Albwebmaster.ComTrafik dhe MarketingZhvillim Trafiku (Moderator: Smiba)Keshillat e mia për te krijuar trafik....
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Keshillat e mia për te krijuar trafik....  (E lexuar 2608 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 04-02-2007, 17:12:52 »

Mënyra me e lehtë dhe palodhje do të ishte te paguash dhe kjo mund te bëhet ne dy mënyra:
 1) Duke paguar faqe te mëdha shqiptare për te pasur një link apo banner ne to.
 2) Duke hyrë ne programin e Google te quajtur AdWords.   

Mënyra e dytë ka te beje me punën ne makinat e kerkimit, pergjithesisht me Google. Kjo është mënyrë falas, por kërkon kohe dhe mundim. Duke pasur rezultate te mira ne Google automatikisht bën te mundur qe te gjenerohet trafik ne faqen tënde, sepse 90 % e perdoruesve të internetit përdorin pikërisht këtë makine kerkimi për te gjetur atë qe kërkojnë.
Çfarë duhet bërë qe të kesh rezultat ne Google dhe ne makinat e tjera? Pergjigja është të kesh linke kudo e ngado te mundesh. Po jap disa shembuj.

 1) Beni  kërkesë qe faqja juaj të pranohet ne direktorine e hapur www.dmoz.org
 Aktualisht kjo direktori është me probleme dhe mbase momentin nuk do mund ta fusni faqen aty, por shpresojmë qe shumë shpejt te rregullohet.
 
 2) Ashtu si ne direktorine Dmoz shikoni ta rregjistroni faqen  dhe ne direktori te tjera shqiptare e te huaja. Disa nga faqet me te mëdha shqiptare kanë direktori.

 3) Ne forumet dhe blogjet ku merrni pjesë me shkrime mbani gjithmonë tek firma juaj një link te faqes tuaj, sepse dhe kjo ndihmon sadopak. Të njëjtën gjë bëni dhe me seksionet e këtyre forumeve qe sherbejne për reklamime dhe prezantime faqesh. Hyni aty dhe reklamoni faqen tuaj, por gjithmonë duke vënë një link.

 4) Hapni llogari nëpër faqet qe sherbejne për social networking (Myspace, Hi5, Facebook, etj) dhe krijoni një profil personal ku nuk duhet te harroni te vendosni linke te faqes tuaj. Kjo gjë ndihmon për dy arsye: sepse vijnë vizitore direkte pasi këto lloj faqesh kanë shumë trafik, së dyti ajo për te cilën po flasim, pra makinat e kerkimit qe i "dashurojne" kaq shumë lidhjet nëpër internet.

 5) Rregjistrohuni nëpër Google Groups, Yahoo Groups, MSN Groups e kudo te jetë e mundur dhe dergojuni anetave njoftime për faqen tuaj.


Këto janë hapa qe kërkojnë kohe për te dhënë rezultate, por ama do të shihni se pas disa kohëve do keni trafik te mjaftueshem.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
PaMend
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 14


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 06-02-2007, 07:26:43 »

Nga eksperienca ime,

Beni faqen te mire, te paster (mos perdorni shume java-scripte), krijoni mbrenda faqes aplikacion qe do ti tregoj crawler robotave cka te indexojn, mundesoni qe titullin, keywords dhe description te ndryshohet ne secilen faqe ne baze te vet permbajtjes (flas per ata qe perdorin faqe dinamike po edhe ata statike). Pastaj keni kujdes ne "formatimin" e URLs, pasi qe google boti vet i jep teper rendesi, mundoheni ne URL te paraqisni nje pjese te tekstit (titullin psh), "re-programoni" qe url-ja te jet e tipi faqja.com/lajmi_titulli-i-lajmit.php (.html, .htm apo pa ekstenzion), pra per ato qe perdorin Apache si webserver perdorni mod_rewrite pasi qe ju kryen pune shume.

Per vehte faqja qe mirembaj une vetem mbrenda me pak se nje viti ka aritur Google Rank 5/10 si dhe Alexa Trend/Rank: 85,923 (1 Month) 151,266 (3 Month) edhe besoni se kam reklamuar askundi. Nuk kam pasur asnjehere "shkembime linkesh" apo reklamimi neper faqe tjera. (edhe pse tash reklamoj faqe tjera buzeqeshje)

Shkurt 2 fjale per rang me te mire. E gjitha mvaret nga ajo si eshte "programuar" faqja si dhe nga azhurimi i materialet qe gjenden mbrenda.

