Uroj të mos ju fusin dhe juve ne Smart Pricing sepse mua po me "shkaterron".
Nëse klikimet nuk konvertohen atëherë Google aktivizon smart pricing dhe fitimet bien goxha dhe besoj se kjo është për shkak te vizitoreve shqiptare, te cilët ne shumicë nuk besoj se blejne nëpër internet gjëra.
Ke shumë website, dhe nuk e merr vesh se ciliwebsite nuk konverton. Shumica e reklamave qe dalin ne faqet shqiptare nuk kanë ndonjë gjë për te shitur, pra nuk besoj se ka te beje shumë ROI qe mat google.
Është mirë të kesh me shumë se një llogari Adsense (edhe pse jo sipas Adsense TOS) Mund të kesh një llogari ne emër te një shoku tënd. Nuk është etike po të zgjidh shumë probleme, sidomos nëse perjashtohesh nga programi me një llogari ke tjetrën dhe pastaj nuk ke shumë probleme me smart pricing.
Për ata qe nuk e dinë Smart Pricing aplikohet për të gjitha websitet qe ke. Pra nëse ke një website qe nuk konverton mirë ne shitje për atë qe ka bërë reklamen atëherë mund te "demtohen" edhe websitet e tjera qe keni duke ulur vleren e secilit klik.