a thua sdo na kene?
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
flutur
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 21-02-2013, 14:55:42 »

S'do na kene sepse ne shkolle jane vetem ,ne shoqeri jane vetem .Une te pakten s'dua te perseris ate kujdesin e tepruar qe kane pasur per mua.
E identifikuar
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 21-02-2013, 15:22:38 »

une po..duke qene se me kane lene te livadhis si shume....
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
flutur
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 21-02-2013, 15:34:39 »

lum si ti
E identifikuar
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 21-02-2013, 15:36:22 »

pse lum si une?
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
flutur
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 21-02-2013, 16:06:58 »

qe ke qene e lire per te menduar e vepruar ashtu sic e ke menduar te drejte
E identifikuar
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 21-02-2013, 16:09:42 »

ahh po....
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A ka jete pa dashuri?
  • Dot Po
  • 15 (22%)
  • -
  • Dot Jo
  • 48 (70%)
  • -
  • Dot Po/Jo
  • 5 (7%)
  • -
  • Numri total i votave: 67
  • Shiko temen