Këto ditet e fundit kam vënë re se Adsense po bën kontrolle mbi te llogarite e saja.
Një sholut tim qe perdorte Iframe i mbyllen accountin para dy ditesh.
Kurse mua me hoqen reklamat nga
gazetashqiptare.inf o. Dhe është me te vërtetë për te ardhur keq sepse kisha goxha fitim ne muaj nga një faqe e tillë.
Problemi është se kontrollet nuk po i bëjnë më me anë te statistikave po me anë te personave. Unë personalisht nuk kisha ndonjë CTR te madhe aty pak me shumë se 1%, as fitimet nuk i kalojne as 1000$ ne muaj, pra kujtoja se nuk do të kalonte njeri nga websiti im për kontroll po ja qe ndodhi. Sipas rregullores qe nuk lejohet adsense ne module qe nderrohen shpesh si ajo qe kam te
gazetashqiptare.inf o, edhe pse për këtë nuk e kam bërë me dashje se kujtoja se ishte konform rregullave. Po me sa duket jo vetëm Iframe po edhe kjo teknike është jashtë rregullave.
Gjeja tjetër është përdorimi i teksteve te fshehta. Me anë te kësaj arrija te kisha nbi website reklama mbi "kancerin e lekures" apo reklama te tjera me teme mjeksore apo për zgjedhjet ne USA. Kjo ishte me vetedije, edhe pse e kisha ndërmend ta hiqja me kalimin e kohës. Si duket kam harruar.
Kjo është një pjesë e tekstit zyrtar.
Ai publisher non è consentito alterare il comportamento o il targeting degli annunci Google. Lo stesso dicasi për l'implementazione del codice degli annunci AdSense in uno "script di un campo fluttuante" e për l'alterazione del targeting degli annunci mediante parole chiave nascoste o IFRAME.
Gjithsesi nuk ma mbyllen Accountin, po thjeshtë me paralajmeruan.
Ah një gjë e çuditshme nuk me thanë gjë qe ishte tekst ne shqip, mbasi shqipja nuk lejohet nga google. Mbase kanë kujtuar se është ndonjë gjuhe e panjohur për "kontrolloret" po lejohet nga adsense.
Prandaj i bëj thirrje te gjithë webmasterave qe nuk luajnë sipas rregullave te bëjnë një cike kujdes me iframe e ndonjë gjë tjetër këto jave se me sa duket i paska marrë me rradhë Google.