Shumë veta paguajne për te pasur trafik. Jam dakort ne disa raste leku bën gjëra qe falas zorr se mund te bëhen! Me poshte po ju rendit disa mënyra te thjeshta për te fituar me shumë trafik ne faqet tuaja.
1. Firma nëpër forume (Signatures)
Kjo mënyrë është fare e thjesht dhe mund sjell disa klikime ne ditë. Perpiquni të jeni anëtar nëpër forume qe trajtojne te njëjtën teme me atë te faqes tuaj, behuni pjesë e komunitetit dhe keni për ta pare qe do merrni disa vizitorë ne ditë
2. Sitet Sociale (Digg , Stumble , Delicious)
Unë personalisht e kam provuar kte metodë me një nga websitet e mia dhe mora rreth 4000 vizitor unik brenda një ditë. Aq është puna , bëja te ditur botës qe siti yt ofron X produkt ose mundësi dhe ata do mbajnë mend domeinin (n.q.s. nuk është shumë i komplikuar)
3. YouTube
Supozojme qe ke një faqje rreth futbollit. Atëherë pse mos vendosesh ne YouTube video të ndryshme rreth futbollit dhe n.q.s. do me shumë trafik atëherë te sygjeroj me Movie Maker te vendosesh adresen e faqes tënde ne fillim te videos dhe në fund
4. Hi5 | FaceBook | MySpace
Natyrisht një mënyrë mjaft e mirë për trafik te pergjithshem janë edhe komunitet me te medhaja ne botë. Perpiqu te krijosh një profil te lezecem dhe pastaj krijo një shoqeri te zgjeruar. Mos harro te vendosesh linkun ne profilin tëndë
5. Yahoo Groups
Edhe Yahoo Groups ndihmon ne rritjen e vizitorëve te faqes tënde. Mjafton te krijosh një grup për temën qe ke (p.sh. muzik) dhe do kesh ngritje ne trafik
Pra , pse duhet te paguani për te blere links nga te tjerët kur mund te rrisni trafikun falas!? Vërtetë do punë por te paktën ja vlen
Olgi Zenullari
http://www.albseo.com/showthread.php?t=14