ShqiperiaRepublika e ShqiperiseVloraPogradeci ,qyteti i Koranit
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Pogradeci ,qyteti i Koranit  (E lexuar 1844 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
inkus
Zërist


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 8


Shiko profilin
« më: 17-06-2006, 07:22:02 »

E kush nuk ka qene ne Pogradec?
E kush nuk ka provuar Koranin ,kete peshk te mrekullueshem dhe aq shume te rralle
(2 liqene ne te gjithe boten).
Per me shume fotografi dhe informacion ne vizitoni:
www.pogradec.info

dhe per c'do peytje mos hezitoni:info@pogradec.info
E identifikuar

www.pogradec.info
(udhetim virtual ne Pogradec)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 17-06-2006, 08:22:39 »

Sa me ka marre malli per Pogradecin  me vjen turp cdo vere aty e kishim koken  zgerdhihet
Ka disa vende vertet shume te bukura sidomos Driloni,edhe nje fshat tjeter ku shkonim po ja kam harruar emrin tani  zgerdhihet
Edhe ne Lin kam qene vertet shume bukur eshte,perballe liqenit ka kodra  buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
inkus
Zërist


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 8


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 17-06-2006, 09:04:56 »

Ai fshati qe thua moj korcare e ka emrin Tushemisht dhe eshte nje nga fshtrat me te bukur ne Pogradec dhe turistet qe vizitojne Pogradecin e preferojne shume .
por ka dhe vende te tjera shume te bukura vertet
E identifikuar

www.pogradec.info
(udhetim virtual ne Pogradec)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 17-06-2006, 21:39:57 »

hahaahah po ku e dije ti se per cfare fshat po flisja une  buzeqeshje ne koke i re e gjete   buzeqeshje vertet shume i bukur eshte,edhe uji eshte me i paster aty  buzeqeshje
Sa me ka marre malli  dua
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 18-06-2006, 04:03:11 »

sa kujtime te bukura qe kam ne këtë qytet buzeqeshje
e çuditshme, por sot ne mëngjes por kujtoja kohët kur shkuam një herë eskursion me klasen, e një vit me pare kisha shkuar me prindërit me vjen turp  i miss those days zemer thyer
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
pajtim pirasi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 77


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 18-06-2006, 04:42:19 »

Pogradeci,qyteti me i deshiruar,kaq i vogel e me kaq pasuri te medha.
-Sikur te rilindja do te doja ta jetoja jeten vetem ne ate qytet.
-Natyra e bukur por edhe njerzit te mrekullueshem.
(i mencur Lasgushi qe jetoi aty,kishte pare e zgjodhi.)
flm.p.p.
E identifikuar

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur gjithecka papritur shkon
Per te shkuaren mallohet.
            -Pushkin-
inkus
Zërist


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 8


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 18-06-2006, 05:38:53 »

Sot date 18/06/2006 u ba hapja e sezonit veror.
po  behet nje feste vertet e bukur buze liqenit
erdha te mar aparatin dhe te dergoj disa foto nga kjo feste.
mbas nje dimri te gjate te shpresojme se do kete nje vere te kenaqeshme.
mund te beni nje udhetim virtual ne Pogradec per te shuar disi mallin qe keni per kete qytet.
www.pogradec.info

(shkruani info@pogradec.info)

E identifikuar

www.pogradec.info
(udhetim virtual ne Pogradec)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 18-06-2006, 05:56:29 »

Bukur,bukur  dua edhe une shume kujtime kam aty  dua
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
inkus
Zërist


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 8


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 19-06-2006, 02:26:08 »

po e di qe jeni te interesuar per fotot e kesaj feste dhe kane dale vertet te bukura.
besoj per 2-3 dite do te jene gati ne website per Pogradecin.
ju falenderoj te gjitheve per fjalet e mira per qytetin e Pogradecit dhe pogradecaret.
E identifikuar

www.pogradec.info
(udhetim virtual ne Pogradec)
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 19-06-2006, 05:44:05 »

POGRADECI KTHEN SYTE NGA TE HUAJT PER SEZONIN E RI TURISTIK

POGRADEC Sezoni i ri turistik pritet qe te sjelle me shume pushues te huaj, krahas atyre vendas ne qytetin e Pogradecit. Te pakten keshtu shpresohet nga bashkia e ketij qyteti si dhe nga pronaret e lokaleve e mikpritesve vendas, te cilet qe nga dita e sotme e konsiderojne te hapur sezonin e ri te plazhit.

Nje ceremoni e vecante eshte organizuar nga Bashkia e Pogradecit me rastin e celjes se sezonit te ri turistik, qe ndonese hapet disi me vonese per vete klimen e ketij qyteti, pritet te afroje me shume pushues se vitet e tjera. Rreth 2 mije pushues te huaj parashikohet te vizitojne dhe shijojne plazhin e natyren e Pogradecit gjate kesaj vere, nderkohe qe numri i pushuesve vendas, ditore ose dy javore mund te shkoje afro 40 mije vete.

Sipas Kryetarit te Bashkise se Pogradecit, Artan Shkembi, qe pershendeti ne ceremonine e celjes se sezonit te ri turistik, kete vere ne kete qytet pritet te vijne rreth 2 mije pushues te huaj. Hotelet dhe banesat private ne Pogradec ofrojne nje kapacitet prej gati 200 mije shtreterish dhe kjo eshte mese e mjaftueshme per pritjen e te ardhurve dhe preferencat e tyre per kushtet e akomodimit e qendrimit ne qytetin liqenor.

Artan Shkembi vecon natyren e mrekullueshme te qytetit te Pogradecit, mikpritjen e tij dhe gatimet tradicionale, si mundesi te terheqjes se pushuesve te ndryshem, nderkohe qe permend edhe qendra historike te zones si vlera qe mund te terheqin te huajt ne Pogradec.