Suksese buzeqeshje
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 06-02-2007, 11:32:07 »

E veshtire ta besoj se nje faqe mund te arrije PR 5 pa pasur asnje link neper faqe te tjera!
Sidoqofte e pranoj se eshte me shume rendesi qe faqja duhet te kete strukture dhe ndertim te paster.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
AT¹
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 327



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 06-02-2007, 13:11:48 »

MAX,
mendoj se ato që i ke thënë në shkrimin e parë janë më se të sakta.
...Kohët e fundit kam vërejtur edhe një dukuri tjetër!
Mvaret se me çka është e punuar webfaqja!
Në rastin e Drupal-it, ajo vetë e kyç në gooogle dhe makina tjera të kërkimit.
E identifikuar

M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 06-02-2007, 14:49:56 »

Drupal ka strukture shume te mire, ose sic i thone ne gjuhen e SEO "search engine friendly". Drupal ndryshe nga Joomla ka url te lezetshme e te thjeshta, gje qe eshte teper e pelqyeshme nga makinat e kerkimit. Por sot ka shume mundesi qe url dinamike (te papelqeeshme nga makinat e kerkimit) t'u japesh forme statike me ekstencione .html apo .htm e duke eleminuar variablat e tipit .php?topic= duke perdorur mod_rewrite.
Drupal, Joomla apo dhe SMF i kane vete qe ne kod mundesite qe url dinamike t'i kthesh me forme statike.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
PLi5D
NaturalBornLeader.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 19-07-2007, 12:33:37 »

Si mund te bej Joomlen qe te kete URL-jat ne kete menyre p.sh
www.sajtiim.com/titulli-i-artikullit.htm ose php e jo ne menyren se si i vendos tani:

http://domein.com//content/view/28/1/
E identifikuar

www.interesant-ks.com - website edukues/informues dhe argetues.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 19-07-2007, 15:20:50 »

Une mund te te tregoj nje komponent qe ben te mundur ate qe kerkon ti.
Mund te perdoresh ate qe quhet ARTIO JoomSEF http://extensions.joomla.org/component/option,com_mtree/task,viewlink/link_id,1063/Itemid,35/
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
PLi5D
NaturalBornLeader.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 19-07-2007, 16:43:46 »

Faleminderit shume, pata pak problem me filen "htaccess" po tani cdo gje eshte ne rregull dhe po punon si duhet.
E identifikuar

www.interesant-ks.com - website edukues/informues dhe argetues.
Giapar
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 18-10-2007, 11:29:40 »

Pershendetje,
si mund ta cache-oj faqen time? pra nga index.php?id=10 te me dal titulli i hapesires time www.sitiim.com/doreshkrime+te+at+zef+pellumbit

Giapar
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 19-10-2007, 11:07:21 »

Me cfare skripti e ke bere faqen?
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Giapar
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 22-10-2007, 10:29:46 »

Faqja mbeshtet ne php dhe si script ka newsphp!
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 22-10-2007, 10:41:33 »

Nese nuk gabohem skriptin e ke marre nga ketu: http://www.newsphp.com ?
Nese eshte ky nga pamja e pare kjo nuk me pelqeu sepse nje grup profesionistesh nuk mund te mbaje nje faqe e cila duket keq ne nje nga browsert kryesore. Se dyti ky software eshte anonim, dmth jo aq i njohur neper internet.
Sidoqofte, keto qe thashe me siper nuk te hyjne shume ne pune ne problemin qe ke buzeqeshje
Atehere, nese sheh ketu: http://www.newsphp.com/specs do lexosh se NewsPHP e ka mundesine qe url t'i besh "Search engine friendly". Diku ne panel duhet te gjesh nje mundesi qe quhet "clean URLs". Aktivizo ate dhe do te kesh adresa seksi per faqen tende zgerdhihet
Te gjitha keto i bazoj ne cfare lexova aty sepse sic thashe une personalisht kete skript une e njoh qe prej 5 minutash dhe nuk kam kurrfare njohurie praktike me te.

Citojeni
Enabled mod_rewrite for Apache is an advantage. By default, NewsPHP passes path arguments to itself via its internally generated URLs. This results in URLs that look like the following: "http://www.example.com/?x=y". This can make URLs hard to read and it also stops many search engines, like Google, from indexing the pages with these URLs. You can tell NewsPHP to use "clean URLs", eliminating the "?x=" in internal URLs.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Giapar
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 22-10-2007, 11:02:37 »

Flm për këshillën, buzeqeshje
Nuk kam versionin qe reklamohet aty, por një me te vonte dhe nuk e ka atë option buzeqeshje. Pra nëse duhet ti shtoj këtë pamje "sexy" linkut, duhet nderyre ne php me ndonje (function), apo ka ndonjë gjë te gatshme? buzeqeshje

Flm Giapar!
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 22-10-2007, 12:53:19 »

Atëherë, ose merr versionin e fundit te skriptit, por nese nuk mundesh te marresh versionin e ri gjej dike qe programon dhe ai te merret me mod_rewrite, ne mënyrë qe te rishkruaje rregullat e .httaccess per te bere te mundur qe url te jene ashtu sic i do. Ose do të duhet te zgjedhesh një skript tjetër, qe i ofron këto mundësi me lehtesisht dhe pa shumë mundime.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Giapar
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 22-10-2007, 13:06:02 »

Per fat te keq s'mund te dal jashte ketij scripti dhe nuk mund te mar dot versionin e fundit, sic e vure re kushton ca! Pra nuk mjafton nje funksion qe kur theritet ajo faqe te peshkoj titlen ne db dhe ta shkruaj ate ne url?!

Flm Giapar!
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?


Anketa
  • Sa % te fitimit e investoni ne publicitet ?
  • Dot 0 - 20 %
  • 7 (58%)
  • -
  • Dot 20 - 40 %
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot 40 - 60 %
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot 60 - 80 %
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 80 - 100 %
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot Me shum se sa fitoj
  • 1 (8%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor