Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorShkencë dhe Teknologji (Moderator: nemesis)Studiuesit kanë zbuluar shkakun qe e bën vdekjeprures virusin H5N1


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Studiuesit kanë zbuluar shkakun qe e bën vdekjeprures virusin H5N1  (E lexuar 221 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« më: 30-09-2007, 16:57:04 »
Citojeni

 Qe nga viti 2003, nga 277 njerëz te infektuar ne 10 vende, 60 perqind kanë vdekur. Studiuesit janë perpjekur te zhvillojne një vaksine kundër virusit te gripit te shendeve për te parandaluar semundjen si dhe për te gjetur një kure për individet e infektuar.

Megjithatë pak dihet për atë qe virusi H5N1 shkakton tek trupi i njeriut, thotë Ian Lipkin, profesor i neurologjise dhe pathologjise ne Universitetin Columbia te Nju Jorkut. Zoti Lipkin është bashkeautor i një studimi ndërkombëtar qe merr ne analize individet qe kanë vdekur nga virusi. Ai thotë se ai prek fillimisht mushkerite duke shkaktuar aty çuditerisht deme te mëdha.

Por perveç mushkerive, Lipkin thotë se studiuesit zbuluan se virusi H5N1 ishte perhapur ne organet e tretjes. Infeksioni u zblua gjithashtu ne tru dhe ne organet riprodhuese. "Ne një nga individet qe vdiq, shenja te infeksionit u gjeten gjithashtu ne placente dhe ne fetus. Ai ka gjithashtu mundësinë te infektoje fëmijët e palindur".

Zoti Lipkin thotë se duket se demet ne trupin e infektuar me virusin H5N1 mund te shkaktohen nga sistemi imun qe reagon me shumë sesa duhet – një fenomen qe disa e quajne "stuhi cytokine". Ne një fare mënyrë, thotë zoti Lipkin, ky mund te jetë lajm i mirë për zhvillimin e një kure.

"Mund te jemi ne gjendje te gjejmë rrugë për te kufizuar demin për ta kontrolluar atë, për t’i trajtuar pacientet klinikisht dhe jo vetëm duke u perqendruar tek virusi vete, por edhe ne disa manifestime imunologe te infeksionit". Studimi qe po vezhgon ndikimin e virusit te gripit te shpendeve tek shendeti publik u publikua ne revisten mjekesore ndërkombëtare, The Lancet.

ballkanweb.com
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |