Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Zhdukja e Dinosaureve.  (E lexuar 2330 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Solist
Der Kaiser


Shiko profilin WWW
« më: 26-06-2004, 17:00:56 »
Citojeni

Skeletet me te vjetra te dinosaureve janë gjetur te fosilizuara ne shkembinjte e Argjentines edhe Brazilit. me primitivi quhet Euraptor qe ishte një dinosaur i vogël mishngrenes. Skeleti i tij tregon disa forka te avancuara gjë qe bën të mendosh se mund te ekzistojne edhe forma me antike dinosauresh.
Dinosauret kanë jetuar reth 65 milione vjet me pare. Shumë shkencetare mendojnë se zogjte janë pasardhës te dinosaureve mishngrenes. Megjithatë kjo teori është akoma e diskutueshme edhe nuk bazohet ne fakte te forta.
Pallentollogjistet mendojnë se koha kur dinozauret kanë jetuar ndahet ne 3 periudha.
1- Triassik   (250 milione vjet me pare)
2- Jurasik    (150 milione vjet me pare)
3- Cretacious (70 milione vjet me pare)
Gjatë periudhes Triassike bota mendohet te këtë pasur vetëm një kontinent madhor. ndarja e këtij kontinenti mendohet te këtë filluar gjatë periudhes Jurassike ku edhe shpjegohet pse dinosauret u ndane ne kontinente të ndryshme siç shpjegon edhe fakti i gjetjes se tyre kudo.  Periudha e fundit do të shenoje fillimin e shkaterrimit te dinosaureve edhe zhdukjen e tyre totale.
Megjithatë ajo qe bën me shumë përshtypje edhe qe akoma nuk i është dhënë përgjigje ose te paktën janë hedhur shumë teza për te është : Pse Dinosauret u Zhduken? Kësaj pyetje siç thame i janë atribuar shumë teori. Një nga teorite me te qendrueshme është meteori qe krijoi një krater ja një kontinent ne faqen e rruzullit tokesor. Këtë teori e mbron ajo qe ndodhi ne 1994 kur meteore me përmasa te stermedha goditen Jupiterin duke shkaktuar kratere te paimagjinueshme. Përmasa e një meteorit kapte përmasat e rruzullit tokesor. faktore te tjerë si shpërthimi i gazeve vullkanike, ftohja e klimes dhe si rrjedhoje ndryshimi i nivelit te detit, shkalla e ulet e riprodhimit(Dinosauret kishin veti te riprodhoheshin ralle.). Faktor tjetër mendohet te jetë edhe ndryshimi i orbites se tokes nga një fushe magnetike. te tera këto teori megjithë bazat ne evenimente të ndryshme prapë e lënë te papergjigjur pyetjen. Kush i zhduku dinosauret?

« Ndryshimi i fundit: 10-03-2005, 21:39:22 nga Gjumashi » E identifikuar

There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 04-04-2005, 16:23:31 »
Citojeni

E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-04-2005, 16:24:02 »
Citojeni

Kreodonti grup gjitaresh mishngrenes.
Shumë skelektre fosilesh kanë morfologji te ngjasme me mishngrenesit e kohëve te sotme (siç macet, qenjte, arinjte etj etj.)
Kreodonti kanë pase koka me te mëdha, e tru me te vogël duke u krahasuar me trupin e tyre.

Dhembet e këtyre gjitareve tregojnë se kanë qenë mishengrenes te medhenj. Dhemballe shumë te mprehta.
Kreodontet me te perhapur kanë qenë (Hyaenodon) te cilët u zhvilluan ne kohën Eoceni. Këto kafshe
kishin një morfologji qenjsh e madhesite e tyre ndryshonin sipas specieve, nga te cilët
një dhelper moderne (dhelpra e kuqe) e ata me te medhenjte ujqerit modern.

Paleontologjia shkenca qe studjon historinë e evoluzionit te organizmit te kafsheve
duke u pershtatur fosileve.
Për te levizur një fosil nga kafazi i gureve qe kanë miljona e miljarda vite është e nevojshme një pune e gjatë dhe shumë delikate.
Statigrafija është shkenca qe ka për objekt studimin dhe dallimin e gureve forumuar
me kalimin e kohëve gjeologjike, nga perberja e mineraleve , karakteristikat gjeofizike e permbajtjen e fosileve.
Këto te fundit mbajnë shenja jetese. Japin një pikë te madhe infomatash për datat.
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 04-04-2005, 16:24:32 »
Citojeni



Dinozauret  rreth 350 gjitar te cilët u zhduken 65 milion vjet me pare.
Zbuluar  nga fundi i shekullit XVII. Këto kafshe u ngjohen si gjitar vetëm ne fillim te shekullit
XIX me emrin "Dinozauria" qe do të thotë Zhapik te frikshem.
Janë te ndare ne dy grupe duke u bazuar nga ndryshimi i pamjes.
Dinozauret me te vjetër, ishin te vegjel te shpejte e te dobtë e mishngrenes.
Me kalimin e koherave gjeologjike dinozauret u ndane ne shumë forma të ndryshme.
Disa arriten te ishin tepër te medhenj.

Shenjat e para te dinozaureve (shenjat e gishterinjeve) janë gjetur ne Amerikë nga fundi i shekullit
XVII. Ne atë kohe ende nuk ishte e njohur si shenja e një kafshe te zhdukur. Ne testet e bibles është shkruar siç shenja e korbit te NoÚ.
Shenjat e para si fosile te dinozaureve , u njohen te tillë nga dhembet gjigante e një dinozauribarngrenes ne Angli.
Vetëm pas 20 vjetësh janë njohur dinozaur te ndryshëm. Ne 1880 ne SHBA u mblodhen skeletre komplete.
U dallua qe këto kafshe ishin dy kembesh, fakt i ndryshëm nga gjitaret e tjerë.
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 04-04-2005, 16:25:04 »
Citojeni

Nga dinozauret me te medhenj  (Diplodocus).

 

 Ushqehej me bar i lartë
8 metra, i gjatë  26 . Peshe 10 ton.

Të vegjlit (Orodromeus) e (Oviraptor) edhe këta te kohës Cretaceo. Orodromeo i lartë 1 meter  e
i gjatë 2,5 , bashke me bishtin peshonte 50 km. Janë gjetur folete e tyre, me vezë por pa te vegjlit brenda.
Me këtë flitet qe sapo lindnin ishin te gatshëm te gjenin për te ngrënë vete, sapo dalin nga vezet.
(Pak a shumë siç bëjnë te vegjlit e kokodrilave, e disa zogj siç pulat)
Oviraptor i lartë 80 Cm, i gjatë 1,8 meter e peshonte 20 kg.

Një dinozaur tjetër me madhësi te vogla jetuar ne kohën Cretacreo " Velociraptor"

 

 i gjatë 1,8 meter e peshe
45 kg. Ne gishtin e dytë te kembeve kishte diçka si një thua  te gjatë dhe te mprehte, me te cilin hapte viktimen kur i hante.
Shumë te shkathet për te kapur viktimen, tregohet nga forma e duarve e nga fosilet qe  ndodhen ne Monglolia duke vrarë një dinosaur tjetër.

Nga dinozauret me te shquar te kësaj kohe  është (Tyrannosaurus)
 
i lartë gati 6 metra,
i gjatë 12 me peshe 7 ton.

Përse janë zhdukur nuk është shpjeguar akoma.
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 04-04-2005, 16:25:31 »
Citojeni

Pterozauro.


   


Një specie e re e Pterosauri , me një hapje krahesh 5 meter është gjetur ne Sahara nga një grup kerkuesish
te drejtuar nga paleontalogu Paul Sereno te Universitetit te Cikagos.
Fosilet e vjetra 110 miljon vjet perbejne shumicen e tyre ne krah të ndryshme e dhemb te holla ne nofullat e tyre gjigante.
Pjeset e këtyre zhvarranikeve fluturues  janë gjetur me pare ne Afrike.
Pterozauri afrikan ngjan me një specie tjetër gjetur kohe me pare ne Brazil. Sereno thotë se këta kishin shumë veshtiresi te largoheshin nga një vend ne një vend tjetër.
Një skelekter tjetër i këtyre do shfaqet ("GIANTS" ) ne "Garfield Park Conservatory di Chicago" SHBA e organizuar nga Sereno  ne date:

22 dhjetor 2003 - 6 Shtator 2004.
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
kreksi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 22-04-2005, 13:14:13 »
Citojeni

Edhe tek ne ne Kosovë është një vend qe unë ende se kam vizituar por sipas te dhenave nga një miki im aj më ka treguar se egzistojn shenjat e dinosorve, qe populli i quan ferkemt kthetrat e dragojve, afër Gjakoves ku edhe rrijn te mbushura me uj  dhe bagetija pijn ne to, pas shiut.
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
kreksi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 06-04-2006, 15:00:57 »
Citojeni

A e dini se çjanë këto shenja ?
Unë dyshoje se janë te dragojve...
Ketoshenja pra duken nga sateliti mbi malin e afër Durresit

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 29-04-2006, 17:24:14 »
Citojeni

Sipas një studimi dinosauret vdiqen brenda disa orëve mbasi qe asteroidi e qelloi Token para 65 milion viteve. Sipas këtij studimi, i cili bazohet ne studimet e mëhershme, çdo gjë ne siperfaqe te Tokes e cila nuk ishte nën-Toke apo e mbrojtun nga uji ka vdeke, u djege.

Me rast te qëllimit energji shumë e lartë është liru ne atmosfere dhe çdo gjë e pa mbrojtun është djege dhe ka perjetu vdekje duke u "pjekur".

Kjo teori perhrake vezhgimet qe vdejka e dinosaureve ishte e shpejte dhe momentale, jo diçka qe ka ndodhë për disa qindra apo mijëra vite. Gjithashtu shpjegon pse disa lloje te shtazeve perjetuan duke e marr parasyshe mënyrën se si para-ardhesit e këtyre shtazeve mund te kenë jetuar.

 
Burimi i lajmit:
http://space.com/scienceastronomy/dinosaur_death_0...
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
kreksi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 29-04-2006, 17:46:01 »
Citojeni

A e dini se çjanë këto shenja ?
Unë dyshoje se janë te dragojve...
Ketoshenja pra duken nga sateliti mbi malin e afër Durresit

Përshëndetje erlehta.
Mbi Malin e Barbullushit e mora këtë imazh por s'jam i sigurt se a janë gjurmet e dragojve apo diçka tjetër ?
Unë kam ndegjuar se dikun ne Shqipëri janë gjetur gjurme te tilla, e dini se ku ?
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 29-04-2006, 17:50:33 »
Citojeni

Jo, unë personalisht nuk e di.
 Të pyes se u bëra  dhe unë kurioze:
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 19-11-2007, 20:50:54 »
Citojeni

Janë hedhur ne drite teori të reja përsa i përket shkaqeve qe kanë shkaktuar zhdukjen e dinosaureve.
Nuk bëhet fjale për meteoret qe rane ne Mexsike por për shperthimet vullkanike ne Indi.
Hiri i tyre mendohet te jetë shkaktari i zhdukjes se "shoqerise" se Dinosaureve
Kjo teori është hedhur nga një studiues i Universitetit te Neuenburg ne Zvicer.
Studiuesi Thierry Adatte dhe kolegja e tij amerikane Gerta Kellermendojne se vullkanet ne Indi para 65 milion vjetësh kanë qenë tepër aktiv. Gazi i cliruar nga shpërthimi i  tyre është 10  here me i helmueshem se ai i meteoreve.
Tashme priten dhe studime te tjera qe do të kryen ne Rajahmundry për te  pohuar apo kundershtuar teorine e re mbi zhdukjen e Dinosaureve.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |