huazuar nga
www.kronikaonline.n et gazeta e vetem ne gjuhen shqipe e cila eshte e pa varuar ne Male te Zi
Omlet refleksionesh
"Demokracia është proces që garanton se me Ju nuk do të qeveriset më mirë seç e meritoni" -George Bernard Shaw
1
Mali i Zi është vend tejet i frytshëm për korrupsion. Vetëm pak gërvi-shni sipërfaqen në çfarëdo institucioni dhe do të gjeni materialtë mjaftueshëm për korrupsion. Aferat nuk na përcjellin vetëm në botën realpolitike, por edhe në atë fiktive, ku jemi të bombarduar me afera dashurie latino-amerikane. Sikurse në ato seriale, që lënë shpesh pa frymë publikun e gjerë (dhe të shkretë do shtoja) e ku që nga fillimi mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë deri në fund, di me vite çdo kamarier dhe berber. Asgjë e re, përveç se vërtetit i gjendjes së rëndë në të cilën gjendemi.
Duhet cekur se në lojë ka shumë më tepër lojtarë se sa dolën në shesh dhe se uzurpimet dhe mal-verzimet janë të rrënjosur në çdo hap në sistem, madje të thelluar e të ngulitur në mentalitet, që është fatkeqësia më e madhe. Sa më tepër që njeriu merret, analizon këto çeshtje, aq më i lodhur dhe më i sëmurë bëhet. Mua sot, si rezultat i konsekuencave të mëparshme, nuk më habisin të rinjtë që janë në masë të madhe të çorientuar në aspektin e vlerave dhe ideale-ve. Shkurt, a mund të ndërtohet mbi kalbësirë diçka e shëndoshë?!
2
Ekonomia e Ulqinit po tëhuajësohet mu në momentin kur "prijësit" tanë partiakë, për fat të keq të të gjithë votuesve, nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për të reaguar. Gjithnjë e më tepër po del në pah ajo që nuk ishte vështirë të parashikohet: grupet (lobet) e ndryshme që ushqejnë vetëm interesat veta të ngushta, pa asnjë strategji të përpunuar për çfarëdo çështjeje, nuk mund të jenë kundërforcë apo mbrojtës të interesave shqiptare. Përpos lamenteve verbale nuk ka reagim tjetër.
Në anën tjetër kemi biznesmenët e Ulqinit, të cilët nuk mund të blejnë asgjë në UIqin, sepse nuk janë rusë! Shitja e hotelit "Mediteran" Beqoviqëve është sa për sy e faqe. Biznesmenët u nisën më parë me iniciativa, por diku në gjysëm të rrugës, ato iniciativa u tjetërsuan dhe u shemben. Kështu, për momentin, nuk ka forcë që të lëvizë gjërat nga vendi. Po të ekzistonte, (eh!) po të ekzistonte bashkëpunimi midis partive dhe biznesit, rezultatet do ishin të mëdha. Sepse janë dy grupe komplementare që përmbushin njëri-tjetrin. Pa biznesmenë të fortë, mendoj në mbështetjen e tyre, nuk ka as parti politike të fortë.
Sezoni veror 2005 ishte "më i forti" në vitet e fundit. Më i forti për nga pritjet e gjata në trafik, çmime përulëse të dhomave, banaliteti i skenës kulturore, ushtrimi i praktikave neoprimitive të turistëve të shumtë. Por, s'ka problem - lekun e kemi futur në xhep. Por, sa ka përfituar Komuna nga kjo? Taksat shumë rrallë përfundojnë në forcimin e buxhetit. Për këtë ar-sye, as nuk u formua Organizata Turistike Lokale, për t'u vazhduar manipulimi me taksa. Mos të përmendim tatimet që nuk paguhen si duhet. "Krimi ekziston në bashkëfajësi". Qytetarët janë të programuar, për shkaqe të ndryshme gjatë 15 viteve të fundit, t'u ofrojnë ryshfet taksapaguesve, të cilët janë të prirur të mendojnë me logjikën "Kush ia .. nanën Komunës, ta kam mirë unë!" Aplikimi logjikave të tilla bllokon krijimin e terrenit për një vetëdije të re qytetare -vetëdije largpamëse ekonomike. Problemi kryesor është se problemet po grumbullohen duke krijuar spiralen prej së cilës është vështirë të dilet. Kompleksi i Mesias është diagnoza kolektive psikike. Presim që prej anash apo prej qiellit të vijë dikush të na i zgjidhë problemet derisa ne qëndrojmë anash me logjikën "Unë s'kam faj".
4
Derisa liderët tanë kritikojnë njëritjetrin, punëtorët në Kripore po pushohen nga puna. Në mënyrë brutale shkelen të drejtat njerëzore të punonjësve duke ushtruar diskriminim në baza nacionale. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Kriporja "mundësoi" që edhe peshku në Port Milenë të helmohet duke mos u lejuar punëtorëve të pushuar nga puna të merren as me peshkim.
5
Kriza e Koalicionit "Shqiptarët Bashkë" nuk habit. çdo nismë politike apo edhe ndonjë tjetër, me fraza pompoze, është e destinuar të dështojë. Përveç frazave dhe fjalimeve të mëdha me patos epik, shumë pak ka vullnet dhe strategji konkrete për t'u ballafaquar me problemet jetike. Në këtë mënyrë është më lehtë të shmangesh nga përgjegjësia që të dhuruan votuesit duke provokuar zgjedhje të reja. Por, edhe në zgjedhjet e reja na presin sërish të njëjtit njerëz, të cilët vetëm se do të transformohen për momentin.
Bernard çobaj