Vera e sivjetshme, me pergatitjet qe ka kryer Bashkia e Pogradecit shpresohet qe te kete nje numer ne rritje te pushuesve edhe pse kushtet ne infrastrukture nuk jane te asaj shkalle qe mund te plotesojne me se miri kerkesat e tyre.

Furnizimi me energji elektrike eshte tashme nje problem i zgjidhur, pasi qyteti favorizohet ne kete drejtim, por ai i furnizmit me uje te pijshem nuk pritet te jete ne parametra optimale qe kete sezon, pasi ende jane duke u kryer punimet per ndertimin e ujesjellsit te ri qe do te siguroje uje per 24 ore.

Nga ana e bashkise, jane parashikuar te organizohen aktivitete te ndryshme artistike e kulturore, kryesisht ne qender te Pogradecit, per te zbavituar e argetuar pushuesit ne periudhen e veres.

Qe ne diten e pare te celjes se sezonit te ri turistik jane organizuar panaire libri, lulesh dhe gatimesh tradicionale te Pogradecit, te shoqeruara me interpretime te muzikes se kesaj treve. Mbi 40 lokale si hotele dhe restorante me nje sherbim te cilesise se larte tashme jane ne pritje te pushuesve qe do te frekuentojne Pogradecin ne periudhen e veres.
G.Ashimi
E identifikuar

SteriOtipi B
Tip i PaNdrEqshEm
Anetar


Karma: 29
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5623



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 07-07-2006, 09:06:53 »

per Pogradecin mos me flisni ... eshte nje nder perlat e botes edhe njerezit jane fantastike

Nuk di cte them pasi shume veta ja dine vlerat ketij qyteti

le te shprehen edhe te tjeret per te ...
E identifikuar

--------------------------------------------------------------
"Jeta eshte e shkurter per ti provuar te gjitha vete, ndaj meso nga eksperiencat e te tjereve..."
http://www.zeriyt.com/pacensure.html
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 12-07-2006, 20:51:43 »

GJEOMONUMENTET NË RRETHIN E POGRADECIT

"GURI I KAMJES" -Madhështor shfaqet Guri i Kamjes i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një "Det të blertë".
Ka përmasa: i gjatë 100 m, i gjerë 80 m, i lartë 70 m dhe ndodhet 1461 m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga errozioni.
"KANONI I LLËNGËS"
Gjendet në afërsi të fshatit Llëngë. Është i gjatë 1 km, i ngushtë 15-20 m. Përbën një formë të rrallë e të bukur të relievit me shpate vertikale dhe lartësi 50-60 m.

"LIQENET E LUKOVËS"

Gjenden në Bishnicë të Komunës Velçan, rreth 80 km nga qyteti i Pogradecit. Liqeni i madh ndodhet në kuotën 1851 m mbi nivelin e detit me një sipërfaqe 0.05 km2, ndërsa liqeni i vogël ndodhet në kuotën 1706 m me sipërfaqe 0.035 km2. Të dy liqenet rrethohen me një kurorë pyjesh të perzierë ahu dhe bredhi.



"GADISHULLI I LINIT" Gjendet në liqenin e bukur të Pogradecit (Ohrit), rreth 22 km në veri të qytetit me një sipërfaqe 3 km2. Në të gjenden mozaikët e bukur të Linit të kohës së Perandorit Justin të Romës, si dhe rrënojat e kishës së "Shën Kollit" në verilindje dhe manastiri i "Shën Thanasit" në jugperëndim. (ndërtuar në vitin 200).

"URA E GOLIKUT" (vend arkeologjik)

Ndodhet 40 km nga qyteti i Pogradecit, në afërsi të rrugës automobilistike që shkon për në Proptisht. Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10 m. Është vepër arti e rrugës së vjetër "EGNATIA"

"VARREZAT E SELCËS" (vend arkeologjik)

Gjenden në fshatin Selcë e poshtme të komunës së Proptishtit. Janë 5 varreza monumentale 2400 vjeçare të vendosura në një faqe mali të ndërtuara nga mjeshtri Ilir Meko, në fund të shekullit të IV para Krishtit, të cilat janë unikale në Europë për nga aplikimi i tyre në shkëmb.

"KALAJA E POGRADECIT" (vend arkeologjik)

Është vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka patur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qënë një kala Iliro-shqiptare e hershme.

"SHPELLA DHE KISHA E SHËN MARENËS" (vend kulti)

Ndodhet në verilindje të fshatit Jolle. Në shpellë janë vendosur ikonat e "Shën Mërisë". Është e gjatë 25 m, e gjerë rreth 2 m dhe e lartë 1.60 m. Kisha e Shën Marenës është ndërtuar në një reliev malor rreth 300 m nga shpella. Është një kishë ortodokse e ndërtuar në vitin 1744 (ka një infrastrukturë të papërshtatshme).

E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 16-09-2006, 19:58:39 »


 Tushemishti dhe Driloni jane vendet qe me pelqejne shume.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 16-09-2006, 22:16:26 »

Shpesh here dal prane bregut te liqenit, dhe shoh Pogradecin dhe Linin me dylbi.

Mbi te gjitha, me pelqen Driloni. Shkoj nganjehere kur jane festat e majit.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 18-09-2006, 18:39:54 »

Ore strugaxhi kur te shkoj ne Poradec po të fishkellej dhe dil ne ballokon pastaj  qesh me te madhe
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A është e drejtë që brenda shtetit shqiptar të ekzistojnë standarte të dyfishta për pensionet?
  • Dot Po, e drejtë
  • 2 (22%)
  • -
  • Dot Jo, e padrejtë
  • 7 (77%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor