|
M A X
|
 |
« më: 24-10-2010, 00:54:18 » |
|
Si bene te mundur Stalini dhe Hitleri krimet e njeri-tjetrit
Ne mes te shekullit 20, dy perandorite totalitare te Europes, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovietik i Stalinit, vrane 14 milione civile ne kohe paqe dhe lufte. Pyetjet se kush, pse, kur, ku dhe si ndodhen keto vrasje ne mase jane subject i nje libri te ri terheqes dhe gjitheperfshires nga Tymothy Snyder i Unit te Jales.
Termi qe perdoret si titull i librit permbledh tezen e tij. ‘Tokat e pergjakura’ perfshijne nje territor qe shtrihet nga Vendet Baltike deri ne Detin e Zi atje ku regjimet me gjakatare te Europes kryen krimet me makabre. Tokat e pergjakura u gjenden midis dy projekteve djallezore: ideve te Adolf Hitlerit per supremacy raciale dhe expansion drejt lindjes, dhe deshires se Bashkimit Sovietik per ta ribere shoqerine ne base te konceptit komunist. Kjo nenkuptonte pushkatimin, vdekjen nga uria dhe mbytjen nga gazi te atyre qe nuk bindeshin. Ashtu si Stalini fajesoi fshataret per deshtimin e kolektivizimit, Hitleri fajesoi cifutet per deshtimet ushtarake ne lindje. Z. Snyder argumenton se Hitleri dhe Stalini, ne kete menyre, kishin te perbashket tiranine: ata shkaktuan katastrofat, fajesuan cilin armik te donin, dhe pastaj perdoren vdekjen e miliona njerezve per te bindur te tjeret se politikat e tyre ishin te nevojshme apo te deshirueshme. Sejcili prej tyre kishte nje utopi transformuese: fajeso nje grup te caktuar kur politikat behen te pamundura per tu realizuar dhe pastaj vrit ne mase ne menyre qe te arrish nje fare fitore per te zevendesuar deshtimin.
Libri i z. Snyder eshte revizionimi me i mire qe mund ti behet historise: ne nje proze koncize, duke paraqitur fakte, me nje perdorim shembullor te statistikave, ai e ben lexuesin te mendohet edhe njehere per disa nga episodet me te njohura te historise moderne te Europes. Ata qe kane te ngulitur ne koke konceptet e thjeshtezuara qe jepen ne tekstet shkollore, qe hitlerianet ishin vrases ne mase dhe sovietiket clirimtare, apo qe vrasjet filluan ne 1939 dhe mbaruan ne 1945, teza e Z. Snyder do ti vere ne mendime ose do i shokoje. Biles dhe ata qe krenohen se e njohin historine e tyre, do te perulen nga analiza, ballafaqimet dhe krahasimet. Disa episode te tmershem por te mirenjohur zbehen, te tjere dalin ne drite.
Ngadonjehere, kujtimet mezi mbahen mend sepse shume pak mbeten per te kujtuar. Atyre qe vuajten tmerresisht por mbeten gjalle dhe paten mundesine te tregonin natyrshem historine e tyre, u kushtohet me shume vemendje se atyre ne varret e panjohur. Libri i Z. Snyder, e korrigjon historine ne favor te atyre qe nuk jane me dhe jane harruar.
Ai e fillon me 3.3 milion njerez ne Ukrainen Sovietike qe vdiqen nga uria me 1933 si rezultat i kolektivizimit shkaterrues dhe te pameshirshem te Stalinit. Vazhdon me 250 000 e me shume nenshtetas sovietike, kryesisht polake, qe u pushkatuan per arsye te etnicitetit te tyre gjate pastrimeve etnike te 1937-38. Ne disa raste, policia secrete sovietike gjente emra qe tingellonin polake ne numeratorin telefonik, ose arrestonte ne mase gjithe ata qe ndodheshin ne Meshe ne ndonje kishe polake.
Disa ngjarje kane mbetur pa u pershkruar sepse i interesonte dikujt qe te mos permendeshin. Pothuajse po aq njerez vdiqen ne bombardimin gjerman te Varshaves me 1939 sa vdiqen ne bombardimin e Dresdenit ne 1945. Por Polonia e pas-luftes nuk kishte ndermend te njihej per kete te fundit. Aleanca Naziste-Sovietike e gushtit 1939 ishte e cimentuar ne gjak, sipas Stalinit. Megjithate, pak vete donin te kujtonin nje gje te tille dy vjet me vone, kur gjermanet pushtuan Bashkimin Sovietik ne operacionin Barbarosa. Forcat Aleate ben pak per te ndaluar Holokaustin; e vetmja qeveri qe ndihmoi konkretisht cifutet ishte qeveria polake. Shtate nga tete operacionet ilegale te kryera ne Varshave nga Ushtria E Brendshme Polake ishin ne mbeshtetje te kryengritjeve neper getot cifute (pas luftes, autoritetet komuniste pushkatuan, me akuzen se ishin fashiste, ushtaret polake qe ndihmuan cifutet).
Stalini i konsideroi tradhetare gjithe te burgosurit sovietike te luftes. Ushtaret gjermane i lane keta te burgosur te vdisnin urie. Miliona vdiqen. Por askush nuk guxoi ti vajtonte. Holokausti, po ashtu, nuk kishte vend ne historine sovietike, sidomos kur anti-semitizmi i pas-luftes u intensifikua (cdo cifut eshte nacionalist dhe agjent i spiunazhit amerikan, thoshte Stalini ne 1952). Lapidaret e cifuteve te vrare nuk mbanin yllin e Davidit por yllin e kuq me pese cepa dhe i quanin cifutet thjeshte ‘ nenshtetas sovietike’ ose ‘viktima te fashizmit’.
Shume prej ngjarjeve qe pershkruhen ne liber, njihen tashme si tragjedi kombetare ose etnike. Polaket kujtojne kryengritjen e Varshaves, cifutet Aushvicin, ruset rrethimin e Leningradit, ukrainasit Urine e Madhe. Libri i Snyder-it i nderthur keto ngjarje me njera-tjetren, dhe shpjegon se si tmerret e luftes perforcuan njera tjetren. Hitleri mesoi shume prej Stalinit dhe anasjelltas.
Z. Snyder e zhvendos vemendjen nga vendet qeverite e te cileve kryen krimet dhe e perqendron ne ato vende ku keto qeveri nenshkruan mareveshjet dhe ku me vone luftuan njera – tjetren. Gjermania dhe Rusia (dhe gjermanet dhe ruset) ne pegjithesi, vuajten me pak se sa vendet qe gjeografikisht ndodhen midis tyre (kishte me shume cifute ne Lodz te Polonise se sa ne Berlin dhe Viene te marre se bashku). Nuk kishte cep te asaj qe tani eshte Bjellorusia dhe Ukraina qe i shpetoi tmerreve te luftes. Kurse, nje pjese e madhe e Gjermanise, dhe madje, nje pjese akoma me e madhe e Rusise nuk u prek, te pakten fizikisht, nga lufta.
Ai gjithashtu korrigjon ekzagjerimet, keqkuptimet dhe thjeshtezimet. Zakonisht, eshte trajtimi i eger si skllever i te burgosurve ne kampet e perqendrimit, dhe perdorimi i dhomave te gazit, qe konsiderohet si simboli i persekutimit nazist. Por, pervec se mbyten me gaz dhe bene te vdisnin nga puna e rende, gjermanet pushkatuan dhe shkaktuan vdekjen nga uria te miliona njerezve. Vetem brenda pak diteve, me 1941, Nazistet pushkatuan me shume cifute ne lindje se c’kishin te burgosur ne kampet e perqendrimit.
Libri ‘Toka te Pergjakura’ ka ngjallur kritika nga ata qe besojne se Bashkimi Sovietik, megjithe gabimet qe kishte, nuk mund te krahasohet me Rajhun e Trete qe shpiku genocidin etnik. Te besh nje krahasim te tille, thone ata, legjitimon ultranacionalistet ne Europen lindore te cilet nuk i japin shume rendesi Holokaustit, ekzagjerojne vuajtjet e tyre, dhe perpiqen ti shmangen fajit per bashkepunimin e tyre me Hitlerin.
Ky argumentim eshte i fuqishem por i padrejte. Ka shume qe flasin budallalleqe per historine, por Z Snyder nuk eshte nje nga ata. Ai nuk ve ne diskutim vendin qendror qe ze Holokausti ne historine e shekullit te 20. As nuk i anashkalon vuajtjet e sovietikeve ne duart e Hitlerit apo heroizmin e ushtareve sovietike qe shkaterruan Raik-un e Trete. Ai hedh nje teze qe ka nevoje te perforcohet, sidomos ne Rusi ku si opinioni publik ashtu dhe ai zyrtar e kane pike te dobet udheheqjen e Stalinit gjate luftes. Vrasjet etnike ne Bashkimin Sovietik u bene para se te themelohej Gjermania Naziste. Stalini vertete nuk ishte drejteperdrejte pergjegjes per Holokaustin, por mareveshja e tij me nazistet i hapi rrugen vrasjeve te cifuteve nga Hitleri ne lindje.
Libri i sinqerte dhe disi i vecante i z Snyder, i shmanget debateve propagandistike nese Stalini ishte po aq i keq sa Hitleri, apo nese vrasjet massive qe sovietiket kryen ne Ukraine apo tjeterkund jane te njejta moralisht me shfarrosjen e cifuteve nga Hitleri. Libri, ne menyre te admirueshme, shpjegon dhe vendos ne regjistrin e historise te dyja perandarite totalitare, te cilat i shnderruan qeniet njerezore ne numra dhe vdekjet e tyre ne nje hap te nevojshem drejt nje te ardhmeje me te mire. Libri shpjegon me simpati, urtesi dhe analize te mprehte, si ndodhi dhe kujt i ndodhi.
Vetem se mos e lexoni ne darke para se te flini.
Marrë nga revista angleze The Economist (origjinali), perkthyer nga rolandb.
|