Albwebmaster.ComTrafik dhe MarketingShpenzime dhe Perfitime (Moderatore: Smiba, feniksi)Ndryshimet dhe risite e fundit në Kosoft ADS
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ndryshimet dhe risite e fundit në Kosoft ADS  (E lexuar 128 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
besart
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 139



Shiko profilin WWW
« më: 05-07-2009, 14:29:02 »

Pershendetje Webmaster te nderuar,

Ju njoftojme se sot, më datë 05.07.2009, kemi transferuar të gjithë sistemin e Kosoft Ads në një server të ri dhe njëkohësisht kemi azhuruar sistemin e vjetër. Kalimi ishte pothuajse 100% i suksesshem, dhe ne nuk hasëm në as më të voglin gabim gjatë transferimit të sistemit.

Risitë në versionin e ri janë të shumta si për reklamues ashtu dhe për publikues.

Risitë për Reklamues:

    * Një prej risive kryesore që ka sistemi i ri është numërimi paraqitjeve të reklamave dhe përpjestimi paraqitje/klikim (PPK). Tani reklamuesit mund të shofin se sa herë është paraqitur reklama e tyre në rrjetin tonë të ueb faqeve dhe sa herë është klikuar ajo reklamë. Kjo ka qënë një prej kërkesave kryesore të shumë reklamuesve.kosofta ds_statistikat_rekl amave
    * Mundësi më e lehtë e krijimit dhe menagjimit të reklamave tekstuale dhe atyre grafike. Mënjëherë pasi të krijohet reklama, shfrytëzuesi ridrejtohet tek faqja për caktimin e fjalëve kyçe, gjë që nuk ka qënë në versionin e kaluar.
    * Mundësia për të pauzuar (rifilluar) një reklamë kur reklamuesi nuk dëshiron që ajo reklamë të shfaqet online për një periudhë të caktuar.
    * Mbushja e llogarisë më lek përmes PayPal tashme është plotësisht e automatizuar. Poashtu kemi shtuar dhe mënyrën për transferta bankare. Në ndërkohë stafi jonë është duke punuar që të shtojmë dhe KosPay e MoneyBooker si zgjidhje për të pranuar pagesa, por këto sisteme do të shtohen vetëm kur të kemi arritur që pagesat të jenë plotësisht të automatizuara.


Risitë për Publikues (Webmaster):

    * Edhe publikuesit e reklamave (webamsterat), tani mund të shikojnë se sa paraqitje kanë gjeneruar faqët e tyre, ashtu siq mund të shikojnë dhe analizojnë përpjestimin paraqitje/klikim apo PPK-në.
    * Një prej risive kryesore të këtij versioni të ri për publikues është mundësia e krijimit të zonave të ndryshme publikuese. Më anë të këtyre zonave, publikuesit mund të shikojnë se cilat pjesë të faqës apo cilat faqe të tyre sjellin më shumë përfitime.
    * Kodi HTML që duhet të vendoset në faqe, tani është përgjysmuar dhe ju nuk keni nevojë që për secilin ndryshim të bërë në zonat e publikimeve të ndryshoni kodin HTML në faqe; pra ju mund të ndryshoni ngjyrën e reklamave, dhe pasi të keni shtypur butonin Azhuro, ndryshimet do të vërehen mënjëherë në sajtin tuaj.
    * Poashtu dhe bllokimi i faqeve nga të cilat nuk dëshironi të shfaqen reklama në sajtin tuaj, tani bëhët direkt tek meangjimi i zonave dhe pa pasur nevojë të ndryshoni kodin HTML.
    * Një problem tjetër që ka qënë në versionin e kaluar dhe që mendojmë se e kemi zgjidhur në këtë version është dhe madhësia e reklamave, përkatësisht blloqeve të reklamave, që në versionin e kaluar ndryshonte kur zgjedhnim reklama tekstuale dhe banera, ndërsa tani madhësitë janë standarde (madje dhe emërtimet janë bërë në gjuhën angleze që të mund të keni një ide më të mirë se për çfarë bëhët fjalë).


Webmaster VINI RE:

Ju që keni kodin HTML të versionit të vjetër të publikuar në faqet e juaja, ju rekomandojmë (nuk është e domosdoshme, pasi klikimet numërohen njesoj), që të ndryshoni atë kod dhe të gjeneroni kodin e ri pasi në këtë mënyrë ju do të mund të menagjoni më lehtë zonat e reklamave, të ndryshoni dizajnin e blloqeve, të bllokoni sajtet e konkurentëve tuaj, të shikoni statistikat e detalizuara për secilen faqe dhe zonë, etj.

Çdo vërejtje, këshillë apo sugjerim është e mirë se ardhur. Ju lutemi mos hezitoni te na kritikoni sepse në këtë mënyrë na ndihmoni ne dhe vetën tuaj.

Artikulli origjinal:
http://www.besartbajrami.com/?p=27
E identifikuar

gangushi
Vizitor
« Përgjigju #1 më: 13-07-2009, 22:39:42 »

Sistemin e keni avancu shum. Ju lumt per kte pun.
Me intereson te di si e bote kalimin nga domeni www.kosoft-ads.com ne www.kosoftads.com pa pas kurfar nderprerje as ne sistem e as ne sajte te cilat e kan kodin html te lidhur me domenin e meparshem?

Sukese!
E identifikuar
besart
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 139



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 14-07-2009, 20:53:37 »

Sistemin e keni avancu shum. Ju lumt per kte pun.
Me intereson te di si e bote kalimin nga domeni www.kosoft-ads.com ne www.kosoftads.com pa pas kurfar nderprerje as ne sistem e as ne sajte te cilat e kan kodin html te lidhur me domenin e meparshem?

Sukese!

Pershendetje Gangushi,

www.kosoft-ads.com eshte konfiguruar ne ate menyre qe te gjitha kerkesat te drejtohen tek www.kosoftads.com. Kjo eshte bere e mundur duke shfrytezuar rregullat per rishkrim htaccess 301.

Je i pari qe pyete per kete, kjo tregon se e ke analizuar mire gjerat. Nuk e di webmasterat tjere e dine si behet kjo apo nuk ja kane pasur idene se cfare ka ndodhur ne te vertete?!
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?


Anketa
  • Sa % te fitimit e investoni ne publicitet ?
  • Dot 0 - 20 %
  • 7 (58%)
  • -
  • Dot 20 - 40 %
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot 40 - 60 %
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot 60 - 80 %
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 80 - 100 %
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot Me shum se sa fitoj
  • 1 (8%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor