Mënyra me e lehtë dhe palodhje do të ishte te paguash dhe kjo mund te bëhet ne dy mënyra:
1) Duke paguar faqe te mëdha shqiptare për te pasur një link apo banner ne to.
2) Duke hyrë ne programin e Google te quajtur AdWords.
Mënyra e dytë ka te beje me punën ne makinat e kerkimit, pergjithesisht me Google. Kjo është mënyrë falas, por kërkon kohe dhe mundim. Duke pasur rezultate te mira ne Google automatikisht bën te mundur qe te gjenerohet trafik ne faqen tënde, sepse 90 % e perdoruesve të internetit përdorin pikërisht këtë makine kerkimi për te gjetur atë qe kërkojnë.
Çfarë duhet bërë qe të kesh rezultat ne Google dhe ne makinat e tjera? Pergjigja është të kesh linke kudo e ngado te mundesh. Po jap disa shembuj.
1) Beni kërkesë qe faqja juaj të pranohet ne direktorine e hapur
www.dmoz.org Aktualisht kjo direktori është me probleme dhe mbase momentin nuk do mund ta fusni faqen aty, por shpresojmë qe shumë shpejt te rregullohet.
2) Ashtu si ne direktorine Dmoz shikoni ta rregjistroni faqen dhe ne direktori te tjera shqiptare e te huaja. Disa nga faqet me te mëdha shqiptare kanë direktori.
3) Ne forumet dhe blogjet ku merrni pjesë me shkrime mbani gjithmonë tek firma juaj një link te faqes tuaj, sepse dhe kjo ndihmon sadopak. Të njëjtën gjë bëni dhe me seksionet e këtyre forumeve qe sherbejne për reklamime dhe prezantime faqesh. Hyni aty dhe reklamoni faqen tuaj, por gjithmonë duke vënë një link.
4) Hapni llogari nëpër faqet qe sherbejne për social networking (Myspace, Hi5, Facebook, etj) dhe krijoni një profil personal ku nuk duhet te harroni te vendosni linke te faqes tuaj. Kjo gjë ndihmon për dy arsye: sepse vijnë vizitore direkte pasi këto lloj faqesh kanë shumë trafik, së dyti ajo për te cilën po flasim, pra makinat e kerkimit qe i "dashurojne" kaq shumë lidhjet nëpër internet.
5) Rregjistrohuni nëpër Google Groups, Yahoo Groups, MSN Groups e kudo te jetë e mundur dhe dergojuni anetave njoftime për faqen tuaj.
Këto janë hapa qe kërkojnë kohe për te dhënë rezultate, por ama do të shihni se pas disa kohëve do keni trafik te mjaftueshem.