Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kontrolle te llogarite Adsense !  (E lexuar 102 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
OnlineBP


Shiko profilin WWW
« më: 22-07-2008, 17:48:03 »
Citojeni

Këto ditet e fundit kam vënë re se Adsense po bën kontrolle mbi te llogarite e saja.

Një sholut tim qe perdorte Iframe i mbyllen accountin para dy ditesh.

Kurse mua me hoqen reklamat nga gazetashqiptare.inf o. Dhe është me te vërtetë për te ardhur keq sepse kisha goxha fitim ne muaj nga një faqe e tillë.

Problemi është se kontrollet nuk po i bëjnë më me anë te statistikave po me anë te personave. Unë personalisht nuk kisha ndonjë CTR te madhe aty pak me shumë se 1%, as fitimet nuk i kalojne as 1000$ ne muaj, pra kujtoja se nuk do të kalonte njeri nga websiti im për  kontroll po ja qe ndodhi. Sipas rregullores qe nuk lejohet adsense ne module qe nderrohen shpesh si ajo qe kam te gazetashqiptare.inf o, edhe pse për këtë nuk e kam bërë me dashje se kujtoja se ishte konform rregullave. Po me sa duket jo vetëm Iframe po edhe kjo teknike është jashtë rregullave.

Gjeja tjetër është përdorimi i teksteve te fshehta. Me anë te kësaj arrija te kisha nbi website reklama mbi "kancerin e lekures" apo reklama te tjera me teme mjeksore apo për zgjedhjet ne USA. Kjo ishte me vetedije, edhe pse e kisha ndërmend ta hiqja me kalimin e kohës. Si duket kam harruar.

Kjo është një pjesë e tekstit zyrtar.

Citojeni
Ai publisher non è consentito alterare il comportamento o il targeting degli annunci Google. Lo stesso dicasi për l'implementazione del codice degli annunci AdSense in uno "script di un campo fluttuante" e për l'alterazione del targeting degli annunci mediante parole chiave nascoste o IFRAME.


Gjithsesi nuk ma mbyllen Accountin, po thjeshtë me paralajmeruan.
Ah një gjë e çuditshme nuk me thanë gjë qe ishte tekst ne shqip, mbasi shqipja nuk lejohet nga google. Mbase kanë kujtuar se është ndonjë gjuhe e panjohur për "kontrolloret" po lejohet  nga adsense.


Prandaj i bëj thirrje te gjithë webmasterave qe nuk luajnë sipas rregullave te bëjnë një cike kujdes me iframe e ndonjë gjë tjetër këto jave se me sa duket i paska marrë me rradhë Google.
E identifikuar

Smiba
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 22-07-2008, 20:45:00 »
Citojeni

Mese e vërtetë ajo qe the, edhe pesonave qe un njoh ju kan mbyllur fare, adsense nuk fal aspak, ata luftojne te krijojne një marketing te sigurtë  dhe jo si kompanin e tjera qe shikojne fitimin e vet dhe lejne pas dorë abuzimet qe webmasterat bëjnë.
Gjithse bëni kujdes pasi për mendimin tim adsense është numer 1 për webmasterat.

PS: Një pyetje rreth personave te banuar nga adsense, a ka ndonjë rregull apo shpjegim qe këta persona mund te rihapin dhogarin e tyre adsense pas një kohe te caktuar apo me një websit të ri, etj. Apo nuk kam mundësi me për gjith jetën e tyre  merzitje ?
E identifikuar

albi2
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 22-07-2008, 21:37:55 »
Citojeni

Mesa di unë nëse perjashtohesh për INVALID CLICKS pra për Fraud Clicks nuk lejohesh me për gjithë jetën tënde.

Ndërsa për këto te tjerat si iframe etj... mendoj qe mbas disa muajsh mund te aplikosh përsëri
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 22-07-2008, 23:47:34 »
Citojeni

Mua me paskan mbyllur adsene nga filmime.com
Arsyeja ka te beje me një video seksi qe ishte aty. Ne fakt ajo faqe punon me video te marra automatikisht nga youtube he video as ekzistonte me sepse siç dihet fshihen shumë shpejt te tilla. Sidoqoftë mua me kishin dërguar email duke me kërkuar qe te pastroj faqen brenda tre ditesh dhe vetëm pastaj do aktivizohet përsëri adsense ne atë faqe. Për siguri e hoqa fare kodin derisa te gjej një mënyrë qe te kontrolloj çfarë vendoset aty sepse kështu nuk mund te rrezikoj kot me kot me përmbajtje qe nuk mund ta kontrolloj vete me pare.

