Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi i Historise - Historia Shqiptare e Boterore
Forumi i Historise - Albanian History
Historia Shqiptare
(Moderatore:
kreksi
,
erlehta
)SHQIPTARET " NGA ROBERIA NE LIRI DHE NGA ROBERIA NE ROBERI!
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: SHQIPTARET " NGA ROBERIA NE LIRI DHE NGA ROBERIA NE ROBERI! (E lexuar 2155 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia:
SHQIPTARET " NGA ROBERIA NE LIRI DHE NGA ROBERIA NE ROBERI!
«
më:
12-09-2004, 02:40:13 »
Shkruan: SHEFKI OLLOMANI
SHQIPTARET " NGA ROBERIA NE LIRI
DHE NGA ROBERIA NE ROB̢̮â¬Â¹RI!
(KOMENT HISTORISE SONE POLITIKE)
Ãâ
I
Thone e thuhet se ne, shqiptaret, jemi populli me i vjeter jo vetem i Ballkanit dhe i Evropes, por edhe i botes. Thone e shkruhet se Zanafillen e kemi nga Parahistoria njerezore, kurse me origjine jemi nga Atlashtet (Eterit e Lashte) te Atlantides, nga Pellazget e Pellazgjise, nga Iliret e Ilirise, nga Areberit e Arberise dhe deri te Shqiptaret e Shqiperise. Keshtu, populli yne si zinxhire i drejte e i celikt, ka care muzgjet e historise njerezore, duke nderruar, kohe pas kohe, emrin e tij e te atdheut te tij, por kurre nuk e ndryshoi gjakun, gjuhen, kulturen dhe identitetin e tij kombetar.
Ãâ
Thone e thuhet, por edhe dihet, nga studjuese shqiptare dhe te huaj, se te Paret e Shqiptareve u linden nga dheu, duke i dhene emrin Tokes " Dheut dhe Perendive te para njerezore. Ata krijuan dhe zhvilluan kulturen e pare njerezore, ate te Atlantides dhe kulturen e dyte njerezore, ate te Piramidave te Faraoneve (Faraon - Fara jone). Pas fundosjes dhe zhdukjes se kontinentit te Atlantides, pas Permbytjes se Madhe biblike (rreth 15.000 vite p.e.s.), me Barken e Noes Atlashtet u shperndane dhe u vendosen rreth brigjeve te detit Mesdhe, pjesa me e madhe e tyre ne Egjiptin e sotem, ku themeluan dhe zhvilluan njeren nga kulturat dhe qyteterimet me te vjetra e me mahnitese te botes njerezore, e cila ishte dhe eshte vazhdimesi e kultures dhe e civilizimit te Atlantides.
Ãâ
Thuhet e shkruhet nga historiane, arkeologe, filologe dhe etnologe angleze, amerikane, gjermane, italiane, turq, etj. se, Hieroglifet e fameshme te Piramidave egjiptiane kane domethenie shqipe, flasin shqip, deshifrohen me lehte e me sakte permes gjuhes shqipe dhe jane te perpiluara nga Thoti pellazgo-ilir, i cili ishte perendia e shkences dhe diturise se Egjiptit te lashte 6.000 vjet p.e.s. Sipas ketyre shkencetareve shqiptaret, hebrenjte dhe arabet kane origjine te njejte: nga Atlashtet e Atlantides, kurse gjuha dhe alfabeti pellazgo-ilir i Hieroglifeve eshte baza edhe e alfabeteve te mevoneshme, si atij hebrait, samarit, asirik, arabik, grek, etj. Ata pohojne gjithashtu se, shtrirja gjeografike e pellazgo-ilireve ne kohe teper te lashta, perfshinte gjithe hapesiren tokesore rreth detit Mesdhe, duke filluar nga Irani (Persia) ne lindje, deri ne Atlantik ne perendim dhe nga siujdhesa Ilirike, Apenine dhe e Azise se Vogel ne veri, deri ne brigjet mesdhetare te Afrikes veriore ne jug.
Ãâ
*****
Ãâ
Jemi popull i vjeter, i sterlashte, parahistorik nga origjina, nga zanafilla dhe sot jemi popull i ri, shume i ri, gati i papjekur per nga zhvillimi shteteror, kombetar, politik dhe ekonomik. Jemi popull pa shtet te mirefillte, pa komb e bashkim kombetar, pa liri, pa pavaresi politike dhe ekonomike! Jemi popull i pushtuar, i roberuar, i kolonizuar nga te huajt, por edhe i percare skajshmerisht ndermjet veti!
Pse ndodhe keshtu?!
Sepse iliro-shqiptaret kane bere dhe ende po bejne gabime te medha ne te gjitha fushat e jetes! Sepse ata jane perseritesit me te pandreqshem te gabimeve historike te stergjysherve te tyre! Prandaj, atyre u perseriten humbjet dhe tragjedite kombetare ne menyre ritmike, ciklike e kronike!
Sepse iliro-shqiptaret fise qene dhe fise mbeten! Iliret nuk arriten te behen popull, kurse Shqiptaret ende nuk jane bere komb! Sepse, po te ishin bere Iliret popull, atehere do ta kishin formuar nje Perandori te vetme Ilire dhe s'do t'i formonin disa principata ose miniperandori gjate gjithe historise se tyre disa mijevjecare. Kurse, po te ishin sot Shqiptaret komb, atehere do ta kishin shtetin etnik kombetar dhe nuk do te ishin te kolonizuar nga disa shtete te huaja. Iliret nuk u bashkuan, se ishin te armiqesuar ndermjet veti! E njejta gje ndodhe edhe me ne, Shqiptaret! Kombi i mirefillte pajtohet, bashkohet dhe formon shtetin kombetar dhe nuk kerkon lemoshe nga kolonizatoret dhe Europa qe t'i dhurojne ca te drejta autonomiste, kulturore, arsimore e ca te drejta njerezore (sa per te mbijetuar) nen sundimin dhe qeverisjen e huaj!
Ndodhe keshtu, sepse iliro-shqiptaret kurre gjate historise se tyre mijeravjecare nuk kane zhvilluar lufte te pergjithshme popullore per clirim dhe bashkim kombetar, por kane zhvilluar luftera lokale, fisnore e krahinore! Prandaj, roberia e iliro-shqiptareve dhe trojeve te tyre pellazgjike e kalon moshen e 2.000 vjecareve!
Ndodhe keshtu, sepse iliro-shqiptaret ishin dhe mbeten fise, rober te te huajve, bijat dhe bijte me te medhenj te te cileve i dhane botes gjithecka nga mencuria, giximi dhe aftesia e vet, kurse fisit e popullit te vet s'i dhane asgje, apo fare pak! Qe nga perandoret ilire te Romes e Bizantit dhe deri te kryeministrat e kryekomandantet e Perandorise Osmane dhe te Greqise, gati te gjithe keta iliro-shqiptare punuan per vete dhe per te tjeret, por shume pak ose aspak per vendin e tyre qe i lindi dhe i rriti! Nder ata bij te medhenj te iliro-shqiptareve, qe la grada e ofiqe te huaja perandorake dhe u kthye ne atdhe per ta cliruar e bashkuar ate ishte Gjergj Kastrioti " Skenderbeu, por nuk ia arriti, nuk mundi te krijoje shtet te vertete arberor, sepse stan me lepuj e shtet me fise nuk behet! As Skenderbeu i Madh nuk mundi t'i bashkoje fiset dhe principatat e percara arberore, nuk mundi nga ata te formoje nje popull arberor dhe nje shtet te bashkuar etnik!
Pse ndodhe keshtu?!
Sepse mosmarreveshjet, percarjet, xhelozia, urrejtja, karrierizmi, bajraktarizmi, egoizmi, kokefortesia, hakmarrja, konfrontimet dhe egersia e iliro-shqiptareve ndaj njeri-tjetrit eshte trashegim nga perendite pellazgo-ilire te Olimpit, si dhe denim nga Zoti i vertete, krijuesi i Universumit! Trashegim dhe denim qe nga momenti i mosbindjes ndaj keshilles se Tij, nga atlashtet e pare te Atlantides e te Tokes " Adamit dhe Eves per mosngrenjen e frutave nga pema e ndaluar, te cilet nuk e perfillen keshillen e Zotit, sepse donin te behen me zot se Zoti! Qe atehere atlashto-pellazgo-iliro-shqiptaret i ndjek pas trashegimia e se keqes qe buron nga mosbindja, gabimet e prapesite e te Pareve tane dhe nga denimi i Zotit!
Sepse, gjate gjithe historise se tyre mesjetare dhe me te re, nga Principatat arberore e deri te Pashalleqet shqiptare, nga Lidhja Arberore e Lezhes e deri te Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe e Pejes, nga Kryengritjet e Medha te viteve 1908-1912 dhe deri te Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare gjate Luftes se Dyte Boterore, shqiptaret nuk i bashkuan mendjet, zemrat dhe armet per liri dhe pavaresi kombetare! Prandaj edhe nuk e cliruan, nuk e bashkuan dhe nuk e bene Shqiperine etnike!
Sepse, as ne betejat e fundit te armatosura te shqiptareve kunder kolonizatoreve sllave te viteve 1998-2001, shqiptaret nuk u bashkuan politikisht, organizativisht e ushtarakisht dhe nuk luftuan sebashku per clirim e bashkim kombetar, por luftuan te percare, te ndare, si fise e jo si popull, cdokush ne krahinen e tij dhe secili per kerkesa e te drejta te ndryshme politiko-kombetare, prandaj fituam shume pak!
Sepse, shqiptaret ne Shqiperine e cunguar londineze e kane nje shtet dhe mund te konsiderohen popull, por jo komb, sepse kombi ka unitet te brendshem dhe kerkon bashkim kombetar! Ne Shqiperi, mjerisht, ende reflektohen mentalitetet fisnore e krahinore Veri-Jug, Gege-Toske gjate gjithe ndeshjeve e perleshjeve politike per pushtet midis partive politike, qe nga vendosja i sistemit demokratik shumepartiak! Fatkeqesisht, Shqiperia qe dhe mbeti nje shtet pa dinjitet! Pa pavaresi politike dhe ekonomike! Nje shtet i hurit e i litarit, i burgjeve e kampeve te perqendrimit, i vellavrasjes e hakmarrjes, i kriminalitetit e pasigurise, i korrupsionit e mafise, i varferise se skajshme te masave te gjera popullore! ̢̮â¬Â¹shte nje shtet shqiptar qe debon, arreston e burgos patriotet dhe luftetaret shqiptare qe veprojne e luftojne per clirim dhe bashkim kombetar, per Shqiperine etnike!!!
Shqiptaret nuk ishin dje dhe nuk jane as sot ne unitet politik dhe ushtarak per te cliruar dhe bashkuar Shqiperine etnike! Te shpresojme dhe te punojme qe, te pakten neser te bashkohemi politikisht e ushtarakisht per te bere Shqiperine.
Te gjitha shtetet dhe perandorite e huaja pushtuese te trojeve iliro-shqiptare, si: Perandoria Romake, Bizantine, Serbe e Car Dushanit, Bullgare e Samuilit, Osmane e Sulltaneve dhe dy miniperandorite e Jugosllavise se Kraleve serbe dhe e Tito-Rankovicit, te krijuara mbi trojet tona, me shkaterrimin e tyre e kane zene gjithmone perfundi popullin tone! Sepse, kthesat historike e kane gjetur popullin tone perhere ne gjum, te pa organizuar e te percare mes veti! Prandaj, edhe e kane zene perfundi germadhat e huaja dhe ka mbetur edhe me tej nen shtetet e reja pushtuese qe jane ngritur mbi keto germadha!
Dhe keshtu vazhdon te shkruhet historia jone e lashte dhe re: pushtim pas pushtimi, gjum pas gjumi, germadhe pas germadhe, percarje pas percarjeje, gabim pas gabimi, roberi pas roberieŠ, deri ne keto dite kolonizimi, varferie e trishtimi!!!
II
Per ata qe nuk i besojne kesaj te vertete te llahtarshme, po ua kujtoj shume shkurt bemat e gjemat makabre e antipopullore te te pareve tane, te prijesve politiko-ushtarake te pellazgo-iliro-shqiptareve, qe ta kuptojne edhe ata qe nuk kane mend ne koke, qe ta shohin edhe ata qe nuk kane sy ne balle dhe qe te binden edhe ata qe nuk kane ndergjegje njerezore e shqiptare se, nga vijme, kush kemi qene, kush jemi, kah shkojme dhe kah duhet te shkojme ne, Shqiptaret, pasardhesit e drejtperdrejte te atlashteve te Atlantides, te pellazgeve te Pellazgjise, te ilireve te Ilirise, te arberesheve te Arberise, ne shqiptaret e Shqiperise etnike, per te fituar lirine dhe bashkimin kombetar:
~ Zeusi, kryeperendia pellazgo-ilire, per te marre fronin e perendive te Olimpit, vrau babane e vet me ane te komplotit!!! Dhe nga xhelozia u perpoq qe te kompromitoje e me pas te eliminoje edhe Prometheun, luftetarin me bemires e zemergjere te botes antike, qe ua dhuroi njerezve zjarrin, por komploti i Zeusit deshtoi fale zgjuarsise se Prometheut!
~ Stergjysherit tane, si ngatrrestare e intrigante me name qe ishin, kishin emertuar edhe perendine e tyre te grindjeve, Aresin, por jo qe te shuaj mosmarreveshjet dhe konfrontimet e tyre, por perkundrazi, per t'i perhapur ato me tej, si dhe per te krijuar ngaterresa, grindje e percarje ne mes njerezve atje ku nuk kishte, me qellim qe te mund ta sundonin me lehte popullin e vet!
~ Euridika, gjyshja e Lekes se Madh te Maqedonise antike ilire, e etur per pushtet, e vrau burrin e vet mbret, dy djemte dhe vajzen e vet per t'u bere mbretereshe!!!
~ Olimpia, nena e Lekes se Madh, nga xhelozia, sepse burri i saj Filipi II, mbreti i Maqedonise, martohet me Kleopatren e re, e vret ate ne gjume, kurse poashtu e vret edhe Kleopatren, kurse femijen e saj te posalindur e hedhe ne zjarr!!! Por me vone vritet edhe Olimpia nga ithtaret e mbretit te vrare Filipit II!
~ Leka i Madh, pasi u be mbret, nuk i pranonte meritat e te atit " Filipit II, dhe keshtu ra ne konflikt me Klitin, djalin e Bardhylit, te cilin gjate nje ahengu e vret!
~ Komandanti i garnizonit ilir, Dhimiter Fari, tradhetoi mbretereshen ilire Teuten dhe kaloi ne anen e pushtueseve romake, duke i shkaktuar deme te pariparueshme ushtrise ilire!!!
~ Tradhetia nxorri krye perseri ne ushtrine ilire, me rastin e Kryengritjes se Madhe ilire te viteve 6-9 p.e.s. Komandanti i fisit te Breukeve " Bato, u tremb nga ushtria romake, tradhetoi mbretin e vet Pines dhe bashke me nje pjese te ushtrise ilire dorezohet te romaket! Me te degjuar per tradhetine e Batos se breukeve, komandanti tjeter ilir " Bato, i fisit te Desiateve, qe ishte per vazhdimin e kryengritjes antiromake, marshon me ushtrine e tij drejt Panonise, roberon Bato tradhetarin dhe e denon me vdekje para gjyqit fisnor.
«
Ndryshimi i fundit: 27-12-2004, 22:33:37 nga Gjumashi
»
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
: SHQIPTARET NGA ROBERIA NE LIRI
«
Përgjigju #1 më:
12-09-2004, 02:40:42 »
*****
~ Edhe ne shekujt e mevonshem te epokes mesjetare arberore, grindjet dhe percarjet nderfisnore vazhduan me te njejtin intenzitet, si ne kohen antike pellazgo-ilire! Ne kete kohe Principata e Balshajve te Shkodres, me 1369, nga ortodokse u konvertuan ne katolike, me qellim qe te kene perkrahjen e Papes se Vatikanit dhe te Republikes se Venedikut ne lufte kunder Principates tjeter arberore te Karl Thopise, i cili sundonte ne territorin e sotem te Maqedonise me qender ne Oher! Pra, kemi te bejme ketu me nje lufte vellavrasese ndermjet dy principatave arberore!
~ E njejta gje do te ndodhe disa vjet me vone, ne kohen e Gjergj Topise, sundimtarit te Principates se Durresit. Feudalet vasale arbereshe perfituan nga papervoja dhe mosha e re e Gjergj Topise, si dhe nga sulmet e njepasnjeshme te ushtrise osmane dhe e tradhetuan princin e tyre, duke u shkeputur njeri pas tjetrit nga Principata e Durresit!
~ Konflikte te ketilla u paraqiten edhe ne jug te Arberise, ne Principaten e Artes, midis Gjin Bue Shpates dhe Thoma Prelubovicit! Me grindje e perleshje te vazhdueshme brenda fiseve dhe principatave arberore, nuk kishte mundesi qe t'i behej nje rezistence e suksesshme invadimit osman ne thellesi te trojeve arberore te Ilirikut! Prandaj, para sulmeve te parreshtura osmane rane njera pas tjetres principatat, qytetet dhe keshtjellat arberore nen sundimin e huaj! Durresi ra nen sundimin e Republikes italiane te Shen Markut, te cilin e dorezoi Gjergj Topia! Me vone nen sundim te huaj ra edhe Shkodra. Kurse disa princer arberor u bene vasale te sulltanit, me kusht qe te ruajne pronat e tyre! Edhe me keq, disa princer arbereshe ftuan ushtrine osmane qe t'u ndihmonte ne lufte kunder princerve tjere arbereshe, per t'u grabitur pronat!
~ Leke Dukagjini ka qene trim, por, fatkeqesisht, i pabese e grindavec! Ky, per interesa vetjake dhe nga xhelozia u lidh me armiqte e Skenderbeut, vret ne pabesi Leke Zaharine, princin e Danjes dhe keshtu shkakton luften e Skenderbeut me Venedikun me 1448! Per te luftuar Skenderbeun, Leke Dukagjini lidhet me Venedikun dhe Sulltanin, por nderhyrja energjike e Papes ne perkrahje te Gjergj Kastriotit parandaloi gjakderdhjen midis ushtrise se Skenderbeut dhe fiseve te Dukagjineve, Spaneve e Perlateve!
~ Hamza Kastrioti ishte nipi i Skenderbeut, por nga xhelozia dhe lakmia per pushtet e fame e tradhetoi Gjergjin dhe u hodhe ne taborrin armik te ushtrise osmane! U kthye, pastaj, ne Arberi ne balle te ushtrise osmane, u ndesh me ushtrine e Skenderbeut, e humbi betejen dhe zu rob nga oficeri fisnik Zaharia Gropa i Ohrit. Por, me rastin e gjykimit te tij, Gjergj Kastrioti ia fali jeten, duke e denuar me burgim te perjetshem! Me vone u la i lire, por ai u arratis ne Stamboll, ku u prit me perbuzje. Tradhetari mbeti tradhetar!
~ Moisi Golemi i Dibres ndoqi rrugen e tradhetise se Hamza Kastriotit! Ky, poashtu, braktis ushtrine e Skenderbeut, shkon te Sulltani, vihet nen komande te nje ushtrie te madhe osmane dhe i versulet Arberise per te shpartalluar ushtrine arberore te Skenderbeut! Por, pas betejes se pergjakshme ne mes dy ushtrive, doli fitimtare ushtria arberore, kurse Moisi Golemi iku ne Adrianopol, ku pas poshterimit dhe heqjes se gradave qe i bene atje u kthye ne Kruje, dhe me litar rreth qafes ra ne gjunje dhe i kerkoi falje Skenderbeut, i cili ia fali jeten. Pas kesaj, Moisi Golemi vazhdoi luften perkrah Skenderbeut kunder ushtrive osmane, derisa u zu rob nga turqit dhe u denua me vdekje nga Sulltani.
III
~ Gjate shekullit XVIII u fuqizuan ekonomikisht nje numer familjesh feudale arberore, qe populli i quajti oxhaqe, te cilet u lidhen me pastaj me Sulltanin dhe fituan titullin pashe, kurse tokat e tyre qe i zoteronin u quajten pashalleqe. Njera nga arenat e luftes per pushtet te ketyre oxhaqeve u be Shkodra. Tridhjete vjet rresht vazhduan betejat midis anetareve te familjes feudale Begolli te Pejes, te emeruar nga Sulltani si sundimtare te Shkodres, dhe familjes shkodrane ̢̮â¬Â¡ausholli! Nga keto grindje perfitoi i treti, Mehmet bej Bushati, i cili me 1757 fitoi titullin Pashe nga Sulltani dhe nga ky vit filloi te sundoje ne Pashallekun e Shkodres. Per te zgjeruar tokat e tij, Mehmet Pashe Bushati asgjesoi kreret e oxhaqeve rivale brenda Shkodres! Me 1759 nenshtroi agallaret e Ulqinit dhe dogji bankat e detareve ulqinake! Me 1770 pushtoi krahinen e Zadrimes dhe Lezhen! Me vone vrau Tahir dhe Ismail Toptanin dhe pushtoi Krujen! Keshtu, me intriga, vrasje, djegeje e plackitje te bashkekombasve te vet, Mehmet Pashe Bushati deri me 1775 arriti qe ta sundoje gjithe Shqiperine e Veriut dhe ate te Mesme, por gjithnje ne emer e per inetresa vasale te Portes se Larte!
~ Nje tjeter pasha shqiptar ishte edhe Ahmet Kurt Pasha, i cili u be zot i Pashallekut te Beratit. Ky, permes shpifjeve e intrigave, mundi ta binde Sulltanin se, Mehmet Pashe Bushati ka tradhetuar Porten e Larte, prandaj Sulltani e helmoi ate, i cili vdiq me 1775! Ne vitin 1764, kur Ahmet Kurt Pasha u vendos ne Berat, Shqiperine e kishte perfshire nje grindje dhe konfrontim ushtarak midis sunduesve shqiptare te pashalleqeve te ndryshme shqiptare, sic ishin ata te Vlores, Delvines, Shkodres dhe Ohrit! Per te zgjeruar pashallekun e tij, Ahmet Kurt Pasha sulmoi Tiranen, por qytetaret e saj i kthyen pushken ushtrise se tij dhe ai u terhoq, por pas nje lufte te ashper e te pergjakshme, me shume viktima nga te dyja palet, te cilat ishin te gjithe shqiptare! Poashtu, Ahmet Kurt Pasha i Beratit, here pas here, zhvilloi luftime te ashpra edhe kunder Pashallekut te Shkodres se Bushatlinjve, por pa sukses! Keto luftime vellavrasese ai nuk i nderpreu derisa vdiq, me 1787! Armiqesi dhe urrejtje ndershqiptare gjer ne vdekje!
~ Pas vdekjes se Ahmet Kurt Pashes, Pashalleku i Beratit ra ne duart e Ibrahim Pashe Vlores, kurse me 1809 nen Ali Pashe Tepelenen! Me 1740 sundimi i Delvines kishte rene ne duart e Kapllan Pashes, i cili e perfundoi sundimin e tij 34 vjecare vetem permes lufterave e perleshjeve te pergjakshme me rivalet e tij shqiptare, duke shkaktuar ne kete menyre viktima te medha njerezore, shkaterrime materiale dhe duke mbjelle urrejtje e hakmarrje te medha brenda shqiptareve!
~ Epiqender e luftes per epersi ne Shqiperine e Jugut, midis feudaleve e pashallareve shqiptare, u be edhe Janina! Luften, me ne fund, e fitoi Ali Pashe Tepelena, i cili me 1786 vuri nen kontrolle Pashallekun e Janines. Ali Pashe Tepelenes babain, Veli Beun, sundimtar i Tepelenes, ia kishte vrare Islam Beu, duke ia marre edhe sundimin! Me forcimin e Ali Pashes, nena e tij, Hankua, organizoi hakmarrjen per burrin e saj, Veli Beun! Ajo, me ndihmen e fshatareve te Hormoves dhe te koxhabashit te tyre, ̢̮â¬Â¡aush Priftit, sulmoi dhe shfarosi familjen e Islam Beut!
~ Ne Diber te Madhe nga viti 1770 filloi te sundoje familja feudale Hoxholli, e cila prej Sulltanit mori fermanin per te sunduar Reken e Dibres se Eperme. Por, gjate vitit 1786 u zhvillua beteja e Marovishtes, midis forcave te Ali Pashe Tepelenes dhe familjes Hoxholli te Dibres, ku rane 15 viktima me ne krye kapedan Kondeshen! Nje vit me pas, ne vere te vitit 1787, Ali Pashe Tepelena, me 3000 ushtare, u nis per ne veri per te shtypur kryengritjen e Bushatliut! Kurse gjate rruges ai sulmoi dhe pushtoi Korcen dhe Ohrin! Pas Ohrit, Ali Pasha sulmoi dhe pushtoi edhe disa pjese te Pashallekut te Vlores! Kurse me 1799, Ali Tepelena filloi ekspediten ushtarake kunder krahines se Sulit! Pasi rrethoi Sulin, beri per vete kapedanin suliot, Kico Bocari, i cili ishte i pakenaqur pse suliotet nuk e kishin zgjedhur per kapedan te tyre, por kishin zgjedhur kapedan Foto Xhavellen. Ne kete menyre Ali Pasha i percau suliotet dhe e pushtoi krahinen malore te Sulit, duke shkaktuar nje gjenocid te vertete mbi popullsine suliote! Edhe krahina e Himares u dogj dhe u gjakos shpesh nga forcat ushtarake te Ali Pashe Tepelenes, derisa ra nen sundimin e tij gjakatar! Ne fund, edhe Ali Pashe Tepelena e mbaroi jeten ashtu sic e perfunduan qindra e mijera shqiptare te tjere ne betejat ndershqiptare te cilat i shkaktoi ai vete gjate sundimit te tij te gjate despotik! Keshtu, ai u be me dy varre (koken ne Stamboll e trupin ne Janine), kurse shqiptaret dhe Shqiperia mbeten te varrosur per se gjalli ne varrin e thelle te armiqesise, percarjes, grindjes, hakmarrjes, vellavrasjes, gjakmarrjes dhe mbeten ne katakombin e roberise shekullore turke, qe la pas sundimi i eger 30 vjecar i Ali Pashe Tepelenes!
~ Ne vitet 1700-1800, pervec shume te tjereve, ne Perandorine Osmane kane sunduar keta shqiptare: Mehmet Aliu ne Egjipt, Pashvan Ogllui ne Vidin, Mustafa Bajraktari vezir i madh (Kryeminister) ne Stamboll, Bushatlinjte ne Shkoder, Ibrahim Pasha ne Berat, Ali Pashe Tepelena ne JanineŠetj. Gati tere Perandorine Turke ne kete kohe e sundonin shqiptaret dhe perseri populli shqiptar dhe Shqiperia ishin te varfer, te shtypur mizorisht, pa liri e pavaresi kombetare, pa shtetin e vet, sepse secili prej ketyre shqiptareve te medhenj e me pushtet te larte perpiqeshin t'i hane koken njeri-tjetrit, t'i grabisin pasurine e fronin njeri-tjetrit dhe s'canin koken fare per popull, shtet e atdhe!
*****
~ Pas masakres se njohur te Manastirit me 1830, ku tradhetisht e tinezisht u vrane nga ushtria turke rreth 1000 aktiviste e udheheqes te dalluar shqiptare dhe pas disfates se shqiptareve te Hani i Babunes me 1831, ku u vrane disa mijera kryengrites shqiptare, te cilet ishin futur me tradheti ne nje rrethim te befasishem, shqiptaret, duke mos harruar keto dy disfata te medha, u ngriten perseri ne lufte kunder ushtrise pushtuese turke me 1843, te udhehequr nga Dervish Cara i Tetoves, te cilet me sulm te rrufeshem cliruan Shkupin. Por, sic ka ndodhur dhe ndodhe gjithmone me udheheqesit ushtarake e politik shqiptare, edhe ne kete rast ngriti krye kokefortesia dhe mostoleranca e shqiptareve, dolen ne shesh grindjet, xhelozite dhe mosmarreveshjet e shqiptareve! Ushtria e Dervish Cares, pas marrjes se Shkupit, u nda ne dy taborre kundershtare: njera pale ishte per Keshillin e Kryengritjes dhe vazhdimin e luftes clirimtare (rryma radikale), kurse pala tjeter ishte per reformat dhe premtimet e proklamuara turke (rryma reformiste)! Mospajtimi dhe perleshja e armatosur midis ketyre dy rrymave, coi deri ne deshtimin e Kryengritjes se Dervish Cares, i cili, me gjithe perpjekjet e tij, nuk mundi qe t'i pajtoje apo neutralizoje keto dy rryma antagoniste politike.
~ As patriotet intelektuale te asaj kohe nuk ishin ne unitet mendimi e veprimi! Zef Jubani mbronte kerkesen per autonomi brenda Turqise, kurse Thimi Mitko, Spiro Dine, Preng DociŠ etj., mbronin tezen e kryengritjes se armatosur antiturke dhe shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
~ Nen ndikimin e forcave progresive, rezistenca shqiptare nuk pushoi kurre, pa marre parasysh gabimet, mosmarreveshjet dhe tradhetite e njepasnjeshme qe benin udheheqesit e ndryshem te kryengritjeve shqiptare. Me 1874 shperthyen trazira te reja antiturke ne Mirdite e ne Malesi, por konsulli anglez dhe ai austrohungarez, e blene me para dhe e njohen si kapedan te Mirdites Prenge Bibe Doden, arriten qe ta shkepusin ate nga kryengritesit shqiptare, duke e lene kryengritjen pa udheheqes, e cila pastaj u shua ne gjak nga ushtria turke!
