Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia:
|
 |
« më: 29-03-2007, 13:02:11 » |
|
Supozoni se për një jave do të ndodhte e papritura dhe nuk do të kishte as energji elektrike, as ujë (ne cezme), as benzine apo nafte për makinat, sikurse rrugët do i kishte pushtuar shiu dhe supermarketet do të shisnin vetëm ushqime te mbyllura, pra ushqime industriale si nëpër kuti apo vazo si edhe fruta e perime (as ndonjë lloj bulmeti, mishi apo ushqimi tjetër për te cilin duhet frigoriferi), si mendonit ju se do të jetonit gjatë kësaj jave?! Pra gjatë kësaj jave si ne kohërat e lashta, si do të benit te pamunduren për te mbijetuar sa me mirë?! Me se do të laheshin apo pastroheshit?! Si edhe ku do të gatuanit?! C'fare do të gatuanit?! Me se do të ndricoheshit?! Me se do të ngroheshit?! Gjithashtu gjatë kësaj jave, asnjëri prej jush nuk do të shkonte dot as ne pune. Me se do ta kalonit kohën e lirë gjatë kësaj jave, me se do të merreshit me tepër?! Dhe si te me keni thënë rreth eksperiences suaj gjatë kësaj jave, kam një pyetje finale: A e mendoni sesa pak i vleresojme gjërat e jetës se përditshme qe janë mëse te nevojshme qe ne te bëjmë një jetë te permbushur, te avancuar e te kulturuar?! Po, po pa avancimin e Shkences dhe Teknologjise, as ne vete s'do të ishim aq te edukuar e te kulturuar sac jemi. Pasi pa drita p.sh. s'do të kishim mundësi informimi nëpërmjet televizorit apo internetit, as muzikë s'do të degjonim dot, do ta kishim me te vështirë te studionim nën drite qirinjsh, etj.!
MIREPRES MENDIMET TUAJA. FALEIMINDERIT.
|