Duhet te shtoj gjithashtu se ka jave qe ve re se ne shumë faqe shqiptare adsense nuk duket me duke lënë te kuptoj se shumë llogari janë mbyllur.
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 23-07-2008, 00:50:26 »
Citojeni

Të gjithë këto websitet me video automatike janë mbyllur me një fjale i kanë hequr reklamat ata te adsense.

Edhe ajo imja simple-youtube.com i hoqen reklamat.

Duke ecur me këto hapa do marrim ndonjë ban kot se koti. Prsh nuk lejohet adsense ne TABS qe mund te këtë një website, këtë nuk e dija.

Pak nga pak me sa duket do i heqin të gjitha gjërat automatike. Kjo ishte një pjesë e mirë e te ardhura te shumë webmasterave shqiptare perfshi këtu edhe mua.
E identifikuar

Kli$$i
ZemerShqiptare
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 23-07-2008, 09:16:16 »
Citojeni

Të gjithë këto websitet me video automatike janë mbyllur me një fjale i kanë hequr reklamat ata te adsense.

Edhe ajo imja simple-youtube.com i hoqen reklamat.

Duke ecur me këto hapa do marrim ndonjë ban kot se koti. Prsh nuk lejohet adsense ne TABS qe mund te këtë një website, këtë nuk e dija.

Pak nga pak me sa duket do i heqin të gjitha gjërat automatike. Kjo ishte një pjesë e mirë e te ardhura te shumë webmasterave shqiptare perfshi këtu edhe mua.



Hehehehh ty te ksiha then unë kohe me pare kur mi hoqen edhe mua te videshqipfalas.com qe punon njësoj si filmime.com i MAX....
Mua mi kan heq edhe te zemershqiptare.com kam ngel thate ........ po kursej buken e gojes me mbajt faqen online..pershtjellim:S:S
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 23-07-2008, 09:43:37 »
Citojeni

Po të zemershqiptare.com cili ishte shkaku?

Të te jap një këshillë zhvendose websitin ne një domain tjetër. Nëse ti heqin edhe nga ajo domain hap përsëri një tjetër dhe te e vjetra bëj thjeshtë një redirect te për URL e re .

Është pak e bezdishme po është e vetmja mënyrë për te marrë reklama nga Adsense.
E identifikuar

Kli$$i
ZemerShqiptare
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 23-07-2008, 10:03:17 »
Citojeni

Po të zemershqiptare.com cili ishte shkaku?

Të te jap një këshillë zhvendose websitin ne një domain tjetër. Nëse ti heqin edhe nga ajo domain hap përsëri një tjetër dhe te e vjetra bëj thjeshtë një redirect te për URL e re .

Është pak e bezdishme po është e vetmja mënyrë për te marrë reklama nga Adsense.


Të zsh.com shkuaku nuk na u tha ndonjëherë....veç maile te gjata qe vinin ku thonin diçka nuk shkon ne faqen tuaj....
E provuam këtë qe thua ti me shku ne një tjetër dominio(sepse vetëm dominion kan blloku ata jo llogarine) edhe patem një humbje drastike ne google qe nuk na leverdiste.
Ne realitet punuam me një DB por ne 2 dominio te ndryshoem zemershqiptare.com edhe urashijakut.com(këtu lejohet ads)


E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 23-07-2008, 11:18:29 »
Citojeni

Ne fakt gjithë problemi është te rezultatet e Google dhe qe të fillosh punën ne një domen tjetër duhen muaj e muaj pastaj qe të arrihet rezultati qe ke pasur me domenin e vjetër.

Unë të sugjeroj të ndryshosh totalisht portal (te paktën ne pamje) dhe vendos tekst te përzier (anglisht/shqip e gjuhe tjetër te suportuar nga Adsense). Sidomos ki kujdes të kesh me gjuhe te suportuar seksionet më me leverdi nga pikpamja e Adsense. Në forum mos planifiko fare t'i vendosesh.
Me pas dergoi email atyre te Adsense duke i shpjeguar ndryshimet dhe duke i kërkuar qe te ta riaktivizojne llogarine ne atë domen.
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 29-07-2008, 13:16:42 »
Citojeni

Sot më erdhi lajmerimi i dytë nga adsense. Gjoja për videoporno te websiti im simple-youtube.com ,qe ne fakt janë vetëm video te marra nga youtubi, pra mund te këtë video seksi por jo porno. Nejse........


Gjeja qe me bën me shumë përshtypje është se reklamat e google i kisha hedhur para me shumë se 2 jave nga ai website. Kurse lajmerimi i google më erdhi vetëm sot. Kushedi mbase me  vjen ndonjë lajmerim tjetër pas ndonjë jave për gjëra qe kam bërë ne te kaluaren.  pershtjellim
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |