Faqe: 1 ... 13 14 15 16 17 [18] 19 20   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!  (E lexuar 311120 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #255 më: 21-08-2010, 13:01:11 »

Pershendetje Erisara buzeqeshje


pershendetje!!!!desha te di besimtarja a nuk merr pjese ma ne kete forum???kisha pas shume deshire me komoniku me te ..se vertete kam nevoje per keshillat e saj..ju pershendes shume nga erisara

Dergoja nje mesazh privat besimtares, ndoshta do ta lexoje dhe do te te ktheje pergjegje. buzeqeshje


pershendetje jam erisara 20 vjece dhe jetoj ne greqi.jam ne javen e 22 te shtatezanise,por bebin e kam shume poshte,per kete arsye doktorresha me tha qe te rri shtrire...desha te di rreziku per deshtim a eshte i madh,kur femija eshte poshte?????sepse ne anen e majte te bakurt (jo ne fund te barkut,por ne anen e majte) kam dhimbje nganjehere kur levizi ose kur cohem nga krevati..(ka mbi trejave kjo dhimbje,por jo gjate gjithe kohes,,ka dite qe se ndjej fare)me ka dhan disa hapa (kunder deshtimit) por jane shume te rende,sepse te gjithe trupin ta dridhin dhe zemren ta bejne me rrah fort..jam shume e shqetesuar keto hapa a ndikojne tek femija ? theksoj se edhe zemra e tij rrah shume fort kur i pij )
dhe dicka te fundit se u zgjata:
a eshte e dhimbshme ekografija qe shikohen kocat e femijes?????? pres me padurim  nje pergjigje nga ju ....

Duhet ti ndjekish rekomandimet e mjekes tende. Dhimbjet ne form therjeje gjate levizjeve i kam pasur edhe une, jan normale deri diku, por nese te shqetesojne flit medoemos me mjeken tende qe ajo te ta beje edhe nje vizite.
Me rendesi eshte mos ngresh peshe, te pushojsh sa te mundesh dhe mos u shqeteso.

Sa ju perket medikamentave, cdo preparat ka edhe efektet anesore, te keshilloj qe keta probleme te cilet te shfaqen ty te ja permendish edhe mjekes tende, ndoshta duhet te ta ul dozen apo te te rekomandoje ndonje preparat tjeter nese ti nuk ndjehesh mire. Ndersa sa i perket bebit, mjekja besoj se nuk te rekomandon medikamenta qe mund ta demtojne ate.

Ekografia nuk dhemb aspak, mos ki frike! luj syun

Patsh shtatzani dhe lindje te lehte.
Te pershendes perzemersisht! 
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erisara
Shiko profilin
« Përgjigju #256 më: 21-08-2010, 14:23:43 »

Pershendetje Erisara buzeqeshje


Dergoja nje mesazh privat besimtares, ndoshta do ta lexoje dhe do te te ktheje pergjegje. buzeqeshje


Duhet ti ndjekish rekomandimet e mjekes tende. Dhimbjet ne form therjeje gjate levizjeve i kam pasur edhe une, jan normale deri diku, por nese te shqetesojne flit medoemos me mjeken tende qe ajo te ta beje edhe nje vizite.
Me rendesi eshte mos ngresh peshe, te pushojsh sa te mundesh dhe mos u shqeteso.

Sa ju perket medikamentave, cdo preparat ka edhe efektet anesore, te keshilloj qe keta probleme te cilet te shfaqen ty te ja permendish edhe mjekes tende, ndoshta duhet te ta ul dozen apo te te rekomandoje ndonje preparat tjeter nese ti nuk ndjehesh mire. Ndersa sa i perket bebit, mjekja besoj se nuk te rekomandon medikamenta qe mund ta demtojne ate.

Ekografia nuk dhemb aspak, mos ki frike! luj syun

Patsh shtatzani dhe lindje te lehte.
Te pershendes perzemersisht! 
shume flm  aida per pergjigjen tane,,,doktorreshen e pyes per gjthc por ngaqe skam mesuar akoma gjuhen mire,,nuk e kuptoj shume mire...pesha e nje lap topi a eshte e madhe?????? te uroj shendet e te gjitha te mirat edhe une ty buzeqeshje
E identifikuar
mark boga
« Përgjigju #257 më: 27-09-2010, 18:40:02 »

jam je muaj e gjysemshtatzane.jam ne regjim shtrati sepse kam hemoragji.ne fillim i kisha kafe me vone te kuqe po femija eshtmir thot mjeku.nuk e di se si shpjegohet kjo gje dhe a do me jetoje femija?kamshtatzanine e pare.
E identifikuar
erisila
Shiko profilin
« Përgjigju #258 më: 09-10-2010, 20:55:46 »

Edhe une jam shtatzane 3 javeshe po kam problem stomahun kam urth  dhe me nakatos,,duhet te pij zode ose ndonje caj lule basani,,kam dhe pak temperature ,,,duhet ti lyej floket me boje,,une jam e re ne forumin tuaj dhe me pelqevi qe ndihmoni nenat kur presin femije,,,ju uroj nga zzemra
E identifikuar
Melisaa Gashii
« Përgjigju #259 më: 15-10-2010, 19:04:34 »

jam shtatzane 4 muaje e gjysem dhe kisha pase deshir ta di se kur fillon rritja e gjinjeve se kam shum deshir ta ushqej beben me gji.
 
E identifikuar
erisila
Shiko profilin
« Përgjigju #260 më: 23-10-2010, 05:55:12 »

car duhet tebeje nje nene kur eshte shtatzane dhe ka te vjella,,
E identifikuar
erisila
Shiko profilin
« Përgjigju #261 më: 25-10-2010, 03:41:52 »

ju lutem na ktheni pergjigje
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #262 më: 25-10-2010, 15:04:21 »

Urimet me te mira Mamave te Reja te Ardhshme !  Paci nje barre te lehte, lindje te mbare & me beba sa me te bukur e shendetshem !

Ketu  mund te gjeni  disa informacione te metejshme :

http://www.gynendoscopy.com/content/view/26/33/
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #263 më: 25-10-2010, 20:25:04 »

Disa Informacione shtese :

Janë të shumta pyetjet mbi shtatzëninë, për të cilat zor se gjenden përgjigje në librat këshillimorë për këtë çështje. A mund të lyhen flokët? A mund të hahet peshk? Pse gratë shtatzëna kanë më shumë uri dhe pse nuk flenë rehat gjatë shtatzanisë?

Përse e ka barkun e fryrë femra në fillim të shtatzënisë?
Një grua shtatzënë prej disa javësh mund ta ketë barkun më të madh se zakonisht. Pse? Hormonet (përherë hormonet!) ngadalësojnë tretjen në stomak: ky i fundit është i fryrë dhe ndjehesh sikur zihesh kaps. "Barku i madh" nuk lidhet ende me zhvillimin e fetusit, por me shqetësimet e tretjes. Atëherë si duhet vepruar? Mjeku mund t’ju japë një trajtim të veçantë, si laksativë të lehtë për shembull. Duhet të keni kujdes: është e rrezikshme për një shtatzënë të mjekohet vetë.

Çfarë mund të bëhet kundër të vjellave dhe nga se varen?
Të vjellat te gruaja shtatzënë kanë origjinë hormonale, edhe pse shkaktojnë stres dhe lodhje. Përveç kësaj, psikanalistët flasin edhe për faktorë psikologjikë. Të vjellat janë të shpeshta, aq sa prekin rreth 80% të femrave shtatzëna, sidomos gjatë tremuajshit të parë. Si veprohet? Për dr.Rolet: "nuk ekziston ndonjë zgjidhje mrekulli. Për të pakësuar të vjellat dhe përzierjet, shtatzëna duhet të ketë kujdes nga ushqimet që treten me vështirësi apo në pjata të lagështa dhe, sidomos, duhet të hajë në kohë vaktet, duke shmangur ushqimet që të shëndoshin. Mund të ndihmojnë edhe pijet e gazuara pa sheqer".

Pse ke shumë uri gjatë shtatzënisë?
Te femra shtatzënë organizmi ka një metabolizëm të ndryshëm. Disa gra priren ta grumbullojnë atë që zakonisht eliminohet në mënyrë të natyrshme. Pse? "Rregullimi i sheqerit është i ndryshëm. Te gruaja shtatzënë niveli i sheqerit rritet më shpejt dhe organizmi reagon, duke prodhuar më shumë insulinë. Rezultati: grumbullimi. Për këtë arsye, edhe pasi ka ngrënë një mëngjes të mirë, mund t’i rritet niveli i sheqerit qysh paradite". Për të rregulluar gjithçka, dr.Rolet të jep disa këshilla:
- Ha në sasi të vogla
- Haji vaktet në kohë të rregullta gjatë ditës
- Shmang ushqimet me shumë sheqer, të cilat mund të shkaktojnë edhe kriza hipoglicemie
- Zgjidh sheqernat e ngadalta në vend të atyre të shpejtave, duke veçuar kështu ushqimet e plota, si buka dhe orizi integral.

A mund të bëjë ushtrime për forcimin e muskujve të barkut një grua shtatzënë?
Po. Në të kundërt me atë që mund të besohet, shpjegon dr. François Rolet, "nuk ka asnjë lidhje mes muskujve të barkut dhe mitrës, por tonifikimi i këtyre muskujve nuk shërben për ndonjë gjë të madhe, veçse të lodh më tepër". Pse ndodh kjo? "Gjatë shtatzënisë, muskujt dhe indet shtendosen dhe qetësohen, përkundrazi lindja do të ishte e pamundur. Kështu që gjatë shtatzënisë është e pamundur të modelosh trupin, por, gjithsesi mund të bëhen ushtrimet e gjimnastikës së lehtë, jogës apo notit. Noti nuk shkakton absolutisht hapjen e qafës së mitrës. Por ama është e vërtetë se uji i pishinave mund të ndryshojë ekuilibrin e vaginës, por pa rrezik për shtatzëninë. Noti është pa dyshim sporti më i mirë për gruan shtatzënë, përfundon dr. François Rolet, por e rëndësishme është që çdo nënë e ardhshme të bëjë atë që e bën të ndjehet më mirë".

A mund të hahen fruta deti?
Frutat e detit të pjekura nuk paraqesin rrezik, nëse janë të një cilësie të mirë dhe të freskëta, natyrisht. Siç përmend edhe dr. François Rolet, "shpesh mendohet se toksoplazmosa ngjitet duke ngrënë peshk, por kjo nuk është e saktë. Në fakt, gruaja shtatzënë mund ta përcjellë këtë sëmundje, duke ngrënë pikërisht mish të gatuar keq, ose të pagatuar mirë. Teorikisht, peshku, edhe i gjallë, është i këshillueshëm, shpjegon dr. Rolet, por është më mirë të kesh kujdes dhe të dish përherë se nga ka ardhur peshku dhe a është i freskët.

A shpjegohet shkencërisht nepsi te gratë shtatzëna?
Sërish faji i hormoneve! Për dr. Rolet, asnjë arsye shkencore për të famshmin neps të gruas shtatzënë. Organizmi ndryshon, po kështu edhe shija dhe nuhatja e aromave. Gjatë shtatzënisë, nuk shihen më si më parë disa ushqime që, normalisht, konsumohen dhe ngërthejnë dëshira të reja. Hormonet veprojnë në nivelin e trurit, që është edhe rregullator i oreksit.

A duhet të marrë vitamina një grua shtatzënë?
"Është mirë të marrë vitamina gjatë shtatzënisë, edhe pse problemet e shtatzënave nuk janë aq të rënda sa mendohet shpesh", shpjegon dr. Rolet, i cili këshillon të merren si plotësues të acidit folik, kalciumit, të hekurit dhe magnezit.

A mund të lyhen flokët?
Po. Substancat e përdorura për bojën nuk depërtojnë në organizmin e nënës, dhe që të jetë toksik, një element, së pari, duhet të hyjë në trupin e nënës e pastaj të kalojnë në fetus. Kështu që boja e flokëve nuk është e rrezikshme. Përveç kësaj, siç shpjegon edhe dr. François Rolet, përgjegjës i repartit të gjinekologji-obstetrisë të Hôpital Américain (Paris), "mund të lyhet edhe dhoma e fëmijës së ardhshëm, pa asnjë farë frike".

Pse provon ngërçe gjatë shtatzënisë?
Shtatzënia është plot mistere e të fshehta; një nga këto janë edhe ngërçet që bllokojnë pulpat e gruas shtatzënë, duke filluar në tremuajshin e dytë. Disa mjekë flasin për shkaqe hormonale, ndërsa të tjerë për mungesa (kalciumi apo magnezi) ose dhe për probleme të qarkullimit të gjakut... por nuk është gjetur ende një shpjegim i vërtetë!

A janë shqetësuese rrjedhjet e gjakut?
Rrjedhjet e gjakut janë të shpeshta te gratë shtatzëna. Shpesh nuk është gjë e rëndë, por gjithsesi duhet shkuar te doktori, sepse ato mund të jenë shenja të një dështimi, sidomos gjatë tre muajve të parë. Në fillim të shtatzënisë, rrjedhjet mund të shkaktohen edhe nga formimi i placentës. Një ekografi shpeshherë mund të jetë vendimtare dhe herë-herë vë në dukje edhe praninë e ndonjë hematome të vogël e të padëmshme. Pas marrëdhënieve seksuale, mund të rrjedhë edhe pak gjak në qafën e mitrës, për këtë duhet të flasësh me doktorin. Drejt fundit të shtatzënisë, rrjedhjet e gjakut mund të tregojnë se placenta është shumë poshtë apo që po fillon të hapet qafa e mitrës.

Kur shfaqen shenjat e para të shtatzënisë?
Varet nga femra, shpjegon dr. Rolet. "Disa gra kanë shenja të ndryshme qysh në ditët e para të shtatzënisë, ndërsa të tjera nuk vërejnë asgjë edhe në muajt e parë". Në çdo rast, simptomat më të shpeshta janë:
- Mungesa e menstruacioneve
- Gjoksi i fryrë
- Të përziera apo të vjella
- Ndryshim i gjendjes shpirtërore
- Ndjesi lodhjeje e tepërt
- Bark i fryrë

Përse nuk flihet mirë gjatë shtatzënisë?
Edhe në këtë rast, mjekët nuk kanë ndonjë përgjigje të saktë. Shtatzënia çrregullon gjumin, po pse? Ka disa hipoteza të ndryshme: ndryshime hormonale apo psikologjike... por nuk dihet me saktësi, se pse gratë shtatzëna shpesh zgjohen gjatë natës dhe nuk arrijnë të flejnë sërish, kjo me gjasë edhe, sepse nuk arrijnë të gjejnë një pozicion të rehatshëm!

Përse urinohet shpesh?
Thjesht sepse mitra shtyp fshikëzën dhe kjo ka një kapacitet më të vogël se më parë. Rezultati: gruaja shtatzënë urinon shpesh dhe pak.

A e ndjen nëna fëmijën të lëvizë?
Para shpikjes së ekografisë, thuhej se një fetus që lëviz gëzon shëndet të plotë dhe anasjelltas, madje, mjekët bënin edhe prerje cezariane në rast të mungesës së lëvizjeve. Janë bërë shumë përparime në fushën e obstetrisë, kujton dr. Rolet.
"Në përgjithësi, nëna e ardhshme fillon të ndjejë gjallë fëmijën qysh në muajin e katërt, edhe pse shpeshherë mezi i dallon lëvizjet, të cilat më së shumti i njehson me fryrjet e stomakut. Lëvizjet ndjehen në fillim poshtë barkut dhe në vijim pastaj fetusi do të bëjë veprime më të plota në bark, derisa shtatzënisë t’i vijë fundi". Siç kujton edhe dr.Rolet, "ndodh shpesh që gjatë shtatzënisë bebja të mos lëvizë për disa orë. Por mungesa shumë e gjatë e lëvizjeve është shqetësues dhe duhet folur menjëherë me mjekun".



Puçrrat, kur nuk dalin për faj të lëkurës

“Fajtorë” produktet “e papërshtatshme” kozmetike

Kujdes, këtë e thonë dhe dermatologët: "Deri në 40% të rasteve të akneve mes femrave të rritura lidhet me përdorimin e produkteve të gabuara të bukurisë". Kjo është një analizë e profesor Paolo Pigattos, përgjegjës i Shërbimit të Dermatologjisë dhe Alergologjisë në Universitetin e Milanos. Dukuria e akneve është në rritje dhe godet përherë e më shumë femrat mes 25 dhe 30 vjeçe. Kështu që, mund të jenë pikërisht kozmetikët e preferuar që shkaktojnë shtimin e puçrrave. Rrezikun më të madh e kanë femrat që nuk heqin dorë nga një fije tualet, as kur shkojnë të blejnë diçka në dyqan. Për të lehtësuar problemin, është mirë të sigurohesh që produktet e bukurisë, që përdoren, të përputhen me llojin e lëkurës. Nëse shfaqen aknet e para, është e detyrueshme ndërprerja e tualetit për pak kohë dhe më pas, nuk duhen blerë produkte kozmetike me përbërës të ndryshëm. Gratë në karrierë, mes moshës 25-30 vjeçe, janë më të rrezikuarat për të qenë “viktima” të puçrrave dhe lëkurës së papastër. Për më tepër, gratë e prekura nga kjo dukuri nuk kanë asnjë problem hormonal, por ankohen për probleme psikologjike, që lidhen me ritmet e shfrenuara, që as një mashkull nuk mund t’i përballojë dot. "Më në rrezik – deklaron profesor Paolo Pigatto – paraqesin adoleshentët, të cilët eksperimentojnë me këtë problem në 80% të rasteve, por pacienti tip ndërron fytyrë. Një i rritur në pesë duhet të përballet me dermatitin yndyror dhe ka një rritje të rasteve të puçrrave të vonuara". Nëse në moshë të re puçrrat sulmojnë në masë të njëjtë meshkuj e femra, pas moshës 25-vjeçare janë femrat ato që vuajnë më shumë nga ky problem. Rregulli bazë që ndihmon në pastrimin e lëkurës është shumë i thjeshtë: duhet përdorur një pastrues i veçantë. Por, akneja mund të luftohet edhe nga ushqimet që përdor. Kafeja, kakaoja, erëzat, gjërat e skuqura, ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike, që e lodhin mëlçinë dhe përndezin stomakun, duhet të pësojnë një reduktim të ndjeshëm në brendinë e menusë së zakonshme. Për të mos përkeqësuar një problem të lëkurës së yndyrshme, është mirë të shmangen ushqimet e pasura me kolesterol dhe do të ishte më mirë akoma të mos përdornit proteina të llojeve të ndryshme, si për shembull, mishin bashkë me djathin. Përndryshe, këshillohen ushqime të pasura me vitamina E, fruta dhe perime. Mjalti dhe sheqeri i kallamit mund të përdoren për të ëmbëlsuar në vend të sheqerit të zakonshëm. Dhe, në fund, si gjithmonë, pini, pini sa më shumë të mundeni ujë dhe lëngje. Të paktën dy litra ujë natyral në ditë, sigurisht jo gjatë vakteve të ngrënies.

Puçrrat gjatë shtatzënisë
Duke mos përdorur pilulën gjatë shtatzënisë, verifikohen mutacione të hormoneve, që mund të kenë pasoja në lëkurë. Nëse do të jesh me fat, do të kesh një çehre të mirë, një lëkurë të butë dhe do të ndihesh shumë e freskët. Por për shumë gra të tjera, shtatzënia do të thotë shumë puçrra dhe akne. Në çdo rast nuk duhet të ndërhysh me asnjë metodë, pa u konsultuar më parë me mjekun. Si duhet të veprohet atëherë?
- duhet të kesh një higjienë shumë të rregullt (duhet larë fytyra në mëngjes dhe në mbrëmje me sapun të posatshëm)
- Të përdoret një produkt i lehtë dhe jo agresiv
- Duhet të gjendet një produkt që nuk të krijon acarim të lëkurës, formimin e pikave të zeza dhe puçrrat
- Në fund duhet ta hidratosh fytyrën me një krem, por jo shumë të shëndetshëm
Në shumicën e rasteve fytyra kthehet në normalitet, disa javë pas lindjes.

Pse duhet bërë testi i urinës?
Shtatzënia të krijon disa ndryshime, të cilat mund të provokojnë infeksione urinare dhe është e domosdoshme që të kurohen. Mjeku të këshillon që të bësh një sërë analizash urine, për të mësuar gjendjen e albuminës dhe të sheqernave, shenjë që mund të jetë një ndërlikim për shtatzëninë, ose mund të jetë fillimi i diabetit, që është tipik për shtatzëninë, por që zhduket zakonisht pas lindjes.

A është barku i fortë për shkak të tkurrjeve?
Jo gjithmonë, shpjegojnë doktorët. Gratë shtatzëna shpesh ngatërrojnë shqetësimet e vogla që janë normale në atë periudhë me kontraktimet. Në fillim të shtatzënisë, ndodh shpesh që ta kesh barkun e fortë, për shkak të problemeve të vogla. Kontraktimet mund të vijnë në tremujorin e dytë. Nuk duhet harruar se mitra është një muskul dhe ka kontraktimet e veta. Dhe nuk duhet pasur frikë. Por, nëse bëhen të shpeshta është shqetësuese dhe duhet të konktaktoni me mjekun.

A është e rrezikshme amniocenteza?
Amniocenteza është një fjalë që ta vret veshin dhe nuk të shkon mendja për mirë. Dëgjohet shpesh se është e rrezikshme. Dr.François Rolet, i bën më të qarta gjërat: “një amniocentesi, shfaq rreziqe dhe duhet të kurohet nga mjekë të specializuar”. Çfarë është amniocenteza?
Konsiston në heqjen e lëngut amniotik me një shiringë dhe me një age normale. Shpimi bëhet në pjesën e poshtme të barkut dhe nën kontrollin e ekografistit, për të mos bërë ndonjë dëmtim. Heqja është pak e dhembshme dhe zgjat vetëm pak minuta. Nuk është i nevojshëm asnjë lloj shtrimi, por vetëm femra duhet të bëjë pushim absolut për 48 orë.
Për çfarë shërben?
Lejon që të analizohen qelizat e fetusit, sidomos për të dalluar anomali kromozoniale të shumta që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë (si simpotoma Down), ose për sëmundje të tjera dëmtuese.
Sugjerime: amniocenteza shfaqet:
- në rastet kur gruaja ka mbetur shtatzënë në moshën 35-vjeçare
- nga analizat e shumta që mund të kenë efekte anormale
- nga anomali të brendshme në fetus
Rreziqet: falë progreseve teknike, kjo sëmundje është më pak e rrezikshme, por vetëm nëse praktikohet nga mjekë të specializuar. Në ditët e sotme rreziku për të pasur një abort është 1 me 100. Abortet që bëhen për shkak të amniocentezës, vijnë si pasojë e shpimeve ose injeksioneve të gabuara në bark, në plaçentë, ose të shpimeve të vazhdueshme.

Pse ka sekrecione të bardha?
Sekrecionet e bardha janë të shumta te gratë shtatzëna. Për shkak të hormoneve, qelizat mukoze në vaginë janë shumë të ekspozuara. Ekuilibri vaginal ndryshon. Por nuk duhen ngatërruar sekrecionet e bardha me ato me ngjyrë tjetër (të verdha ose me nuancë jeshile) të shoqëruar këto me djegie dhe që çojnë drejt një infeksioni. Vetëm mjeku është në gendje të dallojë se në ç’gradë është infeksioni. Duhet të jeni gjithmonë nën kontrollin e mjekut dhe duhet të bëni vazhdimisht analiza, për të zbuluar mundësinë e ndonjë infeksioni që mund të shkatojë komplikime.

A mund të hahet mishi?
Mishi i skuqur nuk përbën asnjë rrezik (nëse respektohen rregullat e higjienës dhe të konservimit). Duhet evituar mishi i tymosur ose ai ia paskuqur mirë.

Toksoplasmoza:
Mikrobi i vetëm që e shkakton toksoplasmoza është e pranishme te mishi, sidomos në vendin ku rriten kafshët feline. Për të mbrojtur fëmijën dhe për të shmangur infektimin, ndiqni disa këshilla dhe rregulla:
Mishi duhet të jetë i pjekur mirë
Duhet të bëni shumë kujdes nga prejardhja e produktit, duke evituar që të hani pjata në një lokal
Duhet të lahen me shumë kujdes të gjitha produktet, sidomos nëse duhet të konsumohen pa u zier ose pa u skuqur, siç janë perimet dhe frutat.
__________________
E identifikuar
erisila
Shiko profilin
« Përgjigju #264 më: 26-10-2010, 16:27:29 »

shume shume faleminderit per pergjigjet
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #265 më: 27-10-2010, 04:07:40 »

S'ka perse.  Kenaqesi  buzeqeshje

Kalofshi nje barre te lehte & te mbare !
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #266 më: 27-10-2010, 04:09:48 »

jam shtatzane 4 muaje e gjysem dhe kisha pase deshir ta di se kur fillon rritja e gjinjeve se kam shum deshir ta ushqej beben me gji.
  

Cfarë ndryshimesh do të ndodhin me gjinjte gjatë barrës?

Shtimi i prodhimit të estrogenit shkakton tek indi i gjirit fryrje dhe tendosje. Kjo tendosje është shumë e zakonshme gjatë 6-12 javëve të para të barrës. Në javën e 6 të barrës, gjiret do të fillojnë të zmadhohen nga mbajtja e ujit ne indin e gjirit. Pas javës së 8 gjendrat e qumështit dhe duktuset (kanalet e qumështit) fillojnë të zmadhohen me shtimin e rritjen e indit dhjamor. Per arsye të shtimit të indit të gjirit, do të shtohet dhe furnizimi me gjak, Shfaqja e venave blu, mund të zbulohet ne lëkurën e gjirit tuaj. Areolat dhe kokrrat e gjireve janë të errëta. Kokrrat do të bëhen shumë të mëdha, të ngritura, që të shërbejnë per ushqyerjen e fëmijës në fillim me kolostrum. Kolostrum është një lëng i trashë, i verdhë, që rrjedh prej gjirit. Kolostrum mund të shfaqet në cdo kohë, pas trimestrit të pare, por që shtohet mbas lindjes. Kolostrum është ushqimi i pare i fëmijës, para qumështit. Ky përmban antitrupa, që do ti japin fëmijës suaj imunitet, per të pasur një rezistenë ndaj sëmundjeve. Kolostrum po të thahet, mund të shkaktojë dhe carje të kokrrave të gjirit. Në qoftë se ato nxjerrin kolostrum, vendoset një copë pambuk ose garzë sterile, per të thithur lëngun që rrjedh nga gjiri. Ne qoftë se kokrrat e gjirit, janë plasaritur me kolostrum të thatë, gjiret duhen lare vetëm me uje të ngrohtë, 2 ose 3 here në dite. Shih Fig. 5.

Përpara se gruaja të mbetet me barre, pesha mesatare e një gjiri është rreth 200 gr. Gjatë barrës, gjiret shtohen në vëllim e ne peshë. Afër fundit të barrës gdo gji mund të peshojë 400 deri 800 gr. Kurse gjatë periudhës që nëna e ushqen fëmijën me gji, gdo gji mund të peshojë 800 gr.
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #267 më: 29-10-2010, 04:28:18 »

 buzeqeshje  USHQIMI ME GJI DHE KESHILLA PER NENAT E REJA

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=2248#
E identifikuar
erisila
Shiko profilin
« Përgjigju #268 më: 21-11-2010, 20:37:41 »

nuk kam durim me keto te vjella u cmenda kam 5 jave qe vetem vjell nuk e mbaj dot ushqmin,,dhe ujin vjell,,,qenka e veshtire
E identifikuar
roudina
« Përgjigju #269 më: 30-11-2010, 12:59:43 »

isha  shtatzane  ne  muajin  e peste   shkova  per te  pare  femijen  cfare  e  kisha  cdo  gje  ne  rregull  kur  shikon  ne  fun  dok  isha  hap  2cm e gjysem,femija  me  tha   do lind  para  kohe  na  iku  truri  cte  benim   na  tha  qe mund  te  beni  nje nderhyrje   nje  qepje  na  tha,e   bem   qepjen  dhe  mbas  1  jave  me   filluan   dhimjet  me  plasen  ujrat  etj..ishte  teper  vone  po ta  kishim  kapur  me  heret  do  kisha  arritur  me  shume  te  shpetoja  femijen  me  pak  fjale.me  ktheni  pergjigje ju  lutem,por  harrova  tju  thoja  me lart  qe para 10   se te shikoja   bebin   kisha  shume  te  kruajtura  na  posht  po  shum  dhe  nuk  e  mora  dok  se thash  sdo jet  dicka  me zarar,do  ket  ndikuar  kjo  gje  ne hapjen  e mitresju  lutem  me  thoni :perqafim : sg
E identifikuar
Faqe: 1 ... 13 14 15 16 17 [18] 19 20   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Si e vlersoni dashurin ne ditet e sotme!
  • Dot si humbje kohe
  • 12 (20%)
  • -
  • Dot si aventur
  • 7 (12%)
  • -
  • Dot si diçka qe buron nga shpirti
  • 26 (44%)
  • -
  • Dot lidhje jetësore
  • 9 (15%)
  • -
  • Dot etj
  • 4 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 56
  • Shiko temen