~ As Lidhja famemadhe e Prizrenit (1878-1881) nuk qe imune ndaj virusit percares shqiptar! Qysh ne fillim te veprimtarise se saj politiko-ushtarake, ne gjirin e saj u krijuan dy rryma antagoniste: rryma per Pavaresine e Shqiperise, e perfaqesuar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frasheri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Zija PrishtinaŠetj., dhe rryma per Autonomine e Shqiperise ne kuader te Turqise, e perfaqesuar nga Iliaz Pashe Dibra, Hasan Pashe Tetova, Ali Pashe Gucia, Abdullah Pashe Dreni, Shaban Beu,Šetj. Dhe, si rezultat i kesaj ndarjeje, u dobesua Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe nuk arriti te fitoje as pavaresine, as autonomine e Shqiperise dhe as te mbroje Plaven e Gucine qe iu dhane Malit te Zi nga Kongresi i Berlinit! Me gjithe sakrificat, heroizmin dhe qendresen heroike te luftetareve popullore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp me zjarr e hekur, kurse Shqiperia e cfilitur dhe e gjakosur mbeti edhe me tej nen roberine e eger turke!
~ Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, virusi i percarjes dhe mosmarreveshjeve ndershqiptare u bart te Lidhja Shqiptare e Pejes me 1899! Ne mbledhjen e Pejes nuk ishin ftuar Hasan Ferri nga Gucia dhe Riza Beg Kryeziu nga Gjakova. Prandaj, Riza Begu, i terbuar nga zemerimi i mosperfilljes se tij nga organizatoret e Lidhjes se Pejes dhe i damkosur si tradhetar nga kjo Lidhje, iu drejtua Portes se Larte, duke zbuluar para saj sekretet dhe qellimet politiko-ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Pejes, duke e demtuar ne kete menyre shume kete organizate clirimtare kombetare! Perndryshe, ne Kuvendin e Lidhjes se Pejes u paraqiten tri rryma politike: ajo autonomiste, austriake dhe turkofile! Duke dominuar rryma turkofile objektivat clirimtare kombetare te Lidhjes Shqiptare te Pejes nuk munden te realizohen! Ishte ky edhe nje deshtim i rradhes ne varganin e pambarim te percarjeve dhe te deshtimeve groteske te kryengritjeve shqiptare, te Shqiperise e te Shqiptareve!
«
Ndryshimi i fundit: 27-12-2004, 22:36:37 nga Gjumashi
»
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
: SHQIPTARET NGA ROBERIA NE~ Jo vetem ne fushen politike e ushtarake, por e LIRI
«
Përgjigju #2 më:
12-09-2004, 02:41:03 »
~ Jo vetem ne fushen politike e ushtarake, por edhe ne fushen e artit e te kultures shqiptaret paten divergjenca e mospajtime te medha! Para Kongresit te Manastirit perdoreshin tre alfabete te gjuhes shqipe: alfabeti i Stambollit i vitit 1879, alfabeti i shoqerise 'Bashkimi' te Shkodres i vitit 1899 dhe alfabeti i shoqerise 'Agimi' te Shkodres i themeluar disa vite me vone. Konfrontimi dhe perpjekja per dominim ne mes ketyre alfabeteve, dhe te tjereve, u shpreh shume vrazhde ne Kongresin e Manastirit me 1908! Si rezultat i mosmarreveshjeve te thella e intrigave te tjera, ne kete Kongres nuk moren pjese: Faik Konica, Asdreni, Fan Noli, ̢̮â¬Â¡ajupi etj.! Ne kete Kongres dolen ne shesh tri pikepamje te ndryshme te zgjidhjes se alfabetit, doli ne shesh grindja veri-jug, duke i dhene Kongresit karakter politik! Kongresi i perfundoi punimet pa marre ndonje vendim te qarte se cili alfabet do te perdorej ketej e tutje per te gjithe shqiptaret! Formimi i alfabetit u shnderrua ne proces ne zhvillim e siper, prandaj nje vit me pas, me 1909, u thirre Kongresi i Dibres, i cili nuk mundi t'ia vere kapakun ceshtjes se alfabetit shqip, por aty u vendos qe ceshtjen e alfabetit ta zgjidhe vete populli dhe cdo krahine vec e vec! Edhe ne Kongresin e Elbasanit, qe u mblodh po me 1909, pas atij te Dibres, nuk u vendos alfabeti perfundimtar, sepse edhe aty u grinden dhe nuk munden te merren vesh dy rrymat kundershtare: rryma e intelektualeve, qe ishte per alfabetin latin dhe rryma e intelektualeve, qe ishin per alfabetin turko-arab! Alfabeti shqip mori formen perfundimtare qe ka sot me 1912, me rastin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise nga Ismail Qemal Vlora me shoke, me 28 nentor 1912.
~ Udheheqesit politik dhe ushtarake shqiptare te Kryengritjeve te viteve 1910-1912 nuk qene ne unitet mendimi e veprimi per menyren dhe format e zhvillimit te luftes per liri dhe pavaresi kombetare! Keshtu: Nikolla Naco ishte kunder Dervish Himes e Jashar Erebares! Shahin Kolonja ishte ne mospajtim me Dervish Himen! Disa udheheqes ishin per pavaresi te Shqiperise, kurse shume te tjere per autonomine e Shqiperise! Pra, ne gjirin e levizjeve politike e ushtarake shqiptare gjithmone, ne te gjitha koherat, kane vepruar te pakten dy rryma kundershtare politike e luftarake, te cilat kane bere te mundur deshtimin e te gjitha lufterave, kryengritjeve dhe perpjekjeve te popullit shqiptar, qofte me pushke e qofte me pene, per te cliruar e bashkuar Shqiperine! Keshtu: Tajar Beg Tetova, udheheqes ne Shqiperine e Jugut, ishte kunder politikes se Hasan Prishtines e Bajram Currit! Riza Beg Kryeziu ishte kunder Hasan Prishtines ne Mbledhjen e Prishtines me 2 gusht 1912 dhe hoqi dore edhe nga autonomia e Shqiperise! Idese se 'moderuar' te Riza Begut, fatkeqesisht, iu bashkangjit edhe Isa Boletini! Mosmarreveshjet dhe zenkat midis udheheqesve politik te Kryengritjes se vitit 1912, cuan deri atje sa qe Bajram Curri me luftetaret e tij u detyrua qe ta leshoje Shkupin e cliruar nga forcat shqiptare ne gusht 1912! Me 4 shtator 1912 qeveria turke e njohu autonomine e Shqiperise, por paria shqiptare nuk e shfrytezoi kete rast, nuk e pranoi kete oferte strategjike, nuk formoi qeverine shqiptare, kuvendin, gjykatat, ushtrine kombetare, policine etj., sic veproi Lidhja Shqiptare e Prizrenit para 40 vitesh! Perkundrazi, nje pjese e parise shqiptare i ndihmoi, direkt apo indirekt, ushtrise serbe per pushtimin e Prishtines, Kumanoves, Shkupit, Tetoves, Gostivarit dhe gjithe Kosoves e Shqiperise se Veriut! Edhe paria shqiptare e Jugut nuk veproi me drejt, por me antagonizmat ne gjirin e vet beri te mundur pushtimin e ̢̮â¬Â¡amerise dhe nje pjese te madhe te Shqiperise Jugore nga ushtria greke! Ne kete menyre, pjesa reaksionare, injorante, egoiste dhe tradhetare e parise shqiptare, nga autonomia e Shqiperise etnike nen Turqi, qe ne perspektive do te fitonte edhe pavaresine shteterore, e katandisi Shqiperine ne nje cerek shteti te 'pavarur' te Traktatit famekeq te Londres me 1913!
~ Polemika e mospajtime ka pasur edhe midis Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Stavri Vinjaut, ̢̮â¬Â¡ajupit e Koste ̢̮â¬Â¡erkezit nga njera ane dhe Ahmet Zogut, Faik Konices, Mit'hat Frasherit, Abdyl Ypit e Mehdi Frasherit nga ana tjeter! Ka pasur lufte politike per supremacion midis Klubit te Stambollit dhe Klubit te Selanikut! Ka pasur divergjenca te thella e grindje te ashpra midis dy organizatave patriotike ne mergim: 'Vatra' dhe 'Shqiperia e Lire'!
*****
~ Edhe pas Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912, fatkeqesisht, grindjet e xhelozite midis udheheqesve politik e ushtarake shqiptare nuk pushuan, por vazhduan me te njejtin intenzitet, duke i sjelle deme te pallogaritshme ceshtjes kombetare shqiptare ne pergjithesi dhe forcimit e konsolidimit te shtetit shqiptar ne vecanti! Keshtu, Esat Pashe Toptani nuk e njohu shpalljen e pavaresise se Shqiperise dhe e luftoi me terbim Qeverine e Vlores! Akti i tij me i shemtuar antikombetar eshte dorezimi i Shkodres malazezeve prej tij me 22 prill 1913!!! Edhe pse Ismail Qemali e fali per dorezimin e Shkodres dhe e emeroi Minister te Brendshem, Esat Pashe Toptani nuk ishte i kenaqur, doli nga Qeveria dhe me 12 tetor 1913 formoi ne Durres nje 'Qeveri' te re per Shqiperine e Mesme!!! Per keto dhe veprime te tjera ai ra ne konflikt me Josif Bagerin e Dibres, i cili ne ate kohe nxirrte gazeten 'Ushtari i Krujes' ne Kruje. Pas nje debati te ashper midis tyre, Esat Pasha e denoi me vdekje Josif Bagerin, prandaj ky u detyrua te largohet ne drejtim te Kosoves, ku edhe vdes me 1915 ne Prishtine!
~ Marredhenie te acaruara kishte edhe midis Mehmet Pashe Deralles nga Tetova dhe Mit'hat Frasherit, qe te dy ministra ne Qeverine e Vlores! Mospajtimet dhe grindjet tipike te shqiptareve u paraqiten edhe ne Kongresin e Trieshtes me 1913, ku pas fjalosjes se madhe midis Faik Konices e Nikolle Ivanajt, ky i dyti i kerkon dyluftim Faik Konices! Pra, intelektualeve u ishin shterruar jo vetem argumentet shkencore, por edhe fjalet ofenduese ndaj njeri-tjetrit, dhe tani i kishte ardhe rradha shpates ose revoles per 'marreveshjen' e tyre perfundimtare!!!
~ Konfliktet dhe qerimi fizik i hesapeve ne mes krereve politik shqiptare vazhdon me nje egersi te papare edhe pas vitit 1920 e deri ne fillim te Luftes II Boterore! Keshtu, me 20 prill 1924, Ahmet Zogu, permes vegles se tij, Isuf Recit, vret ne Tirane Avni Rrustemin!!! Ahmet Zogu, si Kryeminister Qeverie, urdheron vrasjen e Luigj Gurakuqit ne Bari te Italise, me 2 mars 1925!!! Me pas urdheroi rrethimin per arrestimin ose vrasjen e Bajram Currit te Shpella e Dragobise!!! Me vone, me 1933, urdheroi vrasjen e Hasan Prishtines ne Selanik!!! Len ne varferi e mjerim Shote Galicen, duke mos i ofruar ndihme mjekesore per sherimin e plageve te saj te luftes antiserbe, nga te cilat ajo vdiq ne Fushe-Kruje! Qe nga veteshpallja e Ahmet Zogut 'Mbret i Shqiptareve', me 1 shtator 1928, dhe derisa iku nga Shqiperia, me 7 prill 1939, ai sundoi ne Shqiperi vetem permes dhunes antipopullore, krimit politik ndaj kundershtareve te tij, dhe permes diktatures se pakufizuar monarkike!
IV
~ Edhe gjate Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare ne Luften e Dyte Boterore, shqiptaret nuk u bashkuan per te cliruar dhe bashkuar Shqiperine etnike, por perkundrazi, si gjithmone gjate kthesave historike, ata u ndane ne dy-tre taborre nderluftuese, gjate ndeshjeve te armatosura te te cileve rrodhi rrekÃÆ© gjaku i pafajshem i shqiptareve!
~ Qe ne fillim te invadimit fashist te Italise, shqiptaret u ndane ne dy grupe: ne ata qe e priten me pushke sulmin italian me 7 prill 1939, si Abaz Kupi e Mujo Ulqinaku me shoke, dhe ne ata qe e priten me lule e bekime ushtrine fashiste, si Xhafer Ypi e Shefqet Verlaci me shoke!
~ Per te luftuar fashizmin, ne 8 nentor 1941, u formua Partia Komuniste e Shqiperise. Kurse, po per kete qellim, me 16 shtator 1942, u mblodh Konferenca e Pezes, ne te cilen moren pjese te gjitha rrymat politike te vendit. Ne kete Konference u themelua Fronti Nacionalclirimtar, ne te cilin u bashkuan te gjithe shqiptaret pa dallim krahine, feje e ideje. Por, me vone, ne udheheqjen politike te ketij Fronti dominoi PKSH-ja, prandaj ne nentor 1942 u krijua Balli Kombetar ne krye me Mit'hat Frasherin, Safet Butken, Abaz Ermenjin etj. Balli Kombetar dhe PKSH zhvilluan disa bisedime per te krijuar nje organizate te perbashket clirimtare, por pa sukses, sepse Balli ishte per nje lufte per clirim dhe bashkim kombetar, kurse Partia ishte vetem per clirim nga fashizmi, kurse bashkimin kombetar e lente per zgjidhje pas clirimit!
~ Pas renies se Musolinit, u mbajte Mbledhja e Mukjes, ne korrik 1943, ku moren pjese te gjitha rrymat politike te vendit, ne te cilen u vendos qe te luftohet bashkerisht per nje Shqiperi te pavarur, te lire, demokratike dhe etnike, qe do te arrihej permes luftes clirimtare dhe te drejtes per vetevendosjen e popujve. Mirepo, gezimi per kete Marreveshje historike zgjati pak, sepse PKSH-ja, me urdher te PKJ-se (!), e hodhi poshte Marreveshjen dhe Vendimet e Mbledhjes se Mukjes per nje lufte te perbashket te te gjithe shqiptareve per nje Shqiperi te lire, te bashkuar, etnike dhe demokratike!
~ Divergjencat midis Frontit Nacionalclirimtar dhe Ballit Kombetar u acaruan sidomos pas Konferences se Dyte Nacionalclirimtare te mbajtur ne Labinot te Elbasanit, me 4-8 shtator 1943, me vendimet e se ciles PKSH-ja u distancua perfundimisht nga platforma politike e Konferences se Pezes dhe Mbledhjes se Mukjes, si dhe u percaktua per lufte te armatosur kunder Ballit Kombetar!
~ Edhe zogistet dolen nga rradhet e Frontit Nacionalclirimtar, pas vendimeve arbitrare ideologjike te Konferences se Labinotit dhe, me 21 nentor 1943, thirren kongresin e vet dhe nen drejtimin e Abaz Kupit formuan Partine e Legalitetit, e cila, vec tjerash, ishte per Shqiperine etnike si mbreteri demokratike parlamentare ne krye me mbretin Zogu I! Ishte anakronike e alogjike qe te kerkohej te kthehet mbret perseri Ahmet Zogu qe kishte likuiduar fizikisht kundershtaret e tij politik, qe kishte sunduar me terror popullin e vet, qe kishte grabitur thesarin e shtetit shqiptar dhe qe kishte ikur para pushtimit fashist per te shpetuar koken e vet dhe duke lene popullin pa krye, pa udheheqes politik e ushtarak!
~ Pas nje varg bisedimesh te pasuksesshme per bashkepunim midis PKSH-se e Legalitetit, PKSH-ja ne fund edhe zogistet i cilesoi si armiq dhe u shpalli lufte te armatosur! Kjo ndodhi me 7 dhjetor 1943, date e cila faktikisht shenon fillimin e luftes se pergjakshme qytetare per pushtet ndermjet shqiptareve: te partizaneve te PKSH-se e te Frontit Nacionalclirimtar nga njera ane, dhe te ballisteve te Ballit Kombetar dhe te zogisteve te Legalitetit nga ana tjeter e barrikades! Kjo lufte e armatosur vellavrasese perfundoi me fitoren e pushtetit te partizaneve dhe me humbjen e Shqiperise etnike!
~ Nga 31 dhjetori 1943 dhe deri me 2 janar 1944, u mbajte Konferenca e Bujanit per Kosoven, e cila sanksionoi te drejten e popullit shqiptar per vetevendosje dhe shprehu vullnetin patriotik per bashkim me Shqiperine. Por, vendimet e kesaj Konference u hodhen poshte nga PKJ dhe u lane ne heshtje nga PKSH-ja!
~ Me 24 maj 1944 u mbajte Kongresi i Permetit i Frontit Nacionalclirimtar, i cili te gjitha forcat e tjera politike, qe nuk ishin ne perberje te Frontit, i shpalli zyrtarisht reaksionare e antikombetare, pra, ndaloi pluralizmin politik dhe sanksionoi politiken dhe regjimin monist, njepartiak ne Shqiperi!
~ Me 23 nentor 1944 u mblodh ne Berat Plenumi II i KQ te PKSH-se, ku delegati jugosllav Velimir Stojnic dha orientime te reja qe do te conin ne bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine! Per Kosoven dhe viset tjera te roberuara nga Jugosllavia dhe Greqia as qe u be fjale! Udheheqja e PKSH-se behej shurdhmemece kur ishte fjala per bashkimin kombetar te Shqiperise e te shqiptareve!
~ Prandaj, nga viti 1945 e me tej vazhdoi gjenocidi e roberia sllavo-greke mbi Kosoven e ̢̮â¬Â¡amerine, duke filluar nga masakra e Drenices, masakra e Tivarit, e Tetoves, gjenocidi dhe shperngulja e dhuneshme e cameve, procesi famekeq i Prizrenit, shpernguljet e dhuneshme te shqiptareve nga trojet e tyre nen Jugosllavi per ne Turqi dhe deri te burgjet e Nishit, Beogradit, Lepogllaves e Goli Otokut! Ne kete kohe, nga gjenocidi e terrori ushtarak serbo-maqedono-malazez u likuiduan rreth 50.000 shqiptare! Kurse finalizimi i pushtimit jugosllav te Kosoves dhe viseve tjera shqiptare nen Maqedoni, Serbi e Mal te Zi u arrite ne Konferencen famekeqe te Prizrenit, ne korrik 1945, ne te cilen u miratua Rezoluta per Aneksimin dhe sundimin perfundimtar te ketyre trojeve nga Jugosllavia edhe juridikisht! Ne kete menyre, edhe de jure e de facto u shkel Rezoluta e Konferences se Bujanit per vetevendosje e bashkim me Shqiperine, kurse ata shqiptare te Kosoves qe kundershtuan Konferencen e Prizrenit u likuiduan fizikisht ose politikisht, duke i denuar me burgime shume te gjata! Kurse PKSH-ja dhe Qeveria e Shqiperise heshten, sepse ata ishin te zene me vazhdimin e luftes civile e politike per pushtet dhe per ruajtjen e pushtetit te dale nga lufta antifashiste dhe vellavrasese qytetare qe sa po kishte mbaruar dhe qe tani vazhdonte ne forma tjera, me ane te terrorit politik, shantazheve dhe burgosjeve masive te atyre qe mendonin ndryshe nga komunistet!
«
Ndryshimi i fundit: 27-12-2004, 22:39:36 nga Gjumashi
»
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
: SHQIPTARET NGA ROBERIA NE LIRI
«
Përgjigju #3 më:
12-09-2004, 02:41:27 »
~ PKSH-ja, gjate gjithe zhvillimit te Luftes Antifashiste ishte nen ndikimin antishqiptar te emisareve politik te PKJ-se, sic ishin: Dushan Mugosha, Milladin Popovic, Velimir Stojnic, Svetozar Vukmanovic '" Tempo'Šetj.! Prandaj nuk beri dhe nuk mund te bente asgje gjate luftes per clirimin dhe bashkimin e Shqiperise etnike, si dhe per bashkimin e te gjithe shqiptareve ne nje front te vetem nacionalclirimtar dhe nen nje udheheqje politike e ushtarake jashte ideologjike! Prandaj shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe Camerise u lane qe te zhvillojne lufte antifashiste nen komanden politiko-ushtarake te sllavo-grekeve! Dhe ishte teper vone kur PKSH-se i ra ndermend per bashkimin e Kosoves me Shqiperine, pas luftes se Dyte Boterore! Ishte teper vone, sepse nga njera ane ishte instaluar e forcuar pushteti sllavo-grek ne trojet shqiptare te Kosoves dhe te Camerise, kurse ne anen tjeter ishte dobesuar forca goditese e shqiptareve te Shqiperise nga lufta kunder fashizmit, si dhe nga lufta civile vellavrasese per pushtet midis ballisto-zogisteve dhe partizaneve! Poashtu edhe shqiptaret e Kosoves dhe te Camerise ishin shpartalluar, vrare, shperngulur e burgosur nga neofashistet sllavo-greke!
Ãâ
~ Ne kete menyre, mbarimi i Luftes se Dyte Boterore i gjeti shqiptaret, si gjithmone, te dobet ushtarakisht, te percare politikisht, te varfer ekonomikisht dhe ne vazhdimesi te roberise dhe kolonializmit sllavo-grek! Kjo tragjedi kombetare u perserit sepse PKSH-ja, gjate Luftes Antifashiste, shkeli vendimet e Konferences se Pezes dhe te Mbledhjes se Mukjes! Sepse nuk e perfilli Rezoluten e Konferences se Bujanit! Sepse PKSH-ja luftoi per marrjen e pushtetit ne Tirane dhe jo per clirimin dhe bashkimin e Shqiperise etnike! Sepse PKSH-ja u tregua naive dhe u besoi shume premtimeve te komunisteve jugosllave dhe internacionalizmit proletar dhe nuk u mbeshtet ne ideologjine kombetare! Sepse shteti shqiptar pas Luftes II Boterore, per realizimin e bashkimit kombetar, u mbeshtet te Bashkimi Sovjetik dhe jo te Anglo-Amerikanet! Historia dhe e sotmja i vertetojne qarte gabimet politike fatale taktike dhe strategjike te partizaneve shqiptare, gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore!
V
Per te mos e zgjatur me tej kete histori te gjate, te lashte e te re grindjesh, konfliktesh, vellavrasjesh, gabimesh historike dhe anomalishe shqiptare po theksojme se, mosmarreveshjet, urrejtja, armiqesite dhe mostoleranca ndermjet krereve, parise, udheheqesve politik e ushtarake shqiptare gjate gjithe historise u shpreh me se shumti permes dy rrymave kryesore politiko-ushtarake (edhe pse ekzistonin edhe nenrryma tjera): rrymes luftarake kombetare dhe rrymes pacifiste kombetare, apo rrymes per pavaresi dhe rrymes per autonomi. Keto dy rryma politike antagoniste, per fat te keq te shqiptareve dhe te Shqiperise etnike, po vazhdojne te grinden e te luftohen ne mes veti (me pene e pushke), me po te njejten egersi dhe urrejtje reciproke edhe ne ditet e sotme te vitit 2004!!!
Ãâ
Ne vija te shkurtera mosmarreveshjet, percarjet dhe konfliktet politiko-ushtarake te shqiptareve, gjate historise se vjeter e te re, u reflektuan dhe reflektohen ne mes te perkrahesve te Skenderbeut dhe Hamza Kastriotit, Moisi Golemit e Leke Dukagjinit! Ne mes ithtareve te Ali Pashe Tepelenes dhe Hoxholleve te Tepelenes! Midis Abdyl Frasherit dhe Iliaz Pashe Dibres! Ndermjet Haxhi Zekes dhe Riza Beg Kryeziut! Midis Ismail Qemalit dhe Esat Pashe Toptanit! Ne mes te Fan Nolit dhe Ahmet Zogut! Midis ballisto-zogisteve dhe partizaneve! Midis Mit'hat Frasherit dhe Enver Hoxhes! Ndermjet Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut! Midis Sali Berishes dhe Fatos Nanos! Midis Ibrahim Rugoves e Fatos Nanos! Midis Sali Berishes dhe Rexhep Qosjes! Midis Ibrahim Rugoves e Adem Demacit! Midis Ibrahim Rugoves e Hashim Thacit! Midis Ali Ahmetit e Arber Xhaferrit'Š'Š, dhe anasjelltas!!!
Te gjithe keta udheheqes politiko-ushtarake te popullit tone kane qene dhe jane njerez, pra te gabueshem, ndonese kush me pak e kush me shume. Per te vdekurit le ta thote fjalen historia jone kombetare, shkencore dhe e paaneshme, kurse te gjallet le ta thone fjalen e tyre vete, me vepra, me punen e tyre te perditeshme politike kombetare apo antikombetare, duke bere vetekritike publike apo ne vetevete per gabimet e bera deri tani, me qellim te mosperseritjes se tyre ne te ardhmen.
Shqiptaret, deri tani, e kane vertetuar se nuk e duan lirine, bashkimin kombetar dhe Shqiperine etnike, te bashkuar, reale, natyrore,'Š! Sepse, po ta donin, do ta kishin, do te pajtoheshin e bashkoheshin mes veti rreth nje qendre te vetme politiko-ushtarake, do te luftonin dhe do ta fitonin lirine, ribashkimin kombetar dhe Shqiperine etnike. Shqiptaret ende nuk e kane ndryshuar vetveten e tyre, prandaj nuk ka ndryshuar as gjendja e tyre politike, juridike, ekonomike dhe kombetare! Kush ishim, nga vijme dhe ku jemi te gjithe e dijme, por kah shkojme dhe kah duhet te shkojme, ose nuk e dijme, ose nuk duam ta dijme!
Ãâ
Deri tani politikanet shqiptare te trojeve shqiptare nen ish-Jugosllavi i kane nderruar shpesh taktikat dhe strategjite e tyre politike te luftes per liri, pavaresi e bashkim kombetar! Ne vitet '70-te dhe '80-te te shekullit te kaluar veprohej e punohej per nje Republike Shqiptare ne kuader te Federates Jugosllave, ku do te perfshiheshin te gjitha territoret shqiptare nga Manastiri ne Presheve dhe nga Presheva ne Tivar. Por ne vitet '90-te kjo kerkese u braktis dhe u therrmua ne disa kerkesa e strategji politike te vogla te politikaneve shqiptare dhe partive te tyre politike! Keshtu, Republika Shqiptare e Kosoves u rrudhe ne Shtetin e Kosoves, qe do te perfshi vetem ish-KSA te Kosoves! Partia per Veprim Demokratik e Kosoves Lindore mbajti nje Referendum popullor per vetevendosje dhe bashkim me Kosoven, por kur erdhi koha qe ky bashkim te behet permes luftes clirimtare te UCPMB-se, kjo parti u terhoq nga strategjia e vet politike, e mohoi vetveten, nuk e perkrahu luften dhe u kenaq me nje 'Ã “autonomi kulturore' nen Serbi!
Partite politike te Ilirides vete e mbajten nje Referendum per Autonomi Politiko-Territoriale, per Republiken Autonome te Ilirides, dhe vete e braktisen kete rruge e strategji politike, duke u kenaqur me statusin e 'Ã “shtetformuesit' te shqiptareve ne IRJM! Luften clirimtare te Ushtrise Clirimtare Kombetare ne Iliride, nuk e perkrahu as PDSH-ja dhe as PPD-ja! Ata e 'Ã “perkrahen' kete formacion politiko-ushtarak vetem me qellim te neutralizimit dhe te ndaljes se luftes, permes Mbledhjes se Prizrenit dhe Marreveshjes se Ohrit! Dhe kur keto dy parti e humben garen politike per pushtet perballe Bashkimit Demokratik per Integrim, atehere u 'Ã “kujtuan' per 'Ã “mangesite' e Marreveshjes se Ohrit, per 'Ã “pamundesine' e implementimit te saj, per 'Ã “mosfunksionimin' e shteteve multietnike (edhepse vete jane frymezuese dhe nenshkruese te saj), u 'Ã “kujtuan' per Shqiperine etnike,'Š! PDSH-ja dy here brenda nje dekade ka luajtur me karten politike te 'Ã “nacionalizmit dhe radikalizmit te saj patriotik': se pari kur u shkeput si fraksion nga PPD-ja dhe fitoi pushtetin (pas bashkimit me Partine Demokratike Popullore), dhe se dyti tani, pasi humbi pushtetin nga BDI-ja! Duam te besojme se kete here PDSH-ja e ka pernjemend dhe nuk lufton per pushtet dhe integrim multietnik, por per dinjitet kombetar dhe per shtet etnik. Koha do ta vertetoje shume shpejt sinqeritetin dhe vendosmerine, apo hipokrizine dhe mashtrimin e saj, ne realizimin e programit politik per shtet etnik. Koha - ky gjykates i pagabueshem, i paanshem dhe i pameshirshem!
Kurse Malesia e Madhe nen Mal te Zi heshti, sepse kurre nuk e mori vesh se cka duan dhe per cka luftojne shqiptaret e Kosoves, te Kosoves Lindore dhe te Ilirides! S'kishte si ta marre vesh, kur as ata vete nuk e diten dhe ende nuk e dijne se per cka luftuan dhe cka duan!!! Asnje ushtri clirimtare, asnje parti politike relevante ne Shqiperine e lire dhe ne Shqiperine e roberuar nuk kane kerkuar dhe nuk kerkojne bashkim kombetar, ribashkimin e Shqiperise etnike, as me paqe e diplomaci, as me lufte!!! Bashkimin kombetar dhe Shqiperine etnike e kerkon vetem Levizja Kombetare per Clirimin e Kosoves (LKCK) dhe Fronti per Bashkim Kombetar te Shqiptareve (FBKSH), por ata jane te margjinalizuar, te izoluar nga partite parlamentare dhe qeverite shqiptare te Tiranes dhe te Prishtines, si dhe pa perkrahjen e duhur te kombit shqiptar! ̢̮â¬Â¹shte ky edhe nje fakt se pushtetlinjte shqiptare dhe shqiptaret nuk jane per bashkim kombetar dhe per Shqiperine e bashkuar etnike!!! Te mos keqkuptohemi, ata jane per ate, por nese ua sjelle, si byrekun ne tepsi, Zoti nga qielli apo Amerika nga pertej Atlantikut! Atehere, kush do ta beje Shqiperine etnike, nese jo shqiptaret dhe udheheqesit e tyre, nese jo qeverite dhe institucionet shteterore te tyre?! Valle, a e don ky popull clirimin e vet, bashkimin e vet, Atdheun e vet te lire dhe te bashkuar?! Deri sot jo, neser te shohim! Po ta donte, atehere votuesit shqiptare ne Kosove do t'ia jepnin votat LKCK-se, LPK-se dhe UNIKOMB-it, kurse ne Shqiperi populli votat do t'ia jepte Partise se Unitetit Kombetar. Por kjo nuk ka ndodhur gjer me sot! Sepse populli shqiptar, ketej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk e don bashkimin kombetar as ne menyre paqesore e demokratike, permes votes se tij te lire dhe as permes luftes se armatosur!!!
Ãâ
Ne vend qe LPK-ja te kerkoje bashkimin kombetar '" Shqiperine etnike, ajo kerkon Unionin Shqiperi-Kosove, duke kopjuar monstren antishqiptare te Bashkimit Evropian - Unionin Serbi-Mali i Zi! Kur dihet se unione mund te formojne vetem shtetet sovrane, kurse Kosova ende nuk eshte shtet! Dhe sa nenshkrime mblodhi per kete ide? Vetem 45.000! E cka con peshe ky numer simbolik ne krahasim me numrin prej afro 2 milione te shqiptareve te Kosoves?! Asgje, pervecse ka efektin e nje propagande politike partiake! Po ta deshnin shqiptaret e Kosoves kete Union, atehere LPK-ja do te duhej te importonte me mijera kilometra leter nga vende te tjera te botes, qe te arrije te shenoje nenshkrimin e te gjithe shqiptareve qe do te ishin per kete Union! Sipas kesaj logjike, qe te behet bashkimi kombetar dhe Shqiperia etnike, se pari duhet te behet shtet, porsi Kosova, edhe Ilirida, Kosova Lindore, Malesia e Madhe dhe Cameria, qe pastaj keto shtete shqiptare te kerkojne Union me Unionin Shqiperi-Kosove te LPK-se! Dhe ky Union-Shtet tani do te quhej: Unioni Shqiperi-Kosove-Iliride-Cameri-Kosove Lindore-Malesi e Madhe! E Shqiperi etnike, kur do te quhet shteti kombetar i Shqiptareve?! Asnjehere, sepse asnjehere nuk do te kene 'Ã “kacik' shqiptaret qe t'i formojne 5 shtete, qe te formojne pastaj Unionin e shteteve shqiptare dhe qe pastaj kete Union ta emertojne Shqiperia etnike! Shqiperia etnike eshte e vetmja alternative e zgjidhjes se ceshtjes kombetare shqiptare. Te gjitha alternativat tjera ose jane zgjidhje parciale e arbitrare te ceshtjes kombetare, ose jane lajthitje politike, ose jane te parealizueshme, ose jane politike antikombetare qe zgjat roberine dhe copetimin e trojeve shqiptare!
Se shqiptaret luftojne me turra-turra, me rend, pjese-pjese, vec e vec dhe te percare kete e ka deshmuar e gjithe historia jone e lashte dhe e re. Kush ka kujtese te kthjellet, se shqiptaret harrojne shume shpejte, e dijne se, si gjithmone edhe tani, shqiptaret, apo thene me sakte '" 'Ã “fiset moderrne shqiptare' (!), i zhvilluan betejat e tyre clirimtare te ndare, te percare, vec e vec, njeri pas tjetrit e ne nivel fisnor, lokal dhe krahinor!
Ãâ
*****
Ãâ
Betejen clirimtare e nisi 'Ã “fisi' i madh shqiptar, por i percare, i Kosoves! Ne fillim te luftes kishte dy Shtabe te Pergjithshem dhe dy ushtri: UCK dhe FARK! Kishte shume komandante dhe pak ushtare! Dhe te gjithe ishin kunder Serbise, por edhe kunder njeri-tjetrit! Prandaj, kjo UCK, nga afro 2 milione shqiptaret e Kosoves, mundi qe ne rradhet e saj, deri ne qershor 1999, te rreshtoje diku 10-15 mije ushtare apo luftetare te lirise! Pra, per clirimin e Kosoves nuk luftoi as 1% e popullsise se saj! Si mund te clirohej Kosova me kaq pak luftetare?! Kjo vertetoi politiken dhjetevjecare te LDK-se se, populli i Kosoves nuk e don luften, por paqen! Se shqiptaret e Kosoves e duan lirine dhe pavaresine e Kosoves, por permes paqes dhe jo permes luftes! Prandaj e leshuan Kosoven ne menyre aq masovike ne mars-prill 1999, por UCK-se nuk iu bashkuan! UCK-ja nuk mundi te krijoje unitetin e popullit, nuk mundi ta binde popullin qe te luftoje per liri, nuk pati mbeshtetjen e shumices se popullit, prandaj edhe nuk mundi ta cliroje Kosoven! Ate qe beri UCK-ja, me luften e saj vertete titanike dhe heroike, ishte qe i dha shkak dhe argumente NATO-s qe te intervenoje ushtarakisht kunder Serbise dhe i hapi rruge vendosjes se protektoratit te OKB-se, permes UNMIK-ut, ne Kosove. Lufta clirimtare e UCK-se dhe vendosja e UNMIK-ut ne Kosove, bene te mundur kthimin e refugjateve shqiptare ne Kosove, bene te mundur bashkimin e 'Ã “fiseve' shqiptare te Kosoves dhe formimin e Popullit Kosovar, kurse Kosovaret pastaj percaktuan Hymnin Kosovar, qepen Flamurin Kosovar dhe hapen horizonte te reja drejt pavaresise se shtetit multietnik kosovar te Kosoves. Nga e keqja me e madhe - pastrimi etnik i Kosoves, kjo eshte e keqja me e vogel! Me mire te kete Kosove-Shtet me kosovare, se sa te mos kete, as Kosove dhe as kosovare!
Ãâ
Betejen clirimtare, shkeputje nga sundimi serb, pas mbarimit te luftes se Kosoves, e filloi 'Ã “fisi' i vogel i Kosoves Lindore ne vitin 2000, i cili per t'u dalluar nga 'Ã “fisi' i madh i Kosovareve, ia nderron brenda nates emrin krahines se vet dhe e quajten 'Ã “Lugina e Presheves'! Dhe ky 'Ã “fis' i vogel shqiptar, teper i vogel ne krahasim me 9 milione serbet, prej rreth 100 mije banoreve, formoi ushtrine e tij clirimtare me emrin e gjate, te cuditshem e aspak melodik: UCPMB! Pse valle nuk e emeruan Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore (UCKL), apo te pakten me ate emrin e ri te krahines se tyre: Ushtria Clirimtare e Lugines se Presheves (UCLP)?! Apo, nese permendet vetem Presheva, do te hidherohej Bujanoci e Medvegja?! Po Ternocin e Madh ku e lane, edhe ai eshte nje vendbanim i madh, mbi 10 mije banore, pse nuk e futen edhe ate ne emertimin e ushtrise?! Kjo UCPMB, qe i kishte 2-3 mije luftetare, luftonte per clirim dhe bashkim me Kosoven, kurse veten nuk desh ta quaje Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore! Keto lapsuse mund t'i bejne vetem shqiptaret lokaliste, qe ende vuajne nga mentalitete fisnore mesjetare! Dhe me nje numer kaq te vogel luftetaresh donin te clironin Luginen e tyre te Presheves, te shkeputen nga Serbia milioneshe dhe te bashkohen me Kosoven! Deshen te bejne ate qe nuk mundi ta beje Kosova prej 2 milione banoresh! Dhe me gjithe vullnetin per te luftuar dhe deshiren per t'u cliruar, UCPMB-ja nuk mundi te arrije asgje, pervec viktimave njerezore, plageve te reja dhe demeve materiale qe ia shkaktoi ushtria shoveniste serbomadhe! Lugina e Presheves, njehere per njehere, mbeti nen sundimin dhe neokolonializmin serb! Ajo nuk mundet kurre te clirohet vete nga Serbia, pa ndihmen dhe luften e perbashket te te gjithe shqiptareve.
Ãâ
Pas deshtimit te clirimit te Kosoves Lindore, apo Lugines se Presheves, sic i thone sot politikanet e 'Ã “moderuar', betejes clirimtare ia filloi 'Ã “fisi' tjeter i madh i shqiptareve te Ilirides! 'Ã “Fisi' shqiptar i Ilirides ende nuk e ka te qarte se si quhet vendi i tij, apo krahina gjeografike ku jeton! Shqiptaret autoktone Ilirides here i thone Maqedonia Perendimore, here Maqedonia Veri-Perendimore, here Maqedonia Shqiptare, here Shqiperia Veri-Lindore dhe keto kohet e fundit kane filluar ta quajne edhe Lugina e Vardarit, duke marre yrrnek nga Lugina e Presheves! Prandaj, nga ky konfuzion etimologjik, ata ushtrine qe krijuan me 2001, per te luftuar kunder IRMJ-se, e emertuan Ushtria Clirimtare Kombetare (UCK)! Dhe kjo ushtri, porsi simotrat e saj, UCK dhe UCPMB, ne vlugun e fuqise se saj i kishte diku 4-5 mije luftetare! Kur dihet se numri i shqiptareve te Ilirides eshte 800 000 - 1 000 000 banore! UCK-ja e Ilirides nuk pati perkrahjen e duhur te shumices se popullit shqiptar dhe sidomos aspak, apo fare pak, perkrahjen e partive politike shqiptare te Ilirides! Prandaj, edhe objektivat programore te UCK-se, per clirimin e Ilirides, nuk u realizuan! Lufta u ndal ne mes te rruges, pa filluar ende sic parashihej!
Ãâ
Dhe kur t'i mbledhesh ushtaret e tri ushtrive clirimtare shqiptare ne nje te vetme, ata nuk e tejkalojne numrin e 22 000 luftetareve te lirise! Kurse, vetem Armata e Maqedonise i kishte ne ato vite rreth 50 000 ushtare, pa llogaritur ketu ushtrine serbomalazeze, si ushtria me e forte e Ballkanit ne ate kohe! E pra, deshira mbetet deshire dhe realiteti mbetet realitet. Por, edhe serioziteti eshte seriozitet dhe hajgarja (shakaja) eshte hajgare! Dhe eshte fakt i trishtueshem se shqiptaret e Kosoves, te Kosoves Lindore dhe te Ilirides nuk u treguan aspak serioze para pergatitjes dhe gjate zhvillimit te betejave te tyre per clirim nga Serbia dhe Maqedonia, sepse ata paraprakisht nuk u bashkuan politikisht, ushtarakisht, organizativisht dhe finansiarisht ndermjet veti, qe te formojne nje udheheqje te vetme politike, nje front popullor te vetem, nje ushtri te vetme clirimtare dhe nje fond te vetem finansiar dhe pastaj te fillonin luften clirimtare ne te gjitha hapesirat shqiptare te roberuara pernjehere. U shkelen Tezat per Frontin Popullor te Republikes se Kosoves te Kadri Zekes! Nuk u formua kurre ky Front, por u formuan tri ushtri pa udheheqje te mirefillte politike! Njefare udheheqjeje politike ato paten, por ato quheshin 'Drejtori Politike', prapa se cilave fshihej vetem nje parti politike '" Levizja Popullore e Kosoves (LPK)! Nuk mund te mobilizohet nje popull pa formuar frontin popullor, ku do te organizohen te gjithe shqiptaret pa dallim krahine, feje, ideje e partie politike! Asnje parti politike, kushdoqofte ajo, sado e madhe dhe e mencur te jete ajo, nuk mund ta beje kurre vete mobilizimin dhe udheheqjen e popullit drejte lirise, clirimit dhe bashkimit kombetar. Sepse cdo grup, organizate, parti apo front i vetem shqiptar, qe do te nise i vetem luften per clirim dhe bashkim kombetar do te deshtoje, sepse i duhet te luftoje ne dy fronte: kunder pushtueseve sllavo-greke dhe kunder shqiptareve qe nuk jane per lufte clirimtare! Keshtu, LPK-ja e 'fitoi' luften, kurse LDK-ja e 'fitoi' paqen! Ndersa, Kosova dhe shqiptaret nuk e fituan as luften dhe as paqen, as lirine dhe as pavaresine, as shtetin kosovar dhe as bashkimin kombetar!!!
Te mos perseriten gabimet e se kaluares, sepse do te perseriten edhe deshtimet! I forti ose te vret, ose te fal, kurse i ligu as te vret dhe as nuk te fal! Deri sot politikanet, udheheqesit dhe lideret shqiptare s'jane treguar as te forte dhe as te ligj! Ata, ende, as nuk e kane fale dhe as nuk e kane vrare njeri-tjetrin! A ka burre e filozof, a ka Perendi e Zot, qe mundet t'ua caktoje diagnozen politike e kombetare prijesve dhe lidereve tane?! Vetem uniteti politik brendashqiptar, vetem shtrirja burrerore dhe e sinqerte e dores se pajtimit midis udheheqesve politik shqiptare dhe partive qe ata udheheqin do te bente te mundur qe t'i thyejme prangat e roberise, qe t'i mundim pushtuesit dhe kolonizatoret e Shqiperise etnike dhe vetem keshtu do te benim clirimin dhe bashkimin kombetar. Rruge tjere nuk ka. Te gjitha perpjekjet tjera arbitrare e te vetmuara jane iluzioniste dhe te pasuksesshme.
Ãâ
U zhvilluan tri kryengritje te shqiptareve gjate viteve 1998-2001, qe u ngjanin shume kryengritjeve shqiptare antiturke te viteve 1908, 1910 dhe 1911. Por Kryengritja e Pergjithshme e vitit 1912 per liri, pavaresi dhe bashkim kombetar ende s'ka shperthyer, prandaj ende s'jemi te lire, te pavarur dhe te bashkuar ne nje shtet etnik kombetar!
Ãâ
Politikanet shqiptare harruan se pa bashkim politik nuk ka as bashkim ushtarak dhe pa bashkim politiko-ushtarak nuk ka as clirim dhe bashkim kombetar, nuk ka Shqiperi etnike! Dhe, fatkeqesisht, nuk pati unitet politiko - ushtarak te shqiptareve dhe te partive te tyre politike as para dhe as gjate betejave luftarake te viteve 1998-2001, por pati percarje, armiqesi, prapaskena, pati eksperiment'Š, prandaj edhe nuk pati clirim dhe bashkim kombetar! ̢̮â¬Â¹shte paradoksale dhe fatale, por eshte fakt i pa kontestueshem se, shqiptaret nuk i bashkoi as pushtimi e roberia sllavo-greke, as kolonizimi e gjenocidi i armiqeve, as lufta clirimtare, as paqa demokratike dhe as pena e pushka e lirise!!! Dhe tani shtrohet pyetja hamletiane: Valle, kush, kur dhe si mund t'i pajtoje e bashkoje shqiptaret, qofte edhe perkohesisht, derisa ata te fitojne lirine, pavaresine dhe bashkimin e tyre te vertete kombetar?! A ka politikan, filozof, sociolog, psikolog e antropolog, me grade shkencore, qe mund t'i jape pergjigje kesaj pyetjeje? Nuk pati dhe nuk ka pajtim dhe unitet vellazeror e patriotik midis shqiptareve, prandaj vazhdoi e vazhdon edhe me tej pushtimi, roberia e neokolonializmi i shqiptareve dhe trojeve te tyre etnike, por tani ne forma te reja, me emra te rinj dhe me terminologji te re politiko-juridike!
Ãâ
Lufta e ashper politike, armiqesia dhe xhelozia ne mes udheheqjeve te partive politike kosovare vazhdon edhe sot me te njejten egersi, si para dhe gjate luftes, e cila shprehet permes grindjeve te perditeshme ne media te shkruara dhe elektronike, ne seancat e mbledhjeve te Kuvendit te Kosoves dhe permes krimit te shpeshte politik! Kjo lufte politike e ashper dhe e pakompromis, kjo urrejtje organike reciproke e pashpjegueshme (!), po te mos ishin nderkombetaret ne Kosove, qe moti do te ishte shnderruar ne nje lufte te pergjakshme civile e vellavrasese per pushtet e dominim, si ajo e viteve 1944 - 1945 ne Shqiperi! Apo si ajo e marsit te vitit 1997, po ne Shqiperi! Shkalla e unitetit dhe e bashkepunimit ndershqiptar nuk eshte aspak me stabile dhe me e mire edhe ne Shqiperi, Iliride, Kosove Lindore dhe ne Malesi te Madhe! Anembane Shqiperise etnike vlon si kazan armiqesia, shperthen si vullkan urrejtja dhe ben kerdine tradhetia e shqiptareve kunder shqiptareve!!!
Shqiptaret, ne te gjitha trojet e Shqiperise etnike, i ndane nje mal i larte me armiqesi e percarje dhe nje det i thelle me grindje dhe urrejtje reciproke! Ky 'mal' duhet sa me pare te behet shkrumb e hi dhe nga hiri te mbi, jo mal perseri, por nje fushe e gjere me lule te miqesise dhe unitetit ndershqiptar. Ky 'det' duhet te shterrohet gjer ne fund dhe te mbushet me pajtim e dashuri te shqiptareve per shqiptaret, te cilet vetem ne kete menyre do te mund te fitojne lirine e pavaresine, do te bejne bashkimin kombetar, tokesor e shteteror te Shqiperise etnike. Burimi i roberise se Shqiperise etnike eshte te percarja dhe armiqesia e shqiptareve! Kurse burimi i lirise se Shqiperise etnike eshte te pajtimi dhe uniteti i shqiptareve. Shqiptaret e kane ne dore, qe te vendosin vete, se ne cilin 'à Ÿburim'à “ do te shkojne te pijne 'uje'.
Per t'u bere Shqiperia Etnike duhet qe te bashkohen shpirterisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht te gjithe shqiptaret anembane botes. Duhet nje ushtri kombetare prej me se gjysmemilioni ushtaresh, sepse duhet te luftohet kunder 5 shtetesh kolonialiste pernjeheresh! Per Shqiperine etnike duhet te luftojne te gjithe shqiptaret e kesaj dhe 'Ã “asaj bote', te gjalle e te vdekur! Shqiptaret e vdekur, si dhe deshmoret dhe heronjte e rene te ketij populli duhet patjeter te 'Ã “ringjallen', qe te zgjojne nga gjumi i permortshem shqiptaret e gjalle, qe t'ua rikujtojne shqiptareve harrestare se jane te roberuar, te kolonizuar e te pushtuar! T'ua rikujtojne shqiptareve deviatore se, perse u derdh nga ata gjaku arberor nder shekuj e mijevjecare'Š, qe t'i ringjallin shqiptaret e vdekur per se gjalli! Vetem po te ndodhe ky fenomen natyror dhe kjo mrekulli hyjnore, vetem atehere mund te clirohen dhe te bashkohen Shqiptaret dhe Shqiperia etnike.
Keshtu, derisa shqiptaret nuk i bashkojne forcat, zemrat, mendjet dhe armet e tyre, jo si fise e popull, por si komb, nuk do te fitojne kurre lirine, nuk do te formojne kurre Shqiperine etnike, por do te rrokullisen e zvarrisen nder shekuj e mijevjecare, si gjer tani: disa ne liri (Shqiperia londineze), disa nga roberia ne liri (Kosova shtet), disa nga roberia ne gjysmeliri (Ilirida), dhe disa nga roberia ne roberi (Cameria, Kosova Lindore dhe Malesia e Madhe)'Š..!
Shkruar ne Janar - Mars 2004
«
Ndryshimi i fundit: 27-12-2004, 22:43:19 nga Gjumashi
»
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Forumi i Historise - Albanian History
-----------------------------
=> Historia Shqiptare
===> Historia Mesjetare Shqiptare
===> Rilindja Kombetare
===> Historia Moderne Shqiptare
=> Historia e Lashte Shqiptare
=> Libra dhe Vepra Studimore
===> "Enigma"
=> Figura Historike
=> Arkeologji
-----------------------------
Historia Boterore
-----------------------------
=> Historia Boterore
=> Historia Antike
=> Historia Mesjetare
=> Historia Bashkekohore
Anketa
. Cila palë kishte të drejtë dhe cila jo.
Balli Kombëtar
16
(45%)
Partizanët
8
(22%)
Asnjëra
7
(20%)
Të dyjat
4
(11%)
Numri total i votave: 34
Shiko temen