Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
WebmasterWebmasterSi te Krijosh TrafikKeshillat e mia për te krijuar trafik....


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Keshillat e mia për te krijuar trafik....  (E lexuar 1797 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-02-2007, 17:12:52 »
Citojeni

Mënyra me e lehtë dhe palodhje do të ishte te paguash dhe kjo mund te bëhet ne dy mënyra:
 1) Duke paguar faqe te mëdha shqiptare për te pasur një link apo banner ne to.
 2) Duke hyrë ne programin e Google te quajtur AdWords.   

Mënyra e dytë ka te beje me punën ne makinat e kerkimit, pergjithesisht me Google. Kjo është mënyrë falas, por kërkon kohe dhe mundim. Duke pasur rezultate te mira ne Google automatikisht bën te mundur qe te gjenerohet trafik ne faqen tënde, sepse 90 % e perdoruesve të internetit përdorin pikërisht këtë makine kerkimi për te gjetur atë qe kërkojnë.
Çfarë duhet bërë qe të kesh rezultat ne Google dhe ne makinat e tjera? Pergjigja është të kesh linke kudo e ngado te mundesh. Po jap disa shembuj.

 1) Beni  kërkesë qe faqja juaj të pranohet ne direktorine e hapur www.dmoz.org
 Aktualisht kjo direktori është me probleme dhe mbase momentin nuk do mund ta fusni faqen aty, por shpresojmë qe shumë shpejt te rregullohet.
 
 2) Ashtu si ne direktorine Dmoz shikoni ta rregjistroni faqen  dhe ne direktori te tjera shqiptare e te huaja. Disa nga faqet me te mëdha shqiptare kanë direktori.

 3) Ne forumet dhe blogjet ku merrni pjesë me shkrime mbani gjithmonë tek firma juaj një link te faqes tuaj, sepse dhe kjo ndihmon sadopak. Të njëjtën gjë bëni dhe me seksionet e këtyre forumeve qe sherbejne për reklamime dhe prezantime faqesh. Hyni aty dhe reklamoni faqen tuaj, por gjithmonë duke vënë një link.

 4) Hapni llogari nëpër faqet qe sherbejne për social networking (Myspace, Hi5, Facebook, etj) dhe krijoni një profil personal ku nuk duhet te harroni te vendosni linke te faqes tuaj. Kjo gjë ndihmon për dy arsye: sepse vijnë vizitore direkte pasi këto lloj faqesh kanë shumë trafik, së dyti ajo për te cilën po flasim, pra makinat e kerkimit qe i "dashurojne" kaq shumë lidhjet nëpër internet.

 5) Rregjistrohuni nëpër Google Groups, Yahoo Groups, MSN Groups e kudo te jetë e mundur dhe dergojuni anetave njoftime për faqen tuaj.


Këto janë hapa qe kërkojnë kohe për te dhënë rezultate, por ama do të shihni se pas disa kohëve do keni trafik te mjaftueshem.
E identifikuar

PaMend

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 06-02-2007, 07:26:43 »
Citojeni

Nga eksperienca ime,

Beni faqen te mirë, te pastër (mos perdorni shumë java-scripte), krijoni mbrenda faqes aplikacion qe do ti tregoj crawler robotave çka te indexojn, mundesoni qe titullin, keywords dhe description te ndryshohet ne secilen faqe ne baze te vet permbajtjes (flas për ata qe përdorin faqe dinamike po edhe ata statike). Pastaj keni kujdes ne "formatimin" e URLs, pasi qe google boti vet i jep tepër rëndësi, mundoheni ne URL te paraqisni një pjesë te tekstit (titullin p.sh.), "re-programoni" qe url-ja te jet e tipi faqja.com/lajmi_titulli-i-lajmit.php (.html, .htm apo pa ekstenzion), pra për ato qe përdorin Apache si webserver perdorni mod_rewrite pasi qe ju kryen pune shumë.

Për vehte faqja qe mirembaj unë vetëm mbrenda më pak se një viti ka aritur Google Rank 5/10 si dhe Alexa Trend/Rank: 85,923 (1 Month) 151,266 (3 Month) edhe besoni se kam reklamuar askundi. Nuk kam pasur asnjëherë "shkembime linkesh" apo reklamimi nëpër faqe tjera. (edhe pse tash reklamoj faqe tjera buzeqeshje)

Shkurt 2 fjale për rang me te mirë. E gjitha mvaret nga ajo si është "programuar" faqja si dhe nga azhurimi i materialet qe gjenden mbrenda.

Suksese buzeqeshje
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 06-02-2007, 11:32:07 »
Citojeni

E vështirë ta besoj se një faqe mund te arrije PR 5 pa pasur asnjë link nëpër faqe te tjera!
Sidoqoftë e pranoj se është me shumë rëndësi qe faqja duhet te këtë strukture dhe ndertim te pastër.
E identifikuar

AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 06-02-2007, 13:11:48 »
Citojeni

MAX,
mendoj se ato që i ke thënë në shkrimin e parë janë më se të sakta.
...Kohët e fundit kam vërejtur edhe një dukuri tjetër!
Mvaret se me çka është e punuar webfaqja!
Në rastin e Drupal-it, ajo vetë e kyç në gooogle dhe makina tjera të kërkimit.
E identifikuar

AlbtuX | AlbLinuX
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 06-02-2007, 14:49:56 »
Citojeni

Drupal ka strukture shumë te mirë, ose siç i thonë ne gjuhën e SEO "search engine friendly". Drupal ndryshe nga Joomla ka url te lezetshme e te thjeshta, gjë qe është tepër e pëlqyeshme nga makinat e kerkimit. Por sot ka shumë mundësi qe url dinamike (te papelqeeshme nga makinat e kerkimit) t'u japësh formë statike me ekstencione .html apo .htm e duke eleminuar variablat e tipit .php?topic= duke perdorur mod_rewrite.
Drupal, Joomla apo dhe SMF i kanë vete qe ne kod mundësitë qe url dinamike t'i kthesh me formë statike.
E identifikuar

PLi5D
NaturalBornLeader.
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 19-07-2007, 12:33:37 »
Citojeni

Si mund te bëj Joomlen qe te këtë URL-jat ne këtë mënyrë p.sh
www.sajtiim.com/titulli-i-artikullit.htm ose php e jo ne mënyrën se si i vendos tani:

http://domein.com//content/view/28/1/
E identifikuar

www.interesant-ks.com - website edukues/informues dhe argetues.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 19-07-2007, 15:20:50 »
Citojeni

Unë mund te te tregoj një komponent qe bën te mundur atë qe kërkon ti.
Mund te përdorësh atë qe quhet ARTIO JoomSEF http://extensions.joomla.org/component/option,com_mtree/task,viewlink/link_id,1063/Itemid,35/
E identifikuar

PLi5D
NaturalBornLeader.
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 19-07-2007, 16:43:46 »
Citojeni

Faleminderit shumë, pata pak problem me filen "htaccess" po tani çdo gjë është ne rregull dhe po punon si duhet.
E identifikuar

www.interesant-ks.com - website edukues/informues dhe argetues.
Giapar
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 18-10-2007, 11:29:40 »
Citojeni

Përshëndetje,
si mund ta cache-oj faqen time? pra nga index.php?id=10 te me dal titulli i hapesires time www.sitiim.com/doreshkrime+te+at+zef+pellumbit

Giapar
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 19-10-2007, 11:07:21 »
Citojeni

Me çfarë skripti e ke bërë faqen?
E identifikuar

Giapar
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 22-10-2007, 10:29:46 »
Citojeni

Faqja mbështet ne php dhe si script ka newsphp!
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 22-10-2007, 10:41:33 »
Citojeni

Nëse nuk gabohem skriptin e ke marrë nga këtu: http://www.newsphp.com ?
Nëse është ky nga pamja e pare kjo nuk me pëlqeu sepse një grup profesionistesh nuk mund te mbaje një faqe e cila duket keq ne një nga browsert kryesore. Së dyti ky software është anonim, d.m.th. jo aq i njohur nëpër internet.
Sidoqoftë, këto qe thashë me sipër nuk te hyjne shumë ne pune ne problemin qe ke buzeqeshje
Atëherë, nëse sheh këtu: http://www.newsphp.com/specs do lexosh se NewsPHP e ka mundësinë qe url t'i besh "Search engine friendly". Diku ne panel duhet te gjesh një mundësi qe quhet "clean URLs". Aktivizo atë dhe do të kesh adresa seksi për faqen tënde zgerdhihet
Të gjitha këto i bazoj ne çfarë lexova aty sepse siç thashë unë personalisht këtë skript unë e njoh qe prej 5 minutash dhe nuk kam kurrfare njohurie praktike me te.

Citojeni
Enabled mod_rewrite for Apache is an advantage. By default, NewsPHP passes path arguments to itself via its internally generated URLs. This results in URLs that look like the following: "http://www.example.com/?x=y". This can make URLs hard to read and it also stops many search engines, like Google, from indexing the pages with these URLs. You can tell NewsPHP to use "clean URLs", eliminating the "?x=" in internal URLs.
E identifikuar

Giapar
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 22-10-2007, 11:02:37 »
Citojeni

Flm për këshillën, buzeqeshje
Nuk kam versionin qe reklamohet aty, por një me te vonte dhe nuk e ka atë option buzeqeshje. Pra nëse duhet ti shtoj këtë pamje "sexy" linkut, duhet nderyre ne php me ndonjë (function), apo ka ndonjë gjë te gatshme? buzeqeshje

Flm Giapar!
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 22-10-2007, 12:53:19 »
Citojeni

Atëherë, ose merr versionin e fundit te skriptit, por nëse nuk mundesh te marrësh versionin e ri gjej dike qe programon dhe ai te merret me mod_rewrite, ne mënyrë qe te rishkruaje rregullat e .httaccess për te bërë te mundur qe url te jenë ashtu siç i do. Ose do të duhet te zgjedhesh një skript tjetër, qe i ofron këto mundësi me lehtesisht dhe pa shumë mundime.
E identifikuar

Giapar
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 22-10-2007, 13:06:02 »
Citojeni

Për fat te keq s'mund te dal jashtë këtij scripti dhe nuk mund te mar dot versionin e fundit, siç e vure re kushton ca! Pra nuk mjafton një funksion qe kur theritet ajo faqe te peshkoj titlen ne db dhe ta shkruaj atë ne url?!

Flm Giapar!
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |