Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Albwebmaster.ComAlbwebmaster.ComZhvillim Trafiku20 mënyra për te krijuar një faqe popullore


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 20 mënyra për te krijuar një faqe popullore  (E lexuar 1260 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 12-11-2007, 11:25:45 »
Citojeni

1)Nëse ke krijuar një faqe te re apo thjeshtë një artikull të ri shtoje atë tek sherbime si Digg (http://www.digg.com/), Reddit (http://reddit.com/) dhe Now Public (http://www.nowpublic.com/).
Të njëjtën gjë dhe me Del.icio.us (http://del.icio.us/) dhe StumbleUpon (http://www.stumbleupon.com/). Nëse mundesh vendos dhe butonat e këtyre sherbimeve tek faqja personale (siç kemi bërë ne këtu).


2)Krijo një grup tek Yahoo Groups (http://groups.yahoo.com/) dhe dërgo njoftime here pas here aty. Akoma me mirë do ishte te rregjistrohesh ne grupe ekzistuese qe kanë shumë anetare. Të njëjtën gjë bëj dhe me Google Groups.

3)Rregjistrohu tek Myspace(http://www.myspace.com/), h15, Facebook, Bebo, etj  dhe përdore llogarine për te dërguar njoftime për faqen tënde.

4)Nëse ke blog krijo llogari tek Technorati (http://www.technorati.com/) dhe rregjistroje blogun aty. Technorati ka disa hapa për te realizuar këtë, por ia vlen.

5)Vendose faqen ne direktori te lira dhe falas. P.sh. www.direktoria.net
Direktori me vlerë kanë dhe faqe si shqiperia.com parajsa.com interneti.eu zbulo.com
Me shumë vlerë është www.dmoz.org . Nëse mund te vendosni faqen ne këtë direktori do keni shumë te mira nga makinat e kerkimit.

6)Vendos njoftime falas tek www.njoftime.com
Sherbime me vlerë, por te huaja janë dhe www.craigslist.com dhe www.gumtree.com

7)Perdor RSS feeds. Vendos një buton RSS qe u lejon vizitoreve te rregjistrohen.
Shtoje adresen e RSS Feed te faqes tënde tek sherbime si FeedBurner (http://www.feedburner.com/), Squidoo (http://www.squidoo.com), Feedboy (http://www.feedboy.com/), Jordomedia (http://www.jordomedia.com/), FeedBomb, FeedCat, rssmad, feeddirectory dhe feedfury.


8)Bëhu aktiv ne forume dhe mbaj linkun e faqes tënde tek nënshkrimi (ne forumet qe e lejojne sigurisht). Një shembull i mirë për këtë mundësi është dhe zeriyt.com me forumet e tij.
Disa forume kanë dhe tema ku mund te hapesh një njoftim për faqen tënde. Gjeji ato dhe hap temën tënde. Por mos harr asnjëherë te lesh një link te klikueshem ne atë teme. Një link te paklikueshem pak veta do ta hapin.
Bëhu aktiv dhe ne blogje duke lënë komente.......dhe një link te faqes tënde.

9)Blej host te mirë. Askush nuk deshiron një faqe qe mezi hapet.

10)Krijo një harte XML (http:/www.xml-sitemaps.com/) për faqen tënde dhe vendose tek Google (http://www.google.com).

11)Bej një bluza ku ke te shënuar adresen e faqes tënde dhe vishe sa me shpesh te mundesh.
Mundsisht gjej një femër me gjoks të madh dhe jepja ta veshe atë bluze zgerdhihet


12)YouTube (http://www.youtube.com/) dhe Google Video (http://video.google.com) janë vende shumë te mira për te reklamuar duke ngarkuar video qe kanë adresen e faqes tuaj.

13)Vendos mp3 ne faqe. Njerezit vdesin për mp3 dhe do të vijnë medoemos.

14)Krijo një harte për faqen tënde duke lehtesuar navigimin nëpër kategori të ndryshme. Njerezit urrejne makinat e kerkimit dhe duan mënyrat e lehta te shfletimit.

15)Krijo llogari ne Flickr (www.flickr.com) vendos disa foto dhe adresen e faqes tënde.

16)Bashkepuno me faqe te tjera. Mos u frikeso asnjëherë te shkembesh lidhje dhe bannera me te tjerë. Sidomos me faqe te respektuara asnjëherë mos nguro te bashkepunosh.
Mos ji xheloz dhe i frikesuar se duke vënë linkun e dikuj tjetër do të beje te demtohesh. Interneti është i madh dhe ka vend për te gjithë.

17)Yahoo dhe makina e saj e kerkimit nuk janë gjë, por ama sherbimi i Yahoo për webmasterat ia kalon atij te Google. Perdore atë (http://siteexplorer.search.yahoo.com/).

18)Shkruaj diçka rreth seksit dhe pornografise ne faqen tënde. Nuk është e thënë të kesh pornografi ne te, por veç këto dy fjale do të tërheqin me siguri kerkuesit e shumte te seksit ne internet.

19)Kontrollo se si duket faqja ne te gjithë shfletuesit kryesore. Zakonisht IE dhe sidomos IE6 janë shumë problematike. Faqet qe duken keq dhe shtrember nuk papapelqehen shumë nga vizitoret.

20)"Content is the King" thonë amerikanet. Përmbajtja e faqes është gjeja kryesore. Sa me shumë përmbajtje dhe sa me shumë origjinale dhe e vlefshme te jetë ajo aq me shumë trafik do të gjenerohet.
E identifikuar

albi2
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 12-11-2007, 23:39:58 »
Citojeni

13)Vendos mp3 ne faqe. Njerezit vdesin për mp3 dhe do të vijnë medoemos

Ke plotësisht te drejtë zgerdhihet
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 13-11-2007, 00:33:38 »
Citojeni

Besoj se pas pornos mp3 vijnë ne radhe.
E identifikuar

Albfactor.com
AlbFactor.com
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 04-01-2008, 21:18:00 »
Citojeni

Besoj se pas pornos mp3 vijnë ne radhe.

Shumë e drejtë kjo qe the.
Edhe thnx për postimin
E identifikuar

lorik kuqi
« Përgjigjja #4 më: 13-01-2008, 12:26:54 »
Citojeni

ju lutem më ndihmoni qëta ndreq faqen time  ajo quhet  
 www.kirolat.piczo.c om ose me fajmëroni nëse dini te hpni faqe te re dhe më kallxoni  flm shihemi buzeqeshje  pershtjellim
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 13-01-2008, 18:27:15 »
Citojeni

Lorik, për çfarë ndihmë ke nevojë konkretisht?!
E identifikuar

spiros

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 31-05-2008, 01:43:30 »
Citojeni

me te vërtetë qe shum interesante dhe them se këto do me ndihmojn ne faqen time.
flm
E identifikuar
buli3go
MBRET I 3GUT
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 13-06-2008, 20:37:55 »
Citojeni

Faleminderit, dhe plotësisht pajtohem me këto sugjerime.
Mirëpo, pakkush nga webmasteret ka kohe për tu marrë plotësisht me këto, andaj mendoj se mënyra me e mirë është optimizmi për makinat e kerkimit.

Përshëndetje
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 13-06-2008, 23:47:57 »
Citojeni

Faleminderit, dhe plotësisht pajtohem me këto sugjerime.
Mirëpo, pakkush nga webmasteret ka kohe për tu marrë plotësisht me këto, andaj mendoj se mënyra me e mirë është optimizmi për makinat e kerkimit.

Përshëndetje

Pak nga pak bëhen gati të gjitha. Asnje nga ato nuk është e pabeshme.
E identifikuar

JusaWeb
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 13-07-2008, 01:45:00 »
Citojeni

11)Bej një bluza ku ke te shënuar adresen e faqes tënde dhe vishe sa me shpesh te mundesh.
Mundsisht gjej një femër me gjoks të madh dhe jepja ta veshe atë bluze

Hmmm ky mendim më ka pëlqyer edhe sot kam qenë te designeri qe tmi prentoj bluzat më me shkrimin www.ks-max.com do ti qes pamjet gjat kohës...
E identifikuar

WWW.KS-MAX.COM PORTALI MUZIKOR MP3 FALAS PA REGJISTRIM NA VIZITONI DHE BINDUNI...
OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 13-07-2008, 13:04:33 »
Citojeni

Shikojeni Lajmerime.com qe e ka vënë ne pune marketingun OFFLINE.

http://www.lajmerime.com/blog/?page_id=26